Në mëngjes ata, në drekë ata, në darkë ata, në pritje të shtatorit...

23 Gusht 2022, 11:26Blog TEMA

Në mëngjes ata, në drekë ata, në darkë ata,

Nga Bledi Lumani

Ngrihesh në mëngjes e hap TV apo portalet për të parë mos largqoftë ka ndodhur gjësendi kur ke qenë në gjumë, të dalin ata, njëri duke bërë ndonjë shëtitje majë biçikletës a ecje nga Liqeni, tjetri me denoncimet e “qytetarit digital” që në pikë të sabahut.

Shkon në punë dhe kur ke kohë hedh një sy nga telefoni çfarë ka ndodhur, prapë ata, tani jo më një apo dy lajme, por në breshëri, tre, katër, pesë, gjashtë, nga secili.

Kthehesh nga puna dhe hap TV për t’u relaksuar paksa, prapë ata.

Shkon të flesh po s’të zë gjumi se vapë bëj hesapi, e hap TV, prapë ata, herë vetë, herë gruaja, dhëndri, djali, nusja, për të mos folur për pagatorët e tyre, që të duket se do t’i hedhin aty brenda tek dhoma e gjumit stërklat e pështymës, nga marrazi me të cilin i mbrojnë nga akuzat që i kanë sa një mal.

Epo ditë e re, lajm i ri thuhet, por në fakt është i njëjti avaz, përditë e përditë.

Dhe të mendosh që personazhet e kësaj marrëzie kolektive, janë llumi i llumit, që kanë vrarë, vjedhur, spiunuar, shantazhuar e bërë gjithfarë pisllëqesh hapur fare, madje edhe duke u krenuar nëpër banaqe televizive.

Epo mirë thamë, tani që u shpallën non grata e iu dolën dosjet, të paktën do zënë ndonjë cep e nuk do ndihen më, dhe ne do biem në qetësi e nuk do na fanepsen më mëngjes, drekë e darkë, se për t’u dënuar nuk bëhet fjalë!   

Por me sa duket e paskemi pasur gabim!

Jo vetëm që nuk u strukën nga turpi e frika, por tani nuk shkulen më nga ekranet jo se jo, por thonë se do bëjnë namin në shtator, meqë në gusht njerëzit janë me pushime.

Deri atëherë, do duhet t’i durojmë, mëngjes, drekë e darkë.

Në shtator pastaj, kushedi, ndoshta dhe Arbeni i SPAK-ut kthehet i ftilluar nga pushimet!

18 Komente

  1. P
    Proshi

    Durim , vetëm durim. Do vijë dhe dita të qetohemi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selamiu

      Nuk ka kuptim te kufizohen politikisht. Ata duhen denuar penalisht.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Spak

      Eshte naivitet te shpresosh qe dy kriminele dhe spiune te "skuqen nga turpi"! Perkundrazi ata po perpiqen te destabilizojne SHqiperine pa pyetur per kstot! Keshtu qe ata duhen ndalur ne baze te ligjit!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Kjo ndodh sepse portalet dhe televizionet jane bere shume e per lume: askush nuk e kerkon lajmin, por japin kedo hajdut qe u del perpara, duke bertitur kapeni hajdutin! Eshte koha e Salimaneve dhe Ilirmaneve!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Askushi

        Na jan ber si burri nenes me bab gjall, po kush i shikon se shohim filma fat i madh qe kemi dixhitalb dhe shohim cdo gje por ho dy fytyr bajgat sali karaxhuc bin la den, dhe bibilush 1000 metershi mbi det spiuni dhe hajduti metaj.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Mduket se je ngaterruar PA DASHJE, se do e kesh per Edin llafin ti.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjeli

          E ke gabim zoti gazetar rrenjet e sgurimit te shtetit nuk shkulen per njeqid vjet nga shqiperia eshte shume i konsoliduar une kete e kam mesuar qe ne vitin 1974 nje miku im ne nje bisede private me ka thene . Edhe sikur ta leme pushtetin ne me njerzit tane do te udheheqim edhe per 100 vjet me pas . Ne do behemi pasanik dhe armiqt tane do rropaten rrugeve ( te botes)

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli

            Harrova te shtoj se miku im ishte nga skrapari detyra komisar

            Përgjigjjuni
            1. K
              KCK Live ne Surrel

              Ngrihet ne mengjez Bledushka dhe ndez TV e i dalin ATA, vjen nga puna Bledushka e ndez TV e prap ATA. Shkon te flere Bledushka e prap sheh ATA. Vetem Edi Ramen nuk ja ze syri fare Bledushkes as me mengjez, as dreke, as darke. Dhe per kete arsye tere sa ka shkruar der sot i ka vetem per ATA,...i shkreti, mbase nuk ka idene se kush e qeveris kete vend!

              Përgjigjjuni
              1. a
                alphade

                Cifti ????Berisha-Metà po punojne dite e nate per te ngritur shwiptaret per “Revo-Lucionin demokratik “ te shpikur nga dia- boliku I Vicidolit ….!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  Ata ishin dhe mbeten biznesi me fitimprures i kazan-mediave antishqiptare.Por jane ne ngordhje.

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    raul

                    Agushi me hanxhar ne dore ka shkuar per te pergaditur lristat erotiko naziskine te haremit te Jales, te cilet ne shtator nen komanden e sharebajges se neveritur Kejdi dhembcakallja, qe nga haremi i Jales hyri ne parlament pa u bere 18 vjece, dhe te Sharebajges tjeter Floida surratalienja do fillojne ne shtator revolucionin Nafijedybekobaxhelljan . Ne ndihme te lristave naziskine do te jete dhe Klevis krrici i faro pace pilafit hipur mbi tankun e Sali Lushes grabitur tek Garda ne grushtin e shtetit 1998 me dy gishta lart duke bere garipin para lristave erotiko naziskine te Haremit te Jales.Gallate madhe, mbreme Agush Habib Burgiba h zhgenjye komplet nga mungesa e pjesmarrjes ne takim ne haremin e Jales, entusiazmi zero qe tregon se Agushi i lajthitur nuk terheq me pas vetes as mitantet e Nafije dybekut qe nxinte mbreme per nivelin ku eshte katandisur leshelija.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      raul

                      Agushi me hanxhar ne dore ka shkuar per te pergaditur lristat erotiko naziskine te haremit te Jales, te cilet ne shtator nen komanden e sharebajges se neveritur Kejdi dhembcakallja, qe nga haremi i Jales hyri ne parlament pa u bere 18 vjece, dhe te Sharebajges tjeter Floida surratalienja do fillojne ne shtator revolucionin Nafijedybekobaxhelljan . Ne ndihme te lristave naziskine do te jete dhe Klevis krrici i faro pace pilafit hipur mbi tankun e Sali Lushes grabitur tek Garda ne grushtin e shtetit 1998 me dy gishta lart duke bere garipin para lristave erotiko naziskine te Haremit te Jales.Gallate madhe, mbreme Agush Habib Burgiba h zhgenjye komplet nga mungesa e pjesmarrjes ne takim ne haremin e Jales, entusiazmi zero qe tregon se Agushi i lajthitur nuk terheq me pas vetes as mitantet e Nafije dybekut qe nxinte mbreme per nivelin ku eshte katandisur leshelija.

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zalli

                        shtatori i gjen ne burg,prandaj po shfryjne injorancen e tyre

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Evisa

                          Dikur shkrimtari i shquar amerikan Gor Vidal ka thënë se kurrë nuk duhet refuzuar mundësia për të bërë sex ose shfaqur në media. Politikani duhet të shkoj tek njerzit. Dhe njerzit janë janë në Klan, Top Channel, Vizion , ABCNews, News24, Tema, SyriTv, BalkanWeb, Dita, Sot.com.al, etj, etj. Rama, Berisha dhe Meta këtë e dinë mirë. E dinë edhe politikanë të tjerë. Lumani që kritikon mediat e tjera, 90% të hapsirës këtu në Tema ja jep Berishës dhe Metës. Pse nuk bëhet shëmbull vetë Tema të jetë e para gazetë që nuk e zë në gojë Metën dhe Berishën? CNN, Facebook, Twitter, e kanë bojkotuar Trump-in, le të bëjnë edhe këtu të njëjtën gjë, nëse media vërtetë i do të mirën këtij vëndi.

                          Përgjigjjuni
                          1. Çekiçi

                            Kriminelet Sala dhe Iliri se bashku më do mjeran qe u shkojnë mbrapa po e presin shtatorin më e djegë Shqipërinë Por nuk do ja arrijnë Populli është vetdijsu dhe nuk mashtrohet më nga keta mashtrus Keta do mbesin si peshqit pa uji dhe do ngordhin Populli do çlirohet nga krimet vrasjet hajnit dhe spiunllaqet e tyre dhe do te frymojnë lirshem

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ilia

                              Jeni i madh me kete artikull

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jugu

                                Gazetar koti, nese e quan veten gazetar. Po ti dhe Mero ne mengjes shkruani per ata, ne drek per ata, dhe ne darke per ata. Pse nuk shkruani per padronin tuaj te radhes qe e shperberi kete vend dhe vulosi hajdutizmin dhe fukarallekun ne maksimum.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje