Nga Kreshnik Spahiu
Adolf Hitleri vrau veten në bunkerin e tij më 30 prill 1945. Dëshmitarët okularë — njerëzit më të afërt të tij — dhanë dëshmi të qarta për mënyrën e vetëvrasjes. Megjithatë, për dekada me radhë, mijëra nazistë refuzuan ta besonin këtë fakt dhe ushqyen shpresën se ai kishte shpëtuar e jetonte i fshehur diku në Argjentinë, Brazil, madje edhe Antarktidë. Fanatikët nazistë nuk pranonin lehtë që “Führer-i” i tyre kishte humbur jetën; besimi se ai ishte gjallë i ndihmonte të ruanin iluzionin e ideologjisë që i kishte udhëhequr.
Kjo më erdhi ndër mend kur pashë 300 demokratë në protestën e Sali Berishës.
Pas 6 muajsh thirrjesh dhe përgatitjesh për një “Revolucion madhështor”, ai mblodhi më pak njerëz se në “xhenaze”.
Askush nuk iu bashkua sepse shumica e konsiderojnë të vdekur politikisht.
Mbi 1 milion shqiptarë sot janë kundër qeverisë, por nuk dolën në shesh sepse për ta, berishizmi është një kapitull i mbyllur.
Atje ishte vetëm gjenerali i ushtrisë së vdekur.
Aty ishin vetëm 300 “ushtarët” e fundit, të cilët as brohoritën e as treguan entuziazëm. Protesta, apo më saktë foltorja, dukej si një funeral. Një grusht njerëzish, të trishtuar, ndiqnin aktin e fundit të “Führer-it” të tyre që nga bunkeri i tij politik përpiqej t’u jepte kurajo se ende nuk kanë kapitulluar dhe se do t’i mundin Amerikën, Anglinë, Europën e madje edhe Rusinë.
Thirrja e fundit e një udhëheqësi ndodh gjithmonë pak para rënies, ndërsa shpresa e ushtarëve vazhdon shpesh edhe pas rënies së tij.
Në fshatrat e Matit, deri vonë, kishte njerëz që besonin se mbreti Ahmet Zogu nuk kishte vdekur dhe se një ditë do të kthehej në Shqipëri.
Edhe në Gjirokastër kam takuar komunistë që besonin se Enver Hoxha nuk kishte vdekur, se njeriu në funeral ishte sozia e tij dhe se udhëheqësi i tyre i vërtetë ishte i pavdekshëm.
Njësoj si nazistët, komunistët apo monarkistët që presin ende ringjalljen e Hitlerit, Enverit apo Zogut, disa demokratë sot shpresojnë që Sali Berisha të kthehet fuqishëm në skenë.
Por pjesa më e prapambetur e një populli nuk kupton — ose nuk pranon — se ideologjia nuk vdes njëkohësisht me njeriun.
Edhe sikur Hitleri, Enveri apo Zogu të ishin gjallë, doktrina e tyre kishte vdekur.
Sali Berisha, le të jetojë 150 vjet; por berishizmi ka mbaruar politikisht. Problemi është se, nëse ai nuk shpall kapitullimin, Partia Demokratike rrezikon të ketë fatin e Gjermanisë së vitit 1945: të një udhëheqësi që nuk pranoi humbjen dhe dogji gjithçka bashkë me veten, duke sjellë mbi 8 milionë viktima nga populli i tij.
Çdo rezistencë e mëtejshme e Berishës nuk do të shpëtojë PD-në — përkundrazi, do ta shkatërrojë atë, do të djegë çdo kauzë dhe do të vrasë shpresën e 500 mijë demokratëve.
William Shakespeare e ka përshkruar saktë kur citon se: “Mbreti është i vdekur, por fantazma dhe hija e tij sundon kështjellën.”
Demokratët duhet dalin nga bunkeri dhe mos u digjen bashkë me Hitlerin e tyre.
Lëreni të vdesë duke ëndërruar se fitoi luftën me Amerikën, me Anglinë, me …….
Kreshnik, jam dakort me ty qe protesta ishte qesharake. Po e ke tejkalu, madje dhe pak ofendim kur thua qe paska fshatra ne Mat qe paskan besuar se Zogu nuk kishte vdekur.Apo paska patur njerez ne gjirokaster qe besonin qe Enveri ishte gjalle. Me serios se ia ul vlerat vetes dhe debatit.
Bravo Kreshnik, exelent, je Smart brain, i papare. Shkrim shume i bukur. Ju kujtohet kongresi i PK kineze para 2 vitesh kur Hu Xhintao qe kishte 5 vjet qe ishte shkarkuar dhe ishte ne krah te majte te udheheqesit te shquar dhe vizionar aktual Xi Xinping. E moren per krahesh dhe e nxoren nga salla se filloi te fliste mrroklla sikur akoma ishte ne pushtet dhe e nxoren per krahesh nga salla para 2200 delegateve dhe kamerave te gjithe botes. I thane shko ne shtepi , koha jote ka mbaruar. Keshtu duhet te ja bejne dhe Vampirit 82vjecar me 27akuza mbi kurriz se eshte bere gazi i botes me ato pordhestat qesharake qe ne fund i braktisi dhe Adriana . Mjaftojne vetem deklaratat qe ka bere gjate 7 diteve nga 21 janari kunder Ina Rames, Edi Rames, Bamir Topit dhe kunder protestuesve vertetojne qarte se kush urdheroi vrasjen e 4 njerzve te pafajshem me 21 janar 2011.
Mire, mire, por te ky muhabeti, se gjoja ke takuar njerez qe ende besonin se “Ahmet Zogu nuk kishte vdekur…”, kishe takuar Idhtare te diktatorit, te cilet edhe ato, “nuk kishin besuar se Enver Hoxha kishte vdekur”… ketu me duket se ja ke futur pordhes krejt Pa lidhje, dhe aspak fakte te verteta, jam krejt I bindur qe kurre nuk ke takuar ne raste te tille! Kujdes Kreshnik se keshtu humb besimin e ndjekesve te Tu, dhe nuk do te ndjekin me, nese leshon gazra te tille me ere…!
O Niku opozita dihet me cderexhe eshte. Jepi dhe ti nje te shtyre. Por per pushtetin ke ndonje llaf...apo te gjitha fajet Saliu....beautiful nje here burre o njeri. Saliu ka nje te keqe tjeter. Te beri ty kryetar kld je...e ti luaje luftrash kuq e zi .....thone qe je shume I pasur
Shpresonin që nuk ka vdekur dhe koha ju dha të drejtë deri kur e pamë të gjithë të mishëruar tek Beniamin Netanjahu, shoqëria sionisto fashiste Isrealite, ushtria kriminale isrealite dhe bashkëpunimi në gjenocid, torturë, spastrim etnik i gjithë Perëndimit që moralin dhe të drejtat e njeriut i vlejnë vetëm për sa kohë mbush xhepin, rrjep botën, destabilizon kundërshtarët dhe shet dokrrat e tij suprematiste. Në të kundërt mund edhe t'i rikthehet sportit të vet të preferuar të skllavërisë, kolonializmit, krematorëve, gjenocidit dhe spastrimit etnik të indigjenëve në 5 kontinente, gjatë 2000 vjetëve
O robqir mos i devijo temes e mos ber derrderr kot surratmi pederast, te ndalemi tek mortja vicidoli dhe demet kolosale qe i ka sjell republikes shqiptare
Nuk ishin të paktë në numër edhe ushtarët e Perandorisë Austro-Hungareze, bënë të ditur Jaroslav Hashek në romanin e tijë famëmadh "Ushtari i mirë Shvejk" të cilët besonin se Perandori i tyre kurrë nuk mund të bënte një akt aq të ulët si ai i çdo njeriu, që të shkonte në nevojtore dhe të dhiste. "Bah, ç'është ajo fjalë, Perandori të shkojë në hale për të dhjerë? Një akt të tillë kaq të ulët dhe turpërues, Madhëria e Tij e Ndritur, as që mendohet se mund të bëjë. Por këtë e thonë vetëm armiqtë e Perandorisë!!" Kështu dhe kjo puna me përkrahësit e Berishës dhe të Ramës, ata janë aq të marrosur pas idhujve të tyre, sa nuk mund të thuash në janë të çmëndur apo budallenj deri në këtë shkallë marrëzie me bindjen dhe besimin që shfaqin.
Te lumtë Kreshnik. Kjo eshte nje tallje bythe e shkallës me superiore. Ja ke bere ne nje menyre me te sakte nekrologjine Sali komunistit, PD komuniste dhe demokratëve komuniste
o kreshnik...te lutem mos beje Krahasim Idjoiteske..midis Hitlerit si POlitikane dhe ideologe..me "Berishizmin"..??Nuk ka ideologji Berishiste..ka vetm nje Berisha qe bene gjithcka qe te shpetoj Lekuren e tije...me Ndihmen e imunitetit Politike... 1.dhe sa per Dijeni Hitlerin nuk e ka VRARE veten...dhe as Eva Braun Gruaja e tije...PO ai u Arratise ne Argjentine...dhe Nendetset Gjermane qe u shfaqen aty ne Fundin e LUftes Boterore sollen Tonelata me Florinje.. 2-Mbetjet e Kufomave qe pretendoheshin se ishin te Hitlerit dalin sipas ADN-s..qe i perkisnin nje Gruaje.....dhe jo Hitlerit.... i cili jetoj ne Argjentin pati(Ka lene ) dy vajza.....dhe Ideologjia e tije akoma Rrone..kurse berisha ka "Ideologjine" e shkaterrimit...nje burre Shkerdhate qe do te mbahet mende per keq ..nga shume Shqipegtare..
Debil.hitler BQri dhjeste gjak nga ushtria e kuqe dhe vrau veten ne gjendje te renduar te dhunuar psikologjike
Kotesira
Me kete fantazi, meriton te ri behesh ne kryetari I KLD dhe rektor I Universitetin te Plepave. Vetem ti mund ta ribesh drejtesine
Te kesh Respekt per Te vdekurin se je ne te njejten Shkalle…Nje Hajdut i vdekur Politikisht per vete o Qelbes
Po mre Nik, po. Mejto ndonje gje per qeverisjen po te doli koha nderkohe qe lyen floket. Dhe mos harro, na thuaj.
Kemi nevoj tju kujtojm dhe njeher l2b ? Bythqir i homoseksualit me mustake
O Kreshnik sa lek merrje per nje emerim apo transferim gjyqtari 15 mije euro e lart