Keqkuptimet, apo tolerimet e kremtimeve fetare

3 Korrik 2023, 10:29Blog TEMA

Keqkuptimet, apo tolerimet e kremtimeve fetare

Nga Josif Papagjoni

…Në krye të herës dua të shmang çdo keqkuptim a qejfmbetje, që mund të sjellë ky shkrim. Por nuk mund të bëjë shtinjakun. Dua ta shfaq hapur shqetësimin tim…

***  

…Rishtazi sheshi SKËNDERBEJ u mbush tej e tej me besimtarët myslimanë, të cilët festojnë kurban bajramin. Bukur! Jemi të gjithë të krishterë e myslimanë nëpër familjet tona. Një realitet sa i veçantë, aq dhe i bukur; sa me farërat e dasive, aq dhe me farërat e kohezionit. Është e kotë të pohoj se islami shqiptar është një islam “evropian”, tolerant, mendjehapur, brenda një shteti sekularist. Së paku gjer tani. Por unë, miqtë e mi, sepse ia kam frikën këtyre tubimeve mijëravetëshe nëpër sheshet qendrore të qyteteve shqiptare: në Tiranë, në Elbasan, në Durrës, në Fier etj. Kjo po bëhet tanimë çdo vit e më shumë si modë. Sheshet e qyteteve po pushtohen nga ky ritual, si të ishin sheshet-tapi vetem të një pjese besimtarësh. Dhe këtu më lind pyetja e parë: masa e respektit të shtetit ndaj besimtarëve të çdo lloji. Deri sa, deri ku? “Legjitimimi” që po i bëhet këtij fenomeni, ose nën sloganin e respektit dhe tolerancës, ose me nënshtresat e një semantike politike të votave të mundshme nesër -  e gjitha më duket sa arkaike, sa bizantiniste, aq dhe e rrezikshme. Festat fetare nuk janë FESTA KOMBËTARE. Kombi SHQIPTAR, në gjendjen e vet historike, nuk është as një “komb” i krishterë, as një komb mysliman, a i çdo feje tjetër qoftë! Atëherë, zotërinj pushtetarë, pse shesheve publike të qyteteve tona po u vini konotacione religjioze, në rastin konkret ato myslimane? Lërini sheshet publike për publikun e gjerë, zotërinj! Kremtimet fetare nuk duhet të shndërrohen në manifestime sfidante për të tjerët, ca më pak në shpërfaqje anakronike të një shoqërie teozofiste, sado në shpërgaj e shprehur, që të kujton imazhet e qyteteve arabe. Festat fetare festohen me njerëz tok, në familje e tryeza familjare, gjinore. Kaq! Aty është hijeshia, por dhe e vërteta e tyre. Kur ti e “shet” fenë, gjer dhe festën e fesë që beson, si një ngjarje masive, kolektive, me tubime njerëzish të ftuar në sheshe publike të të gjithëve, ti i ke ikur vetë natyrës së festës, ti e ke shndërruar atë në një premisë zotërimi, shpërfaqjeje, karshillëku, force, në shenjë të pushtetit. Jo, them se ky mesazh nuk shërben. Festo në shtëpi, o njeri, me gruan e fëmijët e tu, me vëllezër e motra; festo në lokal, në barkafe, në restorant, po ke shumë para edhe në një resort turistik po deshe, ka plot kësish sot. Nëse dëshiron ta bësh edhe më të hareshme e më komunitare festën, prenoto një mjedis më të madh, falu, paguaj dhe argëto!

***

…Në origjinat e familjeve, së paku 100 e kusur vjet kur Shqipëria doli nga hiret e zjarreve të “kra-kra-kra”-së osmane më 1920, në shumicën e tyre ne ishim myslimanë. Kaq herë e kam menduar se islamizimi i shqiptarëve qe një fatkeqësi. Mirëpo historia nuk mund të përsëritet, as të ndreqet dhe as të paragjykohet. U bë ç’u bë, thotë fjala. Historia jonë është ajo që është. Si të fantaksur, arkaikë, me “parfumet” turke, jo pak dhe arabe, shqiptarët u bënë - më shumë për pragmatizëm, favore e para - shërbyes të devotshëm të osmanëve me 39 kryevezirët e tyre të frikshëm dhe qindra e qindra pashallarë, bejlerë, serasqerë, që bënin kërdinë në popujt e tjerë, që nga Armenia, Libia, Jordania, Egjipti e gjer në Bosnjë, Rumeli, Greqi, Bullgari, Serbi e kudo, për llogari të sulltanëve. Por edhe te vetë populli i tyre ata bënin po njësoj kërdi. Mburremi me kryevezirët turq me origjinë shqiptare. Po për kë punuan ata, për Shqipërinë apo për Turqinë? Ishte pikërisht ai proturqizëm që e kishte ndarë kombin në 4 pjesë, 4 vilajete, nga Preveza në Nish e Ulqin. Dhe pastaj e bënë copë-copë, me hartën dhe kufijtë si të brejtur nga minjtë, ca nga orekset e fqinjëve të mbrojtur nga ushtritë ruse dhe ca nga kufijtë e “Shqipërisë Londineze”, që e rrudhën më keq hapësirën e shtetit të porsashpallur shqiptar më 1912. Ku ishe? Hiçgjëkundi, i thoshnin kësaj fjale. Shqipëria qe përgjakur pikërisht nga ajo hidhësirë dhe ai servilizëm i dikurshëm prej shërbëtorësh ndaj perandorisë, nga ajo tradhti që kishin bërë shekujve dhe nga harresa e “Motit të Madh” të Gjergj Kastriotit. Më shumë se 70% e popullsisë ishte konvertuar. Madje, myslimani quhej ashiqare “turk” dhe e kishte për nder, ndërsa të krishterët e mbetur quheshin “kaur”, pra të pabesë. Çfarë paradoksi?! Ai i besës, bëhej i pabesë. U zgjuam vonë si komb, kur Rusia iu afrua portave të Stambollit dhe Turqia vrapoi të nënshkruante kushtet e rënda të paqes me traktatin e Shën Stefanit. Më vonë Lepantua ia futi këmbët në një këpucë dhe ajo u zbyth. E habitshme, por edhe vetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe ngritur nga shqiptarë myslimanë me 300 delegatët e saj po myslimanë dhe 47 bejlerët osmanë si nismëtarë, pa asnjë të krishterë brenda, madje të refuzuar prej tyre nga mosbesimi që ata kishin për flirtet e mundshme me Portën e Lartë. Po pse të krishterët nuk morën pjesë? Sepse nuk i besonin më logorive turke. Ajo flamë duhej flakur më në fund. Flama që u ndërroi fenë. Kjo ta çorodit mendjen, sado në kontekste të përligjura historike ta vësh ngjarjen. Por fatmirësisht kishte dalë një djalë nga dera e Frashëllinjëve, Abdyli, që i kishte dhënë prirjen “gjenetike” asaj Lidhjeje, qenësinë e vet kombëtare. “Vajte te Bismarku brenda, - i këndoi populli - U unje në skami... shkrive një barrë flori”. E megjithatë, trojet shqiptare të të katër vilajeteve u kafshuan nga fqinjët.

Pse e ceka këtë rrethanë. Sepse Evropa ishte një sekt i krishterë dhe, pavarësisht lëvizjeve të fuqishme sekulariste e kozmopolite, ajo e tillë duket se është edhe sot, veçse tashmë kristianizmi i saj ka marrë formën e një qytetërimi globalist, pranues, pluralist, tolerant. Kjo e vërtetë është një realitet politik që rrallë shprehet troç e hapur publikisht apo tavolinave diplomatike; ajo kamuflohet me idetë dhe qëndrimet e moderuara sekulariste, kozmopolite etj. Është një terren i rrëshqitshëm. Evropa nuk e harroi devotshmërinë e shqiptarëve ndaj Portës dhe konvertimin e tyre në myslimanë duke tradhtuar fenë e të parëve, pra duke u larguar nga “rrënja”, prandaj dhe nuk e ndihmoi me zemër faktorin politik të tyre viteve kur Ballkani rrekej përmes luftrave e gjakut drejt shteteve kombëtare, duke e flakur çallmën turke në shkretëtirat nga kishte ardhur. Barra e rëndë e këtij konvertimi peshon gjer në ditët tona, ani pse mendësitë kanë ndryshuar dhe situatat janë krejt të tjera. E megjithatë ne na duhet të kujtojmë të shkuarën tonë dhe të mos lejojmë zgjatime të mendësive arkaike, fshehur nën dhembshuritë religjioze, që Lindja i ka pjesë të ekspansionit të saj dhe përmes religjionit, riteve dhe kinse “porosive të shenjta” duket sikur çdo vit e më shumë ajo po rrit hapësirat e ndikimit të saj në Shqipëri.

Po, mua më shqetëson mënyra se si festohen sot festat fetare me pushtime sheshesh, më shqetëson krijimi i një imazhi “triumfues”, që pa dashje të kujton vendet arabe. Mos vallë kemi qejf vetë të shkojmë aty? Dhe ata që s’e duan këtë “pushtim” sheshesh me leje qeveritare, ia mbathin pastaj vendeve të tjera? A është dhe kjo një nga arsyet? Mua s’më pëlqen ky populizëm i politikanëve shqiptarë që cenojnë sekularizmin e shoqërisë sonë. Sheshet publike janë sheshe publike, të të gjithë qytetarëve, nuk duhet të pushtohen nga besimtarët dhe kremtimet e tyre. Kremtimet në shoqëritë e hapura bëhen brenda tempujve fetarë, brenda mjediseve të përshtatshme. Ndryshe kjo ndjenjë sfide e karshillëku midis besimtarëve me përkatësi të ndryshme politike do të degjenerojë, shpejt a vonë, në një faktorizim politik, fillimisht si pa u vënë re, nën moton e tolerancës, respektit të ritit dhe besimit, dhe më pas do të shumohen klithmat e altoparlantëve të xhamive, do të shtohet numëri i grave dhe vajzave të veshura me shami që, në pikë të vapës, i mbështjellin fytyrat e tyre si mos më keq dhe fustanet e gjatë u zvarriten rrugëve. Të mos harrojmë se ne me zor i hoqëm këto shami, dimi e shallvare, me zor e nxorëm gruan mjediseve publike, shkollave, veprimtarive sociale e politike, i dhamë asaj statusin e bukurisë dhe erotikës së shkelur me përdhuni. Të mos harrojmë se ne nisëm të rimodelohemi pak nga pak e ta përqafojmë kulturën evropiane, teksa poturret e Haxhi Qamilit na kërkonin të rrinim te baba Dovleti. Nuk ndryshojnë kaq shpejt e rrënjësisht mendësitë. U desh kohë që nuset dhe vashat tona t’ia nisnin të kërcenin edhe “allafranga”, burrë e grua, në supet e njëri-tjetrit, siç bëri e para Sarah Blloshmi në fillim të viteve ’20 të shekullit që shkoi. Sarah ishte gjithsesi një nuse myslimane. I la syshqyer konsujt evropianë, jo thjesht nga bukuria, por nga guximi. Si mund të kërcente allafrënga një grua myslimane?! Dhe gjithë poturret, tumanet, dimitë e atyre viteve u tërbuan: “Ç’ishte kjo rospie që hidhte valle në mexhlis si çingiet e harremit, me shalët dhe surratin jashtë, lakuriq, mish më mish me burrat e botës? Harram, harram, harram!...” E pra, nëse rituali arkaik apo sfidues na ulet këmbëkryq në sheshet publike, nesër mund të kemi rishtazi tërbime të tilla të çallmave, poturreve, shamive e dimive (po i quaj në mënyrë metaforike këto gjësende), duke kërkuar prej vashave dhe grave tona zakonet e neveritshme që shkelin të drejtat e tyre, jo thjesht ato të sqimës dhe bukurisë trupore. Kujtoni se sa e vështirë ishte që djemtë, gratë dhe vajzat tona t’i hiqnin ferexhetë, t’i përzinin poturet turke, qylafët, të vishnin pantallona, kostume dopiopetë, kapele “republikë”, kasketa a bereta franceze, fustane deri në gjunjë, që nderonin bukurinë dhe erotizmin e tyre etj. Gjithë ai ndryshk historik, ardhur nga saraçenët, jeniçerët, mongolët dhe aziatikët, diçka na iku. Por ja, si pa e kuptuar, këta 33 vjet pas shembjes së komunizmit, në hapësirat që jep liria apo nga korruptimi dhe keqkuptimi i saj, unë po shoh se si mbivendosja lindore e 500 vjetëve, ka nisur të riaktivizohet, por ndryshe. Sigurisht pak, por shenjat i shoh.

***

Unë, edhe pse nuk jam e s’dua të jem një praktikant, e çmoj fenë më së shumti si qytetërim, thënë më drejtë, të sublimuar në qytetërim, në zakone, në sjellje dhe në gjeste sociale. Ato (fetë), në gjendjet e tyre të fundme, më duken disi të zhvendosura në kohë e në progres (së paku si praktika e rituale), paçka se njeriu e ka zemrën të mbushur me ankthe, dilema, dyshime, frikëra. Kërkon një pikë mbështetëse, si pika e Arkimedit, të fashitë frikërat e tij e t’u japë krahë shpresave, sado të mugëta qofshin. Fondamentale sipas meje është feja në vetvete, jo rituali. Rituali përshtatet dhe shkrihet në modelin e qytetërimit ku njeriu jeton apo aspiron, në mendësinë dhe gjestin social. Prandaj dhe nuk mund t’i pranoj dot disa rituale primitive, sidomos ato që vijnë nga “arkaik-stanet” e shkretëtirave arabe, burrat veç e gratë veç, burrat me fytyrat ashiqare në diell ndërsa gratë e mbuluara kokë e këmbë me shami e perçe. Paçka se rituali ishte pjesë e shpërfaqjes së devotshmërisë fetare dhe sugjestionit kolektiv, në rrjedhën e kohës edhe shoqëria jonë e latoi disi dhe e përshtati atë me nivelin e qyterërimit që ajo kishte arritur, ndërsa shumë të tjera i estetizoi, i modifikoi, i bëri më komode, më të përshtatshme etj. Nga gjërat që më kishin habitur për guximin e mbretit Zog në fillimet e tij ishte heqja e ferexheve nga fytyrat e grave (arkapiat, burkat) dhe ndalimi i gjunjëzimit në tokë me bythën lart të burrave. Jo, nuk ishte dinjitoze për shqiptarin, kishte thënë Mbreti. Burrat myslimanë duhet të falen në këmbë, jo gjunjazi. Ai vetë ishte nga familje myslimane, por kishte zgjedhur për grua një katolike. Katër motrave të tij ua hoqi çitjanet dhe veshjet e rënda myslimane dhe i veshi me modën e fundit evropiane. Ishte një akrobat në raportet e brishta mes bashkësive e vëllazërive fetare në vend. Le ta shajmë sa të duam Enver Hoxhën, por në kohën e tij u krijua një kohezion i jashtëzakonshëm ndërfetar, ku me dhjetëra mijëra çifte u martuan njëri me tjetrin me fe të ndryshme, një nga arritjet më të mëdha që shoqëria jonë arriti. Ai i dha karakter të thekur sekularist shoqërisë, shkollës dhe shtetit, sigurisht kaloi në ekstrem, gjersa zhduku madje edhe vetë fenë dhe e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë… Gjithsesi, asaj kohe u hoqën petkat me bartje religjioze islame, tejet të rënda, madje të “shpifura”, të ardhura nga perandoria osmane; po ashtu u hoqën rrobat e zeza gjer në fund të këmbëve të grave të zonave fushore e ortodokse. Gratë dhe vajzat u veshën më në fund me fustane, funde, zbuluan fytyrat, këmbët, u çliruan nga bërlloku otoman i përçmimit të bukurisë së tyre si femra, i dhanë hir trupit, fytyrës, gjoksit, futën pantallonat, u krodhën në det me roba banje, zbuluan “shalët”, barkun, shpinën, duke ofruar një estetikë të re, erotizmin e tyre gjithsesi të përmbajtur. Dhe tjetra, edhe më e rëndësishme, kjo nxiti dhe përkrahu martesat midis myslimanëve dhe të krishterëve, që u bë një realitet masiv, i kudogjendshëm, si premisë për një kohezion kombëtar mbireligjioz, siç e gëzojmë gjerësisht edhe sot.

***  

A mund të modifikohet rituali i lutjes? Unë them se po, por kjo do kohën e vet. Sipas meje, të gjitha besimet fetare në Shqipëri kanë pasur e kanë rituale shpesh të rënda. Feja tretet në mendje, në shpirt, jo në gjest, në ritual. Mendoj e besoj që drejtuesit shpirtërorë të sekteve fetare myslimane duhet ta çmojnë besimin dhe fenë si një nga lëndët dhe solucionet ngjizëse të qytetërimit tonë modern evropian, jo si një kreshpërim e karshillëk që rreket të vetdëshmohet në formën e një pushteti dhe shumice imponuese. Mos po e teproj paksa? Mos e kam gabim? Mos po më keqkuptojnë? Jo! Sepse nuk dua që shoqëria jonë të ketë frymëzime dhe lidhje, direkte a indirekte, me botën arabe; kjo jo aq në llogaritë politike, sepse politika është pragmatizëm, por e kam fjalën në cedimet antropologjike, religjioze, zakonore, mentale, që unë kam vënë re se gjithnjë e më shumë ata po pushtojnë hapësira të mendësisë sonë, nesër edhe të sjelljes sonë. Unë e di se gjithë emigracioni i rinisë shqiptare sot është i orientuar në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Angli, Amerikë, Evropë. Pse nuk shkojnë, të themi, në Arabi? Thjesht se nuk ndihen vetvetja.  Sepse nuk duan. Sepse në thelb e në rrënjë shqiptarët janë e mbeten evropianë.

Nuk më pëlqejnë hiç fytyrat e shpëlara të politikanëve, si prej babaxhanësh e përdëllimtarësh, që ia behin në festat fetare. Nuk më pëlqen, sidomos, që feja të fus hundët në politikë dhe të faktorizohet duke sfiduar ligjet, sistemin e drejtësisë, gjykatat. Nuk më kanë pëlqyer gjithfarë fondacionesh, sidomos ato që vijnë nga bota arabe dhe Irani, të cilat përpiqen të fusin veshjet, ritet dhe zakonet e tyre, të mbajnë me paga emisarë fetarë apo njerëz të varfër, djem, gra e vasha të reja, duke i kthyer në militantë për një kothere buke. Flitet për tolerancë, por forca të ndryshme okulte i fryjnë përçarjes dhe urrejtjes.

***

Nuk është më një e fshehtë se falë nostalgjive të dikurshe osmane, disa familje i kishin çuar fëmijët e tyre për t’u shkolluar në universitetet islame të frymës “salatiste”, ekstremiste, që sollën prej andej një islam radikal. Ky lloj islami u bë madje i rrezikshëm, kur disa qindra djem myslimanë shqiptarë u rekrutuan në ushtrinë e ISIS dhe kërcënonin se do të hakmerreshin ndaj shtetit të ri në Kosovë, por edhe në Shqipëri; se do t'i vrisnin, se do t’i thernin të pabesët, se do t’ua prisnin kokat të krishterëve etj. Vallë, nëse një islam jo i moderuar dhe pajtues lihet të fryhet a nuk do të sillte nesër gjëra të tjera, që i largonin shqiptarët nga fryma liberale evropiane? Prandaj unë ua kam frikën tubimeve kësisoj shesheve publike, të cilat duket sikur ulërijnë: Këtu te ky vend jam unë zot! Nëse ti tjetri do të rish, rri. Nëse s’do, mbathja. Kjo është toka ime! Kjo është feja ime!...

Jo! Sheshet publike, zotërinj politikanë e pushtetarë vendorë, janë të të gjithëve, qofshin ateistë, agnostikë, katolikë, ortodoksë, bektashinj a myslimanë. Ato duhet të jenë të paqme dhe të paanshme, vende ku njerëzit rrinë së toku, shëtisin së toku, argëtohen së toku; janë njësi urbane, ku organizohet ecejakja e tyre për një mijë e një punë, halle, qejfe, shërbime, ku pihet kafe, bëhen koncerte etj. Nuk mund të uzurpohen dhe të shndërrohen në shenja dhe metafora të një shteti a shoqërie religjioze unitariste, që i “pushton” madje me leje bashkiake, me demek se “po respektojnë ndjenjat e popullit”. Jo! Kjo të çon në qorrsokak. Prandaj them se lejet bashkiake për uzurpimin e shesheve qelben erë nga një pragmatizëm i ngushtë politik, thuajse i verbër, për të siguruar ca vota nesër. Pse nuk i organizojnë, xhanëm, në mjedise të mbyllura, bie fjala në sheshe stadiumesh, palestra sportive, nëse faltoret nuk i nxënë? Pse duhet ta demostrojnë haptazi praninë e tyre kolektive? Përse duhet ta imponojnë diç të tillë përtej një marrëveshjeje urbane të mirëpranuar nga të gjithë?

Mua kjo më ka shqetësuar. Kërkoj ndjesë nëse dikush, besimtar mysliman a ndonjë tjetër, është prekur a fyer. Aspak jo s’është ky qëllimi i këtij shkrimi. Përkundrazi, doja të apeloja për më shumë respekt për TJETRIN. Ai “tjetri”, të cilit nuk i pëlqen kjo gjë, që është kundra, që e do sheshin për vete, që ia ka frikën një ere që duket se po fryn nga Lindja, që e do vendin e tij më shumë te mbushur me aromat e Evropës…

39 Komente

  1. E
    Eni

    Artikull o goditur. Kam te njejtin mendim. Ne sheshe nuk mund te demontrohet force fetare.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

      Papagjoni i ke then te gjitha,por kulmi arrin aty kur thua: Turkoshqipfolesi: "....kjo eshte feja ime,ketu eshte vendi im,ketu behet sic dua une.....nese nuk te pelqen mund te shkosh ne nje vend tjeter..." Kjo i dashur Josif eshe e Verteta e madhe,e pamohueshme.....toka e xanun! Ky eshte zaptimi i tokes se te pareve tane kristiane,ky eshte degjenerimi dhe katandisja e tokes se Kastriotit ne nje bourdhelo islamikesh. Ky eshte rrealitet,bourdhelizimi i shqiperise ne ala tourka eshte de facto,ketu e 500vjt vatani bie ere turku. Nuk jam dakord me "myslimanizim "(sipas teje) te shqiptareve ne 70 %!!!! Ata 70 a 80% jane turq 100karat ardhur e mbetur ne kete vend te mjere ketu e 500vjt. Ypokrisia jone (e mospranimit te rrealitetit) sot eshte fatkeqesia me e madhe per kristianet shqiptare . Zgjidhja (per kristianet): vec nje: Braktisje e atij vendi te mallkuar mes shurrsave arabe.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        E fillon shume keq Papagjoni(myslove trecereksha): ".....ju kerkoj ndjese,nuk dua te fendoj a plagos askend!!!! Cjane keto te falura a lutje a pordhe me rigon ndaj leshqeneve arabe!? Dobesi a mosburreri a kulture e tepert...!? Sunitit duhet vec me i ren me rrocke kokes,duke i perplasur ne fitire te verteten: JOSHQIPTARINE!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Ti je JOSHQIPTAR I DEKLARUAR.

          Përgjigjjuni
      2. a
        alphazeta

        Madhështore. Të lumtë Josif. I ke vënë pikat mbi "i". Po rrezikohet toleranca fetare nga një "yxhym" që vjen nga vendet e Lindjes së Mesme plus Turqi. Njëkohësisht edhe nga pasues të Janullatosit etj. Një ditë të bukur do të ngrejmë shpatat kundër njeri - tjetrit. Dy besime, i krishterë dhe muhamedan, dhe katër bashkësi fetare, sunitë, bektashinj, ortodoksë dhe katolikë, janë shumë për një vend kaq të vogël. "Pushtimi" i shesheve nga radikalët myslimanë ka synime të mprapshta. U duhet bërë e qartë të gjithëve se Shqipëria nuk është vend mysliman, por laik dhe ateist. Le të bëhet një regjistrim i popullsisë me baza fetare. Mbi gjysma e shqiptarëve do të deklarohen laikë. Në rast se harrojmë shprehjen lapidare të Pashko Vasës do marrim fund si komb. Më keq se deri më tani ku gjysma e shqiptarëve, pjesa më zhvilluar, është larguar përgjithmonë nga vendi i të parëve. Nuk duhet lejuar kurrsesi pushtimi i shesheve për arsye fetare. Por pushtetarët nuk guxojnë të përplasen, të thonë "jo", se kanë hallin e votave. Dhe kështu Shqipëria shkon poshtë e më poshtë në të gjitha drejtimet. Siç edhe po ngjan në realitet.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku mallakastriot, bektashi

          Keni shume te drejte. Ne Fier xhamija eshte ndertuar prej 25 vjetesh, mirepo cuditerisht ceremonia nuk u be ne xhami....... Dhe me e keqja, ato fytyra qofte burra apo kete here , ndryshe nga here te tjera edhe gra, nuk ishin pare ndonjehere ne Fier.......... Nga erdhen, kush ishin, Fieraket nuk i njihnin........ Vete myslimanet e fierit u habiten dhe po nenqeshnin me ate shfaqje te shemtuar. Vjet nuk dolen ne shesh....... Sivjet, kush i orjentoi te pushtonin sheshet..... Shteti nuk duhet te toleroje.......... Kur dikush qofte edhe me festimet e tij, behet shqetesim per pjesen tjeter, duhet te mos lejohet.......... Pse per tubimin politik duhet te njoftohet dhe meret miratimi i policise, ndersa per tubimin fetar , jo?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asdfg

            T’u shtofte jeta Josif Papagjoni, patrioti i vertete shqipetar! Sali Berisha e la kishen shqipetare autoqefale ortodokse ne dore te grekut djall janullatos, qe do te thote punon per kishen dhe shtetin grek. Likja e beri shqipetar. Ne fillim djalli Sali, pastaj “gjigandi, globalisti, erdoganisti” dhe thjesht pragmatisti e ciniku Edi Rama e mbushen vendin me xhami ne çdo fshat e qytetet, ku s’ka me dhe njerez, por ka xhami. Edhe pse vendi plot me xhami dy here ne vit keta na dalin neper sheshe per te na treguar supermacine e tyre. Keta qelbesira politikane per interesat e tyre si mendjeshkurter qe jane e hodhen gjithe ate mundim te rilindaseve, Zogut e Enver Hoxhes per t’a shkeputur vendin nje here e mire nga lindja e prapambetur islame e drejtuar atje nga kemi origjinen, drejt botes se civilizuar. Mbajeni e respektoni fete per veten tuaj, por ne vendet te posaçme fetare: kisha, xhami, teqe (mos na lini zorret e deleve neper Tomorr). Uroj te jem gabim, por per mua gjithe ky lek i hedhur nuk hidhet pa nje qellim. Qellimi eshte afatgjate dhe duke njohur çfare interesaxhinjsh egoiste jane shqiptaret, mund edhe te funksionoje. Shteti duhet te nderhyje sa nuk eshte vone dhe t’u ule oreksin te paudheve dhe antishqipetareve!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Memorandum

              Ky i shkreti qeka matuf e injorant krejtesisht. E s ia ka haberin as gjuhes shqipe, as tradites fetare, as legjislacionit shqiptar ne fuqi e shkruan qesim si è ema eZeqos. Dhe keta matufet e Temes ne vend qe ta hedhin ne kosh kete paçavure shkruar perçart, vendosin t I botojne E para, nuk ia ka haberin as fjaleve qe perdor. Kujton mediokri si Arkapijat ishin perçe e ferexhe. Nuk ka lexuar as migjenin qe ka shpjeguar bukur, (apo nuk e ka marre vesh) se Arkapijat ishin ca deriçka, zakonisht në murin e kopshtit prapa shtëpisë, që shërben për t'u lidhur me fqinjët;. Ky ngaterron qeleshen me veranden. E dyta, nuk ka asgje te keqe qe nje apo dy here ne vit nje shesh publik bllokohet per motive fetare, per dy, 3 apo 6 ore. Pse nuk proteston ky per koncertet apo mitingjet partiake apo ngjarjet sportive: gara atletike, maratona, çiklizem etj qe janee me te shumta. Pse nuk proteston ky per bllokimin e Ures se Osumit kur hidget kryqi ne lune? Per bllokimin e rrugeve kur del pitafi te premten e Madhe dhe procesionet e besimtareve ne thuajse te gjitha qytetei i vijne verdalle rrugeve te lagjeve te ndryshme? Pse nuk proteston per processione fetare ne Korçe apo shkoder? Ortodosse apo Katolike? Ne Rome Papa bllokon çdo vit sheshin para Koloseut dhe gjithe rruget perreth te premten e zeze per te recituar Via Crucis. Nuk e ben ne Shen Pjeter ku ka vend boll dhe eshte zot shtepie ne Vatikan. Por zgjedh per propagande nje nder sheshet me te lashta te Romes. Pse nuk proteston ky per bllokimin e rrugeve ne diten e veres apo 8 mars? Spese nuk ka asnje arsye. Legjislacioni shqiptar parashikon perdorimin e nje sheshi publik kur e kerkon nje komunitet apo oraganizem publik osé privat per ngjarje me interes publik. Komuniteti muslinan ka te gjitha te drejtat e tij te kerkoje shfrytezimin e kesaj hapesire nje apo dy dite ne vit sikurse komuniteti ,artistik, sportiv, shoqeror, etj. Pengimi i ushtrimit te kesaj te drejte quhet diskriminim. Per vete nuk vij nga familje musulmane dhe nuk kam asnje problem nga grumbullimi i besimtareve ne shesh, ne Tirane, Rome, Arabi apo Rusi. Nese ketij nuk I pelqen, te dale nga liqeni apo te shkoje ne Durres ato pak ore. Rekomandoj te mos u lihet vend ne media provokimeve te tilla pa asnje baze logjike apo juridike. Po i fryjne vetem indinjates se fanatizmit. P.s.plot nuse e gra muslimane visheshin allafrenga para Sares. Ne jug te Shqiperise kjo ishte normale e tradite. Por Papagjoni eshte kokrra e injorantit edhe ne histori apo traditen e vendit te vet

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                O Memoramut, ne Orthodhoksi dhe Katolicizem, mesha fillon dhe mbaron brenda ne Kishe, kur mbushet Kisha, ne obor, kur mbushet obori ne torture, kur mbushen trotuaret ne rruge $$$$$$$$$$ Kurse hipokritat Islamik vendosin podjumin dhe qilimet direct ne mes te rruges duke bllokuar qellimisht qarkullimin ne shenj karshilleku dhe fodulleku. $$$$$$$$$ Dhe nuk eshte 1 her ne vite. Por te pakten 2 here, duke provokuar perpara bustit te heroit Kombetar Skenderbeut duke pellitur ne Arabisht, pa asnje fjal Shqip, ne kundershtim me te Krishteret e Shqiperis.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  X

                  Sa me shume bytheperpjete,mjekercjapa me pantallona trecerekeshe ne sheshe me bekimin e Baba Erdoganit,Vucic,Greqise aq me shume I largohemi Evropes dhe aq me shume pasurohen pushtetaret tane qe e mbeshtesin vete kete.

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

                    Plehre arabe,te qifte Arabia cte permban pragu......

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Illyricum Sacrum

                      bravo te qofte

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nik

                        Me dhembje lexova komentin tend Referendum! Jo vetem mysliman por qenke i paparashikuar. Po si mund ta krahasosh sportin me rituale primitive qe s‘kane te bejne me njeriun lere me me shqiptaret! Ju e dini se ritet e krishtera perkojne me stilin e jeteses ketu dhe jane pjese e kultures kudo ne evrope. Ne krishterizem nuk lartsohet feja para zhvillimit, artit apo jetes se njeriut ne pergjithsi.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Shaqo

                        Nje bravo e madhe profesor. E kemi diskutuar shpesh mes shokesh kete dukuri, por jemi te "pafuqishem". Duhet te ndergjegjesohet edhe politika. Besoj se si popull jemi me shume ateist se besimtar, per te gjitha besimet, sepse ka ndikuar shume edhe periudha komuniste. Fanatiket islamiste, jane ata qe linden e u shkolluan ne shkollat islame pas viteve 1990. U shkolluan pa leke, pa ditur cfare kulture po merrnin, kjo nga deshira per arsim dhe nga varferia pranuan kete oferte

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sami Frasheri

                          Jam dakord me Josifin. Une jam pinjoll i nje familje me origjine myslymane. Por kur shoh sheshin qe pushtohet nga dallkauket fetar qofte edhe nga vete Papa, trishtohem!

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetar

                            Shkrim i gjate qe hidhet dege më dege. Besoj se shumica e qytetareve do ishin dakort qe ceremonite fetare duhet te zhvillohen brenda objekteve te kultit, jo jashte tyre. Le te sanksionohet me ligj kjo gje. Ketu duhet te jete fokusi i bisedes. Ato filozofite me fe superiore e inferiore, te pabesa e besnike, te shemtuara e estetike, ben mire t’i mbash per vete se tregojne cektesi intelektuale dhe mosnjohje te historise. Po te permend vetem nje fakt: Te jesh i sigurte qe ka pasur plot vezire greke e serbe (te konvertuar) qe keto vende sot zgjedhin t’i harrojne sepse kane ndertuar nje identitet kombetar te bazuar mbi fene.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Quo Vadis o vendi im europian?

                              Nje shqetesim madhor,per egzistencen e ketij kombi europian.E gjithe kjo menxyre shokuese,nisi kur monstra bastarde islamike e shpelles,ne vend te merrte vrapin drejt e Europes,u sul nga Anadolli dhe Arabia,ku pa pyetur parlamentin,na antaresoi ne konferencen islamike dhe me tej e beri kete vend strehe te udheheqsve te terrorizmit islamik,i cili predikohej neper xhamite e reja te panumerta ketu.Sundimi islamik shpellar u zevendesua dhe vazhdon dhe me shemtuar, me ´´demokratin``pjelle e bllokut,qe mbas nje makiazhi te shemtuar si europian,na eshte prezantuar ne gjate gjithe kohes,si nje dylber haremi i diktatorit islamist turk.Dhe ne vazhdojme te jemi antare te konferences islamike.Me Erdoganin,bashke me te cilin,uzurpuan parkun me te bukur,ne mes te kryeqytetit dhe ndertuan xhamine E RAM-REXHEPIT,mbasi ankoheshin besimtaret muslluman,se nuk kishin vend te bollshem ,per te falur.Por megjithse kane kaluar vite qe eshte ndertuar,ajo vazhdon te qendroje e mbyllur; dhe Rama hesht,gje qe ben te kenaqe dhe te provokoje demonstrimet masive te mysllumaneve,qe i ngrejne bythet,lart ne sheshin e heroit tone kombetar,qe dikur i dha dermen,kesaj menxyre te pushtetit sulltanor,dhe qe kryeveziri i vilajetit ton asnjehere ne gjithe keto vite nuk e ka zene me goje emrin pa le bemat e heroi tone .Kryeveziri shtron iftare,bashke me ´´presidentin´´,ne ambientet e tyre `´shteterore´´ Dhe Rama per me tej,i ka lene objektet e kultit kristian,me vlera shume dimensionale historike,te rrenohen dhe te mos restaurohen,apo dhe tu ktheje pronat qe u takojne.Ka dhe vepra arti te para pushtimit osman qe pasqyrojne etnine tone qe mbasi jane zbuluar vazhdojne te dergjen te rimbuluara ne shesh xhamije.Pra de facto,kemi te te bejme me nje shtet teofist mysllyman,jo kripto por fare te hapur.Pra nuk kemi te bejme me nje bashkeegzistence fetare,qe te gjithe ne do te deshironim te ishte,por me nje tolerance dhe nje heshteje kristiane, qe ka bere qe te gjitha keto padrejtesi te shkaktuara nga hordhia e ´´politikaneve´´ te bastarduar mesjetare dhe pervers te intereisít te piste vetjak Nje ironi e mjere dhe tragjike,vazhdon me ate,qe gjthe shqiptaret,jane te detyruar te zgjohen qe ne 5 te mengjezit,nga zeri arab i hoxhes,qe avazin evazhdon dhe kater here te tjera.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demotakercita

                                Shkrimi me shume i fryn ndasis se sa unitetit.Ne shekuj shqiptaret kane respektuar besimin e komshiut.Ne te gjthe historine festat fetare te kristianeve apo muhamedaneve kane qene festa te perbashketa duke mos shprehur armiqesi tjetrin.Sipas ketj shkrimi,Kryeministri kristjan i martuar me nje muhamedane nuk duhet te uroj festen e muhamedaneve.Apo Presidenti muhamedan te mos uroj kristjanet per festen kristjane.Do te bente mire ky Papajgjoni te mos provokoj dhe te lexoj Pashko Vasen,se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Gazeta Tema nuk duhet tu jape vend ketyre provokimeve. Ketij Papagjonit, qe i erren syte nga festa e muhamedaneve,do ti thosha qe ne dite te tilla te largohet nga vendi ku festohet

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Ujku Plak

                                  Shkrim Brilant, qe duhet te shperndahet me Tabela te Medha ne te gjithe Shqiperin. Kur u be Lufta ne Kosove, Serbia luboi forte qe po Luftonte Terroristet Mysliman, dhe prandaj NATO hezitoi te futej, shihni sot qe lulezuan Xhamijat, dhe Qeverin e mori Albin Pidhi, si ja ktheu shpinen Perendimi, dhe mos harroni se pa mbeshtetjen e Perendimit nuk do kishte Shqiperi, dhe jo me Kosove.Berish Krimineli, mes shume te keqijave qe i beri Shqiperis, ishte dhe futja ne lidhjen Arabe, Rama iken nga iken neper Bote, shkon i fute nje te Shkerdhyer ne Turqi. Shqiperin dhe Shqipetaret, po nuk moren masa te forta dhe te menjehereshme per situaten ku ndodhen, i presin Kohe te veshtira.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nuk duam ekstremizma fetare

                                    Te pergezoje per ngritjen e shqetsimit kunder nje fenomeni te neveritshem qe po behet nje dikuri e shemtuar e nje grupi besimtaresh kundrejt pjese tjeter te shoqerise. Te shikosh burrat te ndare nga gjinia tjeter se si ngrejne bythen perpjete eshte sa e turpshme e aq e neveritshme ta bejne ne vende publike. Kush ka deshire ti beje ato gjera, ti beje brenda nderteses se kultit te tyre. Edhe lutjet e cjerra viluminoze te hoxhallareve nepermjet artopolanteve shurdhues ne gjuhe qe nuk kuptojme asnje llaf eshte nje ignorance dhe dhunues per pjesen ne te madhe te shoqerise. Keta hoxhallare te pacivilizuar nuk mendojne asnje sekonde per femijet, te rinjte, te moshuarit qe mund jene duke pushuar apo duke fjetur. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shkrimi i shekullit. E verteta thyen gurin.

                                      Shqiptare bio. Respekt Josif arberori

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Myslymanizmi eshte kanceri i kombit shqiptar

                                        Dhe ky kanceri zhvillohet ne nje shtet shkerdhat dhe pa' shtylle kurizore.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iliria

                                          Une thashe se ishte ne arabi kjo foto ....shteti duhet ta ndaloje kete rrumpallhane.....ka xhami per tu falur ashtu si bejne te krishteret ne kishe.....tregon kulture. Kjo falja ne shesh me duket si pazari i gjese se gjalle pa piken e lezetit.Me vjen turp ti shikoj keto foto ne mes te europes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Reshit Lala

                                            Lexova shkrimin dhe e përgëzoj autorin, por më duket se as autori dhe as komentet nuk e kanë kapur thelbin e problemit. Autori i vjen rreth e rrotull dhe nuk i bie drejtë, sepse nuk do të kriojojë shqetësime tek myslimanët shqiptarë, por unë mendoj, se problemin duhet ta trajtojmë drejtë, sado i vështirë që të jetë! Mendoj se myslimanët patriotë do ta kuptojnë shqetësimin tim dhe do të më japin të drejtë. Memorandum thotë: "NUK KA ASGJË, QË NJË SHESH PUBLIK TË BLLOKOHET DY HERË NË VIT NGA MYSLIMANËT"! Hyrja në Bulevardin e dëshmorëve dhe në sheshin Skëndërbej, që është vazhdimi i këtij bulevardi ËSHTË E GABUAR DHE TURQIA E BËN ME QËLLIM, QË T'JU BËJË TERROR SHQIPTARËVE: Nuk do të merrem me terrorin turk, se këtë e dinë të gjithë. Ai ka filluar mbas 1990 me sulmin kundër Skëndërbeut e flamurit Kombëtar e me ndërtimin e mijëra xhamive pa referendum mbarë kombëtar. Teoritë e filozofit turk Mehmet Erosy, që zbaton turqia me shqiptarët thotë: "SHQIPTARËT JANË TURQ, SE KUSH ËSHTË MYSLIMAN ËSHT TURK"! Nga ana tjetër presidenti Turk Erdogan deklaron se "Kosova është turke" dhe, myslimanët nuk reagojnë. Ministri i jashtëm turk Davutoglu ka thënë: "Shqiptarët janë mbetje Osmane"! Të gjitha këto fyerje dhe presione dhe, bashkë me terrorin që bëhet nga minaretë që në 4 të mëngjesit, pa pyetur shqiptarët flasin, se turqia ç'do gjë e bën me qëllim-NËNSHTRIMIN E SHQIPTARËVE: Edhe hyrjen në Bulevardin e Dëshmorëve e në sheshin Skëndërbej e bën për t'ju thënë Shiptarëve: "OSE DO TË PRANONI TË TURQIZOHENI- OSE TERRORI DO TË VAZHDOJË. JU NUK KENI KU SHKONI, SE NE KEMI BLERË EDHE POLITIKËN EDHE TË GJITHA MJETET E PROPOGANDËS"! Le të mbetemi tek hyrja në shesh: Është e dejtë apo nuk është e drejtë?! Ku janë futur myslimanët? Ata janë futur në bulevardin e dëshmorëve të Kombit, që përfundon me Sheshin "Skëndërbej? Shteti shqiptar, për të nderuar luftën heroike shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi, si dhe heronjtë e dësmorët e kësaj lufte ndërtoi "BULEVARDIN E DËSHMORËVE"! Ky bulevard mbaron me "Sheshin Skëndërbej", të cilin shteti shqiptar e ndërtoi për të nderuar luftën legjendare të Shqiptarëve nën udhëheqen e Skëndërbeut kundër Perandorisë Osmane (turqëve). Në këtë shesh nderohen gjithashtu të gjithë dëshmorët e luftës e të qëndresë kundër imponimit të fesë Islame me dhunë. Pra sheshi "Skëndërbej" është një monument historik , që përfaqëson luftën dhe reziztencën e shqiptarëve kundër TURQISË DHE FESË ISLAME! Feja e sotme Islame është ajo që ishte edhe në kohën e Skëndërbeut e mbas tij. Në sheshi Skëndërbej nderohen të gjitha viktimat e fesë islame: Në këtë këndvështrim historik FEJA ISLAME NUK DUHEJ DHE NUK DUHET TË HYJË NË SHESHIN SKËNDËRBEJ. Hyrja e fesë Islame është përdhunim i këtij sheshi historik. VRASËSIT NUK DUHET TË SHKOJNË NË SHESHIN KU NDEROHEN VIKTIMAT E TYRE! Sheshi Skëndërbej është i shenjtë për shqiptarët. Jam i bindur se nesër Turqit do të kërkojnë që "për hirë të miqësisë" ta heqi Skëndërbeun nga sheshi e ti vemë këtij sheshi emrin e ndonjë sulltani apo emrin e Erdoganit. Turqia do të kërkojë gjithshtu, që ne ta fshijmë historinë e Skëndërbeut. Po kush është historia e Skëndërbeut? Madhështia e Skëlnmdërbeut qëndron në faktin, se ai me një grusht shqiptarësh GUXOI DHE U NGRIT KUNDËR BISHËS OSMANE DHE E FITOI NË FUSHËN E BETEJËS PËR 25 VJET ME RRADHË. Betejat dhe fitoret e shkëlqyera të Skëndërbeut u bënë legjenda dhe pushtuan europën dhe botën! Këto legjenda do të fshijë Turqia, sepse ajo do ti mashtrojë shqipotarët duke ju thpnë: " Ne jemi miq dhe turqit nuk kanë luftuar kurrë me shqiptarët.Skëndërbeu ishte terrorist, se vrau myslimanët e vet. Por myslimanët turqë Skëndërbeu i vrau në trojet shqiptare, kur ata vrisnin e masakronin shqiptarët,që nuk pranonin as Turqinë e as fenë islame. Nga ky interpretim shkecor e filozofik del qartë, se edhe hyrja në sheshin "Skëndëërbej" bëhet me qëllim nënshtrimin e shqiptarëve. Turqia nuk ka hallin e fesë, por të ripushtimit të trojeve shqiptare me anën e fesë Islame- të turqizimit të tyre!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Iliria

                                              Edhe arabi ne fillim te kopese si pinguin. KETA MORRAT E ARABISE INVESTIMET I BEJNE SA NE SERBI SA NE GREQI ...KURSE SHQIPTAREVE JU BEJNE NDONJE XHAMI PER Ti MBAJTUR ME BYTHEN PERPJETE NE MES TE PAZARIT.... DHE KAQ .....SE GJE TJETER NUK DUAN SHQIPTARET

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lani

                                                Ketu eshte dhe pritja per Clinton sot. Sikur te mblidhen po aq njerez e te shprehin falenderim e te falen per ate qe u fali lirinë kosovarëve!!!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  T.

                                                  "Tema" dihet që i ka shumë qejf këto shkrime. Sa më provokuese të jenë aq më shumë i preferon ato, sidomos kur cimbisin shumicën fetare në vend, jo për gjë, por merr edhe klikime shumë nga kjo shumicë që reagon dhe nga ajo pakicë që sa herë gjen rastin shfrynë me dëshirë kundra kësaj shumice. Josifi thotë të njëjtat të pavërteta e klishe që ka thënë Partia e Punës dhe ca idiotë të tjerë, emri i tij e kompromenton që në fillim se nga vjen kjo urrejtje dhe për më tepër i ka errësuar aq shumë logjikën, ose më saktë padijen, saqë nuk di dhe as nuk njeh sesi funksionojnë ligjet në këtë vend dhe në BE majde. Me mendësinë e komunizmit, ai nuk pyet as për ligje dhe as për logjikën e ftohtë të normave juridike dhe kërkon që opinion e tij mbi fenë t'ia imponojë të tjerëve, madje edhe ligjit! Por Josifi mund të justifikohet fundja, se një aktor dhe regjizor i dështuar ka qenë dhe vetëm zyrave ka punuar dhe nuk merr vesh nga ligjet dhe filozofia aq më tepër nga religjoni e historia. Josif gabove që në fillim kur the se se doje të shmagje qefmbetjet, në fakt rri i sinqertë deri në fund se këtë ke dashur dhe këtë ke bërë. E di që asgjë në qenien tënde, as origjina jote, as emri yt dhe as formimi yt nuk e honeps dot islamin dhe muslimanët, por dije se fal kësaj shumice ti ke mbetur i tillë, përndryshe do ishte sot grek apo sllav, ose nëse kjo shumicë do të kishte qenë ndryshe do t'i kishte humbur gjurmët me kohë ty dhe sojit tënd, ose duke qenë edhe ti me ta në sheh për bajram si Jonuz apo Isuf, ose do të ishte duke llomotitur helenisht nëpër kafenetë e Selanikut, ose ... Kështu që atë frikën që ke mbaje për vete, je i lirë të vdesësh me të po të duash.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. O
                                                    Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

                                                    Qelbesh ere turku......

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      T.

                                                      shyqyr Zotit jam më i pastër se ty ndërsa ti qelbesh erë greku dhe serbi

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Arta

                                                        S't'i lan a i lave as të nderësh s'të zënë të tharat jo më të zësh kapset me dorë .

                                                        Përgjigjjuni
                                                    2. E
                                                      Era

                                                      Me mire grek e sllav se sa afgan mysliman, ket e dini edhe ju siq e di bota. Kesaj i thone nga inati nuses me vdekt djali! Jeni ne gjendje te jetoni dhe vdisni me shallvare neper kembe nga inati kaurrit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    3. D
                                                      D O K L E A T I

                                                      Mundesh te i thuash turkut vlla por jo rusit apo srbit. Mund te emrosh nje xhami me emer te sulltanit por jo ne emer te carit, mund te i thuash Zotit "Allah" por jo "Bog", pashet dhe veziret ne kan bere te famshem, por jo vojvodet dhe kapedanat. Bustit te Skenderbeut duhet vu rrotet, qe mvaresisht se kush viziton Shqiperine, te terhiqet ne msheftesire. Ne diten e Bajramit te mbulohet me perde. Duhet dallua aktevitetet sekulare me ato religjioze' Aktivitetet fetare duhet ndalua ne sheshet publike. Sheshet publike i takojne shtetitn dhe nuk duhet ten lejohet te promovojne nje religjionin apo nje tjeter. Sheshi publik nuk duhet te sherbeje as si kishe, xhami, teqe apo sinagoge. Duhet te kete lejohen vetem aktivitetet sekulare. Falu ne xhami apo ne shtepi private. Nuk duhet krahasime. Neve jemi nje shtet me tri religjione. Religjioni tek shqiptaret nuk eshte erlemen i identitetit kombetare. Nuk mundemi me bythe ne Euroatlantik dhe me koke ne Turqi dhe shtetet arabe. Perndryshe gjithmone do jemi me te prapambeturit ne Europe, Slovenia ne histori, deri ne vitet '90ta, kurr nuk ishte shtet. Tani eshte antare e BE. Po ashtu Kroacia. Po Shqiperia shteti 100 vjecare!? Perpare, le te i shendrrojme sheshet e Shqiperise ne tempuj lutje. Ndoshta nje dite do te kemi nje konfliket se cilis bashkesi religjioze i takon sheshi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. k
                                                        kirurg

                                                        Plotësisht dakord me shkrimin, është një shqetësim i hershëm yni familjarisht dhe si shoqëri, por jemi të pafuqishëm. Politika dhe shteti shqiptar duhet të ndërhyjnë dhe ta ndreqin këtë devijim antishqiptar. Asnjë komunitet tjetër fetar nuk ia krijuar këtë thyerje shpirtërore shqiptarëve të shekullit tonë. Është një ndër zhgënjimet më të thella për mënyrën si është ndërtuar demokracia në Shqipëri, një ndër shumë të tjerat. Është një faj i politikës, jo vetëm i një politikani. Jo një gabim, por një faj! Duhet ndrequr sa nuk është vonë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Q
                                                          Quo Vadis o vendi im europian?

                                                          Keqardhje te thelle, gazetesTema,qe kete shkrim te rralle dhe historik e keni cvendosur shpejt,nga balli i gazetes dhe e keni magazinuar. Kur vendoset ta botoni shkrimin,duhet te kishit dhe kurajen gazetareske demokratike,qe ti beni sa me gjate jehone.Ja u repektoj deri ne nje fare mase dhe friken, qe mund ta ndjeni,nga ndonje hakmarrje prej karrige vezirash,por prestigji i gazetes mbetet historik dhe mbi frikrat dhe interesat e vogla te kohes

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Dhembeli

                                                            …” Krishtit kryqin ja kam hequr Pa trokitur në këmbanë, Muhametit ja kam djegur, Çallmën, xhyben dhe kuranë. Dhe nga kjo i dëshpëruar, Papa, balli i Vatikanit, Më ka nëmur e mallkuar, Mua, tersin e Ballkanit. Shënjtëri, o rronjë e vjetër, Mbaj pak vesh e pak vështro, Ç’po të flet nga bregu tjetër Një apostull Dritero:…” ,

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. F
                                                              Fisnik

                                                              Kujt i shkrepi mendja që besimtarët të falen në Sheshin Skënderbeu? Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ka shkruar kujtimet, Memoaret, ku tregon se ishte spiun i shërbimit sekret jugosllav, UDB, dhe pastaj edhe i shërbimit sekret të Maqedonisë. Në Memoaret, tregon Mulla Sula, se kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Hafiz Sabri Koçi, nuk bënte asgjë pa e pyetur atë, Mulla Sulën. Sabri Koçin e quante injorant. Sigurisht, Mulla Sula ia ka përcjellë Sabri Koçit instrukcionet e UDB-së që besimtarët muslimanë të Shqipërisë të dalin në Sheshin kryesor të Tiranës për festën e bajramit. Kjo me qëllim që Shqipëria të paraqitet si vend musliman.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Une si Shiptare, qe jetoj ne USA, diten e Bajramit jam turpruar nga kojshit e mi Amerikan. Me kan pyetur, a je ti nga Arabija, se keshtu as ne Arabi nuk behet. Cfar kuptimit eshte kur sheshet e qyteteve ne diten e Bajrmit mbushen me fetar, sikur ne Shqiperi nuk egsiston toni fe tjeter. Festa e Bajramit eshte feste familjare dhe festohet me familje dhe miq e dashamire. Lutjet kryhen neper xhamija dhe je ne rruge dhe sheshe. Kuj po i tregojme force dhe frige? Askuj tjeter vec vllezerve te vet te besim krishter qe jane ne pakice. 500 vite i kemi shfrydzuar si osman, beneficet e regjimit turk, dhe tani perseri mundohena te jemi superior ndaj atyre qe nuk i takojne religjionit tone. Stop lutjeve neper ruuge dhe sheshe. Stop ndasive fetare

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Kush jemi?

                                                                  Ne fakt duhet bere ADN ja.Kjo prirje drejt arise se vogel e me tej azise veriperendimore ,muslimane e orthodokse te krijon pershtypjen qe s jemi evropiane. Jo rastesisht orthodoksit shqipetare jane bere me greke se grekerit me sllave se sllavet dhe muslimanet me turq se turqit e me arabe se arabet.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    ELEKTORATI GRI

                                                                    Artikulli i shkruar nga nje i krishtere sado te kete permbajtje te pranueshme paraqet paragjykime nga te gjithe sidomos i shkruar pas kurban bajramit .Artikuj te tille cojne patjeter ne lufte kulturat fetare qe ka gjasa qe ne Shqiperi te fillojne te ashpersohet kjo duket edhe nga komentet qe I jane bere ketij shkrimi .Persa I perket Enver Hoxhes ai nuk duhet perzjiere me keto shkrime .

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje