Nga Dalina Buzi!
Sa rrëmujë jemi ne si vend. Rrëmujë në tokë, e rrëmujë në det. Rrëmujë kur nisim projekte të mëdha, rrëmujë midis e rrëmujë në fund. Edhe kur diskutojmë pas një tragjedie të madhe, diskutojmë rrëmunjë. “E ka fajin media”, “E ka fajin opozita”, “ E kanë fajin këta me zinxhira floriri”, “Bllokojmë gjithë skafet”, “Bllokojmë gjithë makinat e shtrenjta”.
S’dalin njerëz që të shpjegojnë me qetësi që çfarë problemesh ka dhe si mund të shmangim tragjedi të tjera në det, po merren me kush ja bleu skafin kujt. A thua se këta që ankohen, kur ulen në skafe për xhiro, pyesin se me ça lekësh është blerë, “Është blerë me lekë droge, tenderash të vjedhura, inavsion fiskal?”
E gjithë kjo rrëmujë vjen sepse ky është një vend, që ende se di nëse ka ujë depozite apo ujë të rrjedhshëm, nëse telat elektrike i ka instaluar tamam apo vazhdon i merr nga lidhjet e vjetra, këtu s’dinë pse ikin jashtë e s’dinë pse qëndrojnë, s’dinë ç’bukë po hanë, këtu zbrazet Shqipëria e shtohen pallatet, këtu reklamohet shëndetësia falas, e prapë paguhet, këtu të gjithë thonë s’kanë e prap gjejnë për makina e çanta.
Këtu shtrëngohet ligji në një vend dhe krijohen shërbime për ta thyer atë ligj diku tjetër, këtu vazhdojnë i japin policëve 2000 lek për t’i shpëtuar një gjobe me të njëjtën shifër, këtu ngrihen sisteme të automatizuara për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve e prapë zgjidhen hallet me telefona e të njohur, këtu shtrydhin trutë për arsimimin e në finish janë me të tjerë që kanë dhënë lekë, këtu pastrohen rrugë, ndërtohen parqe e vendosen kosha plehrash dhe çdo ditë prap qelben po ato rrugë e parqe, mu afër koshit të plehrave.
Ky është një vend ku e reja, inovacioni, dëshira për t’iu afruar perëndimit, përplaset çdo ditë me rezistencën e të vjetrës, ku riciklojnë fytyra të daëa boje me parti të reja, ku ushqehen me lekë droge e prostitucioni e ulërasin “kurvë” nëpër komente, ku meidat që shesin lajme për llaç e tulla, të flasin për korrupsion e krim.
Ne presim për drama, presim për tragjedi, presin të na çirret gurmazi duke fajësuar këdo përreth, largojmë veten nga çdo përgjegjësi dhe ja kalojmë atë tërësisht shtetit apo njeriut të përfshirë në krim. Asnjë nuk pyet veten” Nëse do të isha në gomone, do t’i thoja drejtuesit që mos u afro aq shumë me bregun?” Dyshoj.
Dyshoj sepse ndoshta as unë s’do ta thoja. Sepse s’do ta mendoja. Sepse në këtë rrëmujën tonë të një vendi shumë të vogël, në këtë mungesë të theksuar ndërgjegje qytetare që barazpeshohet me rrëmujën në zbatimin e ligjeve, secili në në fund të ditës, bën siç i thotë truri. E bën se nuk ka frikë. Se çdo gjë rregullohet. Askush s’merr mësim dhe vazhdojmë.
Hartim i lezetshem
Jo hartim i lezeçem, por ku te le radhe kjo Dalina te shpjegohesh,ndaj je i detyruar te ulerish.
Exelent! Më fal që perifrazoj autren e shkrimit. Të gjithë shkelin ligjin, shkelin rregullat më të thjeshta të lojës dhe po ata ulërijnë. Të gjithë sfidojnë shtetin dhe e kërkojnë zgjidhjen te pushtetarët. Pikërisht, te pushtetarët që i kemi zgjedhur se janë si ne. TË PAPËRGJEGJSHËM PËR Ç'THEMI DHE Ç'BËJMË:
Jo, jo dhe JO. Jo te gjithe. Vetem ata qe llapin. Rremujaxhinjte. Te zhurmshmit. Pjesa e heshtur e ketij vendi shkon ne pune, paguan taksat, respekton ligjet, riciklon plehrat dhe vazhdon te shpresoje se ky vend do behet.
te gjitha jane blere me inavsion fiskal. inavsioni fiskal, kjo plage e shoqerise shqiptare! pas saj vjen direkt anal fabetizmi
A u dobesove ti? Kjo ka rendesi. Ju na cani veshet me lloj lloj banalitetesh ne ekrane. Ju jeni si llaca te forta e vulgare. Ti ke ulur si opinioniste ne tavoline gruan e Shkelzenit, vrases dhe i korruptuar. Tani na ben moral. Ik o plehre. Kur te pastrohet media nga ordinere si ju, do shpetoje ky vend.
DALINA NJE SHKRIM SHUM DOMETHENES NUK DO I SHTOJ ASGJE SE I KE THEN TE GJITHA .
Hahahahah moj Anisa ky komenti tend me ngjson tepke me skecin e Belulit.Domethene ti je me kopetente se artikullbersja dhe po the ti qe je perendia ne keto tema ska burre nene qe ta kritikoje shkrimin
Ke edhe ate Petron aty ne panel. Ajo qe flet ashiqare per seks dhe ju nuk ulerini, por i beni fresk dhe i buzeqeshni.
... ka edhe mantenuten e Shkelzenit qe pastron para ne Top Channel.
Shkrim i mirë, por përsëritja "të gjihë" është një mbrojtje r të gjithë, unë mendoj se ka vënd për koregjim, mënyra është tjetër temë. Gjithashtu theksoj në përgjithësi moshuarit nuk duhet të përfshihen të gjithë. Kam mjaft raste që flas kur shoh diçka që është jashtë rregullit, qe në radhet qe duhen mbajtur në marrje sherbimi në administrate, akoma ka gra që u pëlqen të mbahet radhë si dikur veç gratë dhe veç burrat ndërhyj se radha eshtë kohë e shpenzuar nuk ka gjini ca heshtin ca e muptpoj e justifikojnë e ca bëjnë sikur nuk dëgjojnë, ka plot raste irritimi për qëndrime administratës shtetërore që as hiejarkinë e instancave eprore nuk zbatojnë, vaj halli ç'bëhet me shtetasit, ka më se 30 vite që vjen rdallë qytetari, edhe me nderhyrje rregullt të administrates eprore dhe çështjet nuk marrin zgjidhje, anklhet i moshuari nuk vlerësohet , vjen, zverk e duar floriri dhe çan, i hapet rruga, i moshuari pret në se e lë mosha, administrata duket se merr hak tek l moshuari sepse nuk hesht për padrejtesinë etj etj etj
Të thuash të vërtetën, të kërkosh llogari tek vetja, është detyrë e secilit nga ne. Por ne vetëm tregojmë gishtin ndaj shtetit, kundërshtarit, fqinjit, atyre që janë indiferentë. Po kush janë ata? Ne jemi. Të gjithë duhet të flasim në vetën e parë dhe para se të kërkojmë nga të tjerët, të pyesim veten: po unë e kam bërë detyrën time si qytetar, prind, fqinj? Dhe me që tregojmë gishtin ndaj të tjerëve, provo e shih dorën tënde, tre gishta i ke të drejtuara nga vetja. Faleminderit Dalina për analizën e ekuilibruar...sikur të kishim dhe ca si puna jote.
Shume i drejte artikulli!
Rendsi ka qe dalina e ka mbyll ciklin logjik dhe vazhdon po njelloj si pjese e llumit por me ndergjegje me te “paster” se esht lodh tu shkrujt…
Dhe e para qe uleret eshte Dalina…
ja dhe shoqja e Mira kazanit. Fole dhe ti se nuk rrini ju te fortat e gazetarise. ju jeni njisoj si ato me skafe ne breg.
Është shumë e thjeshtë mjafton që ti heqësh nga dora lapsin injoranteve dhe njëkohësisht të korruptuar. Po pse nuk po ndodh kjo në gjithë këto vite sepse lapsi që ka firmën kalon nga njërzit e "besuar" dhe këta njerëz krijojnë rrjetën e madhe të bërë lamsh ku ngelin të gjithë njërzit normal të ndershëm dhe të përkushtuar. Kaq.
Ti moj Dalina ke mbijetuar ne media pkeirshte se je nje e forte qe uleret me shume se te tjerat. si ato gorrillat Anila Basha dhe mira gazhani. Vajza ordinere qe i jeni qepur pushtetit dhe medias dhe jeni intriga te verteta, thashethemexhie, dmth vajza pise. Pushtetet dhe politikanet ju perdorin si duan se ju nei te perdorshme dhe kur vjen momenti qe ju doni te beni morale jeni me te pista se muti vete. Ti ka thene njeri keto gjera apo i kupton sa here e shef veten ne pasqyre dhe thua Jam nje mute i madh
E gjithe kjo rremuje vjen,se ne administraten publike rejrutihen militatet e partive politike,e jo profesionistet ne profesoneve te ndryshme.Nga oaftesia profesionale,per te mbrojtur vendin e punes,flasin te gjithe si drejtora,shefa,….
e kujt je moj eedison jumes
Dalina na çave karin!
Beni te gjitha komentet sa dhe si te doni por mas na shisni Sali B..si te ndershem! Aman mos na nxirni Saliun të mbroj vrasjen se eshte kampjoni i vrajeve dhe teto jan me dashje sepse jan nga babezia e xenia duke anashkaluar regullat e sigurimit teknik;vrasjet e 21 Janarit ku u ben të gjitha perpjekjet per te fshir kamerat,sulmuar Prokuroren e pergjithshme,sulmon presidentin e Republikes me fjalorin më të ndyre,shperblen,vrasesit direkt që ka urdheruar policine,per te mos arestimin e vrasesve qe kish urdheruar vet Saliu. Lutje tjeter eshte mos na nxirni me te vdekurin tjetër IM ,kampjonin e vjedhjeve, vrasjeve,trafikimet e droges po nga ky person te deklaruara nga te penduaririt ne drejtesin Amerikane.Keto janë fakte direkte dhe indirekte. Lutja ime është per medjat mos mos mos se po fundosni të ardhmen e shqiperis. Lutja tjetër per SPAKUN ,te shikoj dhe te kryqezoj deklarimet e sotme me ato qe qe kan deklaruar nder vite.Poplli është i bindur! Mos e beni si nje hetus qe i kerkonte nje deshemtar faktin,faktin,faktin e pe apo jo dhe fshatari i cili nu dinte cfar ishte fjala fakt i pergjigjet hetusit:"faktin nuk e pash-zoti hetus-sefakti ishte brenda".Mos e teproni me faktin faktin se ka aq fakte indireke sa nje mal i ter.
Beni te gjitha komentet sa dhe si te doni por mas na shisni Sali B..si te ndershem! Aman mos na nxirni Saliun të mbroj vrasjen se eshte kampjoni i vrajeve dhe teto jan me dashje sepse jan nga babezia e xenia duke anashkaluar regullat e sigurimit teknik;vrasjet e 21 Janarit ku u ben të gjitha perpjekjet per te fshir kamerat,sulmuar Prokuroren e pergjithshme,sulmon presidentin e Republikes me fjalorin më të ndyre,shperblen,vrasesit direkt që ka urdheruar policine,per te mos arestimin e vrasesve qe kish urdheruar vet Saliu. Lutje tjeter eshte mos na nxirni me te vdekurin tjetër IM ,kampjonin e vjedhjeve, vrasjeve,trafikimet e droges po nga ky person te deklaruara nga te penduaririt ne drejtesin Amerikane.Keto janë fakte direkte dhe indirekte. Lutja ime është per medjat mos mos mos se po fundosni të ardhmen e shqiperis. Lutja tjetër per SPAKUN ,te shikoj dhe te kryqezoj deklarimet e sotme me ato qe qe kan deklaruar nder vite.Poplli është i bindur! Mos e beni si nje hetus qe i kerkonte nje deshemtar faktin,faktin,faktin e pe apo jo dhe fshatari i cili nu dinte cfar ishte fjala fakt i pergjigjet hetusit:"faktin nuk e pash-zoti hetus-sefakti ishte brenda".Mos e teproni me faktin faktin se ka aq fakte indireke sa nje mal i ter.