Pushka top t’u bëftë, zonja Shehaj!

2 Gusht 2022, 17:24Blog TEMA

Pushka top t’u bëftë, zonja Shehaj!

Nga Altin Ketro

“Dy emërimet e kryeministrit Rama në postet e rëndësishme të drejtimit të sistemit Doganor dhe Tatimor shqiptar, ishin me të vërtetë befasuese. Të tjerë emra ishin përfolur këto kohë, dhe të tjera dolën. Pra, ishin në njëfarë mase surprizë.

Surpriza shtrihet edhe më tej, te fakti i të qenurit të të dyjave gra (vajza), mosha e tyre e re si dhe mos eksperienca e mëparshme në sektorët e administratës publike. Aq më tepër që janë jo vetëm sektorë nevralgjik, por kanë edhe peshën e rëndë të presionit për vetë specifikën dhe interesat që bartin.

Të dyja këto drejtuese të reja janë të brezit që rrëzimi i regjimit komunist i gjeti në klasë të parë fillore, ndërkohë që riardhja në pushtet e ish- kryeministrit Berisha në 2005-ën i gjeti në moshat respektive 21 dhe 22 vjeç. Sot ajo janë 30 vjeçare, po aq sa ishin edhe ish kryeministrat Majko dhe Meta kur morën mbi supe drejtimin jo thjesht të një institucioni, por të vetë ekzekutivit shqiptar.

Në ndryshim nga zj. Spiropali e cila ka një karrierë politike si drejtuese e FRESSH-it, zj. Shehaj është fare e panjohur në publik, aq sa ndonëse u përpoqa të gjeja diçka në Google për të, s’kish kurrfarë informacioni, as me fotografi e as me të dhëna. 

Megjithatë, ato u bënë shumë shpejt objekt sulmi nga shtypi i opozitës. Dhe, duke qenë se ky shtyp është pasqyra ku reflektohen qëndrimet e opozitës, më duhet që herë pas here ta marr si objekt analize qëndrimin e saj dhe konkretisht gazetën RD.

Duke mos patur mundësi për t’iu nxjerrë të dyjave probleme me të shkuarën, të tilla që lidhen me afera korruptive dhe shpërdorime të fondeve publike, kjo gazetë ishte përpjekur që të nxirrte në pah anë të tjera. 

Qysh në faqe të parë, kish nxjerrë një foto të zj. Shehaj me rroba banje gjatë pushimeve në plazh, duke e shoqëruar në brendi me këtë koment: “Se çfarë mund të bëjë më mirë kjo drejtoreshë e Tatimeve, flasin vetë fotot e saj....”. Në fakt do të çuditesha nëse zonja në fjalë do ishte duke pushuar buzë detit e veshur me triko leshi, por që jesh duke u shulluar në diell e veshur me bikini, vetëm këtyre të RD-së u bëka përshtypje.

Sa për moshën, në fakt, ndonjëherë duhet njëfarë eksperience. Por, kur mendon që në krye të Shqipërisë deri dje kemi patur një kryeministër me shumë eksperiencë qysh nga regjimi komunist dhe e dimë se për ç’punë të mbrapshta i vlejti ajo, themi më mirë ky brez i ri që nuk ka ngarkesa emocionale, që nuk është i lidhur me interesa të ngushta që vijnë nga bota e biznesit, sesa disa tipa demek me “eksperiencë”, por që diku e kanë ngjyer gishtin në mjaltin e korrupsionit.

Fakti që për këtë të fundit të dy këto emërime nuk patën asnjë akuzë nga opozita, më bën të ndjehem mirë. Por fundja, për çfarë u vlejti eksperienca dy ish drejtuesve të mëparshëm, kur mosrealizimet, si nga Dogana ashtu dhe Tatimet, arritën në shifra rekord?

Ka ardhur koha që njeriu të nisë të vlerësohet nga ajo që do të bëjë dhe jo nga ajo që ne mendojmë apo parashikojmë se si do ta bëjë. Përsa kohë s’janë provuar në detyrë, atëherë t’i lëmë hamendësimet dhe paragjykimet. T’u japim kohën e nevojshme për të na treguar nëse dinë të drejtojnë apo jo dhe pastaj këtu do të jemi, si ne, si RD-ja, për t’ua bërë bilancin e sukseseve a dështimeve që të dyjave.”

Shkrimin e mësipërm me titull: “Mos i shiko gunën, po shikoji punën!”, e kam publikuar tek gazeta “TemA” më datë 2 tetor 2013, ditën që zonja Shehaj ishte emëruar drejtoreshë e Tatimeve mes paragjykimeve se ajo ishte një emër i panjohur që vinte si një punonjëse e një filiali banke e nivelit të dytë. Paragjykimi më i madh i erdhi nga opozita e cila e sulmoi qysh ditën e parë të punës.

Qeveria “Rama 1”, kishte vetëm 17 ditë në detyrë dhe pritshmëritë ishin që në poste kaq të larta të ishin figura të njohura të PS-së, nga ata që kishin lënë gjurmë gjatë opozicionit 8 vjeçar. Por siç e kam theksuar edhe në shkrimin më lart, Rama donte të jepte shembullin e drejtimin të një institucioni me rëndësi siç janë taksat, me figura të papërlyera me qeverisjet e kaluara socialiste si dhe të jepte një sinjal për të rinjtë për t’u bërë pjesë e qeverisjes.

Zonja Shehaj qëndoi në atë detyrë për 3 vite, deri më datë 22 shtator 2016, ku pas një bisede që pati me kryeministrin Rama ajo largohet si drejtoreshë e Tatimeve dhe emërohet prej tij si zëvendësministre e Ekonomisë. Por vetëm pas 2 muajsh, më datë 24 nëntor 2016, zonja Shehaj jep dorëheqjen nga detyra e zv. ministres.

Ka disa vite që ajo i ishte bashkuar LSI-së së Monikës dhe tashmë pranë Partisë së Lirisë së Ilirit. Është një prej zërave më të betuar që ka si motiv rrëzimin sa më shpejt nga pushteti të kryeministrit Rama. Një person që erdhi me katapultim në poste të larta shtetërore, që në të dyja detyrat është larguar me dëshirën e saj dhe për asnjë çast nuk ka pasur presionin më të vogël prej eprorit kryeministër, është kthyer sot në një “armike” e betuar e tij!

Ironia e fatit është që sa herë e kanë pyetur rreth marrëdhënieve zyrtare midis saj dhe kryeministrit, ajo ka deklaruar se ato kanë qenë korrekte dhe Edi Rama nuk i ka ndërhyrë kurrë në punën e saj. Pyetja më intriguese në këtë rast është që në ato detyra, sidomos si drejtoreshë Tatimesh, do kishte apo jo ndërhyrje prej Berishës a Metës po të ishin ata në vend të Ramës?

Nga historiku i qeverisjeve Berisha - Meta, padyshim që do të kishte pasur ndërhyrje. Po ju jap vetëm një rast, ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti, sa për një shembull ilustrues. Aty do të kishim parë karakterin e vërtetë të zonjës Shehaj, sesi do u kishte rezistuar atyre ndërhyrjeve. Dhe për ta kuptuar se çfarë është t’i shpallësh “luftë” Berishës dhe Metës, siç po bën ajo sot me Ramën, do donim ta shihnim ta bënte këtë betejë me ata të dy.

Pushka top t’u bëftë, zonjës Shehaj! Uroj të keni sa më shumë sukses në detyrën tuaj të re, atë të denoncueses së korrupsionit qeveritar të Ramës, nën flamurin e Partisë së “pakorruptuar” të personazhit I.M. Por personalisht më mjafton që të shoh se nga cila foltore i ngrini akuzat, që të mos ju marr seriozisht në ato që thoni.  

 

23 Komente

  1. B
    Balo

    Përse e shkrove o Ketro? Që je patronazhist kjo dihet,po kush po të bie në pushkë ty njëherë që thua pushka top! Shko ore krip koqet në plazh!

    1. d
      durrsak 24 karat

      O Balo, ham-hami i Like Florinit!

      1. B
        Balo

        Më mirë qen,si unë sesa mut si ti...

      2. k
        kadriu

        Ha ha ha ha ha ,ne foto "Aleanca e qelbesirave".Balo a te hengert -te tenja,e ke te keqen brenda.Likja-spihun i PPSH-se.Agimi spihuni PD-se dhe Brisi spihune e LSI-se .

        1. B
          Balo

          Plus Rama me Rilindjen ,apo jo !?

        2. x
          xyz

          o Balo ILIRI te paska palluar!

          1. B
            Balo

            Thua...? Se merr vesh shumë ti nga këto pallimet e xhuxhëve!

          2. S
            Spak

            Balo nga anet tona i therrisnin qenit te bardhe! Balo ishte emer i bukur! Por ja qe tani na dalin ca Balo te felliqur!

          3. K
            Kapedani

            Po per denoncimin qe ka bere skishe per te na thene gje, apo me bjografine akoma.

            1. P
              Partia e lirise

              Brisi do i nxjere themelet korupsionit dhe do i hyje detit thelle sa qe te mos dale dot.Ah moj Brisi moj Brisi kush ti grisi.

              1. M
                Melaim Qose

                Krahas shkrimit, me ra ne sy edhe fotoja qe shoqeron artikullin! E kam fjalen per Z. Nesho! Deri tani hokatari, apo harlekini me i madh prane Z. 007 Ilir Meta, ka qene njefare burri trupmadh, i ngathet, qedharak me fjalet dhe me daljet ne foto, per te mos thene i peshtire, i neveritshem! Por jo! Ka me keq, dhe me mire! Dhe ky eshte Z. Agim Nesho, tashme hokatari dhe arlekini ne i ri ne oborrin e Z. Ilir Rexhep Meta(j)! Ky te ben per te qeshur, madje pa folur fare, se kur flet njeriu e kupton qe ky eshte teveqel, budalla dhe pa asnje vlere - thjesht nje parazit, qe eshte futur ne vallen e politikes nga kunati i tij - Andi Bushati, nese nuk gaboj! Jam i sigurt se me kete kameleon, Iliri do te fitoje jo vetem ne zgjedhjet vendore, por edhe ne zgjedhjet politike! E gezofsh Z. Ilir!

                1. a
                  aaaaa

                  Andi Bushati eshte djali i vajzes se Hysni Kapos,ndersa A.Nesho eshte djali i motres(gruaja e Gaqo Neshos) se Vita Kapos bashkeshortit te Hysni Kapos.Klani Kapo ishte nga me te fuqishmit ne kohen e monizmit.Nuk kishte dikaster dhe sektor qe ata te mos ishin nga me te rendesishmit ku edhe benin ligjin.Dihej qe atehere qe Nexhmije Hoxha u be shume xheloze per kete fis dhe pasojat ishin vdekja e papritur e H,Kapos dhe nga ku ata u spostuan dhe u menjanuan disi dhe kur qe atehere N,Hoxha dhe V.Kapo nga shoqe shume te ngushta u bene armike te njera tjetres..Me te njejtin stil ky fis dhe klan vazhdon edhe sot.

                  1. B
                    Balo

                    Janë kushërinj,me gjyshet motra! Çfarë kunati?

                  2. Y
                    Ylli Ndroqi

                    ÇA TRESHE: 1. ILIR META - VRASES, HAJDUT, SPIUN! 2. BRISEIDA SHEHAJ - HAJDUTE, ORDINERE, KURVE! 3. AGIM NESHO - KRYEIDIOT! O GIMO, PO ISH GRUAN TATE, DANJELEN, SALIU TA RRASI NE BURG!

                    1. E
                      Eni

                      Ca do me thene autori...we praandaj shkojne punet per lesh se vine nga hihi e seine asgje...e kur mesojne dicka ikin....shtet I mbaruar ne gjeneze ....

                      1. T
                        Tepelensi

                        Po e ëma e kësaj Brishtë, çfar posti ka pasur në ministrinë e Ekonomisë ?

                        1. i
                          ilir

                          Cfare thote ky sharlatan gazetar ,kjo kone...Zonja po flet me fakte...ky llustron Ramen ...fuck you skllav.

                          1. K
                            Kazani

                            Përpara se të nxitosh në konkluzione ti Altin dhe gjithë Altinët e tjerë. Thellohuni pak më shumë në analiza. Pak a shumë e vërtetë që Brisi duket sikur erdhi nga hiçi, por nuk është tamam ashtu. Brisi e ka pas të atin kryetar dege (kuptohet me njohje te asaj kohe). Të ëmën në ministri në mos gaboj me Ben taigër Ahmetën shefe personeli. Brisi vetë ka pas qenë me Freshin por liajti fortë dhe doli ne skenë me Saje Qorin (si duket ishte e preferuar e këtij). Kontribut shumë të madh kur Saje Qori edhe ky jo ndonje i njohur kushedi me letrat dhe pusullat e Gramos Ruçit do merrnin PS e TR. Duke spostuar një socialist të vërtetë Ilir Zelën. Qe te kuptohemi kjo eshte kastë e Ramës. Dmth njerezit e Ramës. Ku patjetër dhe Saje Qori do jepte kontribut. Kështu që referues është Sajmiri për Brisin. Sa për Brisin tek Tatimet dhe Elisen tek doganat . Te dyja bën nje mut ne lidhje me punët e shtetit por kjo e fundit çuditërisht beri ca shumë lekë. Por qe nuk patën te dyja të njëjtin fund. Elisa vazhdoi karrieren. Ndërsa Brisin e spostuan. Duket se i Elisen vlente më shumë se i Brisit. Dhe bashke me pikiaden e Sajes ikte dhe Brisi. Por ne thelb kjo është stratefjia e Ramës. Kudo dhe kurdohere nxjerrë emra dhe personazhe nga hiçi (pa u treguar aspak maskilist por realist). Më së shumti dominohen nga sexi femër dhe shumica goxha të mbajtura (nën çatine e barazimit te pushtetit dhe rritjes se faktorit femër). Vecse te padëgjuara. Dhe qe e mbyllin cillin shpejt. Pra Altin jepi Çezaroit atë qe i takon Çezarit. Kështu që nga drejtoreshë një hiç. Brisi nuk kthehet dot më tek banka qofte dhe drejtore dege atje ku e la. Ndihet e re, e bukur e fuqishme. Dhe se i janë bërë ça padrejtësi do shkonte tek Likja... Likes njerëz i duhen, edhe tinlo ti shkosh te pranon. Brisi tanimë është legjitime në opozitë por s'ka si ti behet pushka top. Brisi nuk I ka asnje faj Ramës. Thjesht është mje femër e keqpërdorur dhe e lënë pas dore. Dhe gjeti ca krahë ku të ngushëllohet. Kuptohet që aty do ti jalin ca gjëra ler te lexuar , dhe ajo do ti lexoj " dhe çfarë ka për t'u çuditur këtu " Sa për Ramën, Rama realisht eshte amortizuar dhe normal do ti dalin edhe skandale (se nuk o pa gjë). Por mos fajesoni Brisin lo nxorri ndonjë. Brisi tanimë per here të parë është legjitime. Për të nxjerre dhe gjëra te tilla. Ju investigoni sa e "bleu" Likja Brisin. Jo se çfarë do bej Brisi. Në fund te fundit Brisi është femër e lirë. Shkon ku ti dojë, ja jep kujt tr dojë, dhe sikur ta bëj fare "shollë" grykën e topit që ju bë nga pushka. Merruni me Ramën, Liken dhe Selehun. Ata janë të keqijat e atij vendi. Jo Brisi. Brisi minimumi është për gjynaf!

                            1. r
                              raul

                              Thone qe ne stafin e saj shume shpejt do afrohet dhe strateg'ja nderplanetare, nderkombetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme, shalepiprra, trularaska, kembeshtrembeta, veshllapushja, Kejdi dhembcakallja dhe te dyja bashke do ta cojne particken e lekut drejt gropes se mutit ku e ka denuar historia.

                              1. S
                                Salih

                                Raul, je fantastik...bravo!

                              2. T
                                Te tille jini , sa here qe hapni gojen !

                                Jane femra te perdala , qe jo vetem nuk e kane idene e idealit , e te atdheut , por nuk jane normal as si njeres e vecanerisht si femera ! Pthuuuuuu , bajger qe s`vlen as per plehertim !

                                1. R
                                  Roza

                                  Brisi sikur kishte plane te tjera keshtu e deklaroj vete ne nje TV do bej nje femije pa u martuar fare. Pse ndryshove mendim moj ku qendron problemi .

                                  Lini një Përgjigje