
Nga Kimete Berisha
Që nga dita kur e kanë marrë pushtetin flasin ekskluzivisht për luftë, për konflikte, për armikun e jashtëm dhe për armikun e brendshëm, flasin për 20 vite të humbura të Kosovës në Liri, flasin fjalë të mëdha, ia tregojnë vendin Rusisë; sillen si superfuqi botërore, e këshillojnë BE-në se si duhet të sillet, e mësojnë NATO-n se si duhet të veprojë.
Dhe i urrejnë gazetarët.
Vetëm Unë e Ti - dhe bota është e jona.
Duan ta zbulojnë një Liri tjetër.
Duke e shpallur Lirinë e UÇK-së të korruptuar.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë degraduar Kosovën, e kanë varfëruar, e kanë zbrazur dhe e kanë bërë karikaturë të nivelit botëror.
Nuk e di çfarë i mundon tjetër, por e di që vuajnë për tqë qenë heronjë.
Askush nuk të ndal të bëhesh heroinë - urdhëro zonjë, por ka shkuar ajo koha kur Ty e Prindonin vjen "pushtuesi" ju merr me aeroplan, e ju shpëton nga lufta, e ne masakrohemi
As nuk përsëritet më fati i Albin Kurtit që të bëhesh veteran - pa pasur nevojë të luftosh.
Temat e mëdha, arketipe, si lufta, mund të jetë atraktive vetëm për atë që nuk e ka provuar luftën dhe për atë që nuk e di se kushdo që e ka provuar luftën - për të lufta kurrë nuk ka përfunduar.
Kushdo që sot e ka parë kryeministrin Kurti në konferencë me Xhelal Sveçlën, e ka kuptuar se ai e ka kokën e nxehtë, se nuk e ka situatën në kontroll dhe se është krejtësisht i vetmuar.
Djersitej, ishte i mllefosur, dhe fliste si një kryeministër që ia kanë marrë pushtetin paramilitarët serbë!
- Paramilitarët serbë, Rojat e Urës, marrin rroga nga qeveria e Albin Kurtit, pa punuar në Institucione, por duke luftuar kundër Institucioneve.
Qeveria Kurti u bën zullum shqiptarëve në Institucione, por paramilitarët serbë i paguan me pare (me rrogë mujore), për ta kall flakë veriun;
- Kryeministri Albin Kurti në konferencë tha: Situata në Veri nuk varet nga unë, nuk varet nga Kryeministri, nuk varet nga ministri i policisë, nuk varet nga Policia e Kosovës
Po nga kush varet - tregoi kryeministri - pa e pyetur 'kush.
- Situata në Veri, tha, varet nga kriminelët serbë.
Kryeministri është dorëzuar para kriminelëve: ka shfaqur shenja të pafuqisë, të depresionit, të vetmisë, të frikës dhe të nervozës së madhe.
Kur nuk frikësohet, vishet si Zelensky.
Mbrëmë e kish zgjedhur kravatën ngjyrë ushtarake.
Sot, ngjyrë lejlja. (Lejla ti nuk e di se jam i lënduar, bash në zemër, Lejla...a edhe ti po më lë - Lejla).
- Kryeministri ia dorëzoi pushtetin kriminelëve serbë, kur tha se: do ta tërheqin vendimin për reciprocitet nëse serbët i tërheqin barrikadat.
Si në filma me pengmarrës.
- Ku mbeti rivaliteti i Vjosa Osmanit me Putinin, të cilin krejt bota së bashku nuk e provokon më shumë se Vjosa Osmani - e vetme.
Nga nata e mbrëmshe u kuptua se Kosova është në duar të dy ego-manjakëve, të cilët nuk ka ushtri në botë që i shëron nga komplekset.
Ironia është se luftëtarët e UÇK-së, që nga përfundimi i luftës, flasin për paqe, kurse ata që kanë ikur nga lufta, dhe ata, familjarët e të cilëve kanë qenë milicë të Serbisë, ata flasin veç për luftën dhe provokojnë konflikte.
Serbët e kanë seriozisht.
Ka mundësi që tek mbrëmë e ka kuptuar Kryeministri Kurti, se serbët e kanë seriozisht.
Unë që jam rritur dhe kam jetuar në Veri, e di, që për një çast, pa pritur e pa u kujtuar, e gjithë hyrja e banesës, me gra, me pleq e me fëmijë janë armatosur kundër shqiptarëve.
Këtu seriozisht nuk e ka veç Vjosa Osmani me Albin Kurtin.
Asnjëri nuk kanë fuqi ta menaxhojnë alarmin e Veriut, se lëre ti të menaxhojnë diçka më shumë.
- E Rakiqin, pse emrin e Rakiqit nuk e përmend!
Pse kryeministri bëhet sikur nuk e sheh Rakiqin, duke i mësuar serbët se si t'i luftojnë institucionet e Kosovës?!
- Ke hyrë në negociata me një shtet që nuk ka kërkuar falje për vrasjen e 1400 fëmijëve shqiptarë!
Çka paske pritur ti?
Që Aleksandër Vuqiç (hatri yt) ta marrë seriozisht një targë automjeti, një dokument identifikimi, kur nuk e merr seriozisht gjakun e fëmijëve shqiptarë të masakruar nga ushtria e tij!
- Serbinë nuk e kemi idol, nuk e kemi model, që të veprojmë siç vepron ajo.
Nëse Serbia i shkel shqiptarët, ti s'ke nevojë t'ia kthesh me reciprocitet.
E keqja nuk kthehet me reciprocitet.
Zullumi nuk kthehet me zullum.
Duam Drejtësi.
Drejtësia e zgjidh problemin. Jo barazia në të keqen.
Nëse ti je i keq me mua - unë ta kthej me të keq: Jo. Nuk shkon ashtu.
Aq më tepër që atje e kemi Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.
Për hir të tyre ne duhet të sillemi ndryshe nga Serbia.
Sepse vërtetë jemi ndryshe nga Serbia.
Ne jemi viktima - që nuk gjetëm Drejtësi.
Nëse Serbia i shkel shqiptarët, ne s'kemi nevojë ta shkelim askënd.
Jo ta imitojmë një shtet armik.
Kjo nuk është "betejë politike", është betejë e Albin Kurtit me teneqe dhe me letra të kota.
P.S. Kryeministri e privatizoi edhe "të vërtetën".
I këshilloi shqiptarët që ta dëgjojnë vetëm atë dhe Sveçlën, se sipas tij, vetëm ata e thonë të vërtetën.
Ne të tjerët, gazetarët shqiptarë, me apo pa vetëdije, sipas tij, punojmë për Serbi.
Më vjen keq sa poshtë i ka ra katuni.
Ky Albini eshte nje DonKishot........, njeri kot. Ne vend qe te mbeshtetet tek Edi Rama, te bej pak emer te mire, mbeshtetet tek buallica Vjosa Osmani, nje idjote e deklaruar, mikeshe e Ilir Metes dhe Saliut.
O Al-Bin me mire ta kishe shtyre per 1 shtator 2024 se prape do e shtysh more spiun i Serbeve , po ti more legen e shikon qe te ka rene komplet popullariteti dhe do ti mbash njerzit ne gjendje lufte . I çove bashke me serbet komandantet ne Hage , por ata do dalin shpejt dhe ti trgojne ty dhe serbeve qe Kosova ka zot .
Mjafon qe te shajne Albin Kurtin dhe vrap Meroja i Peshanit boton cdo pacavure edhe sikur ate ta kete shkruar nje Lope
Kimete nuk kane qene te marre Shqiptare e kosoves qe kane bere tre eksode drejte Shqiperise.Vetem vitet e fundit jane 36 mije qe kane blere shtepi ne Shqiperi ndaje lere Bibinin dhe Osmanllien shko ne Shqiperi per te jetuar e beje mutin kosoves kosova eshte per ata qe adhurojne Serbin ....
Bravo Kimete Berisha! Albin Kurti është njeriu më i rrezikshëm në politikën shqiptare. Ai është bashkëpunues i zellshëm me kryekriminelin e kombit Sali Berisha dhe Ilir Meta. Edhe Vjosa Osmani ëshë vetëm një ushkuer brekësh i Kurtit.
Zonja Kimete! Ka filluar zvatimi i Planit B: Sali Berisha Ilir Meta Albin Kurti Vjosa Osmani! Ky Plan parashikon destabilizimin e Shqiperise ne fillim, pastaj Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, por kjo jo e fundit! Plani B vjen nga Rusia, pra nga Putin dhe Serbia si motra e madhe e Rusise! Saliu, Iliri, Albini Vjosa jane fitilat, zbatuesit e ketij Plani!
Serbia na pallon vazhdimisht ne shqiptareve sepse rekruton e u shkerdhen grate e vajzat politikaneve tane te qelbur,vecanerisht ne Kosove ku ne cdo 7 politikane 8-te punojne per baba Serbin
Kimete Berisha vazhdon kryqezaten kunder Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Eshte nje kryqezate pa moral, pa asnje objektiv, pa asnje ide apo keshille per rrugen qe duhet ndjekur. Eshte nje kryqezate mllefi, nga ato mllefet e nje leneshe, por e nje te tille qe thashethemet i ben ne sferen e politikes. Nuk ka rendesi per Kimeten se cfare ben Kurti dhe Vjosa Osmani. Ne dac ti degjojne cfare u thone amerikanet, ne dac ta bejne veshin shurdh ndaj tyre. Kimetja do te ulet para kompjuterit dhe do te filloje te shkruaje perroin psiqik te urrejtjes ndaj Kurtit dhe Osmanit me mllefin, me afshin dhe me meskinitetin e nje lenesheje provinciale. Ne kete monolog absurd te Kimetes nuk ka asnje shqetesim apo ndjesi per Kosoven, as per popullin e saj dhe as per hallin e saj perballe Serbise barbare dhe perballe Brukselit qe e perkedhel kete Serbi dhe qe ka ''harruar'' se cka bere kjo Serbi, madje edhe se cfare po pergatitet te bej kjo Serbi sapo terri i luftes ne Ukraine qe po ben vellai i saj i madh rus, te mbrrije edhe ne Ballkan. Per Kimeten, rendesi ka qe ajo te zbraze krruajtjet e para-menopauzes se saj sociopsiqike ne kompjuter dhe te llogarise honorarin e rradhes per kete shfrim. Ne kete nonsens publicistik anti Kurti-Osmani, Kimnetja vepron brenda nje klubi mediatik, nje tip bande me rrenje te erreta, rrenje qe pak kush mund ti deshifroje, qe kane krijuar nje front, nje fare kollone te peste qe godet pas shpine Kosoven, per llogari te asaj force pansllavo-ortodokse qe zderhallet dhe ka zerin e saj edhe ne Bruksel, rezultat i te ciles eshte izolimi i Kosoves nga Evropa, getoizimi i qytetareve te saj dhe venja ne pikepyetje jo thjesht pavaresine e Kosoves, por edhe vete aksionin e NATO-s per shpetimin e saj nga genocidi serb. Eshte per te ardhur keq, qe ne bordin e ketij klubi antikombetar qe fshikullon Kosoven dhe klasat drejtuese te saj, ben pjese edhe zoti Mero Baze i cili ne emer tenje kozmopolitizmi apo gjeopolitizmi si edhe nen vellon e nje qendrimi kritik ndaj ''nacionalizmit folklorik'', me publicistike e tij ne kete sfere i ka demtuar keqas disa nga shtyllat e interesit kombetar. Kjo duket haptazi ne fushaten e Bazes kunder Kurtit dhe Osmanit, por jo vetem. Shembull klasik i ketij moskuptimi te cuditshem te Bazes ndaj ndjesive kombetare eshte editoriali i tij famekeq qe egzaltonte dhenjen e shtetesise shqiptare Janullatosit nga ish presidenti Meta i cili me kete akt, sanksionoi perfundimisht tjetersimin e autoqefalise se ortodoksise shqiptare dhe futjen e saj nen ombrellen e Kishes Greke, armikes shekullore te integritetit teritorial, religioz dhe etnik te Shqiperise se Jugut. Une nuk e di se sa selektiv eshte moderatori i zotit Baze ne cfaqjen e komenteve qe shoqerojne artikujt denigrues nda Kurtit dhe Osmanit, por edhe nje sy krejt i paanshem, mund te konstatoje qe shumica e komenteve perdorin nje gjuhe urrejtjeje dhe perbaltjeje ndaj tyre, pa asnje argument, pa asnje filter, pa asnje etike dhe, ne mos qofshin trolle ne borderote e boseve antishqiptare, jane nje tregues se si fushatat e zerave publicistike si ato te Meros apo Kimetes, zene vend ne trute e leshkove dhe miopeve te lumpenit apo te analfabeteve funksionale. Do te doja qe verejtje te tilla si kjo e imja ne kete replike per shkrimin e sotem te Kimete Berishes, te gjenin nje reflektim tek zoti Mero Baze. Kohe me pare, kur replikoja ashper per editorialin e Bazes me rastin e dhenjes se shtetesise shqiptare nga Ilir Meta, vija ne dukje se qendrimet progreke te Ilir Metes ishin me se paku te dyshimta dhe se ato ishin ne vazhden e nje qasjeje te hereshme pro serbe te tij. Perfoljet e tanishme per Ilir Meten se ai ka nje dosje kompromentuese ne ish Sigurimin e Shtetit dhe se kush e zoteronte ate dosje, brenda apo jashte vendit, mund ta kete perdorur si presion ndaj tij per qendrime te imponuara antikombetare, po permenden tani edhe nga zoti Baze si fakte dhe insinuata kunder Metes, duke harruar nderkaq se vete zoti Baze ka qene ne nje linje me shume nga veprimet apo mosveprimet e lidershipit shqiptar te kendej dhe andej kufirit shteteror, ndaj ceshtjeve te mprehta te kombit. Kozmopolitizmi dhe gjeopolitizmi apo edhe antipatriotizmi folklorik, nuk munden gjithmone te spjegojne sjellje, veprime apo mosveprime te lidereve politike apo shteterore dhe as te justifikojne fushata te tilla denigruese ndaj lidershipit kosovar apo shqiptar nga botuesve mediatike me influence ne opinionin publik. Ose, e thene me shkoqur, antipatriotizmi folklorik, nuk eshte nje certifikate pastertie e tyre nga renja apo jo ne kurthin apo rrjetin aktiv antishqiptar te Ballkanit.
Kimete Berisha nuk te njof as nuk e di nga je Por i lexoj shkrimet tua dhe te adhuroj Vertetë Albini dhe Vjosa vuajnë te bëhen heroj Por heroj dot te jenë te nji shteti tjeter qe është armik i Kosoves Keta dy faqezi po punojnë nat e dit qe Serbinë ta kthejnë në Kosovë Dhe keta te dy Vjosen dhe Albinin Serbia ka më i shpallë heroj Kurse Kosova ka më i shpallë TRADHTAR faqeziun Albin dhe faqezezen Vjosë Kimete ke perkrahjen tonë Demaskoj tradhtaret