Që Edi Rama të bjerë nga pushteti...

16 Gusht 2022, 12:02Blog TEMA

Që Edi Rama të bjerë nga pushteti...

Nga Namir Lapardhaja

Ekziston sot një ide se të jesh kundër “Foltores”, të mos mbështesësh lëvizjen revolucionare të zotit Berisha apo, më keq akoma, të jesh në antagonizëm të plotë me Ilir Metën dhe filozofinë e tij të hajnisë së shtetit, e fshehur kjo herë nën petkun e integrimit e herë nën gjethet e luftës së pakompromis kundër korrupsionit..., je automatikisht me Edi Ramën.

Kjo mënyrë të pari bardhezi, nuk është as e re, as e panjohur, duke e ditur se polarizimi ekstrem i ligjërimit sipas modelit “o me ne, o me armikun” është sa arkaik aq edhe demode dhe të vetmit që mund të entuziazmohen nga kjo gjë janë militantët, të cilët, historikisht, me egërsinë dhe verbërinë e tyre, nuk është se kanë shërbyer për ndonjë gjë pas përdorimit.

Në fakt, nuk është kështu.  Zgjedhjet e fundit treguan që nuk mjafton konsumimi i kundërshtarit dhe korrupsioni i madh në radhët e pushtetit që rotacioni të ndodhë.

Ndryshimi i pushtetit nuk mund të vijë as nga egërsia e ligjërimit të protagonistëve kryesor të opozitës. Mund ta fyesh gjithë ditën Edi Ramën dhe të mos ndodhë asgjë. Kjo mund të kënaqë me lugën bosh mendjet e zbrazëta, por nuk të jep asnjë përfitim elektoral në shportën e madhe të ndryshimit të shumëpritur.

Në këtë gjendje ku ndodhet sot pushteti, në mandatin e tij të tretë, me një mal aferash korruptive dhe skandalesh të mëdha që shfaqen dita-ditës nëpërmjet një mekanizmi ‘skandali mbulon skandalin’, logjika e kërkon që qeveria të binte, Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe palët të uleshin për të dialoguar se si mund të dilej nga kjo situatë.

Jo vetëm që kjo nuk ka shenja të ndodhë, por Edi Rama është më i lumtur se kurrë dhe më i qetë se asnjëherë tjetër përballë një opozite të çefterrosur dhe dy liderëve të ngrefosur si kaponjtë në majë të plehut, të cilët nuk u thonë asnjë gjë të re shqiptarëve, për shkak të konsumit të tyre të jashtëzakonshëm dhe malit të problematikave që kanë mbi shpinën e tyre të kërrusur nga vitet e gjata në pushtet.

Që ndryshimi të ndodhë, që Edi Rama të bjerë, që vendi të ketë të domosdoshme një qeveri tjetër, duhet që opozita të rregullohet, të shpëtojë nga pengmarrja, të krijojë një fizionomi të re, një ligjërim të ri, larg figurave aktuale dhe mendësisë së tyre të të bërit opozitë dhe të të ushtruarit pushtet.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita duhet të japë një alternativë të re politike dhe, mbi të gjitha, morale, me figura të reja, të pakonsumuar, të papërfolur dhe që nuk mbajnë mbi shpinë anjë hije dyshime nga e kaluara.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita nuk duhet të përmirësojë vetëm fasadën, por edhe thelbin, nuk duhet të ndryshojë vetëm formën, por edhe përmbajtjen.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita, së pari, duhet të fitojë betejën me veten, duke gjetur forca që elementët pozitivë të mbizotërojnë ata negativë, që të ndershmit të triumfojnë mbi të korruptuarit, që progresistët të mundin promovuesit e regresit, që euro-atlantikët të triumfojnë mbi mendësinë bizantine.

Mirëpo, kjo opozitë me në krye Sali Berishën, që nuk mund të jetë zgjidhës i halleve të opozitës për sa kohë që i është bërë asaj halli më i madh mbi shpinë, shfaqet sot më e lodhur se kurrë, më e përçarë se asnjëherë tjetër dhe më e vjetëruar se vet e vjetra.

Pra, është ky mjerim dhe kjo situatë e sotme e opozitës, ajo që e mban Edi Ramën në pushtet.

Dhe përderisa demokratët të mos e kuptojnë një gjë të tillë, thjesht do të entuziazmohen nga egërsia e ligjërimit të liderëve të tyre, të cilët, gjithsesi, punët e tyre i kanë të zgjidhura, ashtu siç do të kenë të zgjidhur edhe alibinë e radhës: pushteti na vodhi votat i ndihmuar edhe nga tradhëtarët e jashtëm dhe të brendshëm në radhët tona.

A nuk e shtyu për 45 vjet me radhë Enver Hoxha duke shpikur përditë armiq të brendshëm dhe të jashtëm?

44 Komente

  1. Q
    Qe E.R te ler Pushtetin duhet nji Konkurent i denj

    Qe PS te iki nga Pushteti duhet te ket nji Parti te nji Niveli e Kulture Politike e te gjithaneshme ,ne cdo kendveshtrim te te njejtin Nivel Qytetarie si PS ,madje me te larte ,ndryshe do ishte qesharake te vije ne Diskutim nji gje te tille .Allogjike ,e afte per idiote e sharlatane por edhe per Ata qe i duan te keqen Shqiperise

    Përgjigjjuni
    1. v
      vk

      Po jo mer shok se nuk e kane rrujt shume shqipot per nivel qytetarie. Berisha kafshe ka qene gjithe jeten dhe prape ka qene jo pak ne pushtet. Mjafton te jete nje njeri i pranueshem, pak me pak kafshe se berisha dhe pak me pak llum se meta. Jo se do i zgjidhte ndonje hall shqiperise por te pakten te vertetonte qe edhe pa qene kafshe llumbace mund te fitosh me pd-ne.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Namir a nakeq Vellai ,mqs basha mori pronesine e portit te durresit me teorine qe jemi kunder rames po edhe kunder saliut, do edhe ti more legen ndonje port??? Kenaqu me 1 sufllaqe si delenxhinjte patronazhiste se nuk vlen me shume ,ose ose mbase te mer bollino ose mero ne gazete, te gajasesh dynjane.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Qe te iki Ramanga Pushteti duhet qe ai te mos vjedhi me, po nuk vodhi direkt do bejre nga pushteti Sepse populli te do kur ti vjedh Ja psh tani Rama po vjedh po ben kerdine, saqe po del Kampion Bote ne cdo gje, ruget i shtron 20milion dollare /KM, Me inceneratoret vjedh nga 70 mij dollare ne dite Ne gjithe Boten eshte ulur dyfish cmimi i Karburantit ,nders Rama ka cmimin me te larte ne Bote per Karburant Pronat shteteror po jua jep ortakeve te tij ,per te bere pastrim parash Edi Rama do mbahet mend si hajdutime i madh qe ka pasur Shqiperia ne krye

          Përgjigjjuni
    2. k
      katarakti

      Për Ramën ka ngjarë më e mira e mundshme. Berisha dhe Meta janë rikthyer në politikë! Që do të thotë se Rama do të mbesë edhe 30 vjet në pushtet. Opozita na mban tani ligjërime prekëse dhe na shfaqet si Jezu Krishti. Vërtet mendojnë ata vallë se shqiptarët kanë harruar se çfarë këta të dy i kanë punuar vendit kur kanë qênë nê pushtet?! Shqipëria ka nevojë për një opozitë krejt të re. Pa Berishë, Metë, Mul, Gagaç, Presh etj etj. Pra një opozitë që nuk mban mbi supe shkatërrimin e vendit gjatë këtyre 30 vjetëve të shkuara. Vetëm atêhere mund të vijë në pushtet. Ndryshe Rama do të bëjë qejf sa të dojë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        dhe te bjere ramazoni do vije nje tjeter ramazon. problemi eshte diku tjeter, kombi skiptar nuk shquhet per IQ te larte dhe gjithmon ne kete nivel do mbetet deri sa te shuhet, aty afer eshte.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Shko pi ilaçet ti o rrote se le nam. Tu shofte raca jote qe te ulet numri i budallenjve ne kete vend

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolonel Janullaqi ne shtratin e vdekjes

            Ike more idjot se nuk ke pune me shqiptaret ti bajga e Athines , qe edhe pse je prift e gjasme merresh me punet e perendise , fut hundet e tua te qyrrosura te kolonel Janulles ne cdo artikull ?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sulo

              Po ti te Cili komb ben pjese o bq qe nuk je skiptar

              Përgjigjjuni
            2. Gezim Mahilaj

              Analize e shkurter por koncize !

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Vetem e shkurter nuk ishte analiza. Gjithato paragrafe per te thene se: opozita e perbere nga kafshe qe per ide kane lufte; protesta pa temë, fytyra hajdutesh dhe vrasesish te ricikluar, funderrina shpikes te korrupsionit dhe vjedhjes se votes NUK do vijne kurre ne pushtet. Rama rri aty derisa funderrinat te dekompozohen. Pike. Ja kaq shkurt duhej te ishte artikulli.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bureto

                E dini cila do te jete zgjidhja me e mençur per momentin, zgjidhje qe mund dhe duhet ta japë vetem Edi Rama? Ai që te konsiderohet burre shteti, pa patur ndonje rrezik pushteti, por per t'u treguar kundershtareve te tij se, pavaresisht stuhise se kritikave dhe shpifjeve ndaj tij, ai i mund, keshtu pra le te kerkoje edhe njehere votbesimin e elektoratit, duke e çuar vendin ne zgjedhje te parakohshme. Sot, në mungese të nje njeriu si Ilir Meta (Metaj) në Presidence, kjo mund te behej pa asnje veshtiresi. Ne te kundert Ilir Meta (Metaj) me siguri duke e ditur se ne çfare derexhe eshte opozita e tij dhe e Berishes, nuk do t'i shpallte kurre zgjedhjet e parakohshme, sepse keshtu jo vetem qe nuk do t'i fitonin ato, perkundrazi do ta forconin Ramen edhe më shume. Uroj qe Rames, në mos ia kane keshilluar, t'i kete shkuar ndermend edhe ky version. Nje version edhe me i mire mund te ishte dhe qe ato te zhvillohen në nje dite me zgjedhjet lokale të pranveres 2023. Kursehen keshtu dhe ca para nga buxheti i shtetit, sepse ne e dime qe nje fushate zgjedhjes dhe vete zgjedhjet, kushtojne mbi 20-25 mln. Euro. Per nje vend te varfer si ky i yni nuk jane pak. Ky vendim i Rames nuk do te ishte unik, precedente te tille burrash shteti ka patur kudo ne Europe dhe në rajon. Rasti i Zajevit, eshte një prej tyre.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rimi

                  Bureto kam respekt per Ju dhe bagazhin tuaj!Ne ke vend te zhvilluar e demokratik e ke pare kete variant dhe po sikur kjo mbetje mos ti pranoje zgjedhjet si te rregullta por te manipuluara si do ti veje halli?Po ty te genjen mendja se Grida Suma apo Ervin Salinjanet do te qendroje duarlidhur !Ndaj qe te beje Rama kete levizje te gabuar padyshim qe do bjere mbi Shqiperine dhe popullin.Zgjuarsi eshte edhe ky variant duke i lene te vetdekompozohen ,deri sa ne krye te drejtesise te vije ndonje Silvia Conte per tu dhene ate qe meritojne deri ne sekuestrimin e paligjeshem te pasusire se vene ne kurriz te ketij populli.Gabohesh kur pretendon qe cilesine demokratike te Makedonise ta krahasosh me feudalizmin Shqipetar ku zhvillimi shoqeror luan rolin kryesor.Edi Rama i ka objektivat e qarta,pa i çuar te dy keta abuzues te shtetit Shqipetar perpara drejtesise nuk do te largohet pasketaj ai ka menduar edhe per personin -en qe do ta zevendesoje ku perse jo figura me e paster e me e arrire mund te jete edhe Belinda Balluku si femra me me reputacion sot per sot ne kete vend.

                  Përgjigjjuni
                2. Çekiçi

                  Rama nuk bjen nga pushteti kurren e kurres sa te jenë në opozitë keta dy shkerdhata

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kulumrije Hajdari

                    O bythqpum ja hangsh karrin katerqysheli Albin Kurtit. Rrnoft sa malet Albin Mreti e Vjosa Mretnesha edhe kombi shqipetar. Jebemti mater gjubro serbsko.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardhyli nga Kosova

                      Kush je ti o "Kulumrije Hajdari"? Shqyp flet?

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lani

                        Rrofshin për vete por pa njerëz të ndyrë nga pas!

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bastriu

                          Oj Kumrie Albini nuk ka k...r por peshon 30 kile me gjithe bile ,ndersa per at bretkosen Osmani ke te drejte.Do ishin nji çift ideal te dy po te kishin lidhje bashkshortore.Na kendej kena disaz shprehje ori Kumrie:Si ma ke "Hajdarin",ose qenke ngref si "Hajdar" sonte.Edhe ti ke shkrue si "hajdare" ket here.

                          Përgjigjjuni
                      2. r
                        robi

                        Shume shpejt particka e likes qe pengoi integrimin e Shqiperise per 12 vjet se mblodhi rretb vehtes llumin e shoqerise shqiptare, gjithe me te korrupuarit do te beje organizimin e revolucionit lefterohunderromaliqjan, Nafijedybekobaxhelljan, nikollabythqirolehesjan dhe ne balle te revolucionit do te vendosen 2 sharebajgat e neveritura te haremit te Jales Floida surratalienja, dhe Kejdi sygerdoqja, veshllapushja, dhembcakallja dhe particka e likes ne fund te shtatorit do te shkoje ne te s'emes.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mal Cori

                          Z. Namir, i lexoj me kënaqësi shkrimet tuaja........... . Dëgjo ç'ndodh ? ...................... - Jemi një grup shokësh, të cilët ulemi bashkë, për një kafe a për një dorë muhabet. Deri para dy-tre muajsh, bisedonim e kritikonim e shanim Ramën, për gjërat që dihen tashmë e sidomos për shtrenjtimin e jetesës........... . Konkluzioni..... . Nuk shkoj kurrë të votoj për rilindjen . .......................... . . Mirëpo ka afërsisht një muaj dhe në skenë ka dalë Ilir Meta, dhe të dy me Salën alternohen çdo ditë dhe çirren e shajnë e dhunojnë veshët e publikut............. . Si po ndikon kjo? Ja, ne që kishim vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të mos shkojmë të votojmë, kemi filluar të diskutojmë....... . Ore i dëgjon çfarë thonë !?...... . A durohen këta ?......... . Përsëri me dhunë ?........ . Përsëri me fjalor lufte?.............. . Pra, i gjithë diskursi ditor i Berishës dhe Metës, nuk po bën gjë tjetër, veçse të kundërtën që ata pretendojnë....... . Po mobilizojnë të lëkundurit, të pavendosurit, elektoratin gri, indiferentët, po ju nxeh gjakrat dhe atyre................ . Po më ç'drejtim ? - Kundër tyre.........Booo, po a durohen kta? Shiko si flasin? Kështu do e marë pushtetin ky ? Kurrë.... E po unë do shkoj të votoj......... Dhe pa filluar fushatën e mashtrimeve dhe të gënjeshtrave Edi Rama, pa thënë ai, ......... - Nuk më doni mua, se më shani e më fyeni dhe asgjë s'ju gjen.......... . Merni ata që ju thyejnë më mes nëse guxoni e thoni një fjalë kundër tyre, ata që jua bajnë ftyrën ma zi se kpuca................................................................ Ja pra , ç'të bëjmë ! Ku janë alternativat? Nuk ka. Nuk ka, nuk ka ndërrim pushteti......Nëse nuk ndryshon mënyra e të bërit politikë që të joshës grinë, indiferentët...

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xoni

                            Njerezit vertet duhet te kuptojne qe Ramen ne pushtet e mban gogoli Berisha-Meta.Dhe keshtu eshte!

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              vlora.vlora

                              Rama duhet vare prej gjuhe ,ne fakt po ja kalon dhe te dy plehrave bashke ,po ben c popullimin e shqiperise ,,,,kisha shume urrejtje per ciftin Berisha -Meta ,,,,por ky eshte dicka tjeter

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Agim

                                Mos perdor emrin e nderuar " Vlora.Vlora" ti idjot , shpirtzi.. E shumta te shkon " gjarper gjarperi.", .

                                Përgjigjjuni
                                1. v
                                  vlora.vlora

                                  fol per veten tende dhe mos ha shume karr se te ngec ne fyt ,bythlepirsa te qeverise

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dakord

                                    Agim mos u merzit se ky vlora.vlora eshte shoku i xhelal mziut hahahaha sa ti prekesh pak e shpalosin fjalorin e llumit. Shkurt e vertetojne vete ç'jane.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. t
                                    tropoja

                                    Ç'far do te thone fjalet: "c popullimin e shqiperise"? Salehu, ku i ka niperit dhe supermbesat? Po Iliri ku i ka femijet? Qe te dy i kane te "shtrenjtit e tyre" neper bote, pa shtepi, pa katandi, dhe kete "c popullimin e shqiperise", e bo vetem Rama. Te rrnoni vet se trunin e keni vnue ne ven t'keq te Sals e t'Likes.

                                    Përgjigjjuni
                                  3. c
                                    ceni

                                    Lapardha pa dashur edhe ti zi ze i gazetarise ke rene ne kthetrat e kazanit mediatik!Pyetja eshte ku eshte gjithe ky batak aferash qeveritare?Apo vazhdohet akoma thuaj genjeshtra e thuaj se do mbetet diçka ne fund qe do mund te besohet si e vertete.Boll me me kete strategji berishiste e ka patur e ka vetem baltosjen e kundrshtarit sepse asnjehere nuk ka denjuar te perballet me drejtesine.Nese kjo qeveri jo nga korbet e opozites por nga organet e drejtesise konstatohet qe kjo qeveri eshte zhytur ne afera padyshim qe edhe elektorati shqipetar do zgjohet,por konstatoj se ne vend te bjere populli viktime e ketij mali genjeshtrash opozitare drejtuar nga nje kriminel vrastar dhe nje hajdut me çizme qe te keput ne mes,jeni ju gazetarucet qe keni rene pre e kesaj propagande.Kjo eshte edhe arsyeja se perse populli nuk reagon sepse tashme eshte ne funksion drejtesia ndoshta akoma e çale por shpresedhenese e nese ka konstatime te shkeljes apo abuzimit me ligjin gjithsejcili te paraqitet prane organeve te dreejtesise per tu bene perpara saj.Ky eshte shteti ligjor e jo ai qe propagandon Saliu me dhendrin e ti dhe toto Likja me Petrit Vasilin. Ndaj me vjen keq qe ke rene ne kete nivel o Namo Lapardhaja.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      FCB

                                      Shume drejt "ceni". Gjithe te "djathtet" e vendit, por sidomos Namir Lapardhaja, Ibsen Elezi dhe Agron Gjekmarkaj, jane si ai femija i mete, qe vrapon dhe kthen koken mbrapa qe ta shohe nese po e shikon "baba" sa i zoti eshte. Te gjithe hedhin ndonje "shashke" opozitari dhe se te gjithe nuk dalin jashte konturit te opinioneve qe ka "baba". Te gjithe opozitaret, nese mund ti quajme keshtu, pasi me e drejte do te ishte ti quanim "MTONJES" te pushtetit, jane pa IDE, pa VIZION, per te ndryshuar jeten e shoqerise ne nivele me te larta se sa ka arritur pushteti dhe per te kompesuar kete mangesi, flasin si "eksperte", por vetem ne ate hulli qe i pelqen, siç ka qejf ta quaj Gjekmarkaj, "babos"

                                      Përgjigjjuni
                                    2. V
                                      Vranakonti

                                      Me shkoqur, sa te jete Saliu dhe Meta, opozita nuk vjen kurre ne pushtet. Edi Rama po jeton i qete si qiellin e shtate. Le te skermisin dhembet sa te duan Berisha dhe Meta,Edi Rama do jete mbret.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kalec Dega

                                        Legjendari Ramazon, e keqja e rradhes per shqiptaret, mjafton me kaq.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          N.VJOSA

                                          As mos e vrisni shume mendjen per largimin e Rames!...Rama do rrije ne pushtet sa ta votoje SOVRANI POPULL!...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. f
                                            fcb

                                            Rama ka rene , pritet vetem Shtatori.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. f
                                              fbc

                                              Aty me rri, "fcb" mbaje me shkume qe te mos te te thahet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. f
                                                fcb

                                                Ka rene , 1 miliard e kusur Dollare per Termetin , 38 mije familje te nivelit te demtimit DS4 , DS5 nuk kane marre kokerr leku , ne nje Bashki ka dy muaj qe nuk jepet as bonusi i qerase , te pastrehet po perplasen me qiradhenesit , shteti ska kokerr leku......dhe propaganda vjen nje dite dhe shfryhet ...dhe kur ta kuptoni ju te byrekut do jete shume vone.

                                                Përgjigjjuni
                                            2. S
                                              Shqiptari

                                              Rama do largohet nga pushtet,kur perballe tij ne ring do dale nje rival i denje.Me keto coftina qe jane flakur nga ringu me nje grusht,dhe dy here nuk u futen fare ne ring,zor se kane kellqe te perballen me Ramen.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nard Noka ...

                                                E ke dhjere qe ne fillim shkrimin me frazen "levizja revolucionare e Berishes " . Keshtu qe me tej nuk ka nevoj ta lexosh... E degjove kryetarin e " levizjes revolucionare " o sylesh ,qe tha se sa te vij ne pushtet do te shkaterroj sheshin Skenderbej... Ti beson se mund te vij prap ne pushtet shkaterrimi,djegja , 97-ta ? Ja pra qe Ramen askush se lekund nga pushteti...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tironc i Vjeter

                                                  Sa bukur e ke thon mer qerrata, me spond, si i thona no Tironcit: "A nuk e shtyu për 45 vjet me radhë Enver Hoxha duke shpikur përditë armiq të brendshëm dhe të jashtëm?" Ti pra na ke thone qi ene Edvini, nj'ashtu si Enveri ka per t'nejt 45 vjet, se vetem trego me gisht armiqt, Saliun ene Ilirin, po nuk i fut n'burg se masnej nuk thot dot mo "Fajin e ka Saliu".

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    CUP FRROKU

                                                    O NAMIR PO SA SHUM KOMUNISTA PASKE PAS NE SHTEPI HE BURR SE SKA MUNDSI ME KEN GJITHMON ME EDIN DJAL LEGEN PASKE KEN

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. x
                                                      xhela

                                                      E mor Namir LAPORDHA sa shpellare qe je....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. n
                                                        nga nje tropojan demokrat

                                                        Mire e the mire e the po kujt ja the ata nga te tera qe zotrote thua ata asnjeren nuk kane bere jo vetem qe. nuk e bene po ata quajne saliun perendi i ka bere sala per te lidhur ne grazhdit nje fjale ai te gjithe jane gati te hidhen ne lume te mbyten se keshtu e do i mdhi sali , ai sheh endrra naten ata i besojne sa per skandale te kesaj qeverie nuk mund te thuhet se s'ka por po ti krahasosh me ato te ketyre jane mikroskopike perpara saliut te pare dhe te dyte vetem ato me jete njerzish behen nja 10 male si ky mali i te madhit EDI RAMA pastj vijne me radhe malet e tjera qe jane aq shume male sa duhet te ngrije nga varri enver trimin t'ju jepte zgjidhje

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kris

                                                          Opozita nuk don pushtet formal.Me Ramen I ka te gjitha.Leh si qeni pas murrit kur kalon ndonje ne rruge dhe Rama I hedh kocken e rradhes

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            alphade

                                                            Nje president amerikan ka thene : “Nese gjerat shkojne mire ne nje vend s’ka pse te behen ndryshime” ! PRI- ja e Meksikes kishte 75 vjet qe sundonte, kishte stabili- tet dhe Amerika fqinje as u shqetesue ndo- nje here perse ne Meksike nuk kishte rota- cion ….! Ne Shqiperi PS-ja ne krahasim me PD-n - nje bande krejtesisht anarkiste e ma fioze me ne krye kryebanditin Sali Monstra shqiptaret nuk mund t’i besojne shtetin dhe pushtetin ! Kur shohin binomin Beri- sha -Meta iken me vrap si djalli nga temja- ni ! Qe te behen vertete ndryshime e rotacion ky binom duhet te shkoje perjete- sisht ne REC sepse atje e ka vendin …..! Pas tyre edhe Kraja, Rama, Mediu , Ahmeti, etj.etj. Politika shqiptare ka nevoje per nje katarsis radikal qe te kurohet si shtet dhe si popull…..!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              alphade

                                                              Nje president amerikan ka thene : “Nese gjerat shkojne mire ne nje vend s’ka pse te behen ndryshime” ! PRI- ja e Meksikes kishte 75 vjet qe sundonte, kishte stabili- tet dhe Amerika fqinje as u shqetesue ndo- nje here perse ne Meksike nuk kishte rota- cion ….! Ne Shqiperi PS-ja ne krahasim me PD-n - nje bande krejtesisht anarkiste e ma fioze me ne krye kryebanditin Sali Monstra shqiptaret nuk mund t’i besojne shtetin dhe pushtetin ! Kur shohin binomin Beri- sha -Meta iken me vrap si djalli nga temja- ni ! Qe te behen vertete ndryshime e rotacion ky binom duhet te shkoje perjete- sisht ne REC sepse atje e ka vendin …..! Pas tyre edhe Kraja, Rama, Mediu , Ahmeti, etj.etj. Politika shqiptare ka nevoje per nje katarsis radikal qe te kurohet si shtet dhe si popull…..!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Babuc

                                                                Namir e ke ruajtur mjekren apo vazhdon tju tregosh njerzve prerjet e tua prej shqipfolesi ….!!!

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje