Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë!

15 Gusht 2022, 09:11Blog TEMA

Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për

Nga Agron Gjekmarkaj

Projektligji për lejimin e shamisë në ambientet institucionale shkolla e zyra  në Kosovë nuk është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë. Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste shtëpinë e tij për të mbajtur partinë por me përbuzje sot kur shet Kosovën tek radikalizmi për të mbajtur pushtetin. Kosovarët i thanë “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”! Bota intelektuale e Kosovës sot ka mundësi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin  dritën e iluminizmit para errësirës që imponon çdo mbulim.

Kushdo që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona e di që cila ka qenë lënda e para që Serbia përdorte kundër shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Po kaq e di se sa përpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur paragjykimet ndërkombëtare dhe pusitë e fqinjëve. Marrëveshjet  që Mbretëria Jugosllave dhe shteti i Titos bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosovës u realizuan për të goditur indin kombëtar dhe duke abuzuar me përkatësinë fetare.

Vështirësitë  që u imponoheshin shqiptarëve  për të drejta kombëtare e shkolla  në raport me objektet e kultit dhe akuzat për fondamentalizem nga propaganda e Milosheviçit kanë qenë strategjike në mënyrë që kosovaret të shiheshin me paragjykim nga perëndimi. Elitat e Kosovës , studentet por edhe qytetaret e zakonshem në 1968, 1974, 1982, 1989 , 1991, 1999 e mbrojtën Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga akuzat monstruoze që mund ti vrisnin të ardhmen. Në këtë kontekst Ibrahim Rugova dhe plejada e ndritur e ndjekesve të tij që sot duhet të flasin perseri  kthyen Kosoven me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.

Nato, SHBA , Europa, bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve, duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosoves si investim i drejtperdrejtë i   vlerave perendimore. Feja dhe perdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë. Shqiptaret në këtë pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike  me avanguardë ” feja e shqiptarit është shqiptaria” , identiteti kombetar mbi atë religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të lirë, kjo u aplikua edhe në Vloren e 1912. 

Politika shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe harmonisë fetare, diten kur anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike, duke qene ne një shoqëri multifetare dhe jo vetem kaq por edhe laike, ateiste e agnostike. Së paku kjo pjesëmarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skutheri diabolike që nga ajo ditë e sot. Kur Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi “identiteti europian i shqiptarve” për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata. Lindja radikale ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosove flisnin për këtë  intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskësh qenë retorik por real. 

Por sot të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditen veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosoves dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuraten e artë që Albin Kurti po i jep. Liria nuk duhet perceptuar si abuzim që për të mbytur vetveten as instrument në doren e një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet. E respektoj shtetin e Kosoves në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam mesuar që ajo ishte Shqiperi dhe Kosovaret shqiptarë që mbase me shumë se pjesa tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqipetar dhe harnonisë fetare si asks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në BE.

35 Komente

  1. P
    PER TRU SHPELLARIN

    Bravo per nje here te vetme.Nje shkrim vertet me intelekt.Vetem jur shkruan per Sal Hale Viçidolin e Like qelbesiren je antishqiptar,

    1. P
      Problemi tek ne ështe shume i thell

      Albin Kurit dhe Edi Rama nuke jane budallenje si do mose Kure vjen puna tek pushteti i tyre dhe interesat e tyre personale. Jame i sigurte 100 për ???? se keta njerze kane sondazhe e tyre. Dhe jame i sigurte se 90/???? e Muslimanve Ku do që banone në trojet Shqiptare nuke done që të ja dine fare për kombe a po për indiditet Evropjane. Se pse Ku do në boten e Arabve kombi vjen i fundit a po nuke ekzistone por veq Feja prandaje keta sjellen, në kët mënyre. Mjes darke Xhamija, Shamija, Turqija, Erdogani e keshtu me rralle. Problemi tek ne ështe shume i thelbe dhe politikanet e korruptume po e zhvrytzone kët ligsie tone në mënyre perfekte ju lumte

      1. M
        MacGr

        I BEJ thirrje shoqerise civile e cila eshte vene teresisht ne sherbim te Saliut,te shikoje pak dhe DEFORMIMIN E IDENTITETIT TE KOMBIT SHQIPTAR qe po i kanoset. Vendimi per shamite me firmat qe jane mbledhur ne Kosove nga te paguarit e klerit mysliman, Kurtit dhe Berishes si dhe kryeministrit Kurti,qe e aprovon, eshte nje veprim armiqsor.Te mblidhemi para Ambasades Kosovare ne Tirane per keto gjema qe i behen kombit .Po ashtu te pyetet Rama ne se eshte e vertete se ne kompleksin e portit te Durrsit do ndertohen edhe 20 xhami.qofshin dhe super moderne.Na ndjek si hije e keqe futja e Shqiperise ne KONFERENCEN Islamike nga Saliu . Ishte nje mallkim.

      2. F
        FCB

        Ke harruar ti shtosh "salcen e babos, ministrushave dhe ministreshave", ketij hartimi o malok.

        1. m
          mateo

          Po pse fyen tjetrin, o i paemër? Ç'punë ka babua ketu? Shkrimi ka nje temë tjeter, një çështje qe lidhet me shtetin laik dhe europian, nuk ka lidhje me ate qe urren ti. Për babon ka bërë plot shkrime ky autor dhe, besoj, te ka ardhur pas midesë, apo jo?

          1. F
            FCB

            "mateo", ku e sheh fyerjen qe une i paskam bo ketij maloku? Ky maloku "ironizon" krejt ekipin qeveritar ne teresi dhe K/M ne veçanti, jo se ekipi punon keq, apo mire se ketij as ja ndjen fare, por fare se si punojne qeveritaret, por perdor "ironine" per ti dhene "isharete" Sahale Berishes qe Sahaleja ta kuptoje qe Gjekmarkajn e ka ne "istikam" kunder armiqve te tij. Tani me thuaj, ku eshte fyerja ketu?

            1. N
              Nje " malok "

              FCB. Shqiptari i PS-s ashtu sic je dhe ti, e perdor emertimin malok per fyerje jo per lavderim. Gjekmarkaj ( si cdo njeri me te mirat dhe te keqijat e tij ) ne profilin e vet eshte nje intelektual qe rrjeshtohet me me te miret qe ka ky vend. Kete e verteton dhe ky artikul prej " maloku ", qe 90% e komentuesve te ketij shkrimi ( jo me qejf ) e vlersojne me notat me te larta Nuk ka vlere te te shkruaj gjate mbasi pa piken e turpin ofendon tjetrin dhe nga ana tjeter ngre pyetjen : Ku e sheh fyerjen qe une i paskam ba ketij maloku ? Kjo replike nuk ka te bej aspak me ty, por qellimi im eshte qe te vlersoj ato komentues qe edhe pse nuk e kane me qejf Gjekmarkajn, per kete artikull i japin notat me te mira.

              1. k
                kirurgu

                Tamam ashtu!

                1. F
                  FCB

                  Nje " malok "! Une e kam me te lexuar dhe me te degjuar qe KURRE mos prit gjera te mira nga nje njeri i keq, edhe atehere kur ai, per arsye qe vet ai i di, rreshtohet ne anen e te mires. Gjekmarkajt, si shume te tjere gjoja te "djathte" nuk i plas per Shqiperine. Une keto qe shkruaj ne kete koment, kam parasysh opozitarizmin "patriotik" te nxirjes se gjthçkaje ne punet e pushtetit, fiks si halabak, dhe jo si nje intelektual, qe krahas nxjerjes ne drite te te metave te ofroj nje mendim per zgjidhje te problemeve te shumta. Ky lloj "intelektuali", ne vend qe te indinjohet me te metat, i gezon shendi nga gabimet, ani pse ne fund te fundit, jemi ne, populli, qe i vuajme gabimet e politikes, por ne nuk na ka ne liste askush. Ja pse Gjekmarkajn e radhis tek njerzit, qe "me mire djepi bosh"- siç thote populli - "se sa shejtani brenda".

          2. L
            Lija

            Tregove që di të jeshë edhe atdhetar kur nuk ka të bëjë me Saliqenin. Faleminderit për artikullin.

            1. B
              Bajrami

              Ju lumte prof Agroni, me bukur nuk mund te shpaloset ky turp kombetar!

              1. I
                ILYRIA

                Agron, nuk ju njoh, por vetem kam degjuar/ kam ndjekur spektaklet Partiake ne TV dhe jam cuditur se shqipja juaj e shkelqyer ishte vene ne sherbim te Antishtetit.......ndoshta kur Njeriu e kanalizon diapazonin e tij vetem tek ajo qe mendon se eshte Primarja ( Rrezimi i kundershtarit Politik, kundershtarit te Perjetshem "Komunist") , forma dhe menyrat teper Bajate, jane sekondare ose terc-are......por Ju Agron tregoni se e keni sencin e Bisedes dhe Tregimit te episodeve esenciale te Kombit tone me nje kendveshtrim shume te mprehte.........Jam katerciperisht Dakord me mendimin tuaj dhe mendoj se Kosova nuk ka kohe e rehatine te improvizoj Histori qe mbesin aty ne Prag te Shtepise sone te perbashket.......Mbreterit e genjeshtres (serbet ) me siguri ferkojne Duart dhe duartrokasin fort Albinin, qe per mendimin tim duhet te kerkoje Falje dhe ta harroje Projektligjin.........do ishte me e mira per te e per ne te gjithe.....KLM Agron dhe qofsh me shendet

                1. B
                  Beso

                  Tradhtare, pushta islamike, do ngeleni ne histori si kerma te qelbura.

                  1. B
                    Bardha

                    Te gjithe intelektualet shqiptare te ngrihen kunder karabushit te Kosoves Al-bin-kruthit e doses,nje turp te tille mos e lejoni se euvropa do ju perbuze,tregoni vendin ketyre karagjozve qe luajne me fatin e kombit per 2 vota

                    1. U
                      Unë

                      Kot , sa për pyetje ? Si e ka mbiemrin ajo dosa e Kosovès ? Aty e ke përgjigjen e shamisë...

                    2. E
                      Eni

                      O Gjek jam dakort...por pse I sulesh Albinit...ne Shqiperi ato nuk kane kufizim...me Islamic se e ka bere Rama Shqiperine nuk ka qene kurre. I vetmi Reformator ish Zog e me pa Enveri...te tjeret puthsdore per 5 leke...shesin detin fene e cdo gje....

                      1. M
                        Maloku

                        Sa sheh me shamia neper Shqiperi? Ky problem nuk egziston ketu. Myslimanet e Shqiperise kane vendosur identitetin Shqiptare perpara fese me kohe e me vakt.

                        1. S
                          Semi

                          I ke dhe ne kryeministri bile ne asministrste kam pare plot ne sholla sa te duash..Albili nuk po I detyron por nuk po I ndalon....

                      2. D
                        DP

                        Shperdorimi politik i fese eshte thjeshte turpi i aksidentarizmit politik. Shqiptaret ne dy anet e kufirit jane mbeshtetes te forte te atij identiteti per te cilin foli Kadareja i Madh, per te cilin punoi i pazevendesueshmi Rugova. Te tjerat jane kalimtare, halabalizim politik qe nuk ngjet.

                        1. G
                          GEZUAR BAFTJAR

                          RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINDENOVICI BOTOKSI DHE DOSA OSMANIVICIT BASHKE ME GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE

                          1. I
                            Ill

                            Eshte per te qare. Ne qe jemi jashte dhe ne vende le te themi jo miqesore ndaj shqipetareve, cfare nuk kemi bere per te afirmuar te drejten e kosoves per liri, shtet te pavarur. Vjen nje tradhetar, antishqipetar, islamik dhe gjithe kete mund, gjithe ate zell ta çon kot, sepse ne fund te gjithe do thone: - ja ku jeni me xhsmijat e femijet me shamia. Kosovaret jane te ardhur. Etj etj. Turp, turp, tutp per kete qelbesire te shitur ne srrbi.

                            1. P
                              Prishtinali

                              Gjonmarkagjoni koke kuq mustaqe zi i lezhes une kam lindur prishtine dhe ne moshen 9 vjec jemi vendosur ne Vlore eshte fatkesi per Shqiptaret qe nuk i njohin. koqevaret .Nje koqevare kur takone nje Serbe i thote si je zemo ( patriot ) kur takone nje boshnjak i thote si je vlla ehhh kur takone nje Shqiptare i thote si je shqipe kush eshte i mencur e kupton .Kur shkoje ne krahinen e kosove takoje familjen me duket sikur jam ne Arabi Saudite apo Turqi apo ne vitin 1.700. Falenderoje prinderit qe u larguan nga ajo krahine turko-arabe dhe gjithe shqiptaret qe kan perballuar tre eksode masive ne drejtim te Shqiperse

                              1. G
                                Gjakovari

                                O prishtina bole. Meso me dasht vendin the popullin tand. Vec nji tradhetar ose nje zog gomari flet si ti.

                              2. S
                                Shqiptari nga Kosova

                                Po çka hyn ketu Rugova..?! Rugova ishte pjell e momenti( e ngjarjeve). Kushdo qe do t'ishte ne krye te LDK-se ne ate kohe do te mbeste perjet "baba i kombit". Populli i mençur( disa) e ka then: mos shiko gunen por shiko punen. Rugova ishte nje politikan apatik e i mefsht,nuk di ku mbeshteten rugovistet per punen e tij ?! Ah po,ai dinte te bente konferenca shtypi bajate çdo te premte me te njejtin fjalim si pllake gramafoni. Dhe ne fund falenderonte Ameriken. Kaq.

                                1. M
                                  Maloku

                                  Kosova nuk ka nje minoritet mysliman te cilit duhet ti respektoje te drejtat, por ka shqiptare te cilet duan emancipimin dhe menyren Europiane te jetuarit. Respekte te gjitheve te besojne, apo jo, cfare te duan ne shtepiat dhe objektet e kultit te tyre. Myslimanet Shqipetare ne Kosove qe e duan Kosoven dhe Shqiperine i kuptojne fare mire interesat kombetare. Nje minorance e vogel po punon kundra interesave kombetare. Kjo minorance ka mbeshtetjen e Albin Kurtit.

                                  1. A
                                    Anketuesi

                                    Pershendetje zoti Agron,shume here me miqte e mije jashte shtetit diskutojme shkrimet e tuaja dhe ne perfundim here jemi dakort dhe here nuk jemi dakort,kenaqemi shume kur nuk i zevendesoni fjalet shqip me huazimet nga gjuhet e juaj , dhe kjo per te na treguar se jane njerez te shkolluar,por per mendimin tim ata jane te pa kulturuar.Angazhimi juaj ne politik eshte nje pergjegjesi e madhe ,por edhe nje akte patriotik per ta shpetuar te djathten nga ozurpimi qe i kane bere ish spiunet dhe birbot e listes se kuadrove me prespektiv te PPSh me Birbot e kesaj liste si Anti - Komuniste .

                                    1. A
                                      AntiKurti

                                      Albin Kurti, si kryeministër i Kosovës, është fatkeqësi për Kosovën dhe rrezik për kombin. Ky fanatik , me ide dhe bindje islamiste, në bashkëpunim me kryekriminelët e kombit, Sali Berishën dhe Ilir Metën, po rrezikojnë kombin tonë.

                                      1. A
                                        ARBEN

                                        po ca mut kryeministri , ky eshte nje debil njeri qe don me na cu akoma 300 vjet prapa botes ,cfare fatkeqesie pe kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi.po mir na e bene kur ska politikan ne kosov qe ti japin ate qe meriton dhe te shkoj ne te semes .se po na bene turpi botes.

                                        1. a
                                          alphade

                                          Duhet nje Ataturk ne Kosoven retrograde !

                                          1. A
                                            ABC

                                            Sa më qeshet. Ja pra ky na qenka kryeministri i shqiptarisë, siç e etiketua disa personazhe nga te dyja anët e e kufirit Albin Kurtin kur u zgjodh kryeministër i Kosovës . Tani nuk po dinë si t'ja mbulojnë gafat e një pas njëshme Albinit. Albini, ideatorit i madh, por i kujt?! Selam Albino.

                                            1. S
                                              Shperdoruesi I Pushtetit

                                              O Albin, largimi nga Qyteterimi Perendimor eshte nje gabim strategjik per KOMBIN SHQIPTAR. Ky largim, nga Identiteti Shqiptar, e con Kombin tone drejt “ Nacionalizmit” agresiv dhe vetvrases. Keto projektligje, gjoja ne respekt te te drejtave te njeriut, krijojne ndasi tek qytetaret dhe e bejne kombin tone “tabele qitjeje” per fqinjet. Kombin tone , me dy shtete ( per momentin) , nuk duhet ta beje “ Pushteti i rradhes” por laiciteti I shtetit, integrimi ne BE dhe ligjet moderne te Demokracive liberale - perendimore.

                                              1. T
                                                Tirona

                                                Mjafton te keshe pake tru qe te kuptoshe te gjitha vendimet politike te Al Binit jane antikosovare e antikombetare.Shifni sa demtojne Kosoven qendrimet e tije.Punojne per armikun.

                                                1. S
                                                  SHQIPTAR

                                                  Z. Gjekmarkaj, Albini e ka shite shtepine per partine, se e ka dite grure te kuq qe PARTIA ia sjelle 100 shtepi te tjera Albinit dhe nga disa dhjetera shtepi shokeve te tij te partise neo komuniste te Jugosllavise – LVV SHQIPTAR

                                                  1. A
                                                    A po shihni o shqiptar

                                                    Po a po shihni që po del fjala e të madhit dhe të pa arritshmit H. Thaçi që vite më parë quante VETËFUNDOSJE. Për fate të keq po vetë fundosemi të gjithë me ketë qeveri dhe presidencën që ka Kosova. Pasi u avulluan premtimet tash Kurti dhe Vjosa kanë mbet si peshku pa uji e tash imagjinojnë armiqë si Shqipërinë, SHBA dhe vendet demokratike dhe përkrahin idet e vendev anti shqipatre. Po ie ndihmojnë serbo - ruset duke zvarrit zgjidhjen dhe me mos kujdesin ndaj qytetareve. Jemi në nivel të viteve 90 me të pa punë, pa shëndetësi me rritje astronomike të çmimeve, inflacion marramendës, ikje të inteligjencës dhe rinisë e cila mbron, shtonë dhe zhvillon vendin. Një djall i madh është mbi Kosovë dhe po ndjell kob, panik e frikë kurse analfabetët /45 % të Albini/ po pengojnë investimet, hapjen e vende të reja të punës dhe kanë mbyll miliona apo miliarda Euro që ti përdorin për fushatë zgjedhore. MJERIM të fundit më Evropë dhe në grup me varfanjakët e botës.

                                                    1. S
                                                      Shqipetari

                                                      Zoti Gjekmarkaj. Ju doni te beni politike por ju se njihni kombin tuaj. Ju bashke me kadarene jeni akoma tek teza qe myslimanet shqiptare te konvertohen ne te krishtere. Ju se keni kuptuar qe nuk eshte ky thelbi i Europes. Thelbi i Europes eshte te drejtat e gjithesejcilit pa i rene ne qafe te drejtave te te tjereve ne nje shtet te se drejtes. Ti pervec se je nje politikan me pikpamjet tuaja te gabuara,je dhe i nje anshem se je i krishtere dhe nuk ke te drejte te merresh me te drejtat e myslimaneve as ne kosove as ne shqiperi. Ti je shume larg Albin Kurtit qe ta gjykosh. Njih me mire popullin tend o politikan i deshtuar dhe mos u merr me te drejtat e myslimaneve ne kosove dhe zgjidhjet e qeverise Kurti

                                                      Lini një Përgjigje