
Nga Veton Surroi
Mësim për ndihmuesit në çështjen e krizës së tanishme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, përfshirë edhe kryeministrin Rama: vullneti i mirë dhe përkushtimi jo domosdoshmërisht zëvendësojnë njohuritë
1.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vazhdën e adresimeve të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – të fundit në Bruksel në takime me personalitetet prijëse të BE-së - ka demonstruar përkushtimin për të ndihmuar që të mos ketë përshkallëzim dhune, gjegjësisht që të gjitha problemet të zgjidhen nëpërmjet procesit negociator të platformës franko-gjermane. Kryeministri Rama njëkohësisht demonstroi se përkushtimi për ta zgjidhur një problem, madje edhe i shpërfaqur me bollëk, jo domosdoshmërisht zëvendëson në mënyrë të duhur njohurinë për problemin.
Në cicërimën në Twitter para takimit me Ch.Michel, kryeministri Rama shkroi:
“Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euroatlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit. Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë te fronti i politikës së brendshme dhe te sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike ia kanë kthyer kurrizin”.
Cicërima përmban thjeshtësinë e vlerësimeve që më duket se e ka të vështirë të kalojë provën e sipërfaqësisë. Dhe, sipërfaqësorja që më del fillimisht në pah është interpretimi se motori shtytës i veprimeve të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb janë sondazhet dhe se fjalori dhe veprimi i të dyja palëve në krizën e tanishme të veriut është i determinuar nga matja e opinionit publik të javës paraprake.
Mendoj se është krejtësisht e kundërta. Pra, mendoj se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë konsekuentë në qëndrimet e veta dhe se janë duke vepruar në atë që të dytë mendojnë se është interesi shtetëror-kombëtar. Kryeministri Kurti beson se sundimi i ligjit të Republikës së Kosovës duhet të shtrihet në tërë territorin e vendit e presidenti Vuçiq beson se sundimi i ligjit të Republikës së Kosovës , të cilën ai dhe shteti i tij e përcakton si të ashtuquajtur, nuk mund të shtrihet në territoret ku serbët përbëjnë shumicën. Fakti se këto dy interesa janë antagoniste, dhe jo prej tash, por prej kohësh, sjell si konsekuencë edhe këtë krizë të radhës; kriza nuk është produkt sondazhesh.
2.
Pra, edhe cikli i tanishëm i krizës rrjedh nga fakti se procesi negociator deri tani nuk ka arritur të zgjidhë antagonizmin, pra as t’i vërë fund konfliktit, i cili duhej të përmbyllej me fundin e luftës më 1999. Prej 24 vjetësh vazhdon, kështu, lufta me mjete të tjera, si inversion i thënies së Von Clausewitzit, se lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera. Dhe, për aq sa kjo është krizë e cila shënoi fërkimin NATO-Rusi më 1999, për aq është sot pikë fërkimi i Rusisë me NATO-n në momentin kur Rusia e konsideron luftën e saj pushtuese në Ukrainë si luftë kundër NATO-s.
Thjeshtësimi apo demonizimi i dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë, dhe vendosja e simetrisë (“edhe njëra palë, edhe tjetra”) nuk do të shërbejë për të përshkruar këtë shpjegim ca më të ndërlikuar, por mund të shërbejë më së miri për arsyetimin e një procesi negociator, gjegjësisht të politikës së jashtme evropiane. Ndaj, me përshkrimin e këtillë të Kurtit dhe Vuçiqit ndoshta do të arrihej absolvimi i një mungese aftësie të politikës së BE-së për të tejkaluar antagonizmin me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse 100 ditë pas arritjes së “marrëveshjes” së Ohrit gjërat kanë shkuar drejt përkeqësimit e jo përmirësimit, atëherë për një gjë të tillë del se do të duhej të jenë përgjegjës lexuesit e sondazheve, Kurti e Vuçiq.
E çka nëse nuk janë?
Në Ohër, kryeministri Kurti kishte vërejtje serioze në dokumentin e përgatitur. Presidenti Vuçiq u shpreh që më herët (disa herë me shkrim) se nuk ishte në gjendje të nënshkruante asnjë dokument.
Këto janë fjalët e J.Borrellit , në Ohër, më 19 mars të këtij viti:
“Më duhet të pranoj se ne fillimisht propozuam një propozim më ambicioz dhe më të detajuar për Aneksin. Fatkeqësisht, palët nuk arritën një marrëveshje për këtë propozim të detajuar.
Kjo ishte nga njëra anë, sepse unë mendoj se njërës palë, Kosovës, i mungonte fleksibiliteti në thelb, dhe nga ana tjetër për shkak të [për] parimeve të parashtruara të Serbisë për të mos nënshkruar edhe pse ishin plotësisht të gatshme për t'u zbatuar.
Për të shmangur këto rrethana, ne bëmë një sërë propozimesh krijuese si për nënshkrimin ashtu edhe për përmbajtjen, por palët nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje të pranueshme reciprokisht aq ambicioze sa ne propozonim.
Pra, Aneksi dhe Marrëveshja konsiderohen të miratuara përmes deklaratës sime që do të publikohet”.
3.
Pra, Borrelli shpalli se ishte arritur një marrëveshje të cilën palët nuk e kishin arritur mes vete, dhe se ani pse palët nuk e kishin arritur mes vete, ajo do të shndërrohej në marrëveshje në momentin kur ai ta shpallte. Në analogji të thjeshtë, kjo do të ishte si të shkohej në bankë, të kërkohej një kredi një milion euroshe për rregullimin e një shtëpie, për të cilën nuk ekziston dëshmi kadastrale e të ekzistuarit, por banka duhet të japë kredi, sepse klienti garanton me fjalë të tij se ajo shtëpi ekziston.
Për të tejkaluar këtë gjendje, në cicërimën e kryeministrit Rama jepet propozimi që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq të mbyllen në një konferencë nga komuniteti euroatlantik dhe të mos dalin pa i përmbyllur “krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit”. Kjo në fakt është ide që po qarkullon qe disa muaj, në mos një vit në disa qarqe diplomatike “euroatlantike”. Problemi , natyrisht, është si zakonisht në detaje, e posaçërisht nëse shpallja bëhet në Bruksel.
I pari është dilema e kontinuitetit. Pra, nëse duhet mbyllur në konferencë e të mos dilet, a do të bëhet kjo në bazë të propozimeve të bëra nga Borrell e të cilat ai i konsideron Marrëveshje? Nëse po, atëherë do të vazhdojë lehtësimi i Borrellit dhe në kësi rasti “komuniteti euroatlantik” (diplomatë amerikanë, gjermanë, francezë, britanikë, etj.) duhet të shërbejnë si përforcim i Borrellit.
Detaji i dytë është i diskontinuitetit. Nëse duhet konferencë derisa të arrihet marrëveshja, atëherë improvizimet e Ohrit nuk hyjnë shumë në punë. Atëherë do dëgjuar se çka kanë për të thënë kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq dhe sa janë përpjekur për të akomoduar interesat e shteteve.
Dhe i treti është te korniza. Nëse do konferencë, dhe nëse siç me të drejtë ka cekur kryeministri Rama, këtë duhet ta thërrasin Gjermania dhe Franca (së bashku me SHBA-në dhe BE-së) si autorët e planit të Normalizimit, atëherë pika e vetme e qëndrueshme e negociatave është plani origjinal franko-gjerman, i cili iu dorëzua palëve dhe BE-së dhe kjo e fundit e devalvoi deri në këtë shkallë të krizës.
Dhe përmbledhtazi, nëse duan konferencë, a nuk do të duhej ajo të përgatitej në heshtje nga diplomatët e lartë të kryeqyteteve “euroatlantike” e me dokumente bazë në vend të mikrofonit Rama-Borrell në Bruksel?
4.
Kryeministri Rama në deklarimet e veta i dhuroi publikut pak nga tehu i mprehtë i gjuhës qortuese kur duhej vlerësuar se çka bën apo jo Kosova në lidhje me shtendosjen e gjendjes në veri të vendit; tingëllonte sikur dyzet ushtarët e KFOR-it të plagosur të ishin rrahur nga vetë Kurti, Sveçla dhe simpatizantët e Vetëvendosjes e jo nga një organizatë paramilitare e lidhur me strukturat e sigurisë në Serbi.
Ndoshta do të mund të kishte ndihmuar më shumë po të ishte kursyer prej tonalitetit dhe përmbajtjes së deklarimeve. Për disa vjet janë bërë disa sosh, që nuk është se ndihmuan apo treguan konsistencë qëndrimesh, prej avokimit për ndarje të Kosovës e presidentin e përbashkët Kosovë-Shqipëri, qortimit të Kosovës pse nuk hyn në Ballkan të hapur e trajtimit të hyrjes apo jo të një kryetari komune të Kosovës në zyrë të vet.
Me përkushtimin e njëjtë për Kosovën, nëse për diçka do të vlente, zbutja e vëllimit të deklarimeve publike mbase do të ndihmonte për diçka të re, krijimin e hapësirës për të dëgjuar.
Prape ky zagar
Kosova eshte krahine autoktone e Shqiperise, e shkeputur me dhunen e armeve nga ushtria serbomadhe gjate Lufterave Ballkanike 1912-1913. Ajo do t'i kthehet trungut ame-Shqiperise me Ballkanin e Hapur, o diplomate te deshtuar te shekullit XX.
Respekte, Me saktë nga te gjithë ne, e ka thënë Gora më poshtë - I vjen rrotull e rrotull ky Vetoni, dhe nuk thotë asgje. Mbahet per intelektual, por është i vogël. Kerkon të justifikoje veprimet e Albinit. Nje pyetje kam per Vetonin. Lufta ka me shumë se 20 vjet qe ka mbaruar. Kosova ka shpallur pavaresine. Po ne vitin 2250, prapë do vazhdojmë t'i themi atij Çiçit te radhes ne krye të Serbisë se "na keni vrare, na kerkoni falje". Sepse besoj nje Çiç ose Viç do jetë ne krye. Kam patur nje dajë, që e vranë ballistët ne kohën e Luftes. Unë e di kush ishte Komandanti Ballist (person i njohur), dhe nipin e tij e di se ku është. A thua t'i shkoj te shtepia dhe ta detyroj të me kerkojne falje si fis? Kam frike se do lajmerojne policinë dhe as ata nuk do vijnë, por do vijnë ata të Pavionit 17, me kemishe force, dhe do me rrasin në një dhome me pambuk. Nga burgu del, prej andej nuk del. Kur mbaron lufta, fillon bashkejetesa, diplomacia, marreveshja. Ose, kur je i forte dhe t'a mban bytha, hap lufte prapë, i hyn Serbisë mes per mes, dhe del ne Hungari. O kete o ate, sepse keshtu, "më mbani se do ta vras" behet nje skene komike, qe vetem Vetoni e sheh seriozisht. Nuk behet lufte me patriota Facebook-u. Ata 40 ushtaret e KFOR-it, nga Albini u plagosen o Veton Shurroi, sepse Albini hapi sherrin, por nuk kishte bythe t'u dilte perpara bandave serbë (servo). Si ajo gruaja kurvë, qe fut burrin ne sherr, ja vrasin burrin, dhe pastaj thotë "nuk ishte faji im". Gjithë halli i Vetonit është se pse propozimet vijne nga Rama, dhe jo nga trimi I maleve, Heroi i Lidhjes Shqipetare të Prizrenit, ai qe ka vrare me qindra serbë me dorën e tij, i madhi Albin Kurti. (Lere, e kuptoj, e shkela pak si shumë gazin, dhe do thoni ju se pse po tallem, por Vetoni filloi te tallet i pari.)
S'dij pse nuk e pëlqeni Vetonin kur kur larg më serb se ky keni kosovarë që i mbani në gji si shpijunin e Stanishiqit tani e më par të birin e Mehmet UDBËS.
Ke te drejte..
Mbas Vetonit, tani presim mendimin e Qerim Mehmetit te Maqedonise.
Keto politikane e kosoves vuajne nga deliri i madheshtise dhe per pasoje nuk pronojne asnje sugjerimi ose keshille
O veton , qenke trashur, shikoni problemin , se eshte tuaji, i popullit të kosoves, lëreni ramën , ai është i kalibrit boteror, ju sqetë të zotë të lironi policët , kurse ai Zoteria qe ju e urreni, se dukeni shumë të vegjël , e zgjidhi problemin.., o.s po të jemë si ata policet , largohem nga ushtria dhe i themë një falenderim të madhë zotit Rama, ..!!
i kalibrit boteror kryeministri i popullit ne eksod ku dhe cobanet po ikin.
Ky problem eshte ne cdo shtet, edhe ne ato te pasurat. Ne nje bote globale te hapur levizja e njerzve nuk mund te ndalohet. As ne koherat e gurit qe iknin ne kembe nuk ndalohej, keshtu u populluar gjithe globi. Vetem xhaxhi te vriste po te beje nje cap tutje.
Nuk kuptohet se çfarë shkruan Vetoni. Rrotull e rrotull dhe asgjë konkrete.
@Gora Për të kuptuar se çfarë shkruan Vetoni, duhet bërë shkollë.
Pse, demek, ... ti Kruja, ..... ke shkollë? Ku e bere shkollën ti, se ty jot'ëmë t'i bente detyrat, dhe yt atë i jepte lekë mesuesve. I tregoke shkollen Gorës, bytha jote. Shko mër Katunar i VV, se ju te gjithë shkollen rrumpalle të Saliut keni bere, dhe po ke kuptuar ndonje gje ti nga mishmashi qe ka shkruar Vetoni, unë do t'i hedh diplomat e mia ne hale.
Po te isha ne vendin e Rames do rrija jashte çdo zhvillimi ne Kosove,sepse qeveria aktuale nuk ka desheruar dhe nuk desheron maredhenie me Shqiperine ,veten neqoftese Rama pranon vasalitetin nga Supermeni Albin Kurti
Ketu eshte problemi i madh, po merret nje vendim historik per Kosoven, dhe Edi Rama nuk mund ta pranoje, sepse po goditet kosova ne zemer, po i hiqet Pamvaresia, po braktiset nga te huajt, per shkak te nje gjeli dhe nje pule ne maje te plehut ne Kosove. Kosoves po i jepet Statusi i Palestines, pa shtet, pa pashaporta, pa targa, pa kontroll kufijsh. Kush nuk e kupton, te hapi syte. Eshte lodhur Europa duke bere albitrin per 23 vjet, duhet zgjidhur, ky eshte momenti. Zgjidhja eshte njesoj si e pakicave Serbe ne Kroaci, Albinit po i duket se jemi me te mire se Kroatet? Opozita e Kosoves eshte shume e dobet, Kosova po deshton, prej dy egoisteve Albin dhe Vjosa Osmani.
Është çfarë është Vetoni, arsyetimi i tij është i drejtë.
Shkrimi eshte shume i drejte. Protagonizmi i Rames per Kosoven duke injoruar udheheqjen e saj ben efektin e kundert e asaj qe deshirohet.
Albini e ka shfaqur hapur armiqesin kundrejt Rames harove o Stockholm. Deliri i atij njeriu shkoi deri aty sa poshteroi veten keq kur mori pjes ne votime ne Shqiperi . Pa na thuaj kush nga Shqiperia ka berë të njejtin budallallik ?
Veton jam Halit Muzhaqi nga Londra, nuk kam aspak frike qe e nxjerr emrin dhe vendndodhjen nga Albinistet neper Diaspore, qe me kujtojne Titistet dhe Enveristet ne Diaspor para 1991, qe kercenonin ne gjithfare formash axhen tem Prof.Dr. Sabri Muzhaqi, qe ishte qe nga 1963 azilant ne Londer dhe arriti te ishte pedagog ne Oxford Unuversity, ku dhe fitoi tituj e grada shkencore, Prof.Dr. Bashke me baben tem dhe axha e kane njohur shume shume mire baban tend, dhe me kane folur jo pak per te, por kur bej krahasimet me kalimin e disa dekadave me rezulton thenia: BEME BABA TE TE NGJAJE. Ti dukshem je nje Albinist i terbuar ne shkrimet dhe intervistat e tua, sepse vete deshtove shume turpshem ne Politike (Partia jote ORA, ka shkue per lesh shume heret), ndaj i je ngjitur struktures me ekstremiste ne Kosoven e pas Clirimit nga Serbia, pjelles se keqe Majtisto-Nacionaliste e anti-Perendimore, LVV. Edhe pse nuk ta mohoj nivelin si njeri i letrave dhe publicistikes (jo aq sa mbahesh, sepse nuk je as gjysma e Edi Rames ne gjithcka),qe baba tan te ka mesua shume gjana per ish-Jugosllavine dhe ti vete ke jetu rinine nen ish-Jugosllavi, dhe perseri ti e ke infeksionin e ish-Jugosllavise, Titizmit, sot ne Kosove keto jane LVV dhe Albinizmi. Mos mendo se duke goditur turpshem neper shkrime e intervista Edi Ramen i prish pune Atij, ngase Ai e ka fituar tashme besimin dhe vendin ne radhet e njerzve me te zgjuar ne radhet e Perendimit. Nese nuk don ta kuptosh, keq per Ty dhe zagaret qe te bajne tifozllik Ty me cka shkruan e llap ne Media. Edi Ramen e degjon dhe e aprovon si Washingtoni, Brukseli dhe Londra ne gjithcka ai thote ne alalizat e tij politike, dhe kete ma thone personalitete ne media dhe qarqe te rendesishme ketu ne London, por dhe ne SHBA kur shkoj kete degjoj per Edi Ramen. Ndaj mbaje frymezimin ekstremist te Albin Kurtit dhe distancohu sa nuk asht vone per me e demtue mendimin intelektual Kosovar vecmas dhe shqiptare ne pergjithesi. Perendimi Euro-Atlantik mos mendo as Ti dhe as trushpelaret pas Albinizmit do duroje pafund PORDHET dhe EKSTREMIZMIN e Albin Kurtit dhe te kujtedo tjeter ne Kosove e Shqiperi, qe i shkon pas ketij Majtisto/Nacionalisti e Fashisti te nje vendi mjafte te vogel ne Ballkan e Europe. DURIMI KA KUFIJ DHE SHPERTHIMI NUK FAL. (mos e harro kete thenien e Anglo-Saksoneve, qe Ti i njeh jo pak...!!!)
Mendim i pjekur, shume i dobishem per momentet e renda qe po kalon Kosova. Komunat Serbe jane te bashkuara me Vucicin, bashke kane te njetat interesa, ndersa Kosova nuk do te bashkohet me Qeverine e Tiranes, jane fodulle, ju duket vetja lidere te medhenj. Kombin Shqiptar ne kete moment vetem Edi Rama i del per zot.
Enver hoxha e shiti kosoven tash pinjolli tij komunist edvini po perpiqet me "shit" edhe nje here mallin qe ka shit i ati tije shpirteror e politik.Keshtu qe mos harxho boje me shkrujt me deshiren qe ja nderron mendjen
Tropoja!?!? Genjeshtra eshte nje gjetje,qe perdoret nga njerez me karakter te dobet per qellime dashakeqe, si ne rastin konkret. Edi Rama nuk ka qene asnje sekond komunist. A ne qofte se nderkohe ke pasur ndermend komunistin 25 vjecar Sali ,kjo eshte puna jote.
Flisni edhe ju shker.dhatat e Saliut, nuk rrini dot pa futur hundet.
Eshte me mire mendoj qe Kosova te zgjidhe vete problemet e saj.Per kete opsion te zgjidhjeve Rama eshte me mire te mos angazhohet fare sepse sido qe te jene rezultatet,(shpresoj te jene te mira gjithsesi),shikoj ligesi dhe xhelozi te pakten nga ana e Kosoves.Nuk e di nga buron kjo,por ne permbajtje ka megalomani dhe vetmburje absurde ne sensin e nje patriotizmi fals qe medemek ne i zgjidhim vete hallet tona.Eshte e provuar tashme qe kur situatat precipitojne shume me keq Kosova, perkatesisht VV pretendon se Shqiperia nuk na ka mbeshtetur, ndihmuar,ka qene indiferente etj.etj. Inshallah mos qofte ky rasti,se keta lepijne ate qe kane peshtyre thote populli! Nje keshille per Vetonin,mos u bej zedhenes i te keqes qe ke kritikuar dikur,pamvarsisht nga ambicjet e tua politike aktuale.
Edhe vete Vetoni nuke kupton se cfare ka shkruar!
Ore qenki fare ju kosovaret,po fare fare ama!!!Ju doni karshillek me serbet ne vend te degjoni Ameriken dhe BE.Qingji i urte pi jo dy nena por edhe tri e kater,keshtu thone nga nahija jone.Kryeministrin Rama e shqeteson,si cdo shqiptar tjeter,situata ne Veri te Kosoves,qe ka impakt ne te gjithe Ballkanin,ne menyre te vecante nga situata ne Ukraine.Ju kosovaret e shikoni Shqiperine e Kryministrin Rama sipas te thenes-Hip se te vrava,zbrit se te vrava.Nuk ka thene kot Fan Stiljan Noli per ju ne Kosove:Do botes ti vesh zjarr merr disa kosovare….
Vetoni e paska marre kohen t'i spjegoje gjerat ne menyre te kulturuar.Une po i bie trup :Rama eshte nje kelysh kudre i cili ,sipas patronit te sprovuar amerikan ,fillimisht korruptohet dhe pastaj perdoret sipas qejfit te tyre.Muxhahedinet , afganet , mbetjet kimike , tradhtia ndaj Kosoves...jane vetem disa veprime te perçudnuara te ketij narkomani gjakprishur .Edhe Thaçin fillimisht e quajten George Washington derisa nuk e rrasen ne burg :) Ky leshko ndoshta do ta pesoj edhe me zi ,prandaj uroje te jemi shendoshe e mire dhe do te jemi deshmitare...
SHKO SHURROS O SHURROS SE MEND E JUAJA MER AI MACOKU ALBINLADEN QE BEN PORDHE TE MADHAJA POR KA GRISUR BREKET E VETA.......... EDI RAMA E KA DETYRIM KUSHTETUES TE MERET ME KOSOVES DHE KETE SMUND TA NDRYSHOSH AS TI SHURROS DHE AS CETNIKET E TJERE TE UDB QE MBESHTESIN ALBINLADENIT TUAJ.......ASGJE SE NDRYSHOSH REALITETIN NE VERI PERVEC ME MARRVESHJE ME SERBI E DHE NDERKOMBETARET......TE GJITHE VEPRIMET E FORCES COJNE DREJT BASHKIMIT TE KOSOVES ME SERBINE.......OSE SHKEPUTJES SE VERIUT ME FORCE........
Kosova nuk ka qene kurre ne nje shtet me Shqiperine vetem ne kushtet e pushtimeve kur nuk kishte shtet shqiptar qe u pavaresua ne 1912.Ne vitin 1878 filloi falja e tokave shqiptare Malit te Zi dhe Serbise qe perfundoi me dhenien e Kosoves shtetit Serb i cili e mbajti deri ne 1999 .Ne nje moment shume represiv nga ana e serbeve kunder popullit kosovar Tito e shpalli krahinë autonome nen Serbinë duke fituar disa te drejta.Ne 1999 me ndihmen e amerikaneve dhe NATO s u çlirua.Keshtu qe hiqeni nga mendja se dikush shqiptar ,qofte edhe Enveri e shiti Kosoven se nuk ka qene kurre e jona
Edhe vete Vetoni,nuk kupton cfare ka shkruar
O Tropoja qe dhjet nga goja TI kerkon te barazosh Zog larasken qe fali Shen Maumin me Enverin qe te hoqi drurin nga koka .Apo do te barazosh Saliun tend qe fali detin .Kryesorja ti po ben politiken Serbe .Serbet nese e kane blere te nxjerrin dokumentat dhe u zgjidh problemi Kosova i kthehet Serbise.
Po ky nga doli, nga bytha e Albinit. Po nuk paska burra të zgjuar ajo Kosovë që të marrë në dorë fatet e Kombit, po ja u ka lënë karavidheve të Vet-shkaterrimit. Të paktën dëgjoni këshillat e Gjigandit (Ed Ramës), se nuk u bëjnë keq.
Zoti Surroi i ke rene kot asaj dere! Atij zoterise, njesoj si kermave qe ju zuri karrigen, ju kane tredhur cdo nerv, pervec hajduterise, bythlepirjes dhe sherbimit pa kushte ndaj kauzave te padroneve qe duhet te venerojne dhe qe i shesin per kauza shqiptare. Nese Perendimi e sajoi Veriun e Mitrovices dhe nuk arriti ta qeverise me ligjet destabilizuese te Athisarit te shkruara nga vete Perendimi, cdo orvatje tjeter e Perendimit per te ndryshuar statusin dhe ligjet ne kurriz te Kosoves se shantazhuar, pa te drejte fjale, do te thote ndarje e Veriut, humbjes e territorit dhe asgjesim i pasurive jetike hidrike te Kosoves, duke e lene te ngordhe ne shkretetire. Sabotimi i BEse ndaj Kosoves dhe rruges se saj euroatlantike qe nga pavarsia deri ketu ku e sollen ne prag te katastrofes, tashme eshte nje fakt historik. Perendimi na do pengje, do jete kunder! Veglate e tij servile ne Tirane do jene kunder, por nuk ju ngelet gje tjeter as ju Kosoves, as ne Shqiperise pervec bashkimit me cdo kusht. Edhe duke i vene zjarrin Ballkanit.
Jo or Veton!Nuk e ka nga Padija,,e ka nga Djallezia.. E di shume mire cfare po ben,,prandaj nuk bisedon me Kosoven.
O ti me emrin Veton, je bërë i besdisshëm, as nuk veton as nuk bubullon. Je shdërruar në një pordhë brekësh.
Or po tere budallenjte ne Kosov i mbajne ison Albinovicit e VV si nuk doli nje tu thore qendroni nje minut beni analizen , se keta lete Ramen po i shpallin lufte edhe Amerikes dhe Europes kur dihet Serbia me peshtyme i mbyt idjotat .
Duket ne foto sikur po kerkan KAR
Veton,e di qe ke Pene te Forte.Do te besoja shume po te Mos Ishe Sekretari Kurtit per Mediat.E gjithe kjo ae shkruan behet me Urdher te Al-Binit tuj.Ate Vilen ne Tirane si e ke bo mor Surroi.Po ato Miqte e tuj qe u Arrestuan dhe ca jane ne kerkim per Rezorti Turistik ku dhe ti je Aksioner,si e mbylle duke u bere Nenpunsi i Kurtit.Ha or Veton ate Luge Fasule qe te jep Padroni dhe leri Poezite.
Je njeri i vogel Veton dhe inatcor dhe leviz nga fryn era dhe bie era interes. Gjynah qe mbahesh per intelektual dhe i ben suport te keqes se Kosoves dhe tuajes . EDI Rama eshte sa patriot I madh sa ne mes te Beogradit u tha serbeve Kosoves eshte e lavatura dhe njiheni. Asnje nga ju patriotet e medhenj se ka bere kete jo ne beograd por keni frike ta thoni dhe ne Kosove. Ju su ka mbetur asgje nga patriotet kosovare te se kaluares se larger e te afert.
O Edi! Mirë emra profilesh paske qindra,po kohën ku e gjen o njeri të shkruash kaq shumë..? Bëj edhe ndonjë punë !
Veton, te duket Edvini ai lloj trimi, kunder Perendimit, kunder rehatise, kunder lavdise dhe protagonizmit hollivudjan, kunder majmjes se mbreterimit, qe si trembet konfrontimit dhe luftes kur eshte puna per te drejtat e shqiptareve?! Or mik, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Lubonja, Bushati dhe cdo lloj muti i ngjashem, jane pjelle te se njejtes vrime dhe goje qe ushqehen nga e njejta fund zorre. Ketu dominon Sorrizmi, mafja e finances se Perendimit, moterqirlleku i shpelles, pickat e shqyera antikomuniste te Bllokut, Serbia dhe Voriqimarjotizmi prej 30 vjetesh