Nga Ergys Mërtiri
Protesta e së hënës shfaqi dramën e vërtetë të një opozite që po shkon drejt kapitullimit total. Një grusht njerëzish, shumica funksionarë partie, është gjithçka që ka mbetur nga degradimi i një force politike që 35 vjet më parë u themelua si shpresa e vendit dhe vetëm katër vjet më parë zotohej se do të ndizte një revolucion të paparë, i cili do të ngrinte popullin në protestat më të mëdha që kish njohur ndonjëherë vendi, për ta rrëzuar regjimin e Ramës brenda pak muajve.
Sot ajo mezi arrin të mbledhë 300 vetë pas një jave kohë për organizim, dhe të vetmit që frymëzon janë faqet e memeve në rrjetet sociale.
Gjithçka u bë e mundur falë një njeriu, që quhet Sali Berisha dhe epshit të tij të papërmbajtshëm për të qendruar në politikë, edhe kur mosha, koha, morali, logjika, shoqëria, faktorët, rrethanat e gjithçka tjetër është kundër tij, edhe kur faktet tregojnë se po e zhyt keq e më keq partinë e vet në shkatërrim.
Por, kjo u bë e mundur edhe falë njerëzve që e ndoqën dhe mbështetën në këtë marrëzi, madje duke luftuar e përbaltur këdo që nuk e pranonte atë. Së bashku e vranë PD-në, vetëm e vetëm për të mos lënë ta gëzojë askush tjetër pas tyre.
Katër vjet më parë e kam paralajmëruar qartësisht këtë situatë duke thënë se Berisha do ta shndërrojë PD-në në një grusht militantësh fundamentalistë që shtrëngjojnë rradhët kundër botës mbarë, kundër komploteve imagjinare globale.
Siç e kam ritheksuar shpesh asokohe, nëse Berisha rikthehej kjo parti nuk do të mund të jetë më një alternativë qeverisëse, por do shndërrohet në një organizatë radikale izolacioniste që vetëm vjell vrer ndaj gjithë botës duke shtrënguar rradhët nën psikozën e shtetrrethimit dhe fiksacioneve konspiracioniste. Në këto kushte ajo, logjikisht do të braktisej nga qytetarët duke mbetur e vetmuar në kullën e saj të rojës.
Sigurisht, edhe shumë të tjerë si unë kanë thënë të njëjtën gjë pasi rruga e saj ka vetëm këtë përfundim logjik. Por, histeria e turmave të ndërsyera nga foltorja, masakruan çdo hapësirë debati normal, duke sulmuar me egërsi, me fyerje, shpifje e akuza nga më të fëlliqurat, cilindo që guxoi t’ua thotë të vërtetën në sy. Me baltë e linçime ata u përpoqën të neutralizojnë çdo zë racional në këtë debat, duke e shtyrë opozitën verbërisht drejt një rruge pa krye.
Sot është më e dukshme se kurrë që PD-ja ka humbur jo vetëm qytetarët, por edhe kontaktin me realitetin, arratisur në betejat e saj imagjinare dhe fitoret haluçinante. Në mënyrën më qesharake, lideri i saj krenohej të hënë në bunkerin e improvizuar në bulevard përballë 300 spartanëve që i kanë mbetur, se Edi Rama po dridhet nga frika dhe se kjo protestë nuk do të ndalet deri në fitoren e plotë.
Ata e quajtën të suksesshme protestën dhe ofruan siguri për fitoren, duke iu referuar si shembull burgosjes së Erion Veliajt pas protestave me nga 100 vetë në dyert e bashkisë. Siç duket, fundi i berishizmit është i destinuar të ketë, ndër të tjera, edhe hidhësinë të qenit komik. Ai vjen duke marshuar stoikisht pa u ndalur nga fitorja në fitore.
Nuk ka nevoje per artikuj te tregoje qe PD me Berishen ne krye eshte kthyer ne shoqate e debileve qe asnje nuk e merr seriozisht me, po ashtu Berisha eshte bere i neveritshem, jo qe nuk degjohet me por te shkakton alergji kur e shikon…
Eshte e vertete se, kure flet Berisha te krijon alergji. Atij i ka ngelur ketu e 15 vjete ne goje Edi Rama dhe nga ajo qe nuk ka çfare te thot per humbjet e turpsheme,pergojon e shan sa t'i haj goja se, Rama na ka vjedhur votat. Me keto alibira na ka merzitur dhe eshte bere bajat, njeri i merzitshem. Nuk i bind dot demokratet se jane vjedhur votat nga Rama,por nga mos marja pjese ne votime te vete demokteve te cilet nuk e duan. Saliut i bejne qejfin disa deputet kaçaker (si thot Ngjela) dhe i duket sikur ka partine me vete. Pra si struci qe fut koken ne rere.
Sali Ramë Sheqere Berisha dështoi, se si rrugë ndoqi mashtrimin, shpifjen, gënjeshtrën, ai nuk beson në asnjë dhe në asgjë, nuk ka asnjë princip njërëzor, karakteristikë e tij është etja për pasuri dhe lavdi personale. Këtë qëllim, pasuri dhe lavdi, ai u përpoq ta arrijë me çdo mënyrë duke mos përjashtuar as krimin. Ky tashmë për shqiptarët është një terrorist që shkatërroj çdo gjë morale dhe materiale që kishte ky vend.