Nga Frrok Çupi
Vija që ndau krimin e gjallë nga krimi i padukshëm, u vizatua aty nga pasditja e datës 21 Janar 2011. Më e holla ishte vija në çastin kur foli ambasadori Arvizu, i Shteteve të Bashkuara. Ai deklaroi se ‘Sali Berisha u soll si burrë shteti’.
Sepse deri në atë moment, shtetit amerikan dhe përfaqësuesit Arvizu po u dilte zemra nga gjoksi nën ankthin se ‘mos vallë Berisha do të zhdukë krimin’. Krimin do ta zhdukte duke zhdukur trupat pa jetë të katër protestuesve që vrau qeveria në oborrin e saj.
Në momentin kur tre kufomat dhe njëri i plagosur rëndë (Aleks Nika) u morën nga familjet e tyre, atëherë kryeministrin e lavdëroi ambasadori amerikan. Domethënë shpëtoi e drejta, shpëtoi prova e vrasjes, shpëtoi vetë qytetërimi perëndimor që nuk lejon që qeveria të vrasë njerëz të paarmatosur, aq më tepër njerëz të lirë protestues.
Aty u ndanë dita me natën e krimit më të rëndë të botës në këtë shekull. Berisha e kishte provuar që i ka fshehur kufomat. Njerëzit nuk bëjnë pyetje pse nuk hapet çështje gjyqësore për Remzi Hoxhën, i vrarë dhe i zhdukur nga qeveria e Berishës. Po ta bënte këtë edhe me katër të vrarët në dyert e qeverisë, atëherë vepra kriminale do të kishte hyrë në natë dhe nuk do të zbulohej kurrë.
Vetëm kështu mund të shpëtonte Berisha dhe të tijtë nga një gjykim dhe dënim aq dinjitoz sa e meriton krimi më i madh i kontinentit në këtë shekull.
Ndryshe nuk ka asnjë gjasë që Berisha dhe të tijtë të dënohen rëndë sa e rëndë është vepra. Për 14 vjet radhas krimin e hodhën në ujë, e zbutën, e deformuan, e bënë pis…, por ja ku është. Krimi ka dëshmi në varre ku familjarët e të katërve kujdesen edhe që dikush të mos ua vjedhë natën.
Tani edhe sikur njerëzit e Saliut të shkojnë në varre e të marrin eshtrat, është shumë vonë dhe pa vlerë. Përderisa nuk i zhdukën trupat që atë paradite, 21 janar.
Përpjekjet e juristëve të vegjël dhe apologjetëve më të vegjël se ‘të shikojmë a ka prova…, ku janë provat…, nga erdhi plumbi; këto të gjitha janë zero. Vogëlsirat do të pinin ujë nëse nuk do të kishte kufoma.
Berisha dhe të tijtë janë gati të mohojnë vetë ekzistencën ku jetojnë të gjithë; por në këtë rast nuk mundi të mohojë krimin e tij. Pas kësaj ai nisi të pranojë se ‘ka kryer krim shtetëror’, se ‘ka pasur armë në dorë’, se të katërt janë vrarë me armët e shtetit. Vrasja ka ligjësitë e veta të drejtësisë hyjnore që e çojnë autorin në vendin e krimit dhe deri te varri.
Po të mos kishte trupa viktimash, atëherë këta mund të shërbenin krimin. Tanimë është e pamundur. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasbur, ka vendosur ta quajë vrasjen e të katërve një ‘krim shtetëror’, dhe ka urdhëruar gjykatat e Shqipërisë që ta gjykojnë si të tillë.
Nuk ka më nevojë për ‘prova’. Qeveria ka vrarë njerëz të pa armatosur, njerëz të lirë dhe protestues që janë vetë domosdoshmëria e sistemit të përbashkët të demokracisë. Hera e fundit që një qeveri ka kryer të tillë krimi, është hera e Kinës së Mao Ce Dunit dhe Khmerët e Kuq në Kamboxhia.
Më e fundit fare ndodhi në Bangladesh, para disa muajsh, dhe për këtë kryeministre, Sheikh Hasina, këtë javë u dënua me vdekje. Ndërsa në kontinentin europian nuk ka ndodhur që nga Holokausti hitlerian. Studiues të krimit dhe të historisë, krimin e vrasjes nga qeveria e kanë konsideruar gjenocid, democide, vrasje politike dhe vrasje masive.
Të gjitha kualifikohen në vrasjen e 21 Janarit në Tiranë
Po ta lejonte krimin e Berishës të pandëshkuar, atëherë vetë qytetërimi perëndimor evropian do të zihej në kurth.
Shkrimi më i dobët dhe pa llogjik që kam lexuar nga Çupi.E para ambasadori Amerikan " burrë shteti " ja tha një javë më vonë për marshimin që do bënte Rama me socialistët dhe Saliu nuk do kundërvihej. Dhe e dyta kur thotë se mund ti çvarosin viktimat.Edhe nëse Saliu i çvaros nuk mund të zhukë asgjë se nuk kërkohet të bëjë analiza për ADN.
Tashti, qe Saliut i ka marrë muti shalët , ty Frrok të ka dalë frika dhe shkruan si të të dojë qejfi . Por , mua me kujtohen daljet e tua ne panelet e mbrëmjeve ne TV, pas vrasjeve te 21 janarit , në të cilat ti , jo vetëm që nuk thoshte nje fjalë kunder Berishës , por i bëje apologjine këtij krimineli . Per saktesi, Arvizu ato fjalë , që " u soll si burre shteti " , i ka thënë me rastin e tubimit të popullit per të nderuar e protestuar paqësisht të 4 të vrarët . Ate dite , per te prishur ate tubim , Berisha kishte thirrur ne të njejten kohë talebanet e tij , lukuninë berishiste në një anti-miting. Por nderhyrja e nderkombetareve e detyroi që ta anullonte dhe Arvizu i shqetesuar nga mundesia e nje perplasje midis turmave i beri qejfin duke i thënë " u solle si burre shteti " . Pra "u solle si", jo "Je burre shteti".
O Frrok marrja. Para kater diteve te degjova duke pellitur se Berishes nuk ja mban te shkoje ne Spak se DO TA ARRESTOJNE menjehere. Amin thashe . Por tani si ke ftyre more mut muti qe del e lef prape?
Shoku Llulla, sado te prostituosh , zvarre do te ngordhesh, si mi i djegur ne mazut...Ti , pra shoku Llulla, Shoku Ciftelia -Preci Zogaj ( ne ate kohe minister kulture) dhe Pirro Misha dhate urdher te prishej shtatorja e mermerte e shokut Enver brenda piramides. Kjo do te te ndjeke deri ne ferr. Nuk e rregullon dot biografine me shokun Rama, - njeriu i ri i Partise dhe pasardhes i denje i shokut Enver sado te kaka-rrisesh si kurve qymezi. Partia do marre hakun e shokut Enver.
Ja vure vjegen shprehjes se evgjitit Arviziu: "burre shteti" se nuk zhduki trupat e vrare ! Dhe kete mund ta bente Saliu se doktoret ne spitale duke treguar me gisht vendin e plumbit thane se ishin qelluar nga 30 cm. Ore, do merren te pandehur doktoret per krimin mbi krimim se ata ishin betuar dhe tek Hipokrati ?! Po mos u merzit, Frrok, se SPAK kur te pushoje nga puna gjithe qeverine, atehere do flase per Saliun, ose do ta emroje kryeminister, se si kja ardhe kjo pune ne Shqiperine e kuqe, qeverine dhe administraten ketej e tutje e emeron SPAK me prokuroret dhe gjykatesit. Me voten e popullit fshiu bythen dreqi. Mbreteria e krimit qendron ne krye te trapezes dhe ne bejme sikur jemi te lire, bejme sikur jemi ne demokraci dhe bejme sikur rrojme. Ka ngele vetem te marrim sepatat dhe varete kunder krimit ashtu si beri Saliu buze Lanes. Valle keta prokurore dhe gjykates do vdesin nje dite?! Se keshtu si e kane zene dhe po te vdesin do ngjallen lugate si Saliu, por mos harrojne: nje dite dikush do tu trokase atje ku u dhemb zemra dhe shpirti me shume dhe ketyre bashkepuntoreve te krimit!
Thone per ty qe je (S) une per veten time nuk e besoj rendis 3 Kushte qe ti jo vetem si ploteson por ngelesh mbrapa ne kushtn me te rendesishemm 1 ske nderuar asnjeher parti 2 sje bythlepirse 3 nuk je karierist Prandaj per te gjitha sa shkruan duhet te besojne Rofte shoku Edi
Kur flet shume gabon shume. Keshtu shoku Frrok, ndoshta edhe nga vitet, thote se hera e fundit qe nje qeveri ka kryer te tille krim eshte Kina e Mao Ce Dunit duke pasur parasysh vrasjet ne sheshin Tienanmen. Mirepo shoku Frrok ja fut kot pasi shoku Mao ka vdek ne vitin 1976 ndersa vrasjet e protestuesve jane bere me 4 Qershor 1989 pra 13 vjet pas vdekjes se shokut Mao. Pasi ka thene se hera e fundit eshte e Kines se Maos thote se e fundit fare ka ndodhur ne bangladesh para disa muaajsh. Pra ka dy lloje "te fundit", e fundit dhe e fundin fare sipas shokut Frrok. Por shokut Frrok nuk ia mban te permrnd edhe nje te parafundit fare ato te Kapitolit ne SHBA.
Kur flet shume gabon shume. Keshtu shoku Frrok, ndoshta edhe nga vitet, thote se hera e fundit qe nje qeveri ka kryer te tille krim eshte Kina e Mao Ce Dunit duke pasur parasysh vrasjet ne sheshin Tienanmen. Mirepo shoku Frrok ja fut kot pasi shoku Mao ka vdek ne vitin 1976 ndersa vrasjet e protestuesve jane bere me 4 Qershor 1989 pra 13 vjet pas vdekjes se shokut Mao. Pasi ka thene se hera e fundit eshte e Kines se Maos thote se e fundit fare ka ndodhur ne bangladesh para disa muaajsh. Pra ka dy lloje "te fundit", e fundit dhe e fundin fare sipas shokut Frrok. Por shokut Frrok nuk ia mban te permrnd edhe nje te parafundit fare ato te Kapitolit ne SHBA.
Ballukuuuu si eshte?
Prit te shohim, se si shume po vonohet. Epo kot nuk thone, me mire von se kurre. Pastaj saliu vet ka thene, qe do vrisja dhe 400 te tjere, pa ju dridhur dora.
Nuk dua te mbroj Frrokun sepse edhe mua ma shpif si kameleon partish dhe qendrimesh oportuniste, por metafora e "fshehjes se trupave" eshte nje detaj i gjetur mire. Te tjerat i ka perseritur dhjetra here.