Përtej emocionit, edhe si nderim për gjyqtarin e vrarë në krye të detyrës

14 Nëntor 2025, 18:12Blog Nga Luan Rama

Përtej emocionit, edhe si nderim për gjyqtarin e vrarë në

Përmes fotografisë, jo thjesht si një formë arti që ka stilistikën e vet, strukturën kompozicionale dhe teknikën po aq komplekse sa edhe vetë piktura, ne jo vetëm riprodhojmë dhe dokumentojmë realitetin me saktësi, por i dhurojmë vetes edhe një urë komunikimi me të shkuarën. Përmes saj, në një farë mënyre rikthehemi në të, flasim me të.
Mua më pëlqen ky rikthim. Më krijon ndjesinë e mallit, më jep emocion. Edhe më shtyn të meditoj e të reflektoj.
Ndaj, heraherës “shkoj” në arkiv, shfletoj albumet me fotografi e “ritakoj” përmes tyre të shkuarën; njerëzit, ngjarjet, kujtimet. Por, edhe veten.
Sot dua të ndaj me ju emocionin e një fotografie që më rikthen në Shkodër. Më rikthen në atë botë të madhe arti, që qe për mua një hapësirë e madhe lirie, anipse brenda një kohe pa liri.
Në atë hapësirë e brenda asaj bote që e kishte zanafillën në “Klubin e Rinisë”, morën udhë e u bënë të njohur e të famshëm, të zotë e të mëdhej, artistë që mandej zotëruan skenën e Kinema “Punëtori”, të shtëpisë së kulturës, të Teatrit “Migjeni” dhe i bënë nder Shqipërisë.
Mirënjohja për zotni Nardin, për Hilmi Tukën dhe Bardh Lukën është për mua një detyrim i pandryshueshëm njerëzor, moral e qytetar.
Në foton që po publikoj për ta ndarë edhe me ju të gjithë, është fiksuar një çast pas mbarimit të shfaqjes së organizuar nga “Klubi i Rinisë” në bashkëpunim me grupin shumë të njohur dhe të dashur për shumë artdashës të asaj kohe, grupin “Na bashkoi kënga popullore”.
Unë isha prezantuesi i shfaqjes. Për atë rol, shpesh përdorej edhe fjala spiker. Më rrallë konferencier. Sot, më e përdorur është fjala moderator. Por edhe drejtues përdoret jo pak.
Dy janë motivet që më shtynë ta publikoj këtë foto.
Motivi i parë; për të kujtuar me nderim dhe respekt të gjithë ata që janë personazhe në të, ata që nuk jetojnë, por edhe të tjerët pas kaq shumë vitesh, kudo që gjenden sot. Nuk i mbaj mend emrat e të gjithëve. Ndaj ftoj Astrit Fanin, Mois Prekën, por edhe gjithkënd tjetër që njeh cilindo që gjendet në foto, e të më ndihmojnë me emrat e të pranishmëve.
Unë shquaj të ndjerin Hilmi Tukaj. Pas meje në këmbë është muzikanti Bardh Luka, në mes të dy artistëve të grupit “Na bashkoi kënga popullore” (në të djathtë të tij solisti i grupit Agim Duro). Është këngëtarja Klotilda Daliu, regjisori Zehrudin Dokle, pranë tij edhe aktori Mojs Preka.
Motivi i dytë lidhet me të ndjerin Astrit Kalaja. Gjyqtari i vrarë në sallën e gjyqit, në krye të detyrës.
Sepse, edhe Astriti është në këtë foto. Është i dyti në këmbë, në të majtën e fotos, në mes, me zotin zotni Qukun në të djathtën e vet (në mos e kam gabim) dhe këngëtarin Agim Duro në krahun e tij të majtë.
Eshtë foto e vitit 1989. Ka qenë nëntor. 36 vjet më parë. Në një veprimtari kushtuar 45-vjetorin e çlirimit të atdheut.
Astriti qe emëruar instruktor në komitetin e rinisë të rrethit. Ishte përgjegjës për rininë e shkollave dhe të institucioneve kulturore.
Modest, i thjeshtë, fjalëpak e mirëkuptues me gjithkënd. I qetë dhe i matur, asnjëherë i nxituar. Mbi të gjitha një shok i mirë.
Unë e kujtoj me nderim. Dhe gjithmonë me nderim do ta kujtoj. Siç e meriton. Ndaj, përtej emocionit krejt të shpjegueshëm, unë e publikoj këtë foto edhe që familja e tij të ketë një kujtim më shumë për Astritin e mirë.
Por, e publikoj edhe si homazh për Astritin që nuk jeton më. Edhe si kujtesë për ata që drejtojnë drejtësinë, për ish kolegët e tij, për deputetët dhe njerëzit e pushtetit. Edhe për ministrat, Kryeministrin, Presidentin e Republikës që një muaj e pak ditë më parë nxituan me mesazhe ngushëllimi dhe nderimi për të, por që sot me gjasë duket se e kanë harruar që Astrit Kalaja u vra në krye të detyrës dhe se i meriton të gjitha nderimet shtetërore, siç ka ndodhur edhe më parë me ata që janë vrarë apo kanë rënë në krye të detyrës.
Kush po e rivret përsëri me harresë Astrit Kalanë? Përse gjyqtari i vrarë në krye të detyrës, nuk shpallet “Dëshmor i Atdheut”, siç propozoi konferenca e gjyqtarëve?
Kush është bërë pengesë?
Kush nuk do?!
Shteti e ka për detyrë t’i nderojë shërbyesit e vet. E kundërta, mosmirënjohja, mungesa e nderimit dhe e respektit, “vrasja” me harresë e vendos shtetin në anën e vrasësit, plumbi i të cilit vërtetë i mori jetën gjyqtarit në krye të detyrës, por në fakt, vrau vetë drejtësinë.

6 Komente

  1. f
    fjala

    O Luan Rama ! Ti bukur e ke ndertuar shkrimin dhe fotua me pelqen shume, por ditet qe ne jetojme , ne, jo ti dhe shoket e tu, jane dite te zeza pa liri, pa ndjenje, pa nder, pa respekt, pa moral, jane dite qe te mos kishin ardhe kurre. E perse na duhet jeta keshtu me keto poshterime?! Kryetari opozitesh qe dikur ishe dhe ti arrin e nuk i pergjigjet e tall bythen me drejtesine shqiptare ashtu si ka talle ketu e 35 vjet kur ishe dhe ti ne pârti me Ilirin, tall bythen me ata qe u shkaterroi jeten, i mbyti ne det, i vrau i shkaterroi dhe nuk u la gje pa bere, del "burri shtetit" tend dhe genjen hapet duke thene s'kam marre flete thirjje kur kane nje jave qe e di gjithe bota qe nga Amerika e deri ne polin e veriut dhe jugut. Kjo jete eshte mizerje, jete qe vrte çdo minute pa shpres per te nesermen, jete qe ju e perbuzet si u deshi qejfi ne interesin tuaj dhe sot te gjithe ju qe birbilonit dikur, sot keni gjetur nga nje vend gazetari ne televizionet banale qe jane krijuar me gjakun e vjedhur te popullit te vuajtur e sot lulezojne si egersira mbi kermat. Jeni kthyer te gjithe ne kanibale kur nuk luftoni te keqen e madhe dhe besimi ka vdekur me kete forme demokracie fallco qe egziston. Kanibalizmi politik e mediatik, ja kalon atij qe ha nje trup njeriu, kur Saliu ka ngrene mijra e mijra shqiptare. Ju heshtni !!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shume bukur ja ke permbledhur !

      Ho ho sa mire ja ke formuluar me fakte shkurt dhe sakte ... Nje bravo te madhe.... qenke vertete njeri me norma dhe i paster.. Faleminderit qe te lexova... ke kursyer me mijra komentues te tjere tjua permbledhte sic ja ke permbledhur....po keta keshtu ngelin , nuk ndryshojne... Qe " heshtin " jane husme ose shumicaaaaa.... sote lulezojne ne nje jete lluksoze dhe nxjerin kokat ngahere sa per tu dukur qe jane gjalle....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shume bukur ja ke permbledhur !

        Ho ho sa mire ja ke formuluar me fakte shkurt dhe sakte ... Nje bravo te madhe.... qenke vertete njeri me norma dhe i paster.. Faleminderit qe te lexova... ke kursyer me mijra komentues te tjere tjua permbledhte sic ja ke permbledhur....po keta keshtu ngelin , nuk ndryshojne... Qe " heshtin " jane husme ose shumicaaaaa.... sote lulezojne ne nje jete lluksoze dhe nxjerin kokat ngahere sa per tu dukur qe jane gjalle....

        Përgjigjjuni
      2. Y
        Y.H

        Ky gjyqtari nuk u vra ne krye te detyres, por ne krye te hajduterise, se i vodhi pronen tjeterit. Personi i prones kishte 20 vjet qe kerkonte drejtesi. E ne qofte se nuk duam me te ketilla ngjarje kjo hajduteri duhet te mare fund.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          Gjyqtaret kane qene dhe jane nena dhe pjella e korrupsionit ne shqiperi,prandaj kokat e politikes tallin lesht me te gjithe…pp te koshte gjyqtare zoterinj do ta shikonit ju kur gjithe kokat e politikes ti kapnkn prej koqesh e tinplasnin ne dhoma muti… Gjyqtaret e plepave nuk japin drejtesi dhe jane shuuuuuuume te korruptuar…prandej populli ben vetedrejtesi…eshe sa te kemi kete sistem akoma vetegjyqesi do te kete.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tekiu

            Luan Rame Kari! Po ka fytyre me te ndyre nga ty mor horr. Ti i ke te gjitha pafytyresine servilizmin pabesine mashtrimin genjeshtren; me nje fjale malok safi. Ik qiu Luan me Moniken e Tit Vasilin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje