Për Bledar Avdian, që humbi vajzën e tij

3 Gusht 2022, 19:50Blog TEMA

Për Bledar Avdian, që humbi vajzën e tij

Nga Aleksandër Çipa

I nderuari dhe i dhembshuri Bledar Avdia ngushëllime!

Unë nuk ju njoh dhe ju nuk më njihni. Nuk ju kam takuar dhe nuk më keni takuar. Tashmë jemi takuar së bashku në një dhimbje, por jo në mënyrë të barabartë. 

Dhimbja juaj është e papeshueshme dhe dhimbja ime është e zakonshme, por edhe ajo e papeshueshme. Pasi, dhimbjet nuk kanë njësi matëse dhe nuk kanë peshore. Dhimbjet kanë vetëm rëndesë, në shpirt.

I dashur Bledar, sot për sot, ju jeni shqiptari më i prekur, prindi më zemërshpuar, ju jeni patrioti im më i pandihmueshëm dhe për këtë, kam një dhimbje që nuk e them dot me fjalë.

Ju jeni një prind që keni humbur gjënë më të shtrenjtë të jetës, dritën më dritë, të shpirtit dhe të familjes tënde, vajzën. Kjo është e pangushëllueshme. 

Ju erdhët në atdhe të respektonit atdheun krenarisht dhe të merrnit prej tij, atë që mund të dëshirojë të marrë një emigrant. Zgjodhe Bregdetin e jugut, sepse je ndër ata shqiptarë që e do atdheun skaj më skaj, e centimetër më centimetër. 

Një bir si Ti, mund të dojë e adhurojë kështu, pa hile e pa llogari, atdheun. Por more plagë. More një shpim të thellë në zemër që nuk ka kohë që ta shëron dhe nuk ka fjalë që ta lehtëson.!!!

I dashur Bledar, jam në pikëllimë si shumë e shumë dhe miliona shqiptarë, për dhimbjen tënde sot. Unë, diçka më tepër.

Sepse tragjedia jote, ndodhi në vendlindjen time Himarë. Askush nuk do ta donte dhe askush nuk mund ta mendonte. Ju erdhët në skajin jugor të atdheut të merrnit diçka nga kënaqësia e peizazhit dhe natyrës shqiptare në jug të vendit.

 Gati katër dekada më parë, im At në rrethana dhe kushte krejt të ndryshme mori të njëjtën dhimbje dhe pësoi gati shëmbëllisht të ngjashmen tragjedi. 

Atëherë ai shkroi: "Vijnë mandata/ s'ka kambanë/ s'gjendet qyqe për të qarë!" Shoqëria ka mbetur po ajo!

19 Komente

  1. N
    Niku

    Me rolin e protagonistit po bëni si hienat.

    1. k
      kot

      Fiks, ke shume te drejte.

      1. S
        Shqipo

        Artikull ipokrit,Vetem prindi e di dhimbjen qe i shkaktoj vdekja e femijes. Te tjeret qe bejne sikur po vdesin jane fare anesore. Personalisht e dua kete vend qe natyra e ka bekuar por me vjen per te vjelle per njerzit qe banojne ne kete vend. Kane kaluar me qindra vite dhe ky milet nuk u civilizua duke mbartur veset me te keqija te qenies njerzore. Nuk u mesua asnjehere te kete respekt per jeten njerzore

    2. A
      Adi

      Hartim dyleksh. Jemi shume rende. Te gjithe

      1. L
        Lan Xhabija

        Jonada, Vajzë Tropoje Lindur e rritur në Kanada, Për pushime në Shqipëri, Aq shumë e donte këtë vënd Sa tek deti i emrit të VET, Kjo hyjneshë, Nderroi JETË.

        1. A
          Andi

          Ik mer pall se ju qe beni kshu elegji patetike jeni pjese e problemit. Gomar telenovelash

          1. m
            mik

            Lan Xhabija - Rrespekt. Nje epitaf teper i goditun.

          2. V
            Vito mashtruesi, shoku i Nikos

            Gazetar , e di vellai yt qe eshte drejtor policie ne Elbasan se vartesi i tij, komisar i policimit ne komunitet , ka nje skaf me 2 motore ? Hipokrit ! Shiko se mos ka dhe dicka tjeter me shume se skafi . Ish shefi i komisariatit te Himares u be VRASES dhe nuk nxorre gjysem fjale per ate monster. Dhe mos u mburr me babane se ai ishte brume tjeter dhe nuk ja shiste shpirtin shejtanit. Me bere me dhimbje koke qe te lexova kete pacavure qe ke shkruar.

            1. W
              WTF was that?

              Sa vite pushtet i duhen qeverise per te vene ligjin ne 400 km vije bregdetare?

              1. S
                Shqipe

                Sandri;faleminderit qe shprehet ate qe mendojme miliona njerez per kete tragjedi

                1. A
                  Alb

                  Tallje raku atdheu po ca ti bej ai mavriu se ka ardh me taku prinderit se si plasi kari njeri per atdheun vk tone patriotizma pa lidhje ndodhi ne himaren time qr duhet then atyre iranianeve me gjith manzen ti qr dhe himares.

                  1. V
                    Viola

                    Ngushellim I ndjere dhe fisnik, Z. Cipa. Ngushellime families, Jornada u vajtua me hidherim te thelle ne cdo cep te globit ku ka shqiptare. Ndoshta kaq e pati misionin engjellor ,u prehte ne paqe, rrezja e diellit.

                    1. F
                      Fari turi derri

                      Tamam sikur e ka shkruajtur nje nxenes i klases se katert , gjynah per gazetarine ne Shqiperi.

                      1. E
                        EMIGRANTJA KANADAJA

                        Shkrim jashtezakonisht prekes , i vertete ,i ndjere dhe me shume mirnjohje e dashuri . Nuk munda ta perfundoj se lexuari shkrimin pa fshire lotet disa here . Bravo per mbeshtetjen shpirterore qe i jep Avdiajt. Bashkohem me ju > Nuk dua te shtoj gje tjeter vec dua te them ''U PREHTE NE PAQE LULJA E XHENETIT''

                        1. K
                          Kristi

                          Aleksander te lumte pena... Fjale me mend e zemer..

                            1. D
                              DP

                              Lule, lutje ne heshtje, qirinj per engjellin Jonade, kaq eshte e drejta jone ne pjesen e dhembjes. Kalbezimi i kesaj shoqerie po i kalon caqet edhe pas gjemes. Jemi te gjithe nga pak shkaktare pasi jemi te paafte te mbrojme, te bashkendajme, te ndertojme nje mjedis te paqte, njerezisht te barabarte. Ta pranojme kete fakt e te shprehim pendesen.

                              1. A
                                Askushi

                                DEGJON LLOJ LLOJ KOMENTE POR ASGJE ME REALITETIN VETEM SHARJE FYERJE POR KURR TE FLITET QE KEMI 31 VITE QE VUAJM ME KETA POLITIKAN .

                                1. F
                                  Franci

                                  Mbas Krishtit , te gjithe behen profet ........

                                  Lini një Përgjigje