… që shqiptarët të mos vrasin më Jonadat e tyre!

6 Gusht 2022, 11:50Blog Nga Lorenc Vangjeli

… që shqiptarët të mos vrasin më Jonadat e tyre!

Jonada e Vogël nuk do ta mësojë kurrë më se ka një mallkim të frikshëm që i ndjek shqiptarët brez mbas brezi. Atë që e fitojnë në luftë e humbasin në paqe. Triumfojnë në beteja epike, me gjak pafund dhe sakrifica që nuk u duket fundi, por humbasin kur duhet ta bëjnë më mirë kombin në paqe. Historia duket se ka rrjedhur në dhjetra dëshmi që vërtetojnë pezmin dramatik të një prej mendjeve më të mencura e kontraverse të këtij vendi, që thoshte se armiku më i keq i shqiptarëve janë vetë shqiptarët.

Në këtë pikë epike, shqiptarët janë unikë. Gjetkë, edhe tek fqinjët, është ndryshe. Krejtësisht ndryshe. Për shembull, studioja e Opinionit në Serbi: Përballë Fevziut nga Beogradi që mundohet të verë rend e rradhë në sherr, opozitarët akuzojnë me gishta në sy presidentin e tyre Alekandër Vucic se është bërë argat i Tiranës. Argatë dhe të shitur tek Edi Rama janë edhe kryeministrja Ana Brnabic dhe ministri i brendshëm Aleksandër Vulin. Kurse për Ivica Dacic, serbin e lindur në Prizren, nuk do të kishte asnjë dyshim se është vetëm një argat i vogël e pa dobi i Prishtinës. Në një rast të tillë, askush nga argatët e supozuar nuk do të gjykohej si i tillë, por vetë akuzatorët do të konsideroheshin të lajthitur. Sepse akuza është qesharake.


Në Tiranë kjo është një histori që përmendet shpesh, por në kah të kundërt. Argat dhe vasal i Beogradit është Edi Rama me gjithë shokët e tij. Një pakicë e thjeshtë, gjithmonë e më e rrudhur nga Shqipëria, kryesisht ai grup militantësh ulërirës që shohin gomerë fluturues kur ata i shenjon si të tillë idhulli i tyre politik, e besojnë pa mëdyshje se në simbiozën me heronj e tradhëtarë, Rama dhe të tijtë kanë zgjedhur pamëdyshje tradhëtinë për hise vetjake.

Edhe mes socialistëve të Ramës janë të shumtë ata që besojnë në stigmën që ndëshkon me damkën e të shiturit në Beograd e gjetkë të gjithë kundërshtarëve të tyre duke nisur me Doktorin dhe duke mos sosur me Ilirin, që qoftë njëri, qoftë tjetri shohin reciprokisht tek Rama jo kundërshtarin që duhet mundur, por armikun që do shkulur. Nga gjithë rrokopuja, ngulmi e zulma me bojë e katran që hidhet portal më portal e ekran më ekran, është gati e pamundur të mos i zihet besë edhe njërës palë, edhe tjetrës.

Piedestalet e rreme të moralit pa cen, ku besojnë se qëndrojnë opozitat shqiptare, nuk i bën predikimet e socialistëve dje dhe demokratëve sot, të vërteta absolute Bible dhe Kurani. Ato janë thjesht dhe vetëm pjesë e një skeme që mendohet e dobishme për rikthim në pushtet, por mjafton vetëm një detaj për të të vërtetuar të kundërtën e saj dhe nevojën lebetitëse që shqiptarët në Tiranë e Prishtinë, të paktën për probleme të vecanta, të mos sillen si armiq me njëri-tjetrin. Sepse ashtu vetëm vrasin njëri-tjetrin.


Vendimi legjitim i qeverisë së Republikës së Kosovës për nisjen nga një gushti të zbatimit të reciprocitetit me Serbinë, për targat dhe letërnjoftimet, solli sërish atmosferë luftë në kufi. Barrikadimet në veri dhe lëvizjet kërcënuese të ushtrisë serbe dhe deklarimet politike që nxisin konflikt nga Beogradi, në Tiranë u panë me një gjakftohësi të habitshme. Njëlloj sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe sikur lufta politike në Tiranë të ishte kreu dhe fundi i gjithë botës. Duke harruar se një luftë reale, në kufinjtë më lindorë të Evropës, e ka vënë gjithë kontinentin në rrezikun më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu duke mos kujtuar se Ballkani është hallka më e dobët në sistemin global të sigurisë për BE-në.

Qeveria ka bërë të vetën, por askujt në qeveri dhe as Ramës vetë, Doktorit dhe Ilirit jo e jo, nuk i ka shkuar në mend që duhet të bëhen bashkë, qoftë dhe në një tryezë informale dhe qoftë edhe për të diskutuar se cfarë duhet bërë. Kaq e thellë është urrejtja reciproke në Tiranë, sa në opozitë ekziston bindja se kyci i suksesit të tyre është vetëm dështimi i qeverisë. Pavarësisht cmimit që mund të paguajë nga klima e tensionit Jonada, shoqëria apo gjithë kombi.

Ballkani është një nga celësat modestë për të kuptuar edhe të nesërmen e Tiranës.

Ballkani i hapur është një paradhomë e BE-së, që kalon mbi mendjet e kycyra në urrejtje. Ndaj as Edi Rama nuk e ka vëlla Vucicin sic mëtojnë t’ja adaptojnë në certifikatë në Tiranë dhe as Vucici nuk ka shans të jetë vasal dhe argat i tij. Albin Kurti është zgjedhja e vetme e Edi Ramës, ashtu sic Vucici sheh si zgjidhje të tij të parë serbët e veriut të Kosovës apo Putinin e vetmuar tashmë edhe pse avionët e NATO-s mund të jenë brenda pak orësh sërish mbi Ballkan, si në 99-ën.

Në këto orë të trazuara, me Albin Kurtin dhe Edi Ramën duhet të jetë edhe Doktori, edhe Iliri. Vetëm kjo mënyrë të bëri politikë nuk i relativizon historitë që prodhon papushim politika në vend, shumë më tepër nga sa mund të tresë edhe vetë stomaku i saj i trazuar në Tiranë. Vetëm kjo mënyrë sjelljeje, pa marrë parasysh emrat vetjakë të protagonistëve që besojnë reciprokisht se nuk janë kursesi njëlloj me njëri-tjetrin, do të krijonte më shumë shanse që Jonada e Vogël që nuk e lanë të bëhet grua dhe të tjerë nesër, të mos humbin jetën aq barbarisht, njëlloj sikur t’jua rrëmbente armiku.

Kjo është ndoshta mënyra e vetme – në Tiranë mund ta quajnë utopi – për të prishur qoftë dhe një herë mallkimin që i sheh shqiptarët armiq me njëri-tjetrin. Vetëm kështu në Beograd mund të shtohet një tjetër ditë feste, kur ata sipas traditës, të festojnë si fitore, humbjen e tyre të rradhës. Sepse tamam atëherë, duke u ndarë me pjesë të miteve të tyre të rreme, mite me djepe të vjetër dhe maternitete të rinj, serbët do të fitonin mbi veten gjithashtu. 

11 Komente

  1. D
    Detari

    e zuri vapa kete jevgun te ramazonit apo ashtu eshte gjithmon?

    1. J
      Jacobinus

      Ky Lorenc Vangjeli si biçim analisti eshte edhe jevg edhe lepires gjithandej. Mjafton te shohe euro e dollars para se edhe mut te mbajne ere I perlan. Bravo

    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Pra : ke qene ndonjehere ne Kine? Lorencit i jane mbaruar shoket qe t'i thone qe te shkruaje me rralle, ndersa familjaret mund t'ja thone te gjithe te verteten : mos shkruaj me k..lliqe

      1. X
        Xhomlliku

        E keni pa ca bohet ne komente? Te gjithe i shajne te gjithe a thu se jane armiq. Per kta shkruj Lenco se Rama Berisha e liri i kane hesapet e qerume. E jan ne rregull, i kane bo xhixhat e veta. Ata zihen ne televizor diten dhe naten thon ajo ishte loja. Ne populli ju shkojm mrapa dhe bojm sherr me njoni tjetrin pastaj e vritemi per ta dhe pse me pe me inot.

        1. D
          Dardan

          Lorenc Vangjeli, ik me pushime, se qeveria Rama nuk e "ka bërë të vetën", por askujt në Shqiperi, pervec trurit tend te lodhur, nuk i "ka shkuar në mend" që Doktor Sali Mortja dhe Ilir Floriri "të bëhen bashkë me Edi Ramen"!? Shko pusho dhe lexoje me vemendje vendimin e fundit te Senatit Amerikan , pastaj nga fillimi i shtatorit ulu e shkruaj!

          1. A
            Agron

            Njerezit komentojne pa e lexuar

            1. M
              Mira

              Lorenc, kerko nga Mero Baze qe te mos lejoje komente te shkrimeve te tua, sic ia ka kerkuar anemiku Lutfi Dervishi.

              1. T
                Toni

                Shhhhhht ,po flet Lencka,ky flamboyant boy....nje kone e maskuar e pushtetit(qe i kane rene gjethet kohet e fundit).

                1. B
                  BABALE i PD

                  Paskeni qene njerez pisa nje te vdekur nuk e lini rehat duke filluar nga nongrata te spiuni Meta te Fevziu deri te kazanet e mbremjes jeni legena ... jane aksidente qe ndodhin ai qe e goditi te denohet per cfare e mediatizoni ? Mbi 3.500 aksidente ndodhin ne itale sezone vere po nuk kemi degjuar as nje zhurme c'beni mo legena shkoni punoni ngelet si gore ne kazanet tv ku asnje muk ju besone ngelet mbas bythes se nongrates dhe spiunit Meta puuuuu race e qelbur ra e pisanjozesh dembela

                  1. k
                    kujtimi

                    Ore gazetar, aksidente ka pasur e do te ket gjithmone, pasi gjitmone ekzistojne njerez te pakujdesshem, fodulle, e deri kriminele. Po ashtu ekzistojne e do te ekzistojne edhe fenomene te natyres te cilet shkaktojne drama e tregjedi. Ishte vertete e rende per familjen tragjedia e vajzes se vogel ne plazh, por jeta vazhdon, nuk u shua dhe nuk shuhet per asnje tragjedi, sado e madhe qofte. Ne '97 u vrane me shume se 4 000 qytetare te pafajshem, ne gerdec per nje ore u vrane 26 qytetare te pafajshem, ne tropoje u vrane brenda vitit me shume se 100 qytetare te pafajshem, cdo dite po vriten qytetare te pafajshem (deri sa nuk jane denuar nga gjykata), por jeta vazhdon. Populli thote (pavaresisht se eshte shume e rende per familjen) i vdekuri me te vdekurit e i gjalli me te gjallet. Nderkohe qe ketu tek ne ndodh e kunderta, i vdekuri i pakallur po nxit e perzien te gjallet. Kjo gje duhet te marre fund. I vdekuri duhet duhet kallur sa me shpejt.

                    1. P
                      Pickaxhiu

                      E paska mare edhe kestin e 3te ky nga Ilir M... Lenc statusquo-ja

                      Lini një Përgjigje