Përse mungon standarti i dorëheqjes në politikën shqiptare?

22 Nëntor 2025, 16:03Blog TEMA
Përse mungon standarti i dorëheqjes në politikën shqiptare?

Nga Blendi Kajsiu

 

Prej kohësh gazeta pranë qeverisë e kanë akuzuar SPAK-un se e ka futur në krizë qeverisjen socialiste duke dhunuar kufijtë e ndarjes së pushteteve. Në shumë nga këto qarqe mediatike si arrestimi i Veliajt edhe pezullimi i Ballukut janë kriza qeverisëse të shkaktuara nga SPAK dhe në shkelje të kushtetutës dhe të drejtave të njeriut.

Natyrisht që ka një të vërtete në këto argumente, sidomos po ti referohemi afateve të gjata të paraburgimit qoftë për kryebashkiakun Veliaj qoftë për ish Presidentin Meta. 

SPAK ende nuk ka kuptuar që çdo ditë më shumë që Erjon Veliaj kalon në paraburgim pa u gjykuar është një disfatë dhe jo një triumf i drejtësisë së re. E njëjta gjë vlen edhe për ish Presidentin Meta ku SPAK duket se ka vendosur që ai të konsumojë burgosjen përpara gjykimit.

E megjithatë krizat aktuale të qeverisjes socialiste mund të ishin zgjidhur shumë thjeshtë nëse në politikën tonë do ish vendosur standarti i dorëheqjes së figurave politike kur përballen me akuza të rënda, siç janë korrupsioni apo abuzimi me detyrën. 

Ky në fakt ishte sugjerimi i gazetarit Bolino në rastin e Belinda Ballukut që do çbllokonte qeversjen qendrore. E njëjta llogjikë vlen edhe për rastin e kryebashkiakut Erjon Veliaj që nëpërmjet dorëheqjes do cbllokonte qeverisjen e Tiranës dhe gjithashtu do rrëzonte justifikimin e SPAK për një paraburgim që po teprohet çdo ditë e më shumë. 

Atëherë përse nuk zbatohet ky standart në politikën tonë? Dorëheqja nga posti nuk është aspak pranim i fajësisë. Përkundrazi është një akt politik që tregon se i akuzuari ka aq besim tek pafajësia e tij sa është i gatëshëm të përballet me drejtësinë, jo nga pozitat e pushtetit, por nga pozitat e një qytetari të thjeshtë.

Është pikërisht transformimi në qytetar të thjeshtë ajo që i tmerron më shumë se çdo gjë politikanët tanë, majtas dhe djathtas. Nuk është thjesht një tmerr psikologjik. Nuk është thjesht frika ndaj mungesës së pushtetit, përfilljes, famës apo njohjes publike ndaj të cilave kanë krijuar varësi psikologjike dhe ekonomike. 

Është një frikë më e thellë, më ekzistenciale që buron nga fakti se në Shqipëri nuk ka aktivitet më të rrezikshëm se të jesh një qytetar i thjeshtë. Mund të jesh kriminel, trafikant apo kontrabandist ama shteti ynë nuk të trajton më keq se një qytetar të thjeshtë.

Ky është një realitet që politikanët tanë e njohin shumë mirë sepse e kanë krijuar vetë. Shteti, administrata publike dhe institucionet tona janë ndërtuar për të shtypur, shpërfillur dhe për ta zhveshur nga dinjiteti njerëzor qytetarin e thjeshtë. 

Ai që nuk ka njohje personale në administratë, ai që nuk është person publik, ai që nuk ka pushtet ekonomik, mediatik apo politik, është specia më e rrezikuar, e dhunuar dhe e nëpërkëmbur në vendin tonë, sidomos në marrdhëniet me shtetin.

Zëri i tij nuk dëgjohet edhe kur bërtet dhe çirret. Hallin e tij nuk e qan askush edhe kur është mëse i drejtë. Mjafton të shikosh protestat e minatorëve, bujqëve apo të naftëtarëve që humbasin në faqet e mediave tona të cilat merren kryesisht me hallet e Ramës, Veliajt, Ballukut apo Berishës.

Dhunimi, injorimi dhe nëpërkëmbja e qytetarit të thjeshtë nga shteti shqiptar nuk është një fenomen i rastësishëm. Është mënyra se si shteti ynë e transformon individin nga qytetar në hallexhi dhe për pasojë në klient të njërës apo tjetrës parti, i njërit apo tjetrit politikan që i zgjidh hallin që duhet ta zgjidhte shteti me institucionet e tij.  

Këtë sistem politikanët tanë e njohin mirë sepse e kanë prodhuar dhe perfeksionuar vetë. Ata më mirë se çdokush e kuptojnë tmerrin e të qenurit qytetar i thjeshtë, sidomos kur ulesh nga lartësitë e pushtetit. 

Ata e dinë mirë se drejtësia është shumë më e ashpër, shumë më shpërfillëse me qytetarin e thjeshtë se me politikanin e njohur e aq më shumë me atë që ka ende pushtet.

Ndaj nuk është rastësi që Veliaj dhe Balluku nuk japin dorëheqje. Aq më pak ëshë për tu çuditur që Berisha luftoi me mish e shpirt për të qenë kryetar i përjetëshëm i PD-së, jo për të fituar zgjedhjet, por për tu përballur me SPAK nga pozitat e kryetarit të opozitës.

Ata e dinë mirë se nuk ka realitet më të dhimbëshëm se ai i qytetarit të thjeshtë në Shqipëri. Ndaj kanë krijuar një realitet paralel për veten e tyre.

Ata kanë shkollat e tyre private ku i çojnë fëmijët, dhe jo shkollat publike ku mësojnë fëmijët e qytetarëve të thjeshtë. Ata kanë spitalet e tyre private dhe jo spitalet publike ku lëngon qytetari i thjeshtë. 

Ata kanë edhe mediat e tyre që qajnë hallet e politikanëve dhe biznesmenëve por jo të qytetarit të thjeshtë. Ata tashmë kanë edhe drejtësinë e tyre që vepron më shpejt dhe me më shumë standarte se drejtësia kërrmill ku zvarritet qytetari i thjeshtë.

Për të gjitha këto arësye dorëheqja nga pushteti, në çdo nivel, është një akt i frikëshëm për ata që duan të jetojnë në Shqipëri. Nuk është çudi që ata pak politikanë që e kanë bërë, siç ishte Fatos Nano, emigruan në perëndim, ku shteti nuk garanton vetëm dinjitetin e atyre që kanë pushtet.

Kjo mendoj se është arësyeja temelore se përse dorëheqja nga çdo lloj pushteti është kaq e vështirë në Shqipëri. Ajo rrezikon të të degdisë nga bota e dikushit tek shkretëtira e askushit të cilin shteti dhe shoqëria jonë vetëm e nëpërkëmb dhe e shpërfill. 

Këtë e kuptojnë shumë mirë të gjithë analistët, politikanët dhe qytetarët shqiptar. Nuk është rastësi që pakkush në sferën tonë publike, majtas apo djathats, e përmend dorëheqjen si një standart të natyrshëm demokratik për zgjidhjen e krizave institucionale. 

Në realitetin që ka krijuar politika shqiptare kalimi nga bota e dikushit në ferrin askushit është më i vështirë se kalimi nga kjo botë në tjetrën. Në këto kushte dorëheqja bëhet një akt po aq i pamendueshëm sa vetvrasja./ Lapsi.al

12 Komente

  1. L
    Landi

    Me pëlqeu shumë shkrimi juaj i ke thënë të gjitha. Qytetari thjeshtë është i papërfillshëm sa do të drejtë dhe hall të madh të ketë. Ky është sistemi i këtyre 35 viteve të"demokracisë" .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhjetor 1990

      Blendi vogel faqemolle…. Ilir Rusmali Fatmir Mehdiu Ylli Pango Besnik Mustafaj…. Kane dhe e doreheqjen o Sorosist i vockel

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thano, A

        O Landi o debil ku e gjete bukurine te ky Blendi Kajsiu apo se e ka surratin si bajge lope e pjekur ne diell njesoj si Namir Lapardhaja....Thano. A

        Përgjigjjuni
        1. L
          Landi

          Debit je vet o të qifsha tani robot e shtëpisë si mbas gjatësisë,o shkerdhate bythqim ,pse merresh me mua,bëj komentin tënd obte qifsha ropt e mos u merr me të tjerë ,robqim fisqim

          Përgjigjjuni
          1. T
            Thano. A

            Ik o Landi bej shurren se mut qeni je, kete e di gjithe katundi. Per te qire e shkerdhyer kot e hape kete muhabet se une ti palloj te gjitha me nje dote brenda dites apo nates eshte 12 te kesh tek pragu i shtepisa. Landi shko gris bythen.... Mut qeni je !

            Përgjigjjuni
      2. V
        Vlora 97

        Sakte !!! Bravo

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Teme e kote e konsumuar . Shqiptari nuk jep doreheqje. Sepse fitimi ne pushtet eshte i jashtezakonshem. Ktu ku jetoj ne perendim cuditem me lehtesine me te cilen japin doreheqjen drejtuesit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Sepse perndryshe do binte miti i te madhit NAMIK HOTI

            Përgjigjjuni
            1. V
              V

              Duke e ditur qe ky Kajsia eshte nje minisali,ose sic thuhet,berishist I vjeter dhe i thekur,shkrimin nuk e lexova.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edhe keshtu edhe ashtu

                Shkrim i porositur ngs Berisha. madje as vete Berisha dhe opozita nuk kane folur me kete gjuhe kunder pushtetit te rilindjes.Sipas Kajsiut qytetari i thjesht trajtohet nga shteti me keq se nje trafikant.nje kontrabsndist spo nje kriminel. Akuze me te rende ndaj pushtetit te rilindjes nuk mund te formulohet. Edhe pse fatkeqesisht eshte e vertete, prapeseprape e thene kaq qarte e publikisht tingellon shume ashper dhe con uje ne mullirin e Sales.Dihet tashme boterisht se pushteti i Rilindjes eshte totalisht i korruptuar dhe armiqesor me qytetaret e thjeshte por kur del nga goja e nje analisti brilant si Kajsiu e ben me pesimiste situaten por eshte edhe nje sirene alarmi qe qytetari i thjeshte te zgjohet ose po te sh rehemi me termat qe perdori KM ne Kuvend "t'i ngrihet"

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal

                  Nqs personat e zgjedhur e në mënyrë të veçantë funksionet e zgjedhura si kryebashkiak apo deputet çdo vullnet i te praptë gjygjsor do ndryshonte vullnetin e votuesit me një të rame të lapsit. Nqs shtete si shqipëria janë djegur nga qulli s’kanë pse i fryejnë kosit .Kodi i procedurës penale ka nevojë për spesifikime të qartë e pa mëdyshje se kto 35 vjet kanë vërtetuar se shqiptarët i shohin ngjyrat sipas hamédjes siç dhe Kajsiu.Psh… sa kohë pandehja i pafajshëm ngelet parim demokratik i së drejtës askush që nuk e pranon krimin dhe asnjë person e duhet theksuar person i zgjedhur status që s’ka lidhje me funksionin që kryen s’ka pse jep dorëheqjen pa miratimin e kërkesês së gjykatës (jo prokurorisë) nga parlamenti. Pa folur për të drejtat e njerut që shumë as i kuptojnë jo ti zbatojnë.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .....

                    Mungon standarti doreheqjes se ka munguar gjithmone, edhe nga ty, standarti doredhenies; ja per kete.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje