I kujt është atdheu dhe fabulat e sotme të politikës?!

13 Gusht 2022, 22:00Blog TEMA

I kujt është atdheu dhe fabulat e sotme të politikës?!

Nga Ben Andoni

Nuk po rrekemi të gjejmë në fjalor se cili është përcaktimi për atdheun. Për atë që është i interesuar mund ta lexojë dhe të qartësohet. Në një poezi që u mësonin fëmijëve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore, Atdheu ishte pema, pylli, lumi, deti, shtëpia, zogu, peshku, kafsha, njerëzit, gjithçka brenda një territori të caktuar dhe që dikush i do, sepse ishin pjesë e kësaj hapësire.

A kemi një atdhe ne shqiptarët? Kemi disa apo çfarë? Pse na duhet atdheu? A na do një atdhe, që nuk na krijon mundësi për të jetuar normalisht? Pse disave u krijohen mundësi edhe pa i merituar dhe masa më e madhe nuk mundet të kalojë shkallët normale të meritokracisë? Pse i drejtohen Shqipërisë ata që e kanë zhvatur?! Si e shikojnë atdheun njerëzit që drejtojnë? Po ata që mëtojnë të vinë në pushtet?

Për të gjithë njerëzit që lidhen me politikën, atdheu është kryefjala e propagandës lodhëse të tyre. Për PD-në e Berishës, slogani kryesor është “Atdheu në rrezik”. Partiza e re e Ilir Metës quhet Partia e Lirisë!!! Duket se Shqipëria është ende në Luftën e Dytë Botërore dhe është në prag të ndarjes. Po vinë ata dhe do e çlirojnë. Kush? Epo Godotë e politikës shqiptare…Paradoksalisht, si kurrë herë më parë, Shqipëria ka futur të dy këmbët në NATO dhe territori i saj i është hapur cep e më cep NATO-s. Shqipëria, atdheu ynë i të gjithë ne shqiptarëve, ka hapur negociatat me BE-në dhe është në rrugën që e kemi ëndërruar. Pse ikim? Pse na zhgënjen atdheu? I kujt është atdheu, që nga një pjesë thuhet e shpallet se është në rrezik, kurse nga të tjerët që janë në politikë se është në majën e suksesit!!!

Po të dëgjosh fjalorin e Berishës dhe Metës, atëherë ke përpara hijena në pushtet që po grabisin gjithçka dhe vetëm bota e karikaturës mund t’u japë zgjidhje. Ata janë e ardhmja. Ata janë shpëtimi. Po të dëgjosh Ramën nga ana tjetër, Shqipëria do jetë Monte Carlo e re e Mesdheut, pas pak vitesh. Po a kemi atdheun e përbashkët vetëm nga pasaporta, himni dhe flamuri apo ndajmë edhe vlera të tjera. Kur dëgjon trushkulurit e politikës dhe kulturën e tyre atëherë beson vërtetë se nuk kemi një atdhe. Madje, po t’u jepet mundësia i ndërrojnë dhe simbolikat vetëm e vetëm që Shqipëria të ketë një e një të vetëm formë, siç duan ata. Ndaj një masë e madhe politikanësh mjekohen jashtë, kanë fëmijët jashtë dhe prona jashtë. Po, sepse e duan atdheun. “ “Patriotët” e aty-këtushëm janë duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara, shkruante Konica te  “Albania”( 1, 1905).

Kurrë Shqipëria nuk ka pasur këtë mllef dhe dëshirë të paepur për pushtet dhe këtë kakofoni të tmerrshme shfrehje patriotizmi. Pakkush kujton se: Shqipëria nuk janë vetëm politikanët, por janë dhe qytetarët e fshatarët që duan shërbim mjekësor apo njerëzit në vend që nuk munden të gjejnë shërbimet më të thjeshta sepse shqiptarët kanë ikur dhe do ikin. I kujt është atdheu ynë pra?! Kush do e gëzojë dhe pse u deshën sakrificat e brezave të ndryshëm? A është ky çmimi i demokracisë dhe i politikës sonë të pas viteve ‘90?

Nuk di të përgjigjet Berisha dhe Meta nëse ky vend ka ndonjë gjë pozitive në vitet e fundit. Edhe pse janë dëshmitarë të ecjes së saj. Nuk dinë të thonë shumë militantë se Shqipëria nuk është vetëm i PD-së dhe PS-së por i të gjithëve. Nuk di të thotë asnjë fjalë pozitive shpura e PS-së për paraardhësit e tyre.

“Por, nëse do të duhej të përkufizoja ç’është atdheu me terma socialë, antropologjikë do të thosha se atdheu është vendi ku jetojnë disa nga njerëzit tanë të dashur. Për rrjedhojë, und të kemi disa atdhe. Unë nuk besoj tek atdheu si truall apo flamur, apo si pasaportë”, i konfesonte Antonio Tabuchi, një gazetari të njohur grek vite më parë.

Në fakt, pakkush e beson sot politikën, por të gjithë po shikojnë nga dita në ditë se ku po na çon kjo lloj demokracie, ku atdheu, barabitet me vlera, që janë qesharake por asnjëherë që ishin bazë e vërtetë e ndryshimeve dhe asaj që të bën krenar se ke një atdhe.

9 Komente

  1. D
    Dajti

    Nuk besoj tek atdheu si truall apo flamur, apo si pasaportë Shoqeri e hapur, globalizem, shtete pa kufije, - kjo eshte proganda qe ka filua ketu e 30 vjet me pare e vazhdon nga Xhorxh Soros etj Kjo po i sjell shume te keqija njerzimit- po krijon nje sklaveri te re, por krijon kompani me qender ne Amerike apo evrope qe hapin fabrika dhe i paguajne puntoret ne vendet e botes se trete 1 dollar ora

    1. A
      Albanstan-Narcos Edos Supremos

      Te tre, si Saliu, Meta dhe Rama do hyne ne histori si Agallart e Albanistanit.

    2. B
      Boston

      Pse i fut ne nje thes te gjithe????? Atehere mbetet zoti te drejtoje Shqiperine!!!!!

      1. k
        k

        Shqipëria eshte tokë e zanun e maskarejve,injorantëve,korrupsionit,krimineleve,mafjozëve, politikanëve,hajdutëve,trafikantëve,drogaxhijve,prokurorëve,gjykatësve,arrogantëve injorantë me makina lluksoze dhe motoskafët e drogës,që të vrasin kur i teket,uzurpuesve të shtetit dhe pushtetit,parlamentarët që meritojnë të gjithë gijotinën ,etj,etj. Ai vend i ndyrë nuk mund të jetë atdheu im.

        1. M
          Moza

          Mëmëdhe quhet toka , Ku më ka rënë koka. Kjo vlen për njerëzit që jetojnë këtu ,që nuk e braktisin për asnjë lloj arsye,që nuk llogarisin atdhe çdo vend ku shkelin. Kjo nuk vlen për asnjë nga politikanët që në emër të popullit e Atdheut e kanë shqyer dhe bërë leckë këtë Atdheun e të gjithëve ne ,që jetojmë realisht këtu.

          1. D
            Dakord

            Gabimi qe beni eshte se barazoni atdheun me politiken. Atdheu eshte edhe oborri jot qe ti e pastron, por eshte edhe rruga ku ti hedh plehra. Te gjithe fajesojne politiken, mirepo i kemi sjelle gje nga jashte politikanet ne? A nuk jane rritur e shkolluar ne atdhe keta? Kush i korrupton punonjesit e shtetit ketu, serbet apo ne??? Sa e kollajshme eshte te fajesosh tjetrin??? Po sikur te gjithe njeheresh nje dite te bukur te pushojme se beri politike e ti shtrohemi punes fort fare, te perkulemi te kapim nje qese a nje kanaçe ku e shohim pertoke e ta çojme te koshi!!! Me besoni, kam pare shqiptare qe e bejne kete, qe pastrojne edhe rrugen para shtepise. Atdheu eshte shtepia ime dhe e jotja edhe shtepite e politikaneve ne atdhe jane. Dhe ne te gjithe quhemi bashkeatdhetare apo jo? Ti z. Autor dhe une jemi bashkeatdhetare me disa qe kane shkaterruar atdheun ama nuk jemi bashkefajtore????!!!! Me kete koncept nuk do ta bejme dot atdheun si Gjermania sepse ti ben me faj politiken kurse une bej me faj veten dhe ty. Ty te lexojne te gjithe se je gazetar, une jam askushi.

            1. B
              Bureto

              @ Dakord! Jo vetem shume dakord, por koment yt eshte thelbi i asaj që ne si hipokrite e anashkalojme dhe themi çdo çast, se nuk jemi edhe ne e keqja, por e shtyjme ate tek nje tjeter, diku tjeter. Kjo na ka lene mbrapa dhe do na leje gjate, nëse nuk ndryshojme, jo si individe, por si shoqeri. Pa QYTETARE, në kuptimin më të plote të kesaj fjale nuk ka ATDHE. Dhe keta, mbasi lindin fillojne e behen të tille gjate gjithe jetes, nepermjet edukimit në Familje, Shkolle dhe Shoqeri.

            2. Çekiçi

              ATDHEU ËSHTË I TE GJITHVE PERVEQ I TRADHTARVE I KRIMINELVE I VRASVE I HAJNAVE TRADHTARET NUK KAN AS ATDHE AS FE NON GRATAT NUK KAN ATDHE SPIUNET NUK KAN ATDHE

              1. M
                Mohikani

                Kur do vdes N’Atdhe do pushoj.

                Lini një Përgjigje