
Në vitin 2005, Sali Berisha do të rikthehej si Kryeministër duke frymëzuar shumë shqiptarë të elektoratit gri me motoni e tij ‘Me duar të pasta”. U desh vetëm një vit në krye të qeverisë për ta kuptuar se përse ishte rikthyer. Ndër vendimet e para që do të merrte nuk ishte arrestimi i kupolës socialiste që s’kish lënë epitet pa i vendosur. Sali Berisha, shkurt dhe qartë, nxori në shitje me ligj Shqipërinë për 1 euro metri.
Në atë kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi ashpër dhe i bëri thirrje të ndalej. Ajo kërkonte transparencë për skemën e Sali Berishës dhe mbi të gjitha, të shënohej në buxhet kostoja reale e pronave që do të jepeshin me 1 euro. Kjo nuk ndodhi sikurse as investitorët që do të thitheshin si me magji nga kjo shpikje brilante nuk erdhën. E gjithë skema u përdor që klientet e Sali Berishës, monopolistët dhe zyrtarët e lartë të merrnin për një çapë bukë pronën publike. Dhe të gjithë jemi dëshmitarë më pas sesi u tjetërsuan këto toka e objekte në sheshe ndërtimi.
Sot, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kombinuar daljet e tyre publike edhe pse në një mënyrë të trashë dhe aspak joshëse. Mjafton të hapësh televizorin në mesditë dhe porsa mbaron Berisha konferencën për shtyp, shfaqet Meta. I pari lëshon akuza si për të na vërtetuar më tepër se asgjë nuk ka ndryshuar tek ai. I dyti nxjerr dhe disa letra që i shkarkon në internet, në faqet zyrtare të ministrive dhe i paraqet si shkresa koenfidenciale. Të dy i bashkon e njëjta temë: Projekti i Portit të ri të Durrësit.
Pasi dështuan të tmerronin NATO-n se qeveria shqiptare do t’i vidhte paratë nëse benin bazë në Porto Romano, tani i janë qepur një investitori të njohur nga bota arabe. Shtatë variante ka thënë brenda një viti dyshja që e nxori vendin në shitje për një euro, për ta blerë po ata. Një herë hapën shampanjë për lajmin që shpikën vetë se Mohamed Alabbar u tërhoq nga projekti në Durrës dhe e la Edi Ramën batall. Pastaj thanë se është një kompani nga ishujt Kejmen.
Sot, pasi investitori i njohur doli në një intervistë për të sqaruar projektin, i kërkojnë llogari: A ke bashkëpronarë të tjerë dhe cilët janë? Po pse e gjithë kjo luftë me Portin e ri të Durrësit? E kanë me Edi Ramën apo Mohamed Alabbar? Me gjasë, me këtë të fundit. Këta nuk janë mësuar me investitorë, por me klientë. Që nga Rruga e Kombit, tek CEZ-i e Rapiscani.
Ardit , ke botuar nje botim brilant nga me te bukurit qe kam lexuar per vite e vite me radhe nje bravo te madhe .....
dmth. Ardit shti Saliu me nje evro ka te drejt dhe Edi ??? Une nuk di çfare ka shit Saliu...por fillimin e ka shitja Bankes Kombetare me 1$ nga qeveria e PS ne 2000.. Porti I Duresit per investitoret e huaj do prodhoj dhjetra miliarde
Cka shit Saliu ???? Po CEZ te kujton gje ??? Po milje te tera dhene fqinjeve ne 2009-ten ?? Po dhenien pa konkurence njerzve te tije te fabrikave shteterore qe u ndertuan jo me djers por me gjek , po nafta ndaj makines srbe ne fillim te viteve 90?? , Mos te shkojme te interesat kombetare ...atje humbim llogarine ....nder vitet 2005-2013 eshte bere kerdia ....ka njaft dokumente dhe fakte se ceshte shitur, pse ti kujton se nuk nderhyn drejtesia e kalbur dhe ska patur as shkelje ????? Ka patur shoku ka patur , lere banken , Banka Kombetare nuk u shit 1 euro , e tjeter kujt ishte inisiativa e famshme 1 euro ...mos ti ngaterojm enkas gjerat se humbasim llogarine .....
E saktë. Ata të djeshmit mut. Dhe këta të sotmit kak. Dmth ku ishe hiç gjëkundi. Dava hajdutësh të gjithë. Kush zhvat më shumë.
Bravoooo e madhe. Kujt ja thua se?
Të lumtë !
Nga inati qe Sali Berisha dhe Ilir Meta e nxorën Shqipërinë në pazar për 1 euro por nuk e shiten dot, ne te Rilinjes po e ulim pazarin ne 1/2 euro dhe po nuk u shit perseri po paguajme nga xhepi (inceneratoret) qe ta marr dikush. GAZETAR CAR.
o hajvan, ku po ja jep portin investitorit te njohur per projekt fitimprures per shtetin dhe privatin. saliu dhe meta ia dhane shkelzenit per te bere fabrike boronicash. sander frangajt per pallat dhe henri cilit per universitet. cfare nuk kupton?
Hajvani ju hypte mbare e prapsh. Une nuk ju a bej ate pune.