Kush i liroi policët e Albinit?

26 Qershor 2023, 19:00Blog TEMA

Kush i liroi policët e Albinit?

Nga Dritan Hila

Më së fundi tre policët janë në shtëpi ku kanë mundësi të kurohen dhe qetësohen.
Tani ka nisur gara se kush e ka meritën.

Në Kosovë, ndjekësit e Kurtit nxitojnë t’ia lënë meritën politikës intrasigjente të Albinit, i cili nuk pranoi të bënte lëshime. Mbase në një fotografim të momentit kanë të drejtë pasi tre policët u liruan kurse dy të arrestuarit nga pala serbe ende jo.

Në Shqipëri po i lënë meritën Edi Ramës dhe kërcënimit të tij se do ngrijë marrëdhëniet me Serbinë. Mbase nisur nga takimi i fundit ithtarët e tij kanë të drejtë pasi Rama nuk e shikoi Vuçiçin dhe as i trokiti gotat. Por në fakt Rama nuk e kërcënon dot Vuçiçin pasi kështu klasifikohet si një prerje me Albinin sikurse oligarkët më të mëdhenj që ka rreth vetes i bien mallrat nga Serbia ose nëpërmjet Serbisë.

I vetmi që kishte interes të lironte policët ishte Aleksandër Vuçiç. Me këtë akt ai del në sy të bashkësisë ndërkombëtare si njeri i paqes. Në kushtet kur Perëndimi nuk po kupton çfarë po ndodh në Rusi; kur ofensiva ukrainase ka ngecur me gjithë furnizimet me armatim që ka marrë nga Perëndimi, madje në disa sektorë rusët kanë kaluar në kundërofensivë; kur presidenca Biden po futet në vitin e çalë dhe askush nuk është i qartë për pasardhësin, Perëndimi nuk e ka mendjen se çfarë bëjnë dy kaposhë fshati në shkrepat e Ballkanit.

E në këto kushte Vuçiçi ka fituar pikë si njeri i paqes, pasi ai është edhe kryetari i shtetit që mund të bëjë luftë, të ftohë marrëdhëniet me të tjerë apo t’i nxehë, sikurse të rrëmbejë policët e t’i lirojë ata, pasi ai është shefi i shtetit që ka qenë gjithmonë fuçi baruti.

Njëkohësisht me këtë lëvizje ai i ka rritur pikët Albinit si trim me fletë dhe në të ardhmen siguron rishtas një kundërshtar, i cili ka kuota të ulëta në sytë e Perëndimit. Dhe pse jo, i rrit kuotat edhe Ramës si njeri që i imponohet Vuçiçit, por që në realitet asnjëri nga të dy nuk është kundërshtar që i rrezikon pozitën në Serbi apo në Bruksel.(Dritare.net)

16 Komente

  1. F
    Friend

    Je i madh objektiv fisnik i nderuar Hila Dritan!

    Përgjigjjuni
    1. k
      koopetarivisti

      E ke qare o Tan Hilja!Dje na tregove se ne Rusi doli fitimtar Putini,sot na thua me bindje se fitoi Vuçiçi!E papare kjo analize radhazi.Ku mebehet qejfi qe edhe foton ia ke pershtatur ketij gezimi qe me siguri e ke ndjere me gjithe shpirt ,nderkohe qe nafijes i ke lene arrat dhe te korrurat!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        Vuçiçi ja futi Albinit, por kete vetem qorrat e Albinit nuk e shohin.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          O Dritan kaplloqja, policet jane te Kosoves, ti thua te Albinit!!!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            Po si perfundim kush I liroi?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Evisa

              Zot bëje mbarë! Ja çfarë thotë Hila: "Në kushtet kur Perëndimi nuk po kupton çfarë po ndodh në Rusi; kur ofensiva ukrainase ka ngecur me gjithë furnizimet me armatim që ka marrë nga Perëndimi, madje në disa sektorë rusët kanë kaluar në kundërofensivë; ......" E po, që të arrinte puna deri këtu, kur një perëndim i tërë, i cili ka me qindra institute dhe mijëra profesorë që analizojnë politikën botërore, të mos arrijnë të kuptojnë çfarë po ndodh në Rusi, kur i vetëm Hila e ka kuptuar çfarë po ndodh në atë vënd, dhe për më tepër ka arritur të zbulojë një detaj kaq sinjifikativ, se Putin " me një gurë vret tre zogj", kjo është vërtetë e hatashme, brilante, e mrekullueshme, e paimagjinueshme! Çfarë qe ky fat për ne, nga na zbriti ky gjeni, kush e solli atë midis nesh, të cilin, për turpin tonë, nuk e kishim vënë re gjenialitetin e këtij fenomeni ndërplanetar!!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Epo ki eshte i biri i nje sigurimsi famekeq ne kohen e xhaxhit. Kjo e shpjegon largpamesine e tij marksist-leniniste. Por une nuk habitem me kete Hilen, por me gazetat qe ia botojne "opinionet" (Opinioni del cazzo)

                Përgjigjjuni
              2. I
                Ilir

                Burre e grua lepijne bolet e Rames qe prej dhjete vitesh.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qesh e ngjesh

                  Kush i liroi ato policet e Albinit ? Po patjater qe sokellimat e Ramalluk-Edvinit! Kete te vertete absolute ky Hilja na e "zbuloi", Sufllaqen per sot aty pas kryeministrise me kete e siguroi /

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trotski

                    Rendesi ka qe Policet u Liruan. te gjithe kane dore ne Lirimin e Tyre :SHBA,BE,Rama ,Orban bile dhe Vuçiçi .Vetem Albini JO .Ai Koqe kandari rri gjithmone me Pishtar ndezur per te hedhur ne ere Fuçine e barotit

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Ceni

                      Dritan je analist i dobet. Ky rast tregoi se Vucic eshte lojtar i dobet qe sajon rrembime dhe pastaj gjoja ben leshime. Donte te shkembente policet me kriminelin e arrestuar nga policia kosovare. Perendimi i di te gjitha. Prandaj e urdheroi ti leshonte. Dhe ai beri ashtu si e urdheruan.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Sakte.

                        Përgjigjjuni
                      2. k
                        km

                        Ajo qe Ka rendesi eshte qe policet i liroi gjukata ,me vendim e saj.Nuk mund te pretendohet se nderhyri ai apo ajo,kushdo qofshin.Ndryshe do te thoshin qe shteti ligjor kudo ku pretendohet nuk ekziston.Politika dikton gjukaten. Gjukata e liroi se nuk ekziston asnje fakt per te argumentuar akuzat e bera.Ajo ,me vendim e saj i hap rrugen hetimit te rrembimit te Policeve ne krye te detyres,agresion i mirefillte,si ato te nazisteve te OttoSkorzenit te Abverit gjerman .

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          spihuni tradhtar dhe gjakatar ylli hila

                          Policet e kidnapuar me menyre terroriste nga forcat spéciale terroriste te kryeterroristit viçiç,u liruan nga nderhyrja e spihunit te sigurimit dhe nga monstra qe ka marre ne qafe shume persona te pa’fajshem,nga ish-sigurimsi ylli hila i ati i dritan hiles (kuptohet me letra se biologjik eshte tjeterkush se dritani ne fakt eshte dobiç i ngjizur nga shoku i ngushte i ylli hiles)

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            american16al

                            Konkluzioni i artikullit eshte perfect.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gostivari

                              Dritan, paga mujore e Albinit është 1300 euro. Nuk ka mundësi, si Rama, as t´iu paguajë cigaret për një muaj. Nuk je tendencioz (?), por cinik po, pa ?.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje