Kryengritje nën krahët e B-52, Saliu bektashi dhe spiunët që kanë lidhje me Teheranin

24 Gusht 2022, 09:34Blog TEMA

Kryengritje nën krahët e B-52, Saliu bektashi dhe spiunët që

Nga Frrok Çupi

Kryengritja kundër Amerikës ka nxjerrë ‘krahë’ me kohë edhe pse nuk po ngrihet dot mbi tokë. Dy aeroplanë të sulmeve strategjike Amerikane B-52 nuk fluturuan pardje qiejve të Tiranës  enkas për të qenë mbi kryengritësit, sigurisht që jo. Fluturimi na u bë sikur hodhi parashuta plot me pyetje, e kundërta e asaj që ndodhi aty nga vitet ’45 a ’50 kur aeroplanët e vegjël të UNRA hidhnin këtyre zonave e në gjithë territoret ‘socialiste’ ndihma të dorës së fundit, deri edhe gjilpëra për të qepur.

Po çfarë po ndodh përsëri, pas shtatëdhjetë vjetësh, në zonat ‘e gjilpërave’ post komuniste? A do të sulmojë Rusia- njëra nga ndërluftueset e Luftës së Dytë, mbi rajonet këndej Ukrainës? Këtu përgjigja është ndarë në dy ose në tre pjesë: Pjesa maxhoritare që e shikon si një mundësi, si mundësi më shumë si përgjegjësi se sa si ‘ luftën te dera’. Pjesa e dytë, ku hyjnë edhe kryengritësit kundër Amerikës, nuk mund të thuash se ‘ e presin me gëzimin më të madh’, por që ‘edhe po ndodhi, keq nuk na bëhet’. 

Dhe pjesa e tretë e cila ndahet në pjesëza shumë të vogla, dikush është pervers e ka qejf të shikojë luftë, dikush që ‘ as ia ndjen’, dikush që mendon se në një luftë del më i fituar për vete me pulat në fshat, dhe disa që sulmojnë Amerikën pse ‘ po na thua fjalë si Enveri, për të na shpëlarë trutë’. Fuqitë perëndimore nuk e kanë mohuar mundësinë e një sulmi rus mbi zonën ‘ përtej Ukrainës’, dhe në këtë rast rajoni ynë ku jetojmë edhe ne shqiptarët, është nga synimet e para. Britania e Madhe, teksa qeveria u përgjigjej qytetarëve, ka lënë të nënkuptohet se ‘duhet të bëhemi gati’ për luftë.

Çfarë do të bëjë fronti anti-amerikan shqiptar, nëse ndodh sulmi?

Fakti që kryesues të ‘Frontit’ nxituan të përshëndesin dy aeroplanët amerikanë B-52 ende pa prekur qiellin shqiptar, më krijon ndjesinë se këta ndjejnë panik dhe përmes panikut do të  mund ndërtojnë ndonjë skemë trazirash. Edhe këtu  gjërat ngjasojnë përsëri me periudhën e hershme të avionëve të UNRA-s. Këta të Frontit antiamerikan tani ngjajnë me ‘të prekurit’ në periudhën e komunizmit dhe shpejtojnë të radhiten me palën që në fakt nuk e duan. 

Nuk di se dikush e perceptoi çfarë bëri Sali Berisha menjëherë pas largimit të dy avionëve? Ai mori rrugën drejt Bulqizës, në një teqe, dhe bëri ritet e faljes si secili praktikant i fshatit. Prej 30 e ca vjetësh njihen lidhjet e Berishës me botën Islamike (sidomos Bahrein, Malayzi), dihej edhe se ai falej tre herë në ditë; por kurrë nuk u pa në publik duke kryer rite fetare si praktikanti i fshatit. Për më tepër, Sali Berisha është mysliman i sekti suni, jo shiit, por u fal në teqenë e bektashinjve. 

Disa thanë se ‘e tërhoqi për hunde Ilir Meta drejt domenit të Novruzit’. Nuk e besoj kaq thjesht. Si Meta dhe Berisha kanë lidhje të ngushta me Iranin; falja në tempullin suni ishte një sinjal drejtuar Teheranit se ‘B-52 kaloi’ pa efekt. Edhe sulmi i Berishës kundër Beogradit, që nga teqeja, (gjë që nuk ka sens), mban peshën e përpjekës për t’u shkëputur formalisht nga historia si bashkëpunëtor i Beogradit dhe spiun i Sigurimit. Në Teheran, të dy ish-presidentët ka të thëna se kanë depozituar shuma të mëdha parash. 

Po përqendrimi i menjëhershëm i ‘kompanisë së spiunëve’ të jashtëm e të brendshëm në një të vetme, pse ndodhi papritur? Apo nuk është i papritur? Bash në kohën kur Ilir Meta, sa pa dalë nga kuvlia e presidentit, u shfaq në tavën e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, një grup spiunësh rus u shfaq në dyert e vjetra të uzinave të armatimit në Shqipëri. Kur uzinat nxirrnin tym të bardhë në rrethinat e Skraparit, Iliri ishte në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Kush vallë më mirë se një spiun i kohës ka mbajtur shënime dhe memorie mbi ‘veglat’ e uzinës, mbi fishekët, mbi barutin, mbi tualetet, etj?

A ka një lidhje mes spiunëve që erdhën nga jashtë (Rusi) dhe spiunëve të kultivuar këtu?

Lidhja mund të provohet më mirë vetëm në pikën fundore të saj: Ilir Meta u çmend dhe kërcënoi kryeministrin e vendit e bashkë me të Amerikën, se do t’u bënte gjëmën… (nuk i shkruaj dot ato fjalë). Edhe Berisha kërcënoi se ‘ guxoni po ua mbajti’. Kërcënimet u lëshuan si ‘trimëri’ para spiunëve nga jashtë, si për t’u thënë “ mos kini frikë se jemi ende të fortë’.

New York Times shkruan se agjencia ruse e spiunazhit, FSB, ka nisur spiunë, ka shpenzuar dekada duke spiunuar Ukrainën, duke u përpjekur të kooptojë institucione, duke paguar zyrtarët e lartë dhe duke u përpjekur të ndalë çdo lëvizje drejt Perëndimit. Megjithatë nuk ia doli. Duke zbuluar spiunë, kësaj here më duket se më shumë  po zbulohen muret e vjetra të uzinave që nuk prodhojnë më armë, veçse marrin frymë për të qenë mbi tokë. Kjo po ndodh me kryengritjen këtu poshtë.

11 Komente

  1. Çekiçi

    Sala në monizem ka qenë enverist i perbetuar pas monizmit kriminel hajn dhe vrases Ka qenë edhe fyrnizues i tankeve te Millosheviqit per shfarosjen e kroatve sllovenve boshnjakve dhe në fund per shfarosjen e shqiptarve te Kosoves Tani është bërë bektashi i Tehranit per shkatrrimin e popullit shqiptar te Shqiperisë Sala nuk njeh as fe as atdhe Sala e njef vetem krimin qe e ka trashigu nga miqet e tij serb dhe nga udbashja Milica vjehrra e tijë

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vellai i Vuccit ne Surrel

      Po fler spiuni Frrok Cupi, per......spiunlleqet e tij

      Përgjigjjuni
    2. A
      Askushi

      DIHET DOKTOR DRAKULA QE ESHT TERRORIST DERISA PRITI BIN LADENIN NE MAMURRAS ME FAREN E KEQE FUFT QE KETA TE FYNDIT JAN MARR ME PROSTITUTA, VJEDHJE ,VRASJE, RREMBIME, PERDHUNIME , JAN MIQT E DOKTOR DRAKULES QE VETE FALET TE MOS FUTET NE BURG , PO TE SHKINTE VARRI I DERVISH LUZHES DO PERFUNDONTE KEQ SE E DI MUR DRAKULA CNDODH, SA PER SHKURTABIQIN E PL DIHET QE ESHT AJDUT ,KRIMINEL , VRASES DHE PER TRAFIK ORGANESH ESHT AKUZUAR , KETA DY MOSTRA PO MUNDOHEN TE BEJ GJITHCKA QE TA SHKATERROJN KETE VEND DUKE U VEN NE SHERBIN TE RUSIT DUAN TE FUTEN TEK MASONET E IZRAELIT , DUAN TE IMITOJN FAMILJEN GAMBI TE AMERIKES KU DREJTOJN BOTEN NE CDO ASPEKT BASHK ME MASONET DHE DY PLEHRAT TONA DRAKULAT DHE HIENAT , PO TE FUTEJ SI NE ANGLI INTELIGJENT SERVIS DO GJENIN GOXHA MATERIAL PER KETA DY PLEHRAT DHE TE KONTROLLONIN BANKAT NE QIPRO DHE IZRAEL ATEHER DO KUPTONTE NJEREZIMI KUSH JAN KETA DY DJAJ QE NUK I ECEN MBAR SHQIPERIS.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RROÇKOPANI

        O Frrok...po Robert Çimçakizi(Edi)di gjë nga vjen vërdalle..hahaha..gojët e popullit thonë se e ka dhjerë fare ne korrupsion galopant...

        Përgjigjjuni
        1. R
          RROÇKOPANI

          O Frrok...po Robert Çimçakizi(Edi)di gjë nga vjen vërdalle..hahaha..gojët e popullit thonë se e ka dhjerë fare ne korrupsion galopant...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vokrri

            Po ik o plak matuf ! Futi noj gote raki andej nga varrezat dhe leri komentet per Ameriken e Rusine se le nam. Saliu, shurren e ka me inteligjencen tate!

            Përgjigjjuni
            1. i
              ilir

              Prape zoti "llulla"?

              Përgjigjjuni
              1. v
                vang

                ILIR Edhe sikur te jete Frroku ''llulla'' sic thoni ju ka nje ndryshim te madh sepse ai nuk mori poste qeveritare as president,as k/minister, as minister i jashtem e minister i brendshem.Ata te sigurimit benin pune te madhe per te korruptuar njerez.Por Iliri nuk besoj se u korruptua prej tyre .Ai me dashjen e tij shkoi dhe kallxoi shokun e klases..Prandaj nuk ka budallenj qe ju ti genjeni ,dhe Frroku eshte nje gazetar kalibri ndersa ILIRI nje cope injoranti i zoti per vjedhje dhe manovrime

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Vang iliri nuk eshte vetem injorant, por edhe injorant. Se pari eshte hajdut, bandit, tradhetar i atdheut, fashist, i korruptuar, VRASES.

                  Përgjigjjuni
              2. k
                koli

                Pune muti kur flet nje spiun (llulla) per spiunat....

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vucici nga Surreli

                  Frrok Qupi (Llulla) fytyre vdekja.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje