Sjellja prej fajtori e Ilir Metës

22 Gusht 2022, 18:07Blog Namir Lapardhaja

Sjellja prej fajtori e Ilir Metës

Për të analizuar personalitetin e dikujt mjafton të lexosh atë çfarë artikulon gjuhësisht dhe si sillet konkretisht.

Ilir Meta edhe mund të mos ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit, por e gjithë sjellja e tij publike pas datës 26 korrik, kur Autoriteti i Dosjeve hodhi dyshimin e arsyeshëm që implikonte emrin e tij në një dosje të klasifikuar, nuk shpreh gjë tjetër vetëm se acarim të atij që është kapur gafil në faj.

Të njëjtën gjë kanë synuar edhe njerëzit e tij në media, ku fillimisht u bllokua dhe nuk u dha lajmi. Për orë të tëra, përveçse në një media online, njoftimi nuk u shfaq në asnjë portal, ndonëse interesi për të do duhej të ishte i madh. Vetëm mbrëmjen e asaj dite, pas reagimit të një zyrtari të lartë të Partisë së Lirisë, lajmi i Autoritetit të Dosjeve u publikua, më tepër për të shoqëruar reagimin e ish-zëdhënësit të Presidentit se sa për të paraqitur lajmin në vetvete.

Të nesërmen e asaj dite, në vend që të dilte zoti Meta dhe të sqaronte situatën, vijoi përpjekja e relativizimit të ngjarjes. Për konsum mediatik dhe për barazim të situatës u botua një skicë e dikurshme e piktorit Edi Rama, sot Kryeministër i vendit, e cila shoqëronte një tregim soc-realist me spiunë dhe agjenturë. Përveçse një shfaqësim i zbehtë, edhe ky reagim u duk i kotë, sepse ai nuk sqaronte asgjë të re për atë që thoshte Autoriteti i Dosjeve. Edhe në qoftë se Edi Rama i ka shërbyer sigurimit të shtetit nëpërmjet asaj skice, a e shfaqëson një gjë e tillë subjektin IM, të përmendur në dosjen e sigurimit?

Edhe kur reagoi, Ilir Meta nuk tha asgjë të re. Në fillim ai fajësoi Kryetaren e Kuvendit si dikë që e kishte respektuar, por që ishte treguar mosmirënjohëse ndaj tij, pastaj akuza do të vijonte me Edi Ramën si kokën e komplotit. Që shefi i mazhorancës të ketë hedhur gurin dhe të ketë fshehur dorën, nuk do ishte çudi, mirëpo, pavarësisht kësaj, kjo nuk e zhbën faktin dhe thelbin e së vërtetës.

Ky refren ka mbizotëruar përgjatë gjithë gushtit, ku zoti Meta ka qenë përditë prezent në media. Edhe ditën e hënë ai ka vijuar t’i quajë akuzat ndaj tij si lojëra dhe përralla, duke vijuar me sulme ndaj Autoritetit të Dosjeve si të përdorur në mënyrë kriminale. Madje, prej 1 shtatorit ka premtuar se do ta hedhë në gjyq këtë institucion për keqpërodrim të të dhënave sekrete. (Pyetje: pse në 1 shtator dhe jo që ditën e njoftimit zyrtar të këtij insitucioni?).

E vërteta është se nëse do të ishim përballë një sajese dhe inskenimi, gjithçka mund të sqarohej shumë lehtë nëpërmjet një kërkese pranë Autoritetit të Dosjeve dhe duke kërkuar t’i vihet në dispozicion gjithë informacioni i disponueshëm për shtetasin Ilir Meta. Një gjë e tillë nuk do të kishte nevojë as për akuza, as për kërcënime, as për intimidime dhe do t’i bënte një nder të madh figurës së zotit Meta, duke e pastruar përfundimisht dhe, nga ana tjetër, do të tregonte pacipësinë e institucioneve shtetërore, të cilat, me urdhra politik, janë të gatshme të shantazhojnë gjithkënd, madje edhe kur bëhet fjalë për Ilir Metën. Imagjino se çfarë mund të bëhet me qytetarët e thjeshtë?!

Kjo zgjidhje e lehtë nuk ka ndodhur dhe gjasat janë të mos ndodhë as në ditët në vijim.

Është e qartë se mëkati më i madh politik i Ilir Metës nuk është bashkëpunimi i dikurshëm me sigurimin famëkeq të shtetit. Koha do të na i tregojë rrethanat e ngjarjes, por një diskutim i tillë, pavarësisht se bëhet shumë vonë dhe në kushtet e një qeverisje shumë të keqe për vendin, tregon dështimin tonë si shoqëri në ndërtimin e demokracisë dhe në shkëputjen nga e kaluara komuniste.

Sepse një herë jemi drejtuar nga ish-komunistët e konvertuar në demokratë, duke nga bërë të gjithëve bashkëfajëtor dhe bashkëvuajtës, pastaj jemi drejtuar nga bijtë e ish-xhelatëve të diktaturës së egër dhe, kur kemi menduar se jemi drejtuar nga njerëz që kanë pasur probleme, por jo të kësaj natyre me të kaluarën, na shfaqet ana e errët dhe litari i lënë jashtë, i cili nuk na la kurrë të lirë dhe na mbajti peng gjithë kohës edhe nëpërmjet ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

9 Komente

  1. L
    Lapardhaja haaa ky klluni Berrishes

    Dikush qe nuk te njeh thote sa paska vuajtur ky Lapardhaja gjynah ndersa ne qe te njohim themi jo qe nuk ka vuajtur ky palaco po i kane sherbyere PPSH dhe sigurimit te shtetit. Shembull i thjeshte Adriatik Azizolli ku ka punuar si ka mundesi femijet e komunistave punonin NBSH dhe femijet e ketyre qe e konsiderojne veten te persekutuar kane punuar banakier kamarier dhe sot moren lokalet e femijet e ish komunistave moren trapin ndaj mos na cani trapin se ju qe qe nuk keni vuajtur por i keni sherbyere rregjimit ju plehra

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qifja

      Po shikoji mbiemrin dhe pernehere do evitosh leximin e kesaj paçavureje!Kooperativa e bashkuar e Lapardhase.Rrujana o zot se ku na ke katandisur ku edhe Lapardhaja kerkon te beje shpelarje truri.O Zot i madh !Fatime Metkaj - Lapardhaja ime ( Official Video )

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poli

      Respekte!Bravo Namir!

      Përgjigjjuni
      1. e
        eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

        Ram Petlles i ka shpetuar shurra ne breke prej Likes. A nuk i perplasi socialistet tek gardhi i kryeministrise me 21 janar 2011 me ate video Meta-Prifti, per t'ja rrasur pastaj bajgat ne goje socialisteve duke e bere Liken 2 vite me pas Kryetar Kuvendi e pastaj...President Republike? Rama eshte nje dhjaks frigacak qe po e ndjes se shpejt do kete protesta, por jo si ato te Lyl Bashes qe ja kthente me nje Cel. Yuri nga Rruga Elbasanit...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ti po qe na fute friken o plehre. A thua se nuk ta pame ate kryekriminelin tend shpellar ne 8 janar kur ndaloi te ura si legen dhjaks kur i doli policia para. Ju zbythi vetem me gaz o zagar qe permend 21 janarin ti funderrine, llum, shpellar, hiene

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drama haa italioni

            Uuuuu po ti qenke italian po ti nuk di shqip o i dale nga shpella paske mesuar italiance haa kafundari me gomare dhe telefone dhe internet haaa cfare i beri interneti njerzimit edhe idioti gjykone ?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Askushi

              O TRIMOSHI SKRAPARDHIUT PO KUSH KA FRIK NGA JUVE ,O LEGEN SHKRUAJ SHQIP NJEHER APO EDHE TI SHPELLAR JE NGA 1000 M LARTESI , JU TA HANI ???????? E TE LINI PA BYTH PO KUSH KA FRIK NGA ZHULSAT SI JU ASNJE , PO IK BEJ SHURREN E RRI URT IK HA BUK E GROSH FSHATAR IDJOT I LIND.

              Përgjigjjuni
            2. Z
              ZOROOS

              Gazete serjoze , mos u merrnini me pushta e dobiça hajdute e tradhetare spiune e qeifllinj te penisit ne bythe mos u merrni me funderina pa moralte martuar me lavire e spiune keta jane kellira dhe te pegjturat e shoqerise sone fundi i tyre dihet mos i mundesoni ne mediia supozojni te vdekur le te lehin

              Përgjigjjuni
              1. Çekiçi

                Idiotet Iliri Sala dhe soji i tyre nuk sillen si fajtorë qe janë Por sillen si triumfus qe nuk janë Keto sjellje i bëjnë per ta mashtru popullin por populli është vetdijsu dhe nuk i han më mashtrimet e tyre

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje