Lufta hibride me Serbinë që Albin Kurti i bëri peshqesh Kosovës

28 Qershor 2023, 10:06Blog TEMA

Lufta hibride me Serbinë që Albin Kurti i bëri peshqesh

Nga Skënder Minxhozi

Lajmet që vijnë nga Veriu i Kosovës janë të gjitha të këqia këto kohë. Jo se kanë qenë të mira më parë, por tensioni dikur i heshtur po ja le rregullisht vendin episodeve të zbulimit të arsenaleve të armëve, sulmeve me eksploziv e bomba mbi godinat komunale e deri edhe grabitjen e personave me uniformë, siç qe rasti i tre policëve.

Kriza e prodhuar pas zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe ka vënë përballë dy qasje kryekëput të ndryshme në lidhje me burimin dhe shkaqet e tensionit. Në njërën anë qeveria Kurti dhe kryeministri i saj kryeneç ja hedhin të gjithë barrën e fajit Serbisë, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kaosin që po ndodh. Në anën tjetër, pala serbe deklaron prerë se Kurti do luftë dhe se është ai personi përgjegjës për pragluftën e krijuar mes dy shteteve që do të duhej të ishin duke ndërtuar gradualisht paqen.

Në mes qëndrojnë ndërkombëtarët të cilët kanë spostuar dukshëm kutin e gjykimit për të dyja palët. Dikur ishin serbët ata që mbanin mbi supe kryqin e turpit të regjimit vrastar të Milosheviçit. Sot, për shkak të transformizmit e paqëndrueshmërisë së interesave perëndimore në këtë pjesë të Evropës, por edhe falë patriotizmit shterpë të Albin Kurtit e kokëfortësisë së tij tashmë të njohur, arbitrat evro-amerikanë kanë ndryshuar gjuhë dhe qëndrim. Humbja e mbështetjes perëndimore është në fakt kostoja kryesore që Albin Kurti i ka krijuar vetes, duke u tunduar nga teorema e sovranizmit, që nuk ka asnjë lidhje me vetë thelbin e statusit të Kosovës së sotme.

Për shkak të sjelljes refraktare të kryeministrit kosovar sot Beogradi dhe Prishtina shihen e trajtohen thuajse në mënyrë ekuivalente e simetrike në Bruksel, Paris, Berlin e Uashington, duke e bërë të dukshëm dhe flagrant gabimin taktik të kryeministrit kosovar, i cili e transformoi autokratin Vuçiç në partner edhe më të pranueshëm për perëndimorët.

Rreziku i kësaj situate e ka burimin në faktin se ndërsa një grup i madh shqiptarësh në rajon e miqsh të Kosovës në Perëndim e shohin si humbëse dhe me kosto të lartë politikën e Abin Kurtit ndaj Serbisë, ky i fundit ka iluzionin që po fiton vazhdimisht. Edhe kur ushtria serbe stacionohet rregullisht në kufi me Kosovën sa herë që në Veri kërcet sherri, edhe kur zgjedhjet e mbajtura në komuna prodhojnë krerë lokalë me nga dyqind vota, edhe kur vetë Kurti anatemon hapur SHBA dhe zyrtarët e saj më të lartë, të cilëve ju drejtohet më pas për ndihmë kur i grabisin policët në territorin e shtetit të vet! Kurti ushqen veten dhe të tjerët me iluzionin e fitores, edhe kur në fakt ka instaluar një luftë hibride me Serbinë që gërryen imazhin e vendit të tij, ndërkohë që duhet të ishte duke negociuar termat e paqes afatgjatë me fqinjin-armik.

Problemi i Kurtit është se ai vepron më së shumti sipas një aparati logjik e konceptual që shpërfill botën reale, interesat e prekshme e jetike të vendit, raportet strategjike me aleatët që mundësojnë sot egzistencën e shtetit kosovar.

Albin Kurti ka ndërtuar një univers të tijin, ku gjithçka përthithet e përthyhet sipas një flluske imagjinare pa kohë dhe pa hapësirë, por të bazuar kryekëput në patriotizmin sa legjendar aq edhe naiv, me balozë, shtojzavalle e luftë kundër imperializmit. Bindjet janë armike më të rrezikshme të së vërtetës, sesa vetë gënjeshtra, thotë Niçe. Dhe Kurti është një njeri që ndjek bindjet e tij. E përkthyer në realitetin gri të Veriut të Kosovës, kjo do të thotë që kosovarët duhet të përgatiten të ndjekin sfidat fluturake që fantazia e kryeministrit të tyre ka nën mëngën e kostumit.

Ishte dhe ende është një kohë delikate, kur Kosova kërkon liderë politikë të përgjegjshëm për të definuar të ardhmen e saj, kur ka nevojë për politikanë realistë për të përpjetat ku i ka futur historia, por edhe shanset unike që ju ofrohen. Duhet të kapërcejnë të parat dhe të dinë të kapin fort të dytat. A është Albin Kurti në lartësinë e kësaj detyre të vështirë dhe të papërsëritshme?! Nëse sheh mishmashin që gatoi në Veri, vështirë të thuash se po. Nëse vështron të shkuarën e tij si politikan, vështirë të jesh optimist. Me ndërgjegje dhe këmbëngulje ai po ndjek instiktin e tij të përballjes dhe konfrontimit. Ashtu si në proverbin e Niçes, megjithë çfarë vjen pas.

7 Komente

  1. S
    Sali Protopapa

    asgje ska bere Kurti o Minxhoz. Kjo lufte qe flet ti gjithmone ka ekzistuar, ndryshimi eshte se tani merr vendje

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora1912

      Bixhoz në tavolinën e pushteti, përveçse shkrim mediokër edhe i dëmshëm. Veprimet e Kurtit për të shtrirë autoritetin Administrativ dhe kushtetues në të gjith Kosovën nuk e Nxitën Konfliktin aktual në Veri. Ato vetëm sa ekspozuan publikisht Realitetin që disa Sy ndërkombëtarësh Refuzonin ta shikonin, dhe disa Surretër Analo-politikësh, nuk doni 4a shikonin për hir të vëllazërimit me serbët e Ballkanit të hapur. ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ Minxhozi, mund tja vë fajin Albinit, se kështu i shërben padron gjirizit ku Ushqehet, por ne e dim që Albini vetëm sa ekspozoi atë që nuk donte të shikonte Binxhozi. ÷÷÷÷÷÷ Albini veproi i pa matur dhe i pa konsultuar me Aleatët, dhe kjo është shum e gabuar dhe e rrezikshme. Por Fal këtij Gabimi, të gjith e kanë të plotë pamjen e Veriut të Kosovës dhe shkaktarët e vërtet të kësaj situate, Serbët.÷÷÷÷÷÷÷÷÷ Serbët u ekspozuan në atë se çjan në gjendje të bëjnë me Kosovën. BBE, nuk mund të refuzojë njohjen situatës në Veri të Kosovës, dhe i duhet të marr një vendim se çdo të bëjë me 5 vendet anëtare 4ë saj ë nuk r njohin pavarësinë. BE duhet të marr një vendim, nuk mund të fshihet pas gishtit. Sepse tani, fal gabimit të Albinit, u zbulua se sa e Paaft është për të menaxhuar Kriza të tilla, të vogla brenda territorit të saj. Si mundet BE të menaxhojë Kriza më të mëdhaja kur dështon hapur në një qytet të Kosovës???

      Përgjigjjuni
      1. R
        RAIFI

        Nuk besoj që në Shqipëri nuk kanë informatë që në atë pjesë të Kosovës ka udhëheq Serbia me ca kriminel gjer sa Albkni futi policinë,ky nuk do të mbetet tradhtar dhe për vend të vet edhe me lufttue nuk është marre por tradhti.Shqipëria aktualisht udhëhiqet po nga klyshet e Serbisë andaj shan Albinin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona Re

          Kurti eshte nje rrot kari qe po e fundos kosoven nga dita ne dite bashke me ate Dosa Osmanin Shifni gallate me keta injoratet e vetvendosjes

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anglexi

            Qenke kinder Kurtit ti ore? Apo je me Ramen A pranon ti ne shtepi krimibeli te bej ligjin Qasje te tjera mund te kete Por Jo me Serbet qe Jetojne ne troje tona Me shume se kurre dy anet ne nje llogore Rama kali I trojet kunderxshqiptarise Koha te kargohet mos Tricia te mbulije mutin me shutter S’ka per vete ti Hape mendjevte tjereve

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik

              Ky Minxhozi, nje lehaqen e Rames!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goditesi

                Po cfare te beje Kurti? Ti japi veriun Serbise se 8000 km katror ja dhane Malit te Zie urdher te Amerikaneve. Tani kept ketu dhe jep atje ca do ngelet? Nje cope toke ku te jete Vetem baza ushtarake Bondsteel? Po si flisji pa llogjike o gazetar o njerez te shpifur dhe plehra

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje