Asgjë e re nuk do ndodhë në shtator!

9 Gusht 2022, 20:20Blog TEMA

Asgjë e re nuk do ndodhë në shtator!

Nga Dritan Hila

Berisha dhe pas tij Meta kanë premtuar që të presim shtatorin se do të jetë muaji i revolucionit.

Ngjan si një film mediokër horror, ku ti e di se pas kërcitjes së derës fshihet zombi dhe gjithashtu e di si përfundon filmi.

Asgjë e re nuk do të ndodhë në shtator. I kanë provuar të gjitha që tre vjet më parë. Dolën nga Parlamenti, sulmuan Kryeministrinë, sulmuan Policinë dhe në fund bënë një vrimë në ujë, humbën në 25 prill.

Thanë që nuk do t’i njohin zgjedhjet dhe si shuplakë u erdhi non-grata. Pastaj u futën me një këmbë në Parlament.

E çfarë do të bëjnë në shtator që nuk e bënë në marsin që shkoi, e në marsin tjetër para atij që iku? Asgjë më shumë nuk janë në gjendje të bëjnë. Ndjekësit janë të lodhur. 

Ndjekësit janë të moshuar. Ndjekësve iu ka dalë tulla. Ndjekësit tashmë në vend të dhëmbëve, kanë proteza. Ndjekësit që kanë gjetur rrugës janë të lajthitur e të fandaksur. Kurse udhëheqësit janë të roitur.

Asgjë e re nuk do të ndodhë në shtator. E shumta do sulmojnë Policinë dhe Kryeministrinë, duke i dhënë material Ramës të tallet të enjteve me ta në Kuvend dhe Ambasadat të mbushin raportet për qendrën, se çfarë mjerimi është opozita.

Jo se shokët e Ramës janë për t’u pirë në kupë. Por këta janë kur thërret qameti, të nëmur, të damkosur, të përbuzur nga bota mbarë dhe, demode. Demode në veshje, në qethje, në fjalor, në ide.

Të panginjur si në ditën e parë, kanë vetëm tahmanë për hajdutllëk. Por kjo nuk të ndihmon të vish në pushtet./dritare.net

8 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Po në shtator kanë thënë, o zoti Hila....... . Nuk kanë thënë se në cilin shtator.............. . Mbase në shtator 2029......... Sepse edhe viti 2029 ka muaj shtator..

    1. B
      BRUUKLIN

      O YLL I GAZEARISE ' MEZI PRES TE LEXOI SHKRMET TENDE BRIANTE ; RESPEKTE PER JU O I MADHI DRITAN''DRITAN

      1. B
        Buda

        Si nuk do te ndodhe asgje o naiv?! Ne presim qe ne shattor Kuvendi i Shqiperise t'i heqe mandatin e deputetit Perbindeshit te Vicidolit, Doktor sali Mortjes dhe Departamenti i Shtetit te shpalle Persona Nongrata Hajdutin e Kerrabes, Ilir Floririn!!!

        1. P
          Pensionist pa pension

          E bukur kjo..., per qorrat e Saliut dhe Likes... Ndjekësit janë të moshuar. Ndjekësve iu ka dalë tulla. Ndjekësit tashmë në vend të dhëmbëve, kanë proteza. Ndjekësit që kanë gjetur rrugës janë të lajthitur e të fandaksur. Kurse udhëheqësit janë të roitur.

          1. L
            Loni

            Foli edhe ky "cuci" numer dy, nusen mire e ke o tano???? Babloku ta viziton me apo pule e konsumuar tani edhe si hyne ne pune me asgje dreqit. Nje nga bijte e eterve edhe ky kopili. Thjeshte neveri kur i sheh qe i reklamoni keta bastarda.

            1. c
              ce

              Ka vite qe flasin per revolucione keta zagaret e foltores dhe te partickes se hajduteve me cizme te likes. Kesaj radhe ne shtator ne balle te revolucionit Nikollabythqirolehesjan, Tedihamutoblushjan, Lefterohunderromaliqjan, Nafijedybekobaxhelljan do jete Klevis krrici i faro pace pilafit, Kejdi dhembcakallja, Paloqja, Strazua me patllake, Agush habib burgiba me hanxhar ne dore, Brisi i likes pa breke, Elona guri drandja e mirdites, dhe keta ne fund te shtatorit do fillojne avazin e revolucionit te Nendorit e keshtu mjeranet do mashtrohen deri ne 2025 kur particka e hajduteve me cizme e Agushit me hanxhar ne dore do shkoje ne te s'emes.

              1. ?
                ?

                Çudi që nuk i kanë dhënë një vend në Top channel apo Report TV A.Hilës!!!

                1. K
                  Katnari

                  Ke dal e në dritare hile e po ban sehir Për ato të shkreta pare shkrun ka i" xhevahir" Si ti dhe jot shoqe veç po beni lloqe ju bëjnë qefin me komente disa zgjyrrsa kohe. Mua sme plas rrapi kush vjen e kush iken se të gjithe një mut janë Komunisto-sigurimso-spiuna Ashtu si je dhe ti me tet shoqe.

                  Lini një Përgjigje