“Unë po largohem, se nuk e duroj dot erën e të vdekurit”

20 Nëntor 2025, 19:45Blog TEMA
“Unë po largohem, se nuk e duroj dot erën e të

Nga Minella Aleksi

Mendoj se gjithëçka që u tha për politikanin dhe njeriun Fatos Nano përmblidhet në një ide mbizotëruese se, pas thënies së Dritëro Agollit: “Unë po largohem, se nuk e duroj dot erën e të vdekurit”, Fatos Nano devijoi fort nga norma konformiste e grupimit politik të cilit i përkiste, dhe i hapi rrugën progresit.

Karakteristikat individuale të udhëheqsit përcaktojnë përshtatjen e sjelljes së partisë drejt suksesit. Udhëheqsi deviator është një person, sjellja ose besimet e të cilit janë të ndryshme nga konformizmi i turmës. Të qëndrosh në status-quo është e rehatshme. Është si të ngrihesh në mëngjes dhe të qëndrosh me pizhame gjithë ditën - e lehtë, por aspak nxitëse, jo frymëzuese.

Me Sali Berishën në krye pdistët qëndruan pa hequr pizhamat e komunizmit. Udhëheqsi i tyre i qëndroi besnik traditës epike luftarake të luftë së klasave nga epoka komuniste. Në mekanikën inxhinjerike, në zhvillimin fizik personal, në menaxhimin organizativ, etj. zbatohet një parim universal. parimi se, forca vjen nga flexibiliteti, jo nga rigiditeti. Analogjia e një peme të pa lëkundëshme, rigide e të papërthyeshme, që bie dhe thyhet nga një erë e fortë, ndryshe nga pema e përkulëshme që i reziston erës së fortë. Apo në kërcimin së larti bambuja flexibël krahasuar me shkopin rigid, (të ngurtë) prej druri.

Në një kontekst shëndeti fizik mjeku Sali duhej ta kish parasysh se shëndeti dhe performanca optimale kërkojnë një ekuilibër midis forcës dhe flexibilitetit, ngurtësisë së tepërt që thyen dhe flexibilitetit që lejon një gamë më të madhe lëvizjesh dhe përshtatshmërie. Në marshimin e PD-së nga fitorja në fitore ka pasur ndodhi luftarake me mocionistë, me të përjashtuar, deviatorë të eleminuar, të rrahur e deri plangprishës të rikthyer.

Në gjithë mozaikun e kopshtit Pdistë ka munguar vetëm një tip njeriu: Udhëheqsi me tipar “Deviatori nga norma, Progresisti”. Mëndja e Sali Berishës po aq sa mëndja paranojake e Enver Hoxhës, mbeti një fabrikë frikërash nga humbja e pushtetit,. Sali Berisha ishte dhe mbeti “Njeriu i institucionalizuar”, zbulues deviatorësh i burgosur brënda mureve të mëndjes së vet. Dëshmoi se, çfarë mendon, bëhesh.

Në mentalitetin komunist deviatori është armik i partisë, në kulturën perëndimore antikonformizmi shihet si një akt guximi. Sëbashku me PD-ën Berisha i qëndroi kokëfortësisht besnik parimit të konfliktualitetit: “Pushteti politik lind nga gryka e pushkës” dhe, “mbrohet me grykën e pushkës”.

Ndryshe nga PD-ja, PS-ja përqafoi fleksibilitetin. Që në fillim Fatos Nano në Kongresin e 10të të partisë e kapi në ajër sinjalin e dhënë nga Dritëroi dhe deklaroi shkëputjen përfundimtare nga establishmenti komunist. Në krye të PS-së, me intuitën e hollë të deviatorit nga norma, ka menduar për helmin e konformizmit në shoqëri dhe për Antidotin përkatës. Afroi pranë vetes njerëz mendonjës jokonvencional. Më i spikaturi deviator nga norma, Edi Rama që, atipizmin jokonvencional të mendimit dhe të veprimit i kishte me tepri.

Fatos Nano dhe më pas Edi Rama me inteligjencën nga ku buronte humor të zi, u çfaqën si origjinalë, të pazakontë, rebelë, hokatarë, extravagantë që me guxim i thyen dogmat e mentalitetit konformist të shoqërisë. Si deviatorë nga norma me stil pune kreativ forcuan kohezionin e grupit politik, sqaruan kufijtë modernë të grupit socialist dhe katalizuan ndryshimet shoqërore.

Të dy filluan të shikojnë dhe të ecin aty ku nuk kishte shteg. E hapën shtegun mjaftueshëm për të lënë çdonjëri gjurmën e tij në të. Konkuruan idetë, Shqipëria ishte e fituara. Me vulën e PD-s në xhepin e xhaketës “dr. Vula” ka sigurinë absolute se e intubuara PD, skllavja e tij do të largohet nga jeta përqafuar me pronarin e saj. Aq sa mund të shpresohet ringjallja e një të sëmuri në gjëndje vegjetuese në intubim aq mund të ketë shpresë që të vijë ora e mezipritur e largimit nga pushteti të qeverisë Rama.

Doktor Sali Berisha do mbahet mënd në historinë e Shqipërisë si njeriu që aktualisht edhe në ditët më të errëta të PD-së, sillet me të si me një të sëmurë me tru të vdekur, në gjëndje vegjetuese, që edhe pse era e të vdekurit të mbyt, doktori nuk ia firmos çertifikatën e vdekjes. Nëse nuk do të kishim devijuar nga norma me ndihmën e deviatorëve në çdo kohë të caktuar të historisë njerëzore, do të hidhnim ende gurë e guralecë siç bënin paraardhësit tanë, disa mijëvjeçarë më parë.

13 Komente

  1. P
    P

    Aleksi, nje bythlepirs vulgar, kur i seviloset beut te surrelit, nje konglomerat nga kohet e shkuara.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Mirë Z. Aleksi shkruan për Sali Berishën dhe PD-në, që ashtu janë katandisu,r të atrofizuara por për të majtën a ke ndonjë objeksion!? Një njeri i kënduar si puna juaj duhet të ishte objektiv, jo duke shkruar nga llogorja e majtë!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Eshte thjesht nje analize sinteze e 35 viteve "tranzicion" qe qarteson cfare e si eshte bere. Politika, ashtu si gjithe veprimtaria shoqerore do te ishte mire te jete fleksibel, e pershtatshme me kushtet dhe tolerante gjithepranuese. Jeta e te gjitheve ne, do te ishte me e lehte, me pak traumatike... kjo eshte e gjitha, qe ky shkrim kerkon te na thote. A dijme ta lexojme?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Se shpejti

        Te lumte dora. Sali Berisha nje njeri i paskrupullt. Me ceshtjete nxehta ne prokurori qe cdo jave shkon ne SPAK ka goje dhe flet. Felliqsire qe krimet e tij do ti paguaj.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mendimi im

          E duartrokas kete analize dhe keto ide , por vetiu me Lind nje pyetje e thjeshte : c'emer duhet t'i veme ketij stoicizmit epik te Sali Berishes per te ruajtur Vazhdimesine e praktikave te PP -se ? Per te tillen nuk lexova asgje , madje as ndonje aludim .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pun hajdutesh

            Saliu e dhjevi,Nano e qau kurse Ramadura e ka qelbur. Njeri me maskara se tjetri

            Përgjigjjuni
            1. P
              Phoenix

              O Minella, po vizitohu mor djalë se ndoshta shkruan tituj më pak haluçinantë.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Vetem na thuaj ore Kar se per ke e kishte fjalen Driteroi. Morracak i ripjelljes.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klimax

                  E verteta eshte e hidhur per ca loqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fieraku

                    Më vjen keq për komentet e disave të cilët e cilësojnë artikull shkruesin si bythlëpirës e të tjera fjalë të ndyra pa e njohur. E para : Atje ku jeton Z. Aleksi dhe me të ardhurat që siguron nga puna si mjek edhe nga niveli intelektual e i shkolluar nuk mund të bëhet ( duke përdorur shprehjet që keni thënë ) bythlëpirës e tjera. Së dyti : si mjek e njeh shumë mirë shefin tuaj kriminel Së treti : Mënyra dhe stili i të shkruarit e argumentat e përdorur e bënë artikullin shumë tërheqës për lexuesin. Së katërti : E falenderoj Minellën për këtë artikull duke e uruar gjithë të mirat në jetën e tijë dhe familjes.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Altin Pellumbi

                      Shkrim me argumenta e Jo llogje Kavaje! Dikush le te argumentoje te kunderten. Kaq e thjeshte

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sali berish kerma krimineli i shqiperis. duhet va

                        sali krimineli kerma po shkon ne brazil. te kerkoi. azil. sali berisha i ka ditet e numeruara. e mori dhe govaten surat lope albana vokshin me evgjitin. belo kellicin ta shoqerojn kriminelin

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Raimonda H.

                          Bravo Minella! "Era e te vdekurit" ka mbeshtjelle PD- ne por nuk duhet lejuar te perfshije demokracine foshnjore Dy kolona ( nga pese) te pavarura te demokracise gjyqesori dhe media,jane bere jofunksionanle pikerisht nga njerez te vdekur qe po qelbin drejtesine dhe informimin. Parlamenti eshte kthyer ne arene ku kuterbimi I te vdekurit mbi kartonat jep rezultat ose te pakuptueshem ose zhgenjim. Dhe sefundi faleminderit per kete shkrim domethenes per ecurine e demokracise se brishte qe vetem po e cfilisin te vdekurit qe marrin fryme .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje