Jo, fajin nuk e ka më Saliu, por ata pak shërbëtorë të verbër që e mbështesin ende

18 Nëntor 2025, 18:21Blog TEMA
Jo, fajin nuk e ka më Saliu, por ata pak shërbëtorë të

Nga Carlo Bollino

Protestat e Berishës në nivelin e Këlliçit para Bashkisë: një grusht njerëzish me të njëjtat pankarta!

As stilin e pankartave s’ka dashur ta ndryshojë: Sali Berisha ka vendosur të kopjojë fiks modelin e protestave të Belind Këlliçit para Bashkisë, duke imituar madje edhe tabelat e kuqe e të zeza që mbanin protestuesit, sot si një vit më parë. Të përdorësh fjalën “protestues” është e tepërt. Në të vërtetë bëhet fjalë për një grusht deputetësh dhe punonjësish të PD-së, partinë që Berisha e ka katandisur nga ish-forca më e madhe opozitare në një OJF deputetësh pa asnjë mbështetje mbarëpopullore.

“Qëllimi i protestës nuk ishte masiviteti”, tha Berisha në rrëfimin e tij televiziv, duke u përpjekur të justifikojë në mënyrë patetike dështimin e tubimit të organizuar mbrëmë para Kryeministrisë. Por ta përgënjeshtronte u kujdes Syri, televizioni i familjes, i cili ëndërronte masivitet dhe që madje titulloi: “Mijëra protestues i bashkohen thirrjes së opozitës para Kryeministrisë”. Në realitet nuk ishin më shumë se 200 vetë (pothuajse të gjithë burra), saktësisht si në protestat e para të Këlliçit. Në protestat e fundit para Bashkisë kishin mbetur rreth njëzet mbështetës të paguar e të lodhur, dhe mjafton kjo për të parashikuar fatin e strategjisë së dështuar që Berisha ka vendosur të ndjekë.

Që nga sot, për rreth një orë çdo javë, i njëjti rreth shërbëtorësh do të mblidhet para Kryeministrisë, gjyshi-Berisha do të kërcënojë me revoltë kombëtare dhe pastaj të gjithë në shtëpi. Së shpejti do lodhen edhe ata, dhe gjithçka do të shuhet, si “Mosbindja e Madhe Civile Pa Ndërprerje” e shpallur nga Berisha dhe Noka, për të cilën nuk ka mbetur më asnjë gjurmë pas shfaqjes së parë.

Berisha vazhdon të mos mësojë nga gabimet e tij, dhe Partia Demokratike, për shkak të tij, po fundoset duke tërhequr me vete shpresat për të pasur në vend një opozitë të fortë e të besueshme. Si në kohën kur bashkëpunonte me Ramiz Alinë duke refuzuar të hiqte emrin “Enver Hoxha” nga universiteti dhe duke e quajtur ende “shoku Ramiz” për t’i garantuar një tranzicion të butë, ashtu edhe sot Berisha duket sikur i është vënë në shërbim Edi Ramës, duke i dhuruar pushtet absolut pa asnjë alternativë.Por në kohën e protestave studentore, Berisha mashtroi opinionin publik dhe ëndrrën e studentëve, sepse kishte planin t'i  siguronte vetes një të ardhme politike si lider absolut. Po tani? Çfarë ëndërron sot Sali Berisha? Në këmbim të çfarë vazhdon të tradhtojë ëndrrat e popullit opozitar?

E vërteta është se Berisha nuk ëndërron më asgjë sepse, duke ditur që nuk ka asnjë të ardhme politike përpara, ajo që i intereson është vetëm të mbrojë të shkuarën e tij. Arsyeja nuk është imuniteti, të cilin për vite me radhë e kishte objektiv duke pushtuar rolin e liderit të opozitës. SPAK ka treguar se nuk ka asnjë imunitet për Berishën dhe familjen e tij, veç sikletit dhe kujdesit të zakonshëm që drejtësia historikisht i ka rezervuar, duke pasur frikë nga dhuna e tij fizike dhe egërsia verbale e bazuar te shpifja. Berisha mund të vazhdojë të sillet me bullizëm edhe pa e mbajtur peng PD-në, dhe drejtësia do të vazhdonte ta druante njësoj. Vendimi për ta fundosur Partinë Demokratike mbështetet pra vetëm te vizioni i tij arkaik e patriarkal i bajraktarit që e konsideron veten pronar të padiskutueshëm të fisit të vet, me pushtet jete e vdekjeje mbi secilin prej anëtarëve.

Partia Demokratike është fisi i tij, dhe anëtarët e deputetët e saj pranojnë (ose durojnë) të njëjtën rregull patriarkale. Besojnë se po vdiq bajraktari, nuk do të ketë të ardhme për ta dhe as rrogë deputeti. Nuk kuptojnë se mbijetesa e tyre varet pikërisht nga largimi i tij, sepse nëse Berisha mbetet në krye, në zgjedhjet e ardhshme do zhduken edhe vetë ata.

Fajtor, pra, nuk është më vetëm kryetari, por të gjithë ata që ende e rrethojnë. Mbaroi koha e batutës “fajin e ka Saliu”. Jo, fajin e kanë të gjithë ata që e mbështesin ende si shërbëtorë të verbër. Faji është tek ato pak dhjetëra deputetë dhe funksionarë partie që mbrëmë u mblodhën në bulevard, te këmbët e bajraktarit të tyre, vetëm për t’i bërë të besojë se është ende ai lideri, siç ndodhte në ditët e fundit të Benito Musolinit. Siç ndodh gjithmonë me çdo diktator në ditët e fundit, i izoluar nga vendi i vet, por që ngushëllohet duke parë pak shërbëtorët e mbetur besnikë që e mashtrojnë duke i treguar se nuk është ende vetëm.

Rezultatet zgjedhore të 9 nëntorit në 5 bashkitë ku u votua, përputhen në mënyrë perfekte me pamjet e bulevardit bosh të mbrëmjes së djeshme. Janë rezultate dhe imazhe që nxjerrin në pension sondazhistët, sepse Partia Demokratike e Sali Berishës është tashmë humbëse pa asnjë mundësi rikthimi. Është një forcë e mposhtur që në nisje dhe që nuk premton më asnjë surprizë. Braktisja e kutive dhe e sheshit tregon se militantët e opozitës kanë reshtur së ëndërruari. Ata, ndryshe nga shërbëtorët e verbër që qëndrojnë për oportunizëm në oborrin e Berishës, nuk besojnë më te bajraktari. Populli opozitar ka folur, dhe ai tregon se është më i emancipuar dhe se është më i mirë se ata që pretendojnë ta përfaqësojnë.

14 Komente

  1. B
    Bervinizmi eshte apartejd

    Vetem edvini e mbeshtet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kliti

      Ke të drejtë. Një bq është për shembull ky Arjan Pordhamani, më duket pronar mediash dhe dyqanesh për riparim këpucësh që e urren Ballukun.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Ne pordhesten e shumetrumbetuar te dites se hene ne Tirane mori pjese dhe e fameshmja e drames se Safet gjicit, Almagojore e cila ndjek rregullisht Vampirin 82vjecar ne pordhesta se ka shprese qe te marre porosi te reja si ne rastin e Safetit.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Votusi

        Po, ata e kane fajin edhe? Cdo popull meriton opoziten qe ka. Pse duhet te na vij keq? Ata e votojne deri ne vdekje dhe jane te lire ta bejne kete ne nje demokraci. Edhe idiotet kane te drejtat e tyre. Persa kohe jane nje pakice e frustruar nuk perbejne asnje shqetsim. Ne kohen e xhaxhit ishte ndryshe, ai nuk te linte te haj mjalt kot, ne demokraci je i lire te hash mjalt kot sa te duash dhe kur te duash.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pepi

          Tamam...

          Përgjigjjuni
          1. Çika mal

            Karlo , më vjen mirë që një gazetar i huaj me kombësi italian paçka se ke 30 vjet në Shqipëri e njihëni mirë situatën dhe me kurajo e analizoni . Dihet që shumë politikanëve të djathtë nuk ju pëlqen një pozicion i tillë dhe shumë herë të atakojnë në komente dhe po kështu politikan të ndryshëm kanë një alergji nga analizat tuaja Kjo juve nuk ju ka tutur bravo.! Ju e keni thë se parë sasinë e protestuesve që nga njëra protestë në tjetrën po firojnë si kripa në ujë këtë ju e quani braktisje dhe ngelje vetëm me ca militanttë sëmurë që në çdoprotestë janë prezentë. Po kjo është e drejtë Por braktisja e PD dhe e opozitës në tërësi ka 25 vjet që nuk e kanë votuar Saliun për të formuar qeverinë e vetëme . Dhe kjo situatë kështu do të vazhdojë deri sa të jetë Saliu në krye të opozitës dhe të PD Sa më shpejtë ta kuptojnë edhe ata pak militantë që i venë prapa aq më mirë do të jetë për popullin opozitar .Por ,opozitën të mos e gënjejë mëndja ,se po iku Saliu do të vijë fitorja si me magji. Jo ,jo ,opozita në tërësi ,antarësia e PD dhe të partive të vogëla duhet të kuptojnë faktin se opozita vuan nga Berishizmi . Dhe kjo është si sëmundje e pulave që po i kapi ska medikamente ti shërojë .Prandaj ky virus mundet dhe luftohet me njënkatarsis (huazimi nga F.N)në rrënjë të PD duke i larguar nga drejtimi dhe ncjerrja në pension politik të parin Saliun dhe tërë figurat që kanë 34 vjet që po shfrytëzojnë partinënpër interesa të tyre duke filluar nga njësia më e vogël organizative e partisë Demokratike ..Vetëm një qilizëm i thellë dhe i gjithëanshëm mundet ta shpëtojë PD ndryshe e mori ferra uratën . Viti 2029 me këtë sëmundje kanceroze që ka kjo parti nuk e gjenë në arenën politike ose do të jetë katandisur kokoshi një thelë dhe atëherë duhet ti ngushëllojnë për tragjedinë që do ti ndodhë .Por për Saliun kjo ska rëndësi . Për atë rëndësi ka që shtati i vdekjes së tij dhe i PD ta gjej udhëheqës të PD dhe të asaj biçim opozite që mundet të rezistojë .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haredini nga katundishta

              Ore mik mbarojne te trashet ne shqiperi E kane nga fasulet

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mero karushi tao ajola kurva

                Po KarLo piccolo karush

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                  sali berisha duhet varur ne mes te tiranes per sa krime ka bere

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir

                    Carlo., ke dale ne ndonje vend tjeter pronar?! Se ju italianet dilni nen Edi Ramen e Veliajn pronatre ne mes te Tiranes, ne Karaburun e gjetke ne qoshe turistike...shut thefuck up mafioz!Prania joteb ne media eshte shembelltyre e gjirizit ku eshte zhytur politika shqiptare.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jugu

                      Berisha eshte ai qe eshte dhe qe ka mbetur ashtu si ka mbetur. Por ka 12 vite qe ka dal nje diktator qe nuk te vret si Berisha por te vjedh dhe shan dhe te rreh dhe nuk te len te qash. Te perze nga vendi jot dhe ja jep token tende KarLo Boleinos dhe populli vec largohet dhe largohet. Dhe mediat nuk shkruajn per kete se ka babai (Rama) bicak, por na cajn trapin me te vdekurin Berishe. Pasurohu o BoleIno edhe ti, edhe Mero, etc. Sa per popullin, mos u murakos, se ia keni gjetur, te gjatin.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi indiferent

                        E megjithate, ketij vendi i duhet nje opozite e fuqishme, pa xha Saliun, natyrisht. Ndryshe gjatoshi do te na behet (dhe po na behet) nje autokrat i padurueshem.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          X

                          I jepni noj breshkë këtij félliqësirës të haj per mengjes se mbase ndryshon opinion

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dursakja

                            Tashmë jo vetëm Sali Ramë Sheqere Berisha që I jep alergji popullit por dhe vet emri PDna ngjall neveri sepse e gjitha u kthye në një grup mashtruesish profesionistë dhe grabitësh pronash me qëllim të vetëm pasurimin individual me të gjitha mënyrat duke përfshirë dhe krimin.. Nëse krijohet një parti e re emrin parti demokratike harrojeni, ajo do të poshtërohet nga qytetarët vetëm nga emri i saj, kjo do të kujtohet të paktën për gjysmë shekulli.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje