Arsyet pse po sokëllin me kërcënime Ilir Meta

19 Gusht 2022, 15:40Blog Nga Spartak Ngjela

Arsyet pse po sokëllin me kërcënime Ilir Meta

Opozita e Ilir Metës është lojë me bukuri qesharake në funksion të lirisë:
Partia e Ilir Metës quhet "Partia e Lirisë".

Kjo parti që e do shumë lirinë, po për veten ama, e jo për të tjerët, në funksion të liderit drejtues të partisë, ajo mban brenda saj një specifikë prone, e cila ecën kështu:
Nga burri Ilir Meta te bashkëshortja e tij Monika, dhe, nga kjo, sërish te burri i saj. Ky është "çelësi krijues" i Partisë së Lirisë në lidhje me kryetarin e saj.

Dhe, me këtë skemë specifike, a thua të fitojë gjë në zgjedhjet e afërta kjo parti?

Kështu siç po shfaqet sheshit, një lojë prone kuptohet të jetë lidershipi kësaj partie, por, po shqiptarët, pa logjikë janë që mund të votojnë këtë parti?

Jo, kjo parti nuk do të votohet. Por, dihet tani se ajo blen votuesit

Po paratë, nga pronat e tyre i ka martë si fitim çifti Meta?

Nuk dihet se nga i ka gjetur ose ku i ka marrë paratë çifti Meta, por, në bazë të ligjit antikorrupsion, Partia e Lirisë, gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti nuk duhet të ketë para më, sepse çifti Meta do konfiskohet tërësisht nga ligji antikorrupsion.

Prandaj po sokëllin me kërcënime Ilir Meta?

Po, prandaj.
Por, a ka forcë ky?
Nuk ka forcë Ilir Meta, por halli po e shtyn ta shpallë luftën me një fishek.
Po pse, fitohet lufta me një fishek.
Ekspertët e psikiatrisë na kanë thënë se individët që janë pacientë në spitalin psikiatrik të Elbasanit, thonë se: po, lufta mund të fitohet edhe me një fishek.

Po si shpjegohet kjo?
Psikiatri na tha duke qeshur se është fjala që edhe një fishek të del per t'ia hequr vetes.
Po Meta, mund të arratiset si Gruevski i Maqedonisë së Veriut?

Nuk e di; por që Meta dhe Gruevski kanë qenë miq e shokë me njeri-tjetrin, këtë e di gjithkush.
Po Beogradi dhe Moska, do të vijojnë t'i përkrahin këta të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë?
Do të vijojnë mo, do të vijojnë, por luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton Uashingtoni. Pse, Uashingtonin do të mundin këta në një shoqëri ecila është 97 përqind pro-amerikane?

E pra...
E kuptoni tani se çfarë luan këtu?
Po, tani kuptohet përse Meta e ka shpallur luftën me një fishek.

6 Komente

  1. i
    ilir

    O Spartak, Meta e Mona jane hajdute e dime. Po jane hajdute te shkuar,ka nje hajdut qe ka kaluar gjithe hajdutet e shkuar qe eshte ne krye te vendit sit dhe ti nuk flet se te ka ushqyer(lexo shkerdhyer).

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Po mire mo nje hajdut me pak eshte me mire apo jo?

      Përgjigjjuni
    2. k
      koli

      Ik o Taku se na cave karin. E dime qe eshte hajdut cifti Meta Kryemadhi po dime qe Rama ka vjedhur e po vjedh .Sa per Meten Monen e Berishen e ti e ke qepur gojen..ik orr rrace e ndyre, i biri babait qe nuk u pagonte leket e plackave qe porosiste nenpunese.Ju jeni fare e piste qe mbite ne kete toke.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XX

        Deshe me thane; na cave koken. Meqe je kokekar, i ngaterton dhe perdor njeren koke ne vend tjetres. Me kete koment dukesh kar i teri.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mona

        I djeg goja o avokat, se Ilir Floriri nuk e ka provuar gojoren me pare...

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uran Marku

          Shikoni betem foton me kujdes .....eshte me handsfree ne vesh , Presidenti , se ketu eshte ne kohen kur ishte President , presidenti me handsfree ne vesh ....ja thote nga larg pergjigjet , dhe se cduhet te thote Tedi Blushi , tadi sumtrashi .....Me thoni mua ku keni pare nje rast te dyte te tille ne mbare boten ???? Nje rast te vetem ......imagjinini sa ordiner dhe i papjekur , i papergjegjshem ishte dhe eshte ...ja ky ishte kryeministri , kryetar i parlamentit dhe presidenti i Republikes se Shqiperise .....Nuk e di se kush qe qellimi i Rames vendosja e tij ne Presidence , dhe nuk me intereson , vec ky i beri nje dem kaq te madh imazhit te kombit tone sa qe nuk behet Nuk qe e rastit qe per 5 vjet nuk e ftoi askush zyrtarisht ...me i peshtire sbehet , ska ku shkon me keq ....dhe ky tip , ky rugac , ky hajdut sot kerkon te te tjeret moral ....nje te peshtyre ne faqe mor faqezi ......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje