Kujt i intereson “lufta imagjinare” në Kosovë: Lindjes, Perëndimit, Vuçiçit apo Albinit?

29 Qershor 2023, 16:17Blog Nga Kreshnik Spahiu

Kujt i intereson “lufta imagjinare” në Kosovë: Lindjes,

Albin Kurti ka një krizë psikologjike, sepse mendon që Kosova s’ka një simbol si Ismail Qemal që ngriti flamurin e pavarësisë në ditën e çlirimit. Flamurin Verdhë & Blu s’e ka qëndisuar as Albini dhe as Vjosa.

Monumenti i themeluesit iu ndërtua Bill Klintonit i cili ditën e çlirimit 12 qershor 1999 tha:

“Ne bëmë luftën, ju bëni paqen”

Në mes këtij vakumi Albini do të vjedh nga historia pak imazh legjendash, por kjo e bën qesharak sepse nuk bëhesh hero në paqe, pasi lufta ka mbaruar dhe s’ka asnjë rrezik të rifillojë për sa kohë shteti ruhet nga ushtria e NATO-s.

Gjithsesi Albin Kurti e ka një ëndërr të quhet:

- pak Ismail Qemal

- pak Adem Jashar

- pak Skënderbej

Historikisht kopjet e Enver Hoxhës, krijojnë luftra imagjinare në paqe, pa pasur krisma fare.

Hija e Enver Hoxhës është shfaqur në Kosovë çerek shekulli pasi lufta ka mbaruar.

Kopjet e Enver Hoxhës në Kosovë duan të bëhen heronj pasi e kanë peng që s’morrën pjesë në luftë dhe ndjehen inferior para legjendave.

Kopjet bindin popullin për rrezikun e pushtimit nga jashtë, madje improvizojnë skenarë sikur gjithë bota është kundër tyre.

Hijenat e Enver Hoxhës krijojnë lojë luftash në paqe dhe e mbushin popullin me propagandë dhe fantazi sulmesh nga ajri, toka apo kufiri.

Turmat i besojnë dhe jetojnë si në rrethim.

Turmat flenë duke parë ëndrra me armiq.

Miqtë ju duket si tradhëtarë.

Kjo quhet paranojë psiqike sociale.

Turmat shpëtimin e shohin tek lideri partisë dhe krijojnë mitin, sikur Atdheu i tyre u krijua ditën që lindi udhëheqësi Albin. Armiq quhen ata që s’duan kryetarin, jo Atdheun.

Ky quhet politikisht viti ZERO.

Albin Kurti po rrezikon Kosovën që ajo të humbasë çdo gjë që fitoi nga lufta.

Ndryshe nga Rugova, i cili: “në mesin e luftës kërkonte zgjidhje me paqe”, Albin Kurti: “në mesin e paqes, kërkon zgjidhje me luftë”.

Aq qesharak është deliri sovranist i mbrojtjes me forcat e veta nga Albini, sa mjafton të shohësh dorëzimin e armëve të tre policve të Albin Kurtit 5 kilomentra brenda territorit Kosovës duke u gjunjëzuar para milicve serb.

Edhe Adem Jashari ishte i rrethuar, madje familjarisht, por armët nuk i dorëzoi, si policët e Albinit.

Lufta imagjinare e Albin Kurtit jo vetëm e ka dëmtuar Kosovën por në këto dy vite, e ka afruar Serbinë më shumë me perëndimin.

“Muskujt” qesharak të Albin Kurtit nuk i merr askush seriozosht përveç 220.000 votuesve që i kanë ngelur në zgjedhjet komunale.

Problemi është që loja luftash që bën Albin Kurti, nuk i intereson:

- as Kosovës

- as Shqipërisë

- as Amerikës

- as Europës

- as Ballkanit

Prishja e paqes dhe klima e luftës ka dy përfitues: Moskën dhe Beogradin.

Rusisë i intereson një konflikt ushtarak tjetër në Europë dhe Serbisë i intereson klima e luftës që të bindi perëndimin se “martesa” e serbëve në veri të Kosovës me shqiptarët nuk funksionon.

Vuçiç po provokon çdo ditë dhe po peshkon Albin Kurtin në delirin e tij prej “heroi” që të përpleset dhe prishet me perëndimin.

Albin Kurti nuk po kupton që nuk është komandanti i luftës për çlirim por kryeministër i shtetit ku duhet fitoj paqen dhe bashkjetesën me etnitë e tjera.

Në martesë ke dy rrugë:

“Ose bashkjetesë, ose divorc”

Vuçiçi po e shtyn Albin Kurtin të sillet si “njerku, që trajton ndryshe fëmijët e vet dhe ndryshe fëmijët e gruas”.

Nëse Albin Kurti nuk bind Europën se ne dimë të bashkjetojë në paqe me minoritetet, do humb çka fituam në luftë, kufijtë e paprekshëm të Kosovës.

Kufijtë nuk i mbron dot Albini, por perëndimi.

Kosovë pa Albin ka, Kosovë pa SHBA jo s’ka.

Burrat e mençur të Kosovës duhet bindin popullin që në këto momente atdheu s’ka nevojë për trimëri por për dinakëri, s’ka nevojë për muskuj por për inteligjencë, s’ka nevoj për heronj por për diplomaci.

Kosova s’ka nevojë për izolim por për hapje.

Kosova s’ka nevojë për luftë por për paqe.

Kosova s’ka nevojë për armiq por për miq.

Kosova s’ka nevojë për një Oso Kukë trim por të ngujuar mes fshatit.

Kasova rrezikohet nga lufta po largoi perëndimin dhe jo po largoi Albinin.

Kishte të drejtë Dritëro Agolli në vargjet e tij:

‘Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend’

4 Komente

  1. p
    pordhaci

    Hera e pare qe me pelqen shkrimi i ketij rripit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pitkini Vetfundosjes

      Kosoven e marin per 20 minuta tifozet e partizanit te beogradit me shkope beizbolli Pitkini Vetfundosjes dhe Pitkinet e tjere ne kohe lufte iken nga frika ne kohe paqe bejne trimin keta jane trimat koqevare

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        BRRAVO KRESHNIK!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

          OK,Kreshnik: 1.A.Kurti siç duket duhet të shkoi për kurim në Vlorë ose Elbasan..siç duhet të kishte shkuar Sb me kohë..! 2.Më vjen shumë keq se edhe në Kosovë nuk ka OPOZITË.Ndaj A.Kurti tall menderen me popullin e tij dhe SHBA BE E.RAMËN..! 3.Besoi se BILL KLINTON që vjen në 4.07.23 do të vendosi situatën.Pasi Ai bëri luftën dhe do të vendosi Paqen përfundimisht në Ballkanin e trazuar " FUÇI BAROTI 100 VITE MË PARË..!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje