Çadra e Pushtetit Paralel

16 Nëntor 2025, 17:30Blog TEMA
Çadra e Pushtetit Paralel

Nga Roland Lami

Aksioni opozitar i ngritur rreth çadrës nesër është shembulli perfekt i politikës shqiptare kur kalon nga institucioni tek improvizimi. Në vend që të jetë një alternativë parlamentare, opozita krijon “pushtetin paralel me tenda”, ku retorika është e madhe, qartësia e vogël dhe synimi i turbullt. Çadra, që duhej të ishte simbol proteste, kthehet në një skenë teatri absurd, ku askush nuk e kupton saktësisht nëse po kërkohet reformë, zgjedhje, drejtësi apo thjesht strehim politik për krizën e brendshme.

Sarkazma del natyrshëm: një parti e dobësuar lë sallën e Parlamentit për t’u strehuar nën një mbulesë plastike, duke pretenduar se atje gjendet “vërtet” demokracia. Absurdi kulmon me faktin se, pavarësisht zhurmës, mbetet e paqartë se çfarë synohet konkretisht me çadrën, përveçse të mbahet ndezur kauza, tensioni apo hallet e liderit historik që e ka kthyer protestën në rit, jo strategji.

Në fund, çadra nuk shërben as si program politik, as si alternativë qeverisëse, por vetëm si simbol i mungesës së një udhërrëfimi të vërtetë: një opozitë që rri jashtë institucioneve, duke pretenduar se ndryshimi vjen nga tortuari, jo nga ligji. Një çadër e madhe, një vizion i vogël dhe një vend që pret diçka më serioze se fjalime të improvizuara politike.

Në filozofinë politike ekziston një nocion interesant për këtë lloj sjellje, ajo që lideri nga frika se mos humbet veten,merr gjithë të tjerët me vete. Është ai momenti kur drejtuesi nuk dallon më kufirin mes krizës së tij dhe krizës së partisë, kështu që e ngre gjithë strukturën në majë të një shkalle të lëkundshme dhe u thotë: “Kini besim, kjo është rruga e shpëtimit.” Në këtë logjikë absurde, çadra s’është më vetëm çadër, bëhet metafora e mendimit të vetë-mbyllur, streha imagjinare ku udhëheqësi kërkon t’i shpëtojë shiut politik, ndërsa e zhyt partinë në rrebeshin që vetë krijon.Kështu, partia përfundon si një trup i madh i futur në kapuçin e ngushtë të një njeriu të vetëm dhe askush nuk pyet më nëse kapuçi mban kokën apo koka mban kapuçin.

Kështu politika rrëshqet nga institucionet në improvizim. Në vend të analizës vjen rituali i përhershëm i justifikimit, në vend të strategjisë, përhumbja në një akt simbolik që nuk di as vetë çfarë synon. Absurdi shndërrohet në metodë veprimi, dhe partia funksionon si trup i lidhur pas humorit, halleve dhe interesave të një njeriu të vetëm. Ky është thelbi i pushtetit paralel, një projekt pa drejtim të qartë, që mbahet në këmbë jo nga vizioni politik, por nga frika për të pranuar se rruga e deritanishme nuk të shpie askund.

Dhe këtu fillon halli ynë kolektiv, një vend që ngel me pushtet, por pa kundërpeshë. Demokracia, që teorikisht ecën mbi dy këmbë – qeverinë dhe opozitën – ecën sot me një këmbë të vetme dhe një çadër të palosur në dorën tjetër. Në mungesë të opozitës reale, pushteti shtyhet përpara pa frenë në mungesë të kontrollit, institucionet transformohen në formalitete dhe qytetarët mbeten spektatorë të një loje ku askush s’po luan rolin e kundërshtarit. Në këtë vakum, vendi funksionon jo si republikë parlamentare, por si mekanizëm që rrotullohet vetvetiu ngadalë, pa drejtim, me një ndjenjë të zgjatur pritjeje për një opozitë që të dalë nga çadra, të futet në institucione dhe të rikthejë ekuilibrin që i mungon sistemit.

3 Komente

  1. v
    vetdorezim

    duke qene te bindur se ne asnje menyre nuk mun te vijne pushtet pleqet e berishes me ne krye plakun mafioz duke qene te bindur se nuk vijne pushte bejne si pleqet e rrokatur neper shtepi ,bejne zhurme sa me thane jemi ketu , por nuk dijne as nuk vlejne per asghe. keta pleqet si berisha me shoke duan pasuesit e tyre , qe mo tua kalojne aryre , te mos jene te zotet te vijne ne pushtet , plaka topalli ka pasardhese, grifshen tabaku plaku dr berrisha , pasuesin dr ngordhja ilir alimehmeti plaku dritaan ka zv strazimir alltin , i bute(i zbutur) me rryp nga arben noka. plaku bochi ka pasuesjrbelliu,ei paloqa ka zv belon nga gabi . berisha ka te vetmin program qe pd-ne te mos e sjell kush ne pushtet vetem ai, nqs jo ai ajo zhduket nga skena , baske me berishen do vdese pd-ja e te dyja palet do harrohen shpejt se nuk kane bere asgje,asgje te mire per shqiperine kur te bhet bilanci i berrishes e pd-se. ne te semes berisha ne te semes pd-jaz.kur te albana e zevendsojne ina zhupe e eldahoti , dy bythet hotit e zhupes bejne bythen e albanes

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Kjo parti e tipit fashist ska asnjë të ardhme.Në parlament se dhjet njeri në rrugë se dhjet njeri në votime se djallos njeri kështu janë dhjerë të gjithë me në krye mafiozin Berishë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Kjo eshte e verteta qe vetem budallenjte shtiren sikur nuk e kuptojne. Bravo Xhoxhi!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje