Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

10 Gusht 2022, 20:48Blog TEMA

Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

Nga Ylli Pata

Shqipëria është i vetmi vend, që po tenton të riciklojë klasën politike të ardhur në pushtet në vitin 1990, e që kanë pasur thuaje të gjitha pushtetet më të rëndësishme në 30 vjet. Por një vit më parë ndodhi një zhvillim politik edhe pse i paralajmëruar nga mazhoranca qeverisëse. Gramoz Ruçi, politikani më i fuqishëm i Partisë Socialiste pas Edi Ramës shpalli largimin nga politika. Largim, që në kontekstin e Non gratës së Sali Berishës, ngjante qartësisht me një sinjal që e PS i jepte PD-së që edhe ajo të kryente natyrisht sipas konceptit e mënyrës së vet ndryshimin e gjeneratës.

Gjithsesi, Shqipëria përveç rekordit të riciklimit të dinosaurve , ngërçi tjetër që është gjithashtu problematic është mungesa e një rifreskimi të klasës politike në përgjithësi. Ky proces, që vendet me demokraci funksionale ndodh në mënyrë natyrale dhe ciklike, ka krijuar një fenomen, ku nuk ndodh tërheqja e politikanëve kur kanë plotësuar fazat e karrierës, por ato vazhdojnë e rrijnë, edhe duke xhiruar bosh, apo duke bërë prapa, duke ndaluar kështu një rifreskim të gjeneratave politike.

Në Europë jo e jo, porn ë asnjë vend të Ballkanit Perëndimorë, kemi aktivë në politikë të ditës zyrtarë të lartë që kanë kaluar të gjitha etapat që përshkruan një karrierë politike.

Kroacia, një vend që e fitoi pavarësinë e saj me luftë dhe përkrahje të Perëndimit, ka rinovuar klasën politike të saj pas çdo faze të rëndësishme të tranzicionit të saj politik, që nga pavarësia, stabilizimi, anëtarësimi në BE, e më pas fuqizimi i saj politik dhe ekonomik. Madje edhe Kosova që është shteti më i ri në rajon, ofron një panoramë më të freskët se Shqipëria, megjithëse ka ende pjesë të elitës së vjetër që nuk shkulet nga politika.

Rifutja e Sali Berishës në politikën aktive pas tërheqjes me fjalë, e ndëshkimit nga SHBA, e më pas rikthimi i Ilir Metës pasi ka përjetuar rekordin shqiptar të marrjes së tre posteve më të larta të shtetit shqiptar, përveç se një efekt kundër dialektikës, është edhe një model që pengon çdo ambicje të përfaqësuesve të rinj, të cilët “kanë bërë gavetën” me vite për të ecur përpara.

Por natyrisht nuk janë Berisha e Meta të vetmit, megjithëse modeli i tyre gjeneron pikërisht kënetën e vjetër të një klase politike démodé, e cila nuk puqet fare me logjikën, tempin apo pritshmërinë e një kohe të re, një vizioni dhe mentaliteti politik që të flasë me brezin e ri të vendit.

Si në mazhorancë, apo edhe opozitë, kemi deputetë e kryetarë partish që vijojnë e mbeten në skenë, edhe pse i kanë konsumuar të gjitha rolet. Shumë i vënë faj sistemeve zgjedhore që ka vendi, duke sulmuar më shumë marrëveshjen e vitit 2008, ku u vendos sistemi rajonal spanjoll me lista të mbyllura, ku deputetët i vendosin kryetarët e partive pa pyetur forumet.

Modelin e vetëm të një ndryshimi gjenerate e ka dhënë PS-ja, edhe pse edhe aty karriera politike nuk është e “liberalizuar”, por gjithnjë e më shumë po kontrollohet nga lart. Madje edhe me formë më të “trendy” alla reality show, por si përmbajtje nuk se ka hapësirë për lëvizjet e pakontrolluara.

Gjithesi në krye PS ka kryer një ndryshim gjenerate nga Nano te Rama, ku brenda kësaj lëvizjeje, ka pasur edhe procese vibrante që kanë hapur mundësi karrierash. Natyrisht bëhet fjalë në kohën e Nanos, i cili u dha mundësi edhe Pandeli Majkos e Ilir Metës për të drejtuar qeverinë. Por ndërsa Nano iku, mbeti Majko, Meta, madje edhe Sali Berisha, ku askush nuk e mendonte deri para një viti.

Largimi i Gramoz Ruçit një vit më parë, edhe pse mund të komentohet si i orientuar, nuk ka si konsiderohet ndryshe veçse një largim i një prej njerëzve më me ndikim në partinë e tij. Gramoz Ruçi, edhe sot ka influencën e tij, edhe pse jo aq të bujshme sesa kur ishte në pushtet. Një soft power, i cili ka treguar se herë pas herë është shumë më rezultativ se fuqia që vjen nga lart. Por gjithsesi largimi nga politika aktive i Gramoz Ruçit, ka dhënë mundësi që sot në PS të flasin shumë për protagonisëm, pasardhës, ngritje karrierash e të tilla gjërash. Natyrisht nuk se ndodh kaq lehtë katapultimi në politikën e madhe pa qenë pjesë e skemave, lojrash apo “rastësive” që ofrojnë ngjarje e kriza të forta.

Por lëvizje të tilla krijojnë mundësi. Të cilat janë sinjale që do të duhen të ndiqeshin nga të gjithë. Ikja e Gramoz Ruçit, nuk ishte një mesazh vetëm për Sali Berishën dhe Ilir Metën që tu japin mundësinë të rinjve, madje ta krijojnë terrenin për këtë lëvizje. Ishte edhe një sinjal pë rata politikanë të viteve 90 që sot kanë kapur dekadën e tretë, por që nuk mund të japin gjë, apo të marrin nga shoqëria.

5 Komente

  1. J
    Jari

    O Like Floriri po u ç mënde fare a derëzi, o Çuni i Pazarit të Ri, kë thyen në mes ty o Injorant, o Ordiner, ty do japësh llogari kur të vesh te 7 Penxheret në Koplik o Mavri me bojë, kë kërcënon ty o Qyqe, nuk të vjen më njeri mbrapa as Ty e as Sali Kërmës, largohuni vetë të dy, merre Plakun Mere me vete dhe tregoni bëmat që keni bërë të dy.

    1. K
      Katowica

      O ti ylli me pesë cepa... Për çfarë "elitash" e ke fjalën??. Gjithësesi Elita ishte 5, jo 4... Kështu që shikoje mirë këtë punën e Elita 5...! (Këta që nxjerr ti në foto janë plehrat e AL, jo elitat).

      1. H
        Hasoni

        O ylli po shkruaj shqip ose shiko tastieren! Pjesë tekstuale e shkruar nga ju më poshtë "Europë jo e jo, porn ë asnjë vend" Ca e ke ket fiksim me "porn" !!?

        1. B
          Bujar Kanapari

          Shkaku me kryesor eshte sistemi zgjedhor, ku partia e re, futet ne klasen e pare dhe nuk mund te kaloje ne klasen e dyte. Sistemi i paster propocional ne nivel kombetar, stimulon levizje te reja, por kjo nuk u pelqen oligarkeve partiak. Levizje te reja brenda partise, ka realizuar vetem Nano, dhe deri diku edhe Berisha. Levizjet e reja ne Partine Socialiste kohet e fundit nen drejtimin e Rames, sic shprehet autori artikullit, nuk jane levizje te mirefillta brenda Partise Socialiste, pasi shume prej tyre, nuk kane asnje lidhje me socialistet, dhe kuptohet as kontribut ne parti. Kur Partia Socialiste te kaloje ne opozite, keta do te largohen; nuk kane ideal. Kush eshte socialist Benet Beci ishdrejtori i rrugeve ne kohen e Berishes, apo zevendes ministri i financave qe spo ja kujtoj emrin, anetar kryesie i PD.

          1. M
            Miku i Donald Lu

            Bravo Cono, per kontributin në fushen e shqipes! Mos te ka shqetesuar gjë ajo fjala "porno' dhe me shume se Ylli, je eksituar vete?

            Lini një Përgjigje