Panairi i Librit dhe Panairi i Rrjeteve Sociale

15 Nëntor 2025, 17:43Blog TEMA
Panairi i Librit dhe Panairi i Rrjeteve Sociale

Nga Roland Lami

Çdo vit, në të njëjtin vend ku dikur rreshtoheshin lexues të uritur sot mbushet një tjetër lloj oreksi: ai për poza. Panairi i Librit është shndërruar ngadalë në një skenë të madhe vetë-prezantimi, ku libri përdoret më shumë si aksesor sesa si tekst që duhet hapur, kuptuar, përjetuar.

Në stendat e botuesve, pas kopertinave që rrallë preken, endet shpresa e brishtë se ndoshta dikush do ta zgjedhë vërtet një libër për ta lexuar. Ndërkohë, përballë, vizitorët rendin drejt atij këndi me dritë të mirë apo dekor me ngjyra ku një foto me libër në dorë i jep profilit të tyre një kombinacion me veshjen dhe ajo që është më e rendësishme një shkëlqim të rremë intelektual.

Shoqëria jonë lexon gjithnjë e më pak, por pozon me libra gjithnjë e më shumë. Është një lloj performancë kulturore, ku aparenca zë vendin e përmbajtjes. Mjafton një foto, një filtër dhe një frazë e kopjuar për t’u vetëshpallur “lexues”, ndërsa libri shpesh nuk hapet kurrë.

Në këtë skenografi të re, botuesit bëjnë ç’është e mundur për të mbijetuar: tituj ngjyrash, kopertina tërheqëse, ulje çmimesh, evente, nënshkrime gjithçka për t’i dhënë librit një shans mes një audience të shpërqendruar. Por libri nuk garon më me librin tjetër: ai garon me ekranin, me rrjedhën e pafundme të imazheve, me simbolikën bosh të “librit si dekor”.

Në rrugicat e panairit mund të dallosh ndonjë fëmijë që pyet me sinqeritet:
“Pse bëjnë foto me libra?”
Sepse fotoja duket, ndërsa leximi nuk shihet. Dhe ne jetojmë në një kohë ku vlera e një gjëje matet me sa mund të ekspozohet, jo me sa mund të kuptohet.

Mbrëmja bie, panairi mbyllet, dritat shuhen. Fotot mbeten në rrjetet sociale si suvenire të një kulture të pozimit. Ndërsa librat kthehen në kuti, duke pritur vitin tjetër, një vit tjetër shprese, një vit tjetër iluzioni, një vit tjetër ku ndoshta dikush do t’i kërkojë për atë që janë, jo për atë që duken në foto.

Nëse vazhdojmë kështu, Panairi i Librit rrezikon të kthehet në panairin e një kujtese kolektive, një kujtim nostalgjik për kohën kur njerëzit shkonin aty për të blerë libra jo për t’i përdorur si dekor në një fotografi të radhës.

Ndoshta kjo është rruga ku po shkojmë, librat do të vazhdojnë të dalin çdo vit, të rreshtohen në stenda, të ndriçohen bukur për kamera, ndërsa leximi do të zvogëlohet ngadalë, pa zhurmë, si një zakon i vjetër që askush s’e mban mend pse ekzistonte. Panairi do të mbetet i mbushur plot njerëz jo sepse libri ka fituar, por sepse fotografia ka nevojë për një sfond të mirë. Dhe kështu, libri do të vazhdojë të jetë prezent kudo… përveç vendit ku ka rëndësi: në mendjen e njerëzve.

4 Komente

  1. P
    Panair lexo dhe fshi prapanicēn

    Panairi librit ēshtē primitif nē formēn e letrēs sē lexuari.Sot ka tableta digital ku porosit dhe bēn pagesēn nē Amazon.Ekonomike dhe moderne si mēnyr lexuese pēr tē sēmurēt e dijes.

    Përgjigjjuni
    1. u
      u dhime duke qesh

      Po keta islamutet c'duan ne foton e mesiperme!? Apo kane shkuar te blejne libra ku tregohet se si Muhameti 54 vjec beri seks me Aishen 9 vjece!?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Buda

      Para nje jave isha ne Prishtine dhe admirova ndertesen e Bibliotekes Kombetare te Kosoves, e mahniteshme. Mendja me shkoi tek Biblioteka Kombetare e Shqiperise, e cila ka mbetur vetem ne nje salle leximi, nen survejimin e rrepte te punonjeseve. Per t'i marre librat t'i lexosh ne shtepi apo zyre si dikur ne kohen e Largqoftit, as qe behet fjale. Stendat dhe banaket e dikurshem ku mund te porositje libra, apo te lexoje shtypin e dites jane kthyer ne magazina. Fondi nje here u dogj, heren tjeter u permbyt; drjetpresha u be Prof. Dr. ministresha eshte depuete tash e dy dekada dhe i nderron ministrite sic nderron garderoben e rrobave. E pra Shqiperia ka 35 vjet pa Biblioteken e dikurshme historike, kur i biri i nje njeriu, pedagogu dhe artisti te shquar, lexues i rregullt i fondeve te BK-se, sot eshte e do te jete mot e mot Kryeminister i Shqiperise. Mjafton Ai. Per cfare na duhen librat?! Mjaftojne per panaire, reklama dhe ekspozita moderne europiane.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ere Kosovar

        Ere e bere propaganden e Kurtit dhe per sot ti? Do marrim shembull nga Kosova. Do fillojme do ngacmojme seksualisht ciken e halles

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje