
Nga Andi Bushati
Që prej mbylljes së parlamentit, gjatë gjithë verës, makineria e propagandës së rilindjes nuk është ndalur një çast të vetëm në sulmet ndaj Metës dhe Berishës. Pas email-it të “rastësishëm” që kërkonte zbulimin e së shkuarës si denoncues të ish presidentit, mediat pranë qeverisë dhe njerëzit e afërt të Ramës po e vizatojnë ish aleatin e tyre, që i solli në 2013, në pushtetin që ende po gëzojnë, si figurën më të zëzë të politikës në këto 30 vite. Hapja e kësaj dosjeje ka shërbyer si pretekst për të evokuar edhe njëherë Ilir floririn, njeriun me bllok në dorë, denoncuesin e shokut…etj.
Po i njëjti arsenal është vënë në punë për të goditur po ashtu, non grat-an Sali Berisha, duke bërë që ngjarjet e ‘97-ës, Gërdeci, 21 janari dhe privatizimi i klubit Partizani, të pushtojnë më tepër hapsirë se lajmet e aktualitetit.
Po le ti besojmë mos për një çast kësaj furie propagandistike. Le ti japim asaj të drejtë. Le të pranojmë pa mëdyshje se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë fiks ashtu siç i përshkruan Taulant Balla dhe siç i vizatojnë gardianët e moralit, që figurojnë në borderotë e bashkisë.
Po sërisht, pyetja që shtrohet është: A është kjo e keqja më e madhe që po i ndodh sot vendit? A kanë gjë në dorë këto dy “figura të zeza” për 80 mijë eurot që i shkojnë çdo ditë pronarëve në kërkim të inceneratorëve? A i nënshkruajnë ata resortet e investitorëve strategjikë të hierarkëve të rilindjes? A fshihen ata pas pas bordit të gjoja transparencës, që po i rrjep shqiptarët me çmimin e naftës? A i bëjnë ata tenderat e rrugëve të florinjta? A i japin ata lejet e kullave, ku sipas të gjitha institucioneve ndërkombëtare pastrohen paratë e krimit?
Po i shtrove këto pyetje kritikëve të përditshëm të dyshes që kryeson sot opozitën, ata të përgjigjen me naivitet: “Epo pa një opozitë të virtytshme dhe të besueshme, nuk ndalohen dot grabitjet e Ramës”.
Po aq i vërtetë sa është në realitet ky pohim, po aq hipokritë janë ata që e shqiptojnë atë nga halli. Sepse ata që e thonë, nuk e kanë ngritur kurrë zërin kundër asnjë skandali të kësaj qeverie. Ata bëjnë qëllimisht rolin e idiotit, që kur është duke i marrë flakë shtëpia, në vend që të fikë zjarrin, shkon e bën sherr për pastërtinë e uniformës së zjarrfikësit.
E këtu le të kthehemi edhe njëherë tek premisa e parë, tek supozimi që Ilir Meta dhe Sali Berisha i meritojnë të gjitha ato që makina e propogandës po buçet kundër tyre. Po duke e marrë këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: po atë shumicë shqiptarësh, që s’kanë votuar kurrë as PD-në, as LSI-në, kush i mbron nga grabitja galopante e Ramës? Cilët janë ata që flasin në emër të këtyre qytetarëve? A e bëjnë këtë pjesa më e madhe e mediave, shoqëria civile, apo diplomatët që konsiderohen si faktorë në lojë, në këtë republikë bananesh?
Jo. Pothuajse të gjithë kanë bërë kompromis me strategjinë e regjimit, se jetohet mirë dukë sharë ata që nuk kanë pushtet.
Kjo shtresë, shpesh e pa zëshme dhe e pa përfaqësuar, shërben si lakmuesi më i mirë për të kuptuar hipokrizinë e pjesës më të madhe të personazheve publikë. Asaj nuk i vlen aspak sterrosja e imazhit të Salës apo Likes, ajo ka nevojë të mbrohet nga oligarku që i rrëmben truallin në bregdet, nga polici që i masakron fëmijën me skaf, nga ndërtuesi që përdor shtetin për ti shkatërruar shtëpinë, nga qeveria që nuk i kompeson inflacionin dhe rritjen çnjerzore të çmimeve.
Sepse Shqipëria nuk është e ndarë në dysh, në atë të njerëzve të pushtetit dhe atë të atyre të opozitës, ashtu siç përpiqen të na e vizatojnë daullexhinjtë e qeverisë. Ajo është më e madhe sesa kaq. Ajo është mbi të gjitha e një shumice të cilës askush nuk i del për zot.
Prandaj të gjithë ata ingranazhe të mekanizmit propogandistik, që nuk flasin për dhunimin dhe vjedhjen që po i bëhet këtyre njerëzve, nga banda më e madhe kleptokrate që i ka rënë në qafë këtij vendi që nga 1912, nuk janë më të besueshëm. Askush nuk ka më nerva të dëgjojë, si këtë verë, përralla nga e kaluara me Berishën dhe Metën. Askush nuk vazhdon të vajtojë ato që ka humbur në të shkuarën, teksa ndjen në pantallona dorën e xhepistit të tanishëm.
Pikërisht për këtë, të gjithë ata që bëjnë dredha për ti’u përgjigjur pyetjes së thjeshtë: “kush po i grabit shqiptarët sot”, e kanë një emër. Ata nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë të mjerë të njërës prej tre Shqipërive, asaj të hajdutëve.
Në shqipëri, të ndershëm janë vetëm të varferit.
Edhe ky klysh stalinisti eshte nje hajdut i vogel.
Doli debili i bllokut
Kurve Bardha qeth leshin se te duket nga breket
Me qe je kasap, hajde preja ti leshin se ja ke mare doren!
S'je vecse nje vemje.mashkull jo e jo.cmirezi e qelb oturaku.
Po, mor lepurushi i gjysh Hysniut, shpifjet duhet ti marrim gjithemon si te mireqena dhe dopio non gratat nga Perendimi duhet ti nenvleresojme. Keshtu te ka edukuar ty gjyshi kur ke qene i vogel ??
Kur te behet Tit Gagashi djali Gaqo Nesho kusheriri jot i pare minister Shqiperia do behet lule si ne kohen e gjyshit Hysni Kapo dhe dajos Pellumb Kapo Tana Nesho Vito Kapo apo babit tende spiune apo sherbetorit te bllokut i kaka pipi shokut Sali Berrisha Pk ik mo plehre blloku pisllik njeri kush te besone ty vandale
O ti,beqiri i bllokut,qe qan hallin e popullit fukara,o shkerdho prefesionist,po si nuk ke turp e del ne mexhilis,dhe ben analiza,kur ti nuk je ne gjendje te analizosh veten,te testosh veten,se sa te vlen lekura.Ti je nje anal-ist gjerizesh,qe qelb dynjane, jo se kane influence dhe perfillje se cfare pjerdh ti me shoke,po sepse te maresh ne mbrojtje Sali kurven,dhe Ilir shkerdhaten,eshte me teper se turp,se sa per Edi Ramen,ai juve ju don perballe,se tall koqet si te doje,dhe sa per ju,dhe opinionet tuaja,ai nuk e rrun fare,po fare ma.Tashti loja po mbyllet,keta kapot e krimit,shpejt do behen per mall,per ju qe jeni te mallosur per ta,per popullin ata harrohen shpejt,sic u harrua dhe Besniku i Partise
Ka dhe nje Shqiperi tjeter,ajo e spiuneve dhe krimineleve si familja jote... Shume po flitet per dekomunistizimin dhe spiuneve,por ti dhe shume gazetare duhet te jene perfshire,se boll na cave b... more kriminel. Si thoshte gjyshja jote:cfare te beja me pare,te qaja hysniun apo te pushoja saliun...
O kasap coje motren se ta qethe per lezet Bardha,ajo do kendaqet kaq shume e ti do mbetesh i habitur se cfare kenaqesi do kete sa per kete debilin e bllokut e birin e nje halabakje qe ja ngelen nje idiotit spiun ne dore mos u bane merak,ti ske faje se te kan pjedhe bucat pak vone e prandej nuk di gja te tung Bardha
Bushati, edhe sikur ta zejë Covid, do thote ma futi Rama...
Andush,ne cilen Shqiperi e fut zotrote veten? Per mua, ti je ne ate te non-grates kryefoltoriste dhe kusaro-spiunit lesh-e-list. Dro,une e kam gabim,,,pranej po t'pys.