Nga Lorenc Vangjeli
E vërteta është gjithmonë shumë e dukshme, por njerëzia zakonisht zgjedh të vetëverbohet vetëm për mos ta parë. Çfarë nuk duket është njëlloj sikur të mos ekzistojë! Megjithatë ka disa sinjale domethënëse në Tiranë e përtej, të cilat teorikisht duhet të kishin ngritur stuhinë perfekte, që ende nuk po e dallojnë kryesisht ata që kanë zgjedhur të vetëverbohen.
Në janar të këtij viti Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i konsideron kartelet e drogës si organizata terroriste. Që do të thotë se fuqia më e madhe politike, ushtarake e morale e gjithë botës, do të hyjë në luftë me to me të gjitha mjetet në dispozicion. Duke mos përjashtuar edhe përdorimin joproporcional të forcës dhe forcën e pakufishme të informacionit që zotëron. Që nga aeroplanmbajtëset në Karaibe e deri tek tarifat tregtare. “America First” shfaqet gjithashtu edhe në një numër i papërcaktuar dallgësh që nisin nga bregu Lindor i Atlantikut e që herët a vonë, do të përplasen në bregun Perëndimor të oqeanit, do të depërtojnë në Mesdhe e do të ngjiten deri lart në Adriatik. Sanksionimi nga Departamenti Amerikan i Thesarit për familjen Hysa, emigrantë shqiptarë të stacionuar mes SHBA-së e Kanadasë, duke e konsideruar të lidhur me kartelin e Sinaloas në Meksikë, është një fill Ariane për të ecur, qoftë dhe verbtazi, drejt parashikimit të një të ardhmeje jo shumë të largët. Një njësi e FBI-së në zyrat e SPAK-ut në Tiranë dhe prania e DEA-s në Shqipëri, janë vetëm sinjale të dukshme për të trajtuar kufinjtë e një logjike të thjeshtë: amerikanët, por dhe evropianët që si rregull ndjekin gjurmët e parave për të gjetur emrat e mëkatarëve, nuk e tolerojnë mbylljen e ciklit të trafikut të drogës. Sepse paratë e gjeneruara nga ai trafik, pavarësisht se ku tentohet të pastrohen, për përkufizim, janë në thelb para amerikane dhe evropiane, sa kohë që përdoruesit e saj janë ata që paguajnë.
“Çunat e Londrës”, siç quhet me përkedheli një kastë shoferësh të makinave me timon djathtas e që miklohen fort në Tiranë, kanë bërë të mundur që në Shqipëri të ketë një prani “të çuditshme” britanike. Natyrisht prani jo diplomatike dhe me njerëz që në pamje të parë mund të duken edhe si turistë në gjurmim të Maldiveve shqiptare. Njerëzit e ish-perëndorisë me diell që nuk perëndonte kurrë, janë stacionuar në kryeqytet, por dhe në bregdetin e jugut kryesisht, por jo për të shijuar perëndimet spektakolare të diellit në detin Jon. Edhe kur shfaqen si gazetarë me emra që Google nuk i njeh për të tillë. Paundi britanik i fituar në mënyrë kriminale në Londër, quhet ende “pronë” e Kurorës edhe nëse shpenzohet në shezlongjet e resorteve shqiptare.
Natyrisht nuk mungojnë gjermanët, kurse belgët e kanë thënë edhe zyrtarisht. Dy ministre belge kërkuan një muaj më parë në Tiranë hisen e shtetit të tyre nga pasuritë kriminale të sekuestruara në Shqipëri si rezultat i hetimeve të kryera në vendin e tyre. Edhe për ta, eurot e fituara nga krimi e të shndëruara në tulla Tiranë, janë para gjermane apo belge.
Tani që ka mbaruar zyrtarisht sezoni i turizmit në Shqipëri, një numër në rritje mediash të huaja, sa herë që shkruajnë për vendin e shqiponjave, nuk harrojnë të shtojnë edhe fjalët për krimin e organizuar, trafikun e drogës, rolin e shqiptarëve në zinxhirin e trafikut, nga vendi i origjinës e deri në shpërndarjen tek konsumatori evropian dhe për mënyrat e pastrimit të mundshëm të parave të fituara po në Shqipëri. Harta mediatike shndërrohet kështu në një termometër që mat temperaturë delikate në vend. Dhe si në mjekësi, temperatura e organizmit është përgjithësisht shenja e parë e diçkaje që nuk shkon me trupin.
Sekuestrimet pothuaj inekzistente të kokainës në portet dhe portat hyrëse në Shqipëri, çikërrimat që u janë kapur vetëm ca fakirëve fundorë në Tiranë, tregojnë një tablo krejt tjetër nga perceptimi empirik. Vetëm në një rrugë lokalesh të famshme në Tiranë mund të konsumohet deri në një pikë pesë apo dy kilogram kokainë në fundjavë vjeshte, përcakton një gazetar nga ata pa emër të shfaqur në Google.
Ndoshta edhe nuk është kështu. Ndoshta Shqipëria edhe në këtë rast është rast i veçantë. Dhe ky është versioni më pozitiv i mundshëm. Kurse në versionin më të keq të mundshëm, harta e trafikut të drogës me protagonistë shqiptarë, mund të shpjegojë pothuaj gjithçka ndodh në Tiranë e gjetkë. Shpjegon politikën, biznesin, median, vrasjet e bujshme kriminale, cash-in e jashtëzakonshëm në qarkullim apo të fshehur në dhoma të posaçme. Ndoshta shpjegon edhe hetimet e SPAK-ut dhe dosjet më të bujshme të tij. Dosjet e krimit, por edhe të politikës.
“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!”, paralajmëronte dikur Edi Rama për të gjithë ata që zgjedhin të vetëverbohen. Edhe për zengjinët e rinj arrogantë që ende shpresojnë se Zoti mund ta bëjë ëndërr, ëndrrën ku shumëkush po jeton prej vitesh në Shqipëri. Atë ëndrrën mashtruese, të droguar me USD, Euro, Paund, shufra floriri, Kriptomonedha, makina e prona pafund, që i përkasin Perëndimit, do të rikthehen në Perëndim dhe që nuk mund të luhen si në jerm në kazinotë e fatit askund gjetkë.
O gazetari Kau Plak, Sali Berisha ta ka shkruajtur fjalimin. Sa qejf e ke zinë. Po shkruaj more se Shqipëria po përparon apo ti dhe nongrata kërkoni një '97 të dytë. Po shkruaj more se po luftohet për në Evropë dhe ti i jep përparësi 50 apo 100 drogaxhinjve ashtu siç të ka bërë edhe ty saliu një antishqiptar të pistë duke e droguar atë pak mëndje që të ka ngelur. Mos harro se ti në moshën e Zengjines ke qënë një qurash dhe sot je kthyer në një lëpirës, kurse ajo shumë shpejtë do të jetë dikush që ti nga turpi do detyrohesh që ta dëgjosh.
Nuk ishte Rama që deklaronte se "kush kritikon ligjin për amnistinë fiskale e ka bërë më parë me vendin e vet, s'na bëjnë dot budallenj!" Nuk ishte Rama që deklaronte se "ç'punë ka Dhoma Amerikane e Tregtisë ta kundërshtojë, mungesë respekti"!!!!! Nuk ishte Rama që I deklaronte BE-së "mos guxoni të më thoni mos e bëni amnistinë fiskale"!!! Ky është realiteti. Shqipëria është një lavatriçe gjigante për pastrimin e parasë së pistë e krimit të organizuar nën mbrojtjen dhe bashkëpunimin e vet shtetit mafioz e të korruptuar!
O Lorenco, nuk jane parate e dreoges por parate e korrupsionit qe pa ja kajne nanen ketij populli. Cili trafikant droge merr 50 milion euro me nje dore , cili trafikant paguhet 60 mije euro ne dite si "Tigrat" ne Vlore pa u ndezur asnje cast, cili trafikant merr 140 milion euro sic marrin "pronaret faktik" te inceneratoreve pa vene asnje tulle , cili trafikant merr 30 milion euro si 5d-te, cili trafikant i blen gruas se tij 870 mije euro rroba e canta, etj etj. Ata trafikante qe thua ti jane engjej ne krahasim me pushtetaret tane, ata rrezikojne burgun, rrezikojne jeten per ti fituar ato para, rrezikojne gjithe jeten per tu dekonsoiruar e per tu kofiskuar, kurse keta hajdutet me pushtet jo vetem marrin shume e shume here me shume se ata, por edhe kaperdisen neper zyra me kolltuqe te rehatshme, me makina luksoze, me rroga stratosferike, me bodiguade qe u hapin dyert, me pensione te siguruara sa 1o fishi i atyre qe djersijne gjithe jeten , shetisin boten maje avionave e flene ne hotelet me luksoze, hane biftekun sa 6 pensione me kafshate, keta qafire edhe mbledhjet nuk i bejne neper zyra por ne motele , hotele e plazhe dhe marrin vendime si tua bejne jeten te pamundur popullit te thjeshte me qellim qe te largohen sa me shume nga Shqiperia.
Parate e medha te drogës e mbyllen ciklin e madhështisë ne vitin 2014 dhe ne 2016.Ato para bene investimet e medha kudo ne Shqiperi dhe çdo njeri mund te blinte diçka edhe shtepi.U mbyll kanabisi ,u mbyll dhe leku dhe u shtua fukaralleku.Keta analistë flasin per Shqiperine sikur te ishte nje vend sa Kina,por vendi dhe aq njerez ka dhe aq përdorues drogash sa me 10 kg ne dite ,plotësohen nevojat.Ajo sasi nuk futet me me banane apo tralala,por ne dore ,me pakte.Mania e ketyre analistëve per t'u bashkuar me grupin e Sales per te share Shqiperine,se nuk mund te shajne Ramen,ështe bere,e zakonshme.Vete thote qe DEA ndodhet ne Portet shqiptare,pastaj thone përdoren portet shqiptare.Po DEA nuk merr as urdhera as udhëzime nga shqiptaret por nga SHBA,qe e dijne tani se çfarë ngarkese vjen nga amerikanet jugore per Shqiperi.