Një nga pyetjet e para që lind natyrshëm, sapo është bërë publik vendimi i GJKKO-s për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, është nëse ligji parashikon realisht një mundësi të tillë. Kjo pyetje vjen jo vetëm nga mungesa e njohjes juridike në publik – çka është plotësisht e arsyeshme – por sidomos sepse ky është vendimi i parë i këtij lloji në të paktën 35 vite të rendit shtetëror post-diktaturë. Lartësia e pushtetit ekzekutiv në kulturën politike shqiptare, e shoqëruar me mitizimin e figurave politike nga vetë shoqëria e pademokratizuar plotësisht, e vesh këtë ngjarje me skepticizëm. Në të vërtetë, kjo është një thyerje e fortë e një tabuje që karakterizon demokracitë e paemancipuara ose edhe ato hibride.
Në raste të tilla, zgjidhja më e thjeshtë dhe më e drejtë është referimi te ligji dhe leximi i tij i drejtpërdrejtë. Spekullimet publike nuk do të mungojnë, por detyrimi për t’i njoftuar qytetarëve të vërtetën juridike është një nga hapat e parë që duhet ndërmarrë.
Ligji bazë – dhe i vetmi – që duhet konsultuar për këtë çështje është Kodi i Procedurës Penale. Pikërisht ky Kod përcakton kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës, si dhe mundësinë e dhënies së një mase sigurimi të tillë.
Kodi i Procedurës Penale, në Titullin V “Masat e Sigurimit”, i ndan ato në dy kategori kryesore: masat e sigurimit personal dhe masat ndaluese. Masat ndaluese, sipas nenit 240, përfshijnë pezullimin e ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik, që është masa e aplikuar në rastin Balluku.
Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se gjykata mund të pezullojë çdo funksion publik që nuk buron nga zgjedhja përmes ligjit elektoral. Përjashtimi i vetëm lidhet me funksionet që rrjedhin drejtpërdrejt nga sovrani përmes zgjedhjeve, pra deputetët, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Kjo zgjidhje ligjore lidhet me parimin e ndarjes së pushteteve dhe supremacinë e vullnetit demokratik.
Për të gjithë funksionarët e tjerë publikë – pra ata të emëruar ose të caktuar – gjykata ka kompetencë të plotë për të vendosur pezullim. Këtu përfshihen ministrat, zv/kryeministrat dhe madje edhe rastet e Kryeministrit, pasi edhe ai ushtron një funksion të marrë përmes procesit të emërimit dhe dekretimit, jo me votë të drejtpërdrejtë nga sovrani.
Në rastin e znj. Balluku, gjykata ka pezulluar ushtrimin e funksionit të “ministres” dhe “zv.kryeministres”, sepse këto janë funksione të marra jo me zgjedhje por me vendim të Kuvendit dhe me dekretim nga Presidenti, pra funksione që ligji i konsideron të pezullueshme. Ndërkohë, ajo vijon të ushtrojë funksionin e “deputetes”, sepse ky është një funksion që buron drejtpërdrejt nga sovrani përmes procesit zgjedhor dhe për këtë arsye gjykata nuk ka kompetencë ta kufizojë.
Në këtë mënyrë, vendimi i GJKKO-s është plotësisht brenda parashikimit të Kodit të Procedurës Penale, megjithëse për të parën herë në praktikën shqiptare, duke shënuar një precedent të rëndësishëm në forcimin e standardit të shtetit të së drejtës.
Ky precedent, sipas së njëjtës logjikë juridike, do të ishte i zbatueshëm edhe për Kryeministrin, përderisa ai mban një funksion të emëruar dhe jo të votuar drejtpërdrejt nga qytetarët, duke konfirmuar se asnjë nivel i pushtetit ekzekutiv të emëruar nuk është jashtë kontrollit gjyqësor.
Në këtë situatë, Edi Rama nuk ka shumë rrugëzgjidhje. Sepse në lojë nuk është thjesht Belinda Balluku; në lojë është vetë Edi Rama – më saktë, posti i kryeministrit që ai mban prej më shumë se një dekade. Vendimi i GJKKO-së nuk prek vetëm një ministre: ai prek arkitekturën politike mbi të cilën Rama ka ngritur gjithë pushtetin e tij.
Qasja e parë është shkarkimi i Ballukut. Ky është hapi më i thjeshtë në dukje, sepse formalisht Rama ka lirinë ta bëjë (nuk dihet sesa do të ishte dakort Balluku me këtë zgjidhje!). Por në realitet, edhe shkarkimi nuk i zgjidh gjë. Masat e sigurimit nuk zhduken me një firmë të kryeministrit; hetimi vazhdon, gjykata vazhdon, SPAK vazhdon. Shkarkimi mund të lehtësonte presionin publik të momentit, por politikisht nuk e shpëton Ramën nga rreziku që ka përballë. Drejtësia mund të jetë e verbër - siç thotë një fjalë e urtë franceze - por ajo është e aftë të gjejë edhe gjilpërën në kashtë! Dhe në stallën e Ramës ka shumë për të gjetur.
Qasja e dytë është heshtja: të mos e shkarkojë Ballukun, por as të mos kundërvihet ndaj drejtësisë. Kjo është rruga më neutrale, më e padukshme dhe më pak e rrezikshme në sipërfaqe. Por ka një problem themelor: bie ndesh me narrativën e ndërtimeve të tij politike për 15 vite me radhë. Rama është mësuar ta pozicionojë veten si njeriu “që i paraprin ngjarjeve”, që është 3 lëvizje para në shah, ai që ka një zgjidhje për gjithçka. Ndërsa me këtë qasje do ta humbte këtë magjepsje që me aq mund e ka ngritur, e mbi të cilën qëndron pushteti i tij. Ja që tani ka filluar ti venitet kjo dukje. Ngelja pa tekst në çështjen Balluku, e dëshmon këtë. Ngjarjet kanë ardhur pa paralajmërim, nuk i ka paraprirë dot, nuk i ka parashikuar dot, nuk i ka frenuar dot. Dorëheqje s’ka e as shkarkim. Në këtë rast, heshtja tingëllon jo si zgjedhje, por si pafuqishmëri. Dhe ky është ndëshkimi, jo vetëm simbolik, që Edi Rama nuk do të donte ta merrte asnjëherë: humbjen e mitit të kontrollit.
Qasja e tretë është reagimi frontal përmes kundërshtimit të vendimit në Gjykatën Kushtetuese. Ky është skenari më i fortë politikisht, por edhe më i rrezikshmi. Kundërshtimi nuk do të ishte prej Ballukut (e cila dhe nëse do nuk e bën dot juridikisht), por do duhej të vinte drejtpërdrejt nga kryeministri si përfaqësues i qeverisë. Problemi është se dispozita ligjore është e qartë: përjashtimi nga kompetenca e gjykatës për pezullim nga detyra, vlen vetëm për deputetët, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, por jo për ministrat dhe jo për kryeministrin. E megjithatë, kjo rrugë teknike ekziston.
Por me çfarë kosto?
Me një kosto të dyfishtë:
Së pari, Rama duhet të dalë hapur si kundërshtar i Reformës në Drejtësi. Jo më me mesazhe të koduara, jo më me gjysmë-fjalë, por zyrtarisht dhe frontal. Kushdo do mund ta lexonte këtë si sinjalin më të qartë se ai do shndërrohej si pengesa kryesore e procesit të integrimit europian – një proces që, në thelb, ka në zemër pikërisht SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë.
Së dyti, ai duhet të marrë rolin e atij që përfaqëson “Republikën e Kryeministrit” që lufton hapur “Republikën e prokurorëve”, siç e quajnë njerëzit rreth tij prej kohësh strukturën e re të drejtësisë. Ky do të ishte momenti kur bie përfundimisht rrëfimi i vjetër i tre dekadave politikë: ai i politikanëve shqiptarë që sillen si proeuropianë në deklarata, por veprojnë si regjimet më autoritare në praktikë.
Pavarësisht se si do të përfundonte eventualisht në Gjykatën Kushtetuese – askush nuk mund ta dijë paraprakisht – kjo rrugë do ta zhveshte përfundimisht Ramën nga çdo petk i neutralitetit ndaj drejtësisë dhe do ta vendoste në pozicionin e hapur të sfidimit të saj.
Dhe në fund të fundit, çështja – sërish – do të përfundonte përpara një hallke tjetër të Reformës në Drejtësi: Gjykatës Kushtetuese. Me një dallim të vetëm: këtë herë jo vetëm Balluku, por vetë Rama do të ishte në bankën politike të provës.
Gazetare, beji kaken gazetarise dhe te te kooptojne direkt ne Gjykaten Kushtetuese.
Jepja tekstin Ylli Manjanit,të mësojë edhe ai derëziu diçka mbi ligjet....
Gazetare leshit,Rama ne zgjedhje ka qen kandidat per kryeminister dhe I ka fituar zgjedhjet,kjo fitore e coj ne kolltukun e kryeministrit moj sharabajke gazetare.
Kjo karja e Lulit bene juristen. Buçe, zv kryeministri apo ministri janë parfaqesuae të pushtetit qendror dhe mandatohen nga Kuvendi dhe Presidenti dhe nuk futen në punonjes të administrates publike po ik merru me Lulin beje ndonje pip mos u merr me ligjet se nuk eshte bytha jote antare e kushtetuese
Domethe qenkam une shkaktari I gjendjes qe nuk jam I emancipuar??? A na ngrenc mune o gazetarja e pordhes! Fashizmi dje korri fitoren e pare dhe viktimat e tij do jeni pikerisht ju karaputana qe po e ndihmoni.
Na e çpife , Mero, me kete fytyre! Te pakten nderroji fotografine se na bere te urrejme pa dashje femrat.
Jo na e shpifi, por na boni me vjell e mos me na shku mendja mo per femra .... karaputana si puna e kesaj qe shkerdhehej me ke i dilte para... Bezniki i Ministrise se Puneve te Jashtme, Mitat Havkari kur kjo ishte zedhenese e DVP Tirane, etj. Luli thoni juve... po ku i punon atij(ai as me gisht e as me llape se me veglen te rruan bishtin-siç ja ka rrujt Argites), kjo e ka qef ate sendin aq shume sa edhe kur te vdes do e lej amanet qe tja bojne lapidar tek koka. Pirdh purdh moj Desarkurva qe te behesh edhe konstitucionaliste, por kujdes se mos dhjesesh breket.
Nano ik , Meta ik , Rama ik se mezi pret kjo gaca partizone te zej venin , zoçke me qe tregon ligjin pse nuk ulerive kur Veliaj u ndalua si i zgjedhur te ushtroje detyren nga besimi dhe vota e qytetareve qe sipas ligjit qe citove kemi shkelje ligji dhe kushtetutes ok ?