Letër nga Burgu drejtuar një zagari

28 Qershor 2023, 22:56Blog Leka Bungo

Letër nga Burgu drejtuar një zagari

Fort i Përndershmi Drejtor i Gazetes Telegraf, ENGJELL MUSAI

Shënim : U konsultova me gjuhëtarë të ndryshëm dhe mësova se të akuzosh dikë si ZAGAR nuk është më rëndë se ta akuzosh si HAJDUT.

Kjo është arsyeja që po tregohem “ i gjerë“ me ty, duke të quajtur thjesht ZAGAR.

Zoti Drejtor

Të shkruaj nga qelia Numur 21 e Burgut të Reçit .

(Ti e di unë jam “mik “ i Ramës “ dhe nuk mund të më fusnin në një burg dosido. Përkundrazi, më sistemuan në qelinë e vetme që është me pamje nga deti.)

Sot në botë numërohen qindra sëmundje të ndryshme, të lehta, të rënda, kalimtare, të pa shërueshme e të tjera.

Përveç Leucemisë dhe kancerit që konsiderohen nga më të rëndat, një nga sëmundjet më të përhapura të kohës është “SHPIFJA “ .

E pra kjo është sëmundja nga e cila TI vuan prej kohësh.

Mirëpo kjo hyn tek ato sëmundje që nuk mund të diagnostikohen as nga skaneri dhe as nga analizat e gjakut.

Edhe pse jam i bindur për sëmundjen nga e cila vuan, shkaqet e saj janë të panjohura për mua. Por nuk i kam humbur shpresat se një ditë do t’i mësoj.

 *. *  *

Mendo një çast sa do ishte rritur niveli i Gazetes Telegraf, nëqoftëse pronari do të hiqte karrigen e Drejtorit dhe do të emëronte SHITËS  Gazete!

( Kjo do të thotë që Gazeta nuk është me fat.)

Më poshtë do të përpiqem të kujtoj disa SIMPTOMA në të cilat shpërfaqet sëmundja jote. Ajo daton qe ne 25 korrik 2019…

Ja si shkruan Gazeta jote :

“ Si u ble Leka Bungo nga Rama “

1 .” …Në 29 dhjetor të vitit 2014, pak më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, artistit Leka Bungo i jepet me firmën e Kryeministrit pension i posaçëm …”

( Në atë kohë unë mbaja Titullin “ Nderi i Kombit “ i nominuar nga një President i djathtë.)

 Pak rreshta më poshtë : Gazeta jote bie dakort me vendimin e Kryeministrit, dhe kjo sipas meje është e pa falshme për ty.

Është e pa falshme, sepse një “Personalitet i Djathtë“ që është angazhuar në një përleshje të përjeteshme me Kryeministrin nuk mund të bjerë kurrsesi në NJË MENDJE ME TE .) Mirëpo pak rreshta më poshtë shkruan të kundërtën:

“….. Sigurisht një artist si Leka Bungo meriton të vlerësohet edhe më shumë se kaq për kontributin e tij të pa zëvendësueshem në artin shqiptar ….!!! “

Në daten 10 Nëntor të vitit 2019 Gazeta jote shkruan :

1 .”Pse heziton Spak të ARRESTOJË binomin butaforik të TVSH-së Leka Bungo e Martin Leka .

RTSH e vitit 2021, ka në krye një bejtexhi të lindur 9 muaj perpara çlirimit të Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Drejtues

Leka Bungo është zhytur aq shumë në AFERA “KÇK” me Drejtorin aktual …

(Bëj pak durim. Arsyen pse heziton SPAK për arrestimin tim do ta bëj me dije në fund të këtij shkrimi.)

Në datën 18 Qershor të vitit 2023 Gazeta jote shkruan:

3.Gati dy padi në SPAK për Leka Bungon Kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. (Në garën për emërimin e Drejtorit

të Përgjithëshëm të RTSH-së, kishe aplikuar edhe ti, zoti Musai. Mirëpo ndryshe nga shumica, u skualifikove sapo hyre në garë. Ndërsa ai që fitoi postin e Drejtorit të Përgjithëshem u votua unanimisht nga të gjithë anëtaret e Këshillit Drejtues.  

Këtë fakt nuk e sjell për ty po për lexuesin që të mësojë ARSYEN e “REVOLTES “ tënde.

Gazeta jote ndër të tjera shkruan: “…burime tepër konfidenciale bëjnë me dije dhe për të cilat ekzistojnë edhe regjistrime “audio”,  se në mënyre selektive, zgjedhja e titullarit dhe skualifikimet janë bërë me urdhër dhe nën trysnine e kreut të Këshillit Drejtues, Leka Bungo ….”

( Edhe pse sipas Ligjit vota ishte e fshehtë, ty nuk mund ta fsheh. Unë personalisht kam Votuar për ty . Jo se kish ndërhyrë ndonjë mik, siç ndodh rëndom në raste të tilla, por  thjesht doja të shuaja kureshtjen se si mund të drejtohet një gjigand mediatik si RTSH-ja, nga një HAJVAN MEDIATIK.)

Jo larg, por sot më date 28 Qershor, titulli  i shkrimit të përhershëm për mua ishte me germa kapitale: KËSHILLI DREJTUES i RTSH-SË ÇERDHE E KORRUPSIONIT ME PRODHIMET E POROSITURA. NËN HETIM EDHE FILMI 400 MILJON i LEKA BUNGOS.

Poshtë këtij titulli SHOKUES mungojnë vetëm ca gjëra të pa rëndësishme, siç janë FAKTET apo PROVAT. Gjithsesi, unë nuk do të lë gur pa levizur… për një Megavjedhje të tillë do të bëj çmos që të dënohem të paktën 50 vjet burg. (Besoj se PROVAT që do t’i duhen SPAK-ut mund t’i sigurojmë nëpërmjet MIKUT tënd, 

 “TË LASHTË“, ISH- DREJTORIT të PËRGJITHESHËM të HETUESISE SË ENVER HOXHËS. Besoj do ta bëjë kaq gjë për ty. Kësisoj mund të jem i pari që mund të bëj ca vite burg PAS VDEKJES.

* * *

Dhe tani do të jap përgjigje për atë për të cilën vuan prej kohësh:

Ata të SPAK-UT NUK E LEXONIN GAZETEN TELEGRAF dhe kjo është e vetmja arsye që e kanë zvarritur padrejtësisht ARRESTIMIN TIM .

Sapo morën vesh që Drejtor i Gazetës ishte  një koleg i tyre, ish POLIC BURGU, pa e lexuar deri në fund faqen e parë, më hodhën prangat . 

GJITHESESI TE PRES NE BURG ose si VIZITOR  ose si….

25 Komente

  1. A
    Asd

    Mos perdorni gazetat per te share njeri tjetrin.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ili

      Leka e ke gabim. Nuk ka qen polic burgu. Ka qen infermier i spitalit ose infermieris burgut!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pirro

        sakte

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo Etike

          jo etik sharja publike, nuk duhet te botohen kto dhe E. Spaho etc

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jo Etike

            jo etik sharja publike, nuk duhet te botohen kto dhe E. Spaho etc

            Përgjigjjuni
          2. I
            Ilir

            Mos umerr me jashteqitjen i tille lindi dhe ashtu do tevdese Rrespekt per brezin tuaj,

            Përgjigjjuni
            1. p
              pinokio

              Lek vari teneken atijlapangjoit të Telegrafit.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eshte mbushur mali me...!

                Leke Bungo nuk je mashkull I mire,se per burracak dukesh edhe ne kete zhgarravina fshatareske!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na ruajt zoti

                  Pse harxhon tru me nje musa qe ka lundruar me leket e shtetit pas menderes se saliut....

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Varis Karum Muhabetum Kapanonum

                    Vk ky dhe Kimetja nga Kosova duan perkthyes per keto shkrime kriptike. Jo leshi jo preshi. Bjeri shkurt. Thuaj atij gazetaxhiut mos ja fut pordhes kot po jo semundja, jo hajvani mediatik. Duan te bejne si shekspiriane e balzakista.

                    Përgjigjjuni
                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Gazeta Telegraf lexohet vetëm në mëngjes,nga drejtuesit e emisionit "shtypi sot" .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mazllem Qerratai

                        Kurse "Antena brenda familjes" deri tashti numeron 44 milion shikime.Tashti beni krasimin e Telegrafit me Antenen brenda familjes dhe nxirrni konkluzione.Ju keshilloj qe te lexoni e rilexoni deri ne 3 here ne dite "Antena brenda familjes" se ka xhevaiee dhe perla te verteta per socialistet e ndershem

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Driloni , Elbasan

                        Me vjen keq qe artikulli mbaroi me nje te lexuar, pasi per kte personazh do te duhej nje liber I tere, per fat te keq. Respekte te konsiderueshme per figuren mjaft te nderuar te Leka Bungo. Do ishte fat te kishim njerez kaq te devotshem, sa ju Leka. Respekte.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Ner Mingjozi

                          Sarkazmë rekruti e një spiuni vullnetar. Këta sponsorizon Rama që të dallojë për cilesinë e " batutave" të tij. Leka Bungo artist !!!??? Që kur??. Qenef kafeneje pa liçensë po mund të jetë. Sarkazmë rripjellësi. Shko ne gjyq mor gazep mos u bej gazi I Merobazetarisë.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatmir Lohja

                            Bukur.Humor i kendshem.Kam qeshe me lot.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shurupi

                              Ty duhet të të dënojnë edhe më shumë sepse nuk e ke krijuar koleksionin e gazjetës në formën e letrës por në formën digjitale. KY ËSHTË KRIM sepse ai shitësi te kthesa e urës nuk ka marrë përqindjen e tij. KRIMI I DYTË është se gazjetën " Telegraf" nuk e lexon njeri në asnjë formë botimi kështu që shpifjet e saj ndaj teje ne i morëm vesh prej teje! Ky quhet vetë demaskon dhe i kalon kompetencat e SPAK-ut.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tori

                                Shkrim koti . Sinqerisht tani e mora vesh qe paska gazete me emrin Telegraf . Ku i gjejne parate per gjithe keto gazeta ?????

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Demokrati orëve të para

                                  Më pëlqeu shumë shkrimi Leka Bungo. Nga ana tjetër mendoj nëse ja vlen të merresh me plehra si Telegrafi që janë shpifës profesionistë. Duke replikuar me ta u duket vetja të rëndësishëm.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sabiani

                                    Mjaft blla-blla. Hapni dosjet qe te shpetojme nje here e mire.po na marrin ne qafe te pandershmit. Po me I. M cfare po behet? Lesh me qime.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sabiani

                                      Mjaft blla-blla. Hapni dosjet qe te shpetojme nje here e mire.po na marrin ne qafe te pandershmit. Po me I. M cfare po behet? Lesh me qime.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        telegrafia

                                        Zoti Bungo. Një pyetje që duhej ta bëje dhe asgjë tjetër në këtë shkrim, nuk e bëre. Kush e financon këtë palo gazetë që del për ditë dhe s’e lexon njeri?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 1
                                          1234

                                          Telegrafia. Gazeta ka pronar Gim Cirakun, qe ka mbushur Tiranen me pallate , me parate e Ilir Metes. Kaq duhet te mjaftoje qe Engjelli te lehi tere jeten .

                                          Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          AQO

                                          Zoti Bungo!Mos u mërzit.Ky është niveli i këtij. Drejtori,i cili arsimin bazë e ka si infermier dhe plotësohet si i biri i sh.Asllan Musaj(ish punëtor në Poliçan) dhe ish kandidat iK.Q. të P.P.Sh.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pashko Bushati

                                            Ky Bungoja nje mut muti na e beri Fieri qendren me te madhe te intelektaleve shqiptare.Dhe ky dhjerama beri krahasimin idiot duke trilluar se vetem qendra ku punonte ai kishte 4 here me shume inxhinjere se sa kishte gjithe qyteti i Shkodres.Ky Bunga eshte nje qelbesire qe duhet larguar me kembe si muti i qenit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Ilir

                                              Na kenaqen keta bolet qe i bejne gazetart arena personale...

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje