Kodi penal në thelb bëhet për vrasësit dhe hajdutët...

27 Korrik 2025, 10:12Blog Nga Ylli Manjani

Përsëri për Kodin e Ri Penal, sepse është vendimi më i rëndësishëm që do merret për 50 apo më shumë vitet e ardhme. Është një ligj i  të sotmes gjithashtu.

Në gjëndjen që paraqitet ai projekt nuk mund e as duhet miratuar.  Shpresoj që ai dokument të jetë vërtetë ashtu siç edhe u tha nga ministri Manja, një dokument pune.

Në fakt duhet punë, shumë punë që ai dokument të bëhet i miratueshëm.

Insistoj në principin e proporcionalitetit për ndërtimin e një Kodi Penal të drejtë dhe jetëgjatë.

Shikoni, drejtësia penale është krijuar për të dënuar vrasësit dhe hajdutët. Kjo është arsyeja e pasjes së drejtësisë penale.  Vrasësi dhe hajduti janë dënuar gjithmonë që në shoqërinë parashtetërore. Shteti shpiku ligjin për të ndaluar hakmarrjen primitive të talionit (dmth sy për sy, dorë për dorë).

Ligji penal u krijua për të zëvendësuar hakmarrjen primitive.

Sido të vijë puna, baza e ligjit penal ka qenë, është e do jetë dënimi i vrasësve dhe hajdutëve.

Pra qëllimi madhor i drejtësisë penale është të mbrojë jetën dhe pasurinë.

Veprat e tjera penale janë shtesa që hyjnë e dalin në ligjet penale sipas kohës.

Nga kjo pikpamje, dënimet penale kanë hierarki.

Më i madhi dënim është për varsësit, pastaj për hajdutët. Të tjerët nuk mund të dënohen më ashpër se vrasësit.

Nëse e shohim me këtë sy edhe projektin e ri, njësoj si ky që kemi, kjo hieraki është e përmbysur keq dhe shumë keq.

Madje në projekt-kodin e ri vrasja dhe hajnia duket sikur janë harruar.  Duket sikur shkruesit e projektit janë kujtuar në fund "uuu, dale more se harruam vrasjen dhe vjedhjen.." . I kanë degdisur në fund fare nenet që duhet të ishin në krye.

Sipas projektit të ri, më shumë mbrohet shteti dhe politika sesa jeta e njeriut. Gjithashtu më shumë dënohet mjeti sesa pasoja penale. Më shumë dënohesh për moral sesa për dëm.

Madje vijon të jetë i dënueshëm fjala dhe mendimi!!!

Më shumë mbrohet edhe NATO, BE-ja, stemat, flamujt e ambasadat  sesa shëndeti e pasuria e shqiptarëve. Për këtë të fundit, pasurinë pra, ka nene pafund që tregojnë se si ta merr shteti ose më i forti për hiçmosgjë. Shqiptarët pavarësisht, gjendjes sociale, vendosen në barrë prove të provojnë pasuritë e tyre!!!

E përsëris shteti dhe politika ndryshojnë, por dënimi i vrasësve dhe hajdutëve do jenë në jetë të jetëve.

Mendoj se duhet përmbysur koncepti që përmban edhe projekti i ri, i cili në këtë këndvështrim jo vetëm s'është i ri por na çon shumë kohë pas. Në kohën kur futeshe në burg pse talleshe me Stalinin, se po ta bëhe për Enverin pushkatoheshe si tradhëtar ndaj atdheut. Në kohën kur quhej normalitet të strehohesh në pak m², dy a më shumë kurorë...


Kujdes!

Kujdes

Kujdes!

5 Komente

  1. B
    Bureto

    Manjan, mendoj se nëse ato qendrojne ke te drejte për sa. Ama nëse vërtet je i interesuar që projekt Kodi i ri Penal, të jetë ai që duhet, kjo nuk arrihet kur njerëz si ti jurist dhe për me tepër ish ministër drejtesie, duke bërë shkrime në shtyp, por bëhet duke kontribuuar aty ku duhet dhe ashtu si duhet. Nëse e bën këtë dhe nuk ta varin, atëherë ke te drejte e Zotit me argumente t'u "biesh". Gjithsesi me ti nuk besoj se do të ndodhë kështu.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Vetëm në fund e ke dhjerë.... Kodi penal i Enverit na duhet. Vetëm me anë të tij vihen në zap hajdutët dhe vrasësit. Me kodin e Enverit do të ishin varur në litar të gjithë politikanët vrasëa dhe hajdutër të Shqipërisë.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfurku

        Ylli ne bëjmë shumë ligje që krijojnë kriminel, e shumë pak që ndalojnë ata. Në Shqiperi ligjet në drejtësi janë nje amalgam i rrezikshëm, por më i rrezikshëm ështē gjyqëtari. Në se inicion të bësh nje ligj human për njerëz me burgim të përjetshem mbase s'ka ndonjë gabim, por po qe se ky lig "imponohet" nga brënda burgut këtu korrupsioni është galopant. Kur inisiativen per ligjin e kerkon istitucioni që ka dhe të drejtën faljen, ligji është i komprometuar. Ligji në vetvete ka pjezëza filozofike por filozof tek ne kush është Ulsi Manja apo ????????. Ylli drejtësine ne Shqipëri e kini me testament ju dibranët?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Shqetesim i drejte, por nuk mjafton vetem kaq! Me e mira eshte te "sfidohet" cdo projekt qe ofron qeveria me projekt alternativ! Duhet oponence e forte dhe e pa kompromis!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Nuk i kuptoj disa njerëz të ligjit brënda apo jasht sistemit të drejtësisë që kërkojnë që në projktin e ri për kodin penal të nxjerrin nga burgu mbas 35 vjetësh kriminel e vrasës të shqiptarëve njerëz si Zani,Caushi,Laert Haxhiu apo ai maloku me emrin Sokol që vrau dy turistët çek për një telefon e më vonë edhe një të burgosur tjetër në burg….!Çfarë bëni or ju qifsha ç’ju përmban pragu ?Këta monstra duhet të vdesin në burg si qenër vetëm jo të shohin dritën e lirisë.Hej ku ju çon mushka shkërdhata.Nuk ka keqardhje për vrasësit e pashpirt .Thuhet se në projktin e ri po bëhen tentativa për të amnistuar shokët e tyre ish zyrtar të korruptuar,gjë e cila është e pafalëshme,ndryshe edhe ju vet jeni kërma të korrupsionit nqse bëni ndryshime të tilla korruptive.Mos gaboni të bëni ndryshime të tilla që dënoni qytetarët e thjesht për mos kualidimin e makinës dhe të falni me ligj pisat e vjedhjes së taksave të popullit,ndryshe në zgjedhjet e tjera populli do t’ju ndëshkoj dhe do ta shihni veten në opozitë kur në pushtet do vij nul noka dhe larot e sali malokut.Be carefull shkërdhata politikan !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje