Yuri si Luigj Gurakuqi dhe një avion që zbret në Rinas

29 Qershor 2023, 16:28Blog Nga Frrok Çupi

Yuri si Luigj Gurakuqi dhe një avion që zbret në Rinas

Ajo shkoi sot paradite, fatmirësisht shëndosh e mirë, jo si Luigj Gurakuqi që ‘na e vranë e na e shanë” në sy të Fan Nolit. S’kemi pse e fshehim se Yuri Kim mund të kishte shkuar më parë, madje edhe e mbështjellë me flamurin amerikan. Mirëpo duhej të ishte një kohë tjetër, për shembull duhej koha kur ishte Sali Berisha i fortë. Në atë kohë, kur u vranë 3000, të pa emër veçse ishin nga Jugu, si të mos qëllohej Yuri Kim- kundërshtarja më e egër e pushtetit të pistë të Sali Berishës?!


I vetmi shqiptar, le të mos e themi ‘president shqiptar’ Berisha, ka tentuar të vrasë diplomatë amerikanë në Tiranë. Dëshmia e rojës së tij personale se si e urdhëroi që të qëllohej me tanke ambasada amerikane në Tiranë, në mes të rebelimit të grushtit të shtetit në 14 shtator 1998, thjesht ka ngjallur kujtesën e një ngjarjeje. Ngjarje të tjera, që nuk janë treguar, me diplomatë amerikanë, dëshmojnë se si gjurmoheshin nga ‘lacat’ e Berishës për t’u ekzekutuar…

Yuri shkoi, hipi në avion, la këtu kontributet e mëdha dhe zemrën…, por nuk la çfarë la Luigj Gurakuqi. Atë e ekzekutuan, ‘me tre plumba na e vranë”, dhe ‘na e shanë…, na i thanë tradhëtor’.

Nuk ka grua në botë që të jetë sharë aq keq e aq shumë sa Yuri kim nga Sali Berisha dhe nga lacat. Sa e kanë sharë e sa e kanë ëndërruar, herë guvernatore, herë hajdute e herë prostitutë. Ëndrra e fundit e Saliut ishte më perversja e botës; ta shikonte vetëm një sekondë Yurin të zhveshur e ta përdhunonte me sy dhe me një aparat fotografik.

Vetëm kështu Saliu do të qetësohej e do ta linte të shkonte qetësisht. Në vend të Yurit, Saliu mori një tjetër grua si kadavër, e futi në zyrë dhe e çnderoi me të gjithë kuptimin e fjalës. “Ik tani!’, i tha sapo kreu punë. Gruaja u nis drejt Kukësit, sipas urdhrit të perversit Sali, dhe solli një video seksi nga një burrë që ende nuk ka arritur në gjendjen e rëndë të Berishës.

Skandali i Kukësit me një grua kadavër të Berishës, është veçse një kopje e keqe e ëndrrës së Berishës ndaj Yuri Kim. Asgjë më ndryshe.

Yuri Kim mbeti një dashuri dhe shpëtim për këtë vend ku jeton edhe Saliu me lacat. Ajo, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, i dha më shumë kuptim lirisë dhe të drejtës në këtë popull të vuajtur në dy regjime radhas: regjimin e Hoxhës dhe të Berishës.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në momentin që përcillte Yurin, mundësisht jo andej nga Brraka, dha një njoftim që nuk e di sa shumë njerëz e kapën. Kryeministri tha se në atë moment ‘një avion po zbret nga Brukseli në Rinas dhe po sjell ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara”.

Jetojmë në një kohë të egër pasigurie, kur kryetari i qeverisë detyrohet të ndjekë në ardhje avionin në qiell dhe të njoftojë popullin e vet se ‘nuk je vetëm, ambasadori i ri zbriti”. Kjo është pesha e vërtetë e ambasadores Yuri Kim, por është edhe lajmi pos saj.

Zbritja e ambasadorit të ri bash në minutën kur largohet i pari (Kim- në këtë rast), është hera e parë që ndodh të njoftohet në histori. Në këtë vend ku dy ish presidentë kanë thurur një komplot kundër Amerikës, (edhe kjo është hera e parë në historinë tonë) nuk mund të krijohet as pikë boshllëku. Një pikë boshllëku po të krijohet, këta përdhunojnë me sy Amerikën dhe e nxjerrin në pazarin mes SHQUP-it dhe Kukësit.

Këta nuk e kanë ‘mallin’ për vete; dikush tjetër i ka përdhunuar dhe pret t’ u shpërndajë videon… Nëse nuk veprojnë, atëherë punë e tyre bëhet më keq se muxhahedin. Rusia nuk mund t’ i falë nëse nuk e shfrytëzojnë boshllëkun e ambasadorit amerikan.Ndryshe po ndodh këtu afër nesh, në Kosovë. Aty kryeministri ndjek vetëm avionët që largohen me të ardhurit nga Amerika; pa është ashtu aty.

13 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Fuqishem dhe bukur shkruan o Frrok, por Perbindeshi i Vicidolit duket se i ka rrenjet e thella ne SPAK!?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Të lumtë pena për shkrimin. Sali haleja ndofta meriton më shumë nga damkat që i ke vënë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirditori

        O i mjeri ti mendt e krese o Frrok marrja! Po shyqyr qe skije kan me korite se duket edhe robt te kan braktis.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bukuroshi

          Vetem mirditor ti Nuk je o i mjere , Frrok Cupi eshte krenaria e Mirdites , eshte intelektuali shqiptar qe ka kontribuar me shume ne kete vend per demokratizimin e shqiperise .

          Përgjigjjuni
        2. F
          Famoz

          Super,je gjigand i kritikes

          Përgjigjjuni
          1. A
            Av.Dodona PDPL

            Burime nga dy prej anëtarëve të SPAK, që kanë kohë që përplasen me ish Kryetarin e parë të SPAK Arben Kraja (njeriu intim i Berishës dhe Metës 50% me 50%, ku ndër pasuritë e tjera ka një Vilë jo fort të "pallogaritshme" shumë pranë Vilave gjigande të Sali Berishës dhe Ilir Metajt në Plazhin Lalz) dhe me Kryetarin aktual të SPAK z.Dumani, që gjithë kohës në Zyrë fton Krajën dhe të tjerët, por këta të dy shumë rrallë. MJAFTON kjo për të kuptuar se si SPAK ka mbi 90% të stafit kryesor dhe dytësor (ndihmës), njerëz që mbajnë lidhje me familjarët e miqtë e familjes Berisha dhe familjes Meta_j. Një prokurore e SPAK që është shumë shoqe e mike me Argita Berisha-Malltezi, është më e afërta me Kryetarin e vjetër e të ri të SPAK, duke diktuar në shumë Dosje e hetime, të cilat z.Dumani si dhe paraardhësi i tij Kraja, i kanë kyçur e fshehur shumë thellë, ose dhe i kanë zhdukur fare. Dosje gjigande për familjet Berisha e Metaj dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt në Partitë respektive dhe biznesmenët që punojnë (pastrojnë qindra Miliona Dollarë e Euro) me paratë e vjedhura që nga 1992, si Berisha dhe Meta e gjithë familjarët, fisi e fare-fisi e persona kriminelë dhe pronarë e drejtues Mediash dhe gazetarë që mbajnë pranë (sipas Institutit të Monitorimit të Mediave në LONDËR, mbi 95% e Mediave në Shqipëri kontrollohen e komandohen nga njerëz besnikë të Sali Berishës dhe Ilir Metajt, që kryesisht janë me biznese Mafioze). Që këtu kuptohet se sa e kapur është Media dhe Drejtësia në Shqipëri, ndërkohë që Reforma e re në Drejtësi është pothuaj një hiç me zero, ku kockat e korrupsionit e krimit nuk preken, sepse janë Sali Berisha dhe Ilir Metaj e shpura e tyre biologjike e politike. Thënë troç dhe me keqardhje; Perëndimi Euro-Atlantik dështoi me Reformën në Drejtësi, sepse në mbi 80% të njerëzve që përbëjnë Sistemin e Drejtësisë janë shërbëtorë të zellshëm të Sali Berishës dhe Ilir Metajt dhe familjarëve, fisit e fare-fisit të këtyre të dyve, që kontrollojnë mbi 44% të bizneseve në Shqipëri dhe kanë dhe qindra Miliona Dollarë a Euro investime a para CASH në disa Shtete afër me Shqipërinë e në BE, e deri në Afrikë investime e fshehje qindra Miliona Dollarë në Shtetet e Amerikës Qendrore (Parajsat Fiskale). A ka pala tjetër që është prej 10 vitesh në Pushtet probleme, gabime, faje, abuzime... Patjetër që ka, por përsëri as 20% të asaj hataje kriminale që kanë bërë e bëjnë akoma, dyshja Berisha Metaj me familjarë e bashkëpunëtorë të bindur hajdutë e vrastare. Ndaj ndoshta Ambasadori i ri Amerikan i sapo ardhur në Shqipëri, do lëvizi kursin e paraardhses së tij KIM, që ka punuar padyshim shumë për të mirën e Shqipërisë, por nuk e finalizoi me radikalizëm pastrimi *On General* krijimin e institucioneve të reja të dala nga Reforma e re në Drejtësi. Sot Ambasadori i ri Amerikan ka përballë një SPAK e BKH që merret me hetim dhe dosje për Ata të një krahu, ndërsa dy banorët që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë shkatërrimi të paimagjinueshëm në Demokraci, edhe pse PS e Edi Rama qeverisin prej 10 vitesh, tentativat e bandave të Berishës dhe Metajt në çdo qelizë të Shtetit papërjashtim, vetëm sabotojnë, disinformojnë, vjedhin, shpifin e kërcënojnë, ndërsa të Majtët modern të PS së Edi Ramës duken frikacakë përpara pakicës së rrugës, molotovit, balaleve, prostitutave Partiake si Alma Kaci, apo prostitutave Mediatike që ka ë kapur të gjitha ekranet TV të Shqipërisë dhe vetëm nxijnë gjithçka dhe mbrojnë Opozitën e dhjerë në shumë copa. Ambasadori i ri Amerikan do ti duhet sa më shpejt të distancohet fizikisht dhe me dekleratë publike në çdo moment nga Opozita e rrugës, anti-Amerikane piksëpari dhe anti Euro-Atlantike e filo Ruse e filo Iraniane, që ka për krerë Sali Berishën e Ilit Metajn. Dhe me radhë këmbënguljen për pastrimin URGJENT të institucioneve të Drejtësisë së re SPAK e BKH, si dhe *step by step* dhe me do pisa/monstra të Mazhorancës (edhe pse janë pak), që fshihen nën Pushtetin e Votës së Popullit dhe punojnë kundra Edi Ramës, duke i shërbyer Sali Berishës dhe Ilir Metajt. Vetëm një pastrim On General në Drejtësi, sjell vetvetiu pastrim të pisllikut që nga 1992 në të gjitha sektorët e jetës; Politikë, Arsim, Mjekësi, Media, Bashki e deri në biznes privat.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              O Frrocke, e mbarove librin per Trumpin? Apo ke frike se mos nuk vjen ne pushtet e te vete dem

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Super si gjithnje. Bravo...

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Brian

                  Shume vlersim per cdo shkrim tuajin Frrok Cupi, ju i cirrni masken Saliut me nje grupim qe i vetmi emertim per ta eshte pa ndjeja njerezore pa karakter pa moral. Keta e shikojne gjendjen e veshtire dhe me admiring gezojne dhe trimohen me pasurite e vjedhura te atij populli te vuajtur.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gurabardhi

                    Z. Çupi, ju meritoni respektin e lexuesëve dhe të kombit. Respekt për mençurinë, diturinë, guximin dhe patriotizmin tuaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trotski

                      Resekte Z.Frok.Kenaqesi te lexosh analizen tende per rolin e Shkelqesise se saj Ambasadores se SHBA-ve Yuri Kim.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                        Të përgëzoi Frok Çupi.Jam larg dhe nuk mundem të shkruaj as në TEMA e as në DITA.Kam shumë për të rrëfyer për përbindshin Sb.Falangat e tij më arrestuan në 1996 pse donin votat 100 % pa votuar.Nga frika ika në Greqi 3 muaj. -U ktheva në 97 kur Nano fitoi,por Ai dhe të tjerët më pas deri sot po e lën Sb të lirë duke helmuar botën me shpifjet e tij,pordhët e tij..Oh sa dëm i ka sjell Sb Shqipërisë dhe Kosovës..Dhe Ai dhe SPAK i tredhur prej tij thonë..Nuk ka prova për NON GRATËN.Unë di 101,15 i rendit Izet Haxhia I mbajtur në burg nga xhpezijt e Sb 92. -Juristi PD i 90-tës ZEF BROZI NGA AMERIKA LËSHON KUSHTRIMIN..SPAK KA VDEKUR. ! -90 % e popullit nuk i del xhani pa e parë Sb në burg dhe SEKUESTRO PASURISË FAMILJARE. -Ambasadorja Yuri Kim nuk e bëri dot këtë,ndonse çdo ditë bënte thirrje për arrestimin e peshqve të mëdhej.Edhe Ajo iku si L..U..U..! -Të paktën u ngop duke arrestuar disa Ministra të PS pa fakte..! -Të shohim çdo ndodh me Ambasadorin e RI..!

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I juaji EDrama

                          Per here te pare ne jeten e tij, Shoku Llulla Cup Frroku thote nje te vertete. Kimetja ishte fix si Luigj Gurakuqi. Si per nga mustaqet qe i depilonte, ashtu edhe testikujt qe i vareshin lirisht midis kembeve, tamam Gurakuqi. Gazrat i kishte me te shumta se Gurakuqi, qe ishte burre me namuz dhe spirdhte ne publik, ndryshe nga Kimetja qe performonte tallava me pordhet e saj . Por i falej se ne Kore / Guam leshuarja e gazrave me volum te larte ne publik konsiderohet virtut. Te lumte shoku Llulla vrap per sufllaqe se je dobesuar shume. Kimetja si Luigji, Vllahutini si Cercizi, Sorreka si Shkurte Pal Vata.. ky vetem nga Mirdita nuk eshte. Mirditoret jane burra plot mend. Ky Noc Frroku eshte nga komuna e PPSHse

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje