Lul Basha i pashmangshëm

30 Qershor 2023, 18:09Blog TEMA

Lul Basha i pashmangshëm

Nga Klementin Mile

Situata e Lulzim Bashës sot është e ngjashme me atë të Xhorxh Bushit në vitin 1989. Bushi kishte qenë për 8 vjet Zëvendës President në administratën e Reganit. Kjo e kishte bërë një njeri të famshëm në të gjithë Amerikën. Por, duke qenë Zëvendës President dhe duke ndjekur idetë e Reganit për qeverisjen, në vitin 1989 Bushi ishte i famshëm, por i panjohur. Askush nuk e dinte vizionin e tij, vlerat e tij, politikat e tij. Bushi e shfrytëzoi këtë fakt për t’u bërë i njohur për amerikanët dhe për t’u zgjedhur President.

Lulzim Basha sot është padyshim i famshëm. Aq i famshëm sa disa e thërrasin “Lul”, të tjerë e kanë quajtur “Luli Basha”, e të tjerë akoma “Lul-Brava”, “Lul-Pengu” e me radhë. Të gjithë e dinë kush është Lulzim Basha. E dinë që ka qenë kryetar partie, ministër, që ka shkruar një libër, që gatuan për familjen e vet, që ka studiuar në Holandë, që kandidon për të rimarrë postin e kryetarit të PD-së. Por ai mbetet po aq i panjohur sa edhe në 2005 kur u shfaq për herë të parë në politikën shqiptare.

Sfida e Lulzim Bashës sot është më e madhe se ajo e Bushit. Xhorxh Bushi qe Zëvendës President i Reganit, një President që e mbështeti dhe pati ndikim pozitiv në Partinë Republikane. Lulzim Basha ka qenë që prej 2013 kryetar në detyrë i Sali Berishës, liderit historik që sot e lufton me terma që dëshmojnë imagjinatën e jashtëzakonshme të Berishës, me terma që e bëjnë edhe më të famshëm Lulzim Bashën (“Lul-Besprerin”), por e lënë po aq të panjohur sa më parë.

Lulzim Basha, ky njeri i famshëm por i panjohur i së djathtës shqiptare, është i pashmangshëm në politikën tonë. Në kohën më të vështirë të Partisë Demokratike, në kohën kur shigjetat e Perëndimit ranë mbi liderin historik Berisha, vetëm Basha dhe Alibeaj (“Alibasha”) patën guximin dhe gjykimin politik për të marrë vendime të vështira në interes të PD-së. Të tjerët heshtën. Të tjerët pritën nga do frynte era. Të tjerët nuk shfaqën asnjë shenjë lidershipi, por shumë shenja llogarish meskine dhe bizantine.

Prandaj Lulzim Basha është i pashmangshëm në Partinë Demokratike. Ka ardhur koha që Basha t’u flasë demokratëve dhe shqiptarëve për idetë e tij, për vizionin e tij për këtë vend. Deri tani ka shpallur disa pika programore në kuadrin e një reforme kushtetuese, të tipit “Republika e Re”. Kjo mjafton për ta nisur udhëtimin, por për ta vazhduar nevojiten teza shumë më tepër politike, e të thëna me një gjuhë që ta kuptojnë shumë njerëz. Sepse, që ky udhëtim të jetë i suksesshëm, duhet që në fund të tij, të gjithë ne ta njohim Lulzim Bashën.

11 Komente

  1. J
    Jugu

    Ha, ha, ha, krahasoni Lulon me Bushin???? Ha ha ha. Sa jeni paguar te beni kete shkrim mediokerr te pakten por dashakeq me shume. Luli meriton vec percmim nga te gjithe krahet. E djathta ta peshtyj se e katandisi si mos me keq, e majta ta peshtyj se tenderat e Rames po i merr kunati, dhe me pake mbeten per te majtet qe votojne Ramen. Populli te mos i shohe bojen se eshte njeri pa bythe dhe te hedh po nuk ka me interes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nemesis

      Tamam krahasim me te pavertete ne te gjitha kendveshtrimet nuk mund te gjenin. Jane qesharake deri ne pafytyresi. Njelloj si luli.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Ton

      Bobooooo cfare artikulli....harxhova 20 sek ta lexoja...Basha eshte nje deshtak e nese o Milo ky merr me shume se dy debutete te kerkoj falje ...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Analfabetet ne Shqiperi behen opinioniste dhe kane te drejte te zgjedhin kryetarin e shtetit me barazvlere te nje personi te edukuar.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shtetformimi

        Cfare niveli medioker?! Duket qe ka qene i detyruar per ta shkruar, nuk jane fjalet apo idete e tij natyrale! Shkrimi me i pasinqerte dhe jo intergral.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labeati

          Po u zgjodh Luli eshte nje lloj si te marre m.ti shalet

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nemesis

            Hahahahaha tamam

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fantomasi

            Na rrofsh mutin me gjith Lulin.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dituria

              Oh zot i madh, Luli me Xhorxh Bushin as nuk kanw tw krahasuar. Luli eshte me deshtaku ne PD. E ka te humbur davane, kot perpiqeni ta ngrini me zor.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                Dmth te mbarosh shkollen ke Cili zere se ske shkolle...dhe ky Mileja aty ka mbaruar e gjoja ben lektorin...emer kristian por lutet ke Allah...o perendi cfare amalgam...neqe ra Llafi Çili ku humbi apo me 3 dite burg I iku burreria..

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nemesis

                  Luli eshte aq i pashmangshem o zoteri deri ne momentin qe demokratet e vertete te vendosin te shkarkojne ujin ne wc e luli do ike bashke me ujin. Metafore te persosur gjeta.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje