Problem nuk është sigurimi, por shteti

31 Korrik 2022, 11:09Blog Nga Ilir Yzeiri

Problem nuk është sigurimi, por shteti

Debati që ka nisur kohët e fundit pas « zbulimit » se një shtetar i lartë me inicialet IM ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, ashtu siç ndodh gjithmonë në hapësirën tonë publike, u kthye në një sport kolektiv dhe një pjesë e madhe dallkaukësh, delirantë dhe skzofrenë të stimuluar edhe nga vapa e këtyre muajve, jo vetëm që nuk u tronditën edhe ata nga ajo që ishte thënë, por, përkundrazi, e morën në mbrojtje Ilir Metën dhe dyshimin për atë që mund të jetë zbuluar e quajtën si një manipulim të qeverisë.

Këtu nuk është rasti të përmend artikulimet e përroit psikik që rrjedh nga burimi « non grata ». Tashmë ai njihet dhe nuk çudit më njeri, por problemi më i madh janë « nongratistët », ata që « non gratën » kanë nisur ta shohin si një armë të qëndresës ndaj vlerave perëndimore dhe bashkohen rreth tij si ato turmat e çartura të dervishëve që rrahin gjoksin e shpatullat me kamzhik dhe bëjnë thirrje për gjak.

Vështruar në këtë anë duket se pamja është e zymtë, por nuk është krejtësisht ashtu sepse për ta çuar deri në fund këtë maskaradë « nongratistët » kanë edhe dy personazhe të famshme. Njëri shtë Agim Nesho i cili vetëm me praninë e tij të shton humorin dhe ta bën jetën e bukur, pastaj sapo hap gojën ti mendon se ky vend e meriton të jetohet sepse budalla si ky dhe delirant të trishtuar më të realizuar se ky nuk e gjen në gjithë dynjanë. Tjetri është Tritan Shehu i cili në vlim të kësaj zallamahie bën zbulimin « madhështor » se lia e majmunëve përhapet nga « pederastët » dhe nga « gay-t ». Në çdo vend normal demokratik kësaj deklarate do t’i ishte bërë një kundërshtim i ashpër, sepse respektimi i vlerave të gjinisë dhe gjuha ofensive ndaj shtresave të margjinalizuara nga vështrimet radikale jo vetëm dënohet ashpër, por, në respekt të lirisë, ajo gjuhë duhet futur brenda dhe nuk duhet lëshuar ashtu sepse mund të nxisë dhunën gjinore. Mirëpo dikush thotë se Tritani këtë zbulim e ka më shumë të lidhur me sferën social patologjike dhe, në nënvetëdijen e tij, sulmi nga prapa me lëndë vegjetale sidomos në grupe të mëdha dhe në stadium mund të provokojë, veç të tjerash edhe linë e majmunëve. 

Ndërkaq, përveç kësaj pamjeje groteske, problemi është vërtet serioz dhe po ta vështrosh thellë na tregon ne shqiptarëve jo ashtu siç e meritojmë të jemi, por ashtu siç në fakt shfaqemi.

Rënia e diktaturës ishtë vërtet një tronditje e madhe shoqërore në vend. Mirëpo, ne, pikërisht këto tronditje të mëdha nuk dimë t’i menaxhojmë si popuj të pjekur e të mëdhenj. Diktatura, për të qëndruar në këmbë, siç e dimë të gjithë, kishte ndërtuar edhe aparatin shtypës të inteligjencies ose atë që thirrej Sigurimi i Shtetit. Kishte ndërtuar një ushtri të stërmadhe, një rrjet mbrojtjeje të sofistikuar. E kontrollonte territorin me lehtësinë më të madhe dhe për nevojat e saj e kishte gjithë vendin dhe banorët e tij të skeduar. Diktatura e egër kishte ndërtuar edhe disa vepra industriale të cilat, siç dihet, në fund, për shkak të politikave izolacioniste falimentuan. Kishte ndërtuar një rrjet të gjerë spitalesh e arsimi dhe, ashtu si të gjitha diktaturat e tjera, kishte arritur të çonte në të gjitha skajet tre figura : policin, mjekun dhe mësuesin. Simboli i diktaturës ishte burgu për kundërshtarët politikë dhe përjashtimi nga jeta publike e tyre dhe e familjarëve të tyre si dhe dhuna e egër ndaj atyre që mund të dyshonin për të, ndërtimi socialist dhe iluminimi i mendjes për të rrënjosur aty modelin komunist të jetës dhe për të ngulitur në kokë kultin e diktatorit Enver Hoxha.

Trauma të tilla ndodhën në të gjitha vendet e ish-Lindjes komuniste, por asnjë prej tyre nuk u soll me të shkuarën e saj me keq se ne, për të mos thënë që disa prej tyre nuk prekën fare strukturat shtetërore për shkak se shtetet e tyre ishin të ndërtuara me frymëzim më shumë nacionalist sesa ideologjik.

Ndërsa te ne, si asnjëherë tjetër, u shfaq barbaria dhe tendenca për të shkatërruar pikërisht thelbin dhe indin e shtetit. Në vend që inteligjencia politike të merrte situatën nën kontroll, ajo iu la e gjitha në dorë një njeriu të vetëm, ai që sot është shpallur « non grata ». Pikërisht kjo te bën të mendosh sot se ata që nuk ia donin të mirën këtij vendi paskan qenë më të zotë se të gjitha agjenturat brenda vendit. Kështu, transformimi që do të duhej të ishte paqësor, juridik dhe dinjitoz, u bë i dhunshëm dhe me mjete barbare. Në vend që pasuria kombëtare të inventarizohej dhe të ruhej, ajo u plaçkit ose u privatizua në mënyrë qesharake.  Por krimi më i madh u bë në sistemin e rendit, inteligjencies dhe mbrojtjes. Armata e madhe e punonjësve të Sigurimit të Shtetit dhe sistemi dhe rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve që ishin krijuar për dyzetë e ca vjet, në vend që të trajtoheshin me kujdes dhe me integritet, u shfrytëzuan nga ai që sot është shpallur « non grata » për të ndërtuar një sistem tjetër represiv dhe një shtet tjetër që do të mbështetej në shantazhin mbi ata që mendonin ndryshe dhe që do të kundërshtonin qeverinë e cila formalisht erdhi nga protestat e studentëve. Në vend që të krijoheshin komisione dinjitoze me personalitete juristësh e të fushave të tjera për të hartuar e zbatuar akte ligjore që do të na bënin të ndaheshim me dinjitet me të kaluarën, qeveria e « non gratës » nuk u mor kurrë me pastrimin dhe me ndarjen me të kaluarën. Dosjet ishin dhe mbetën deri në fund një kërcënim për kundërshtarët politikë. Në vend që të zbuloheshin krimet e diktaturës me komisione dinjitoze ku të tregohej se cilët ishin ata që duke shkelur edhe ligjet e diktaturës kishin vrarë pa gjyq, kishin torturuar e internuar kundërshtarët politikë, qeveria e « non gratës » konfliktin e parë e pati me të përndjekurit politikë.

Është e kotë sot të flasësh për komisionet « Bezhani » e « Mezini ». Ndërkaq është meritë e Edi Ramës personalisht dhe e qverisjes së tij që për herë të parë institucionalizuan sistemin e rrjetit të ish-sigurimit të shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre me anë të sistemimit të dosjeve dhe mundësinë që gjithsecili të shkojë sot dhe të kërkojë informacion për vete apo edhe për ata që ai mendon se mund t’i kenë shkaktuar dëme. Kjo bëri të mundur që të zbulohet edhe emri i zyrtarit të lartë IM që tani është kuptuar se bëhet fjalë për Ilir Rexhep Metajn.

Gogoli i sigurimit të shtetit sot nuk tremb njeri, por ajo që na shpartallon të gjithëve mendërisht është ana morale e problemit dhe shkatërrimi përfundimisht i vlerave. Në gjithë këta vjet ne treguam se nuk dimë të ndërtojmë një shtet që ka në themel formën e institucionit demokratik e juridik që ka si qëllim administrimin e vendit dhe ruajtjen e integritetit kombëtar përmes bashkëpunimit me forcat përparimtare dhe në aleancë me vendet euroatlantike. Në gjithë këta vjet, por sidomos gajtë qeverisjes së « non gratës », ne kemi kërkuar të ikim në drejtim të kundërt me atë që na tregonin partnerët tanë dhe falë tyre kemi shpëtuar pa rënë në kolapse si ai i vitit 1997.

Ilir Meta edhe pa qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, na është shfaqur në gjithë këta vjet si politikani më i përfolur për të gjitha krimet që mund të realizojë një shtetar i lartë. Ilir Meta është pikërisht shfaqja e institucionit të antivlerës që u instalua qysh në fillim pasi u shemb e ra diktatura. Nëse ne do të kishim ndërtuar që në fillim një shtet normal në të cilin të ishte sanksionuar edhe shkalla e ndëshkimit dhe koha e parashkrimit për të gjithë ata që me veprimtarinë e tyre si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kishin dëmtuar pa të drejtë të tjerët, Ilir Meta nuk do të kishte nisur karrierën politike brenda PS-së dhe për një periudhë të caktuar do të ishte përjashtuar nga veprimtaritë politike e publike.

Në atmosferën e gjithë këtyre viteve, ku me të drejtë figura e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit është paraqitur si veprimtari që duhet të ndëshkohet moralisht, Ilir Meta, me vetëdije, e shmangu këtë kurth moral dhe e fshehu të shkuarën e tij. Pikërisht kjo përbën krimin më të madh. Por ky krim nuk është kryer vetëm nga Ilir Meta. Ai është krimi monstruoz i këtij tranzicioni që nisi jo me dënimin e krimeve të diktaturës dhe me ndarjen dinjitoze me të, por duke instaluar modelin e së kaluarës komuniste në ndërtimin e një shoqërie që do të promovonte fshehjen e identitetit, shkatërrimin e pronës publike dhe vjedhjen.

24 Komente

  1. k
    k

    Problemi eshte degjenerimi i servileve te krimit dhe korrupsionit qe per interesa personale mbrojne dhe ushqejnë te keqen qe ka pllakosur kombin. Nesho,noka,vasili,kopili,dhe gjithë degeneratat e tjere. Pa luftuar gënjeshtrën dhe shpifjen nuk do ketë shtet.Kështu tha çmimi Nobel për letërsi giganti A.Solzheninci kur u largua nga rusia akoma nën diktaturë.

    1. K
      Kalec Dega

      Me ne fund nje titull kuptimplote! Pra pergjegjes jane regjimet diktatoriale te udhehequra nga PPSh me ne krye Mao Ce Dunin e Surrelit.

      1. A
        Andrea

        Foli dhe Enveristi Yzeiri I shnderruar ne Edvinist patetik !

        1. P
          Populli

          Ilir, ke bërë një analizë të shkëlqyer për këtë tranzicion,që është penguar zhvillimi i vëndit, duke vënë gurë nën rrota nga këta të ashtuquajtur demokratë, non-grata apo spiunë.

          1. Ku po jetojme? Ne komunizem apo ne kapitaliz? Komunizmi per te mbijetuar therriste ne ndihme paraClirimin! Dhe kapitalizmi po ben te njejten loje! I falet Diktatures. Pse mungon aftesia, deshira… per ta pare ne sy dhe ne zemer kapitalizmin? Apo po i thurret i njejti reng sikurse lomunizmit? Per mos u zgjatur. Nuk mund te sherohesh duke mjekuar apo shembellyer paraardhesit e tu.

            1. S
              Shqiptari

              Ilir! Keta jane dy zagare,spiune ,komuniste plehra qe nje nene i ka ... dhjere. Tani qe iu sos kandili i vajit,njëri pjerdh,tjetri i merr erë.

              1. B
                Beni

                Agim Nesho është djali i Gaqo Neshos, sekretar i parë në disa rrethe, përfshi edhe qytetin e Vlorës. Nuk e di se ku e gjen moralin ky thuthuqi, kur e di shumë mirë se është bir i një komunisti të thekur. Ne vlonjatëve na i shpif sa herë që del e flet në televizor ky debil. Nuk e di a e dëgjon veten se çfarë brockollit?! Pale kur rreshtohet me ato cupelinat e leshelise. Partisë së lirisë më shumë i prish punë ky debil se sa e ndihmon në barkun ku ka rënë. Kam edhe një pyetje tjetër: Dini gjë se ku është Mona çizmja? Po e kërkoj dhe nuk po e gjej ...

                1. F
                  Fadili

                  Mire Mona eshte e ulur e nuk del nga nevojtorja nr 11 ne Gjirin e Lalëzit, po SKYPIONI i famshem qe nuk linte pa bere 3 komente proberishometiste ne dite ku esshte zhdukur?

                2. A
                  Arben

                  Nje pjese e konsiderueshme e klases politike dhe shtetit shqiptar (kryesisht ato skuthat qe qendrojne pas te ashtuquajtur lider e qe kane qene diplomate apo sigurimsa ne ambasada)vazhdojne me mendesine enveriane e ne vijim ramiziane, qe europen perendimore dhe anglo amerikanet i konsiderojne armiq,meghithese vete dhe familjaret e tyre atje i kane, nuk dihet a jane me mision sabotazhi apo per jetese me te mire.Kete mendesi e kane komunistet ruse,por edhe enderrimtaret qe mendojne se do u rikthehet ish perandoria otomane. Megjithese ka nje perplasje te madhe ne heshtje midis pro perendimore dhe pro orjentalizmit. Ne kemi qene dhe defakto vazhdojme te jemi pjese akoma me ndikim orjentalist pavaresisht perpjekjeve aparenciale per tu antaresuar ne BE, por per te mos perfunduar si turqia, duhet nje force e madhe, per popullin shqiptar,qe vazhdon te vuaj pasojat e lenies ne balte pas dobesimut te fuqive qe na kane mbeshtetur,ketu behet fjala per lindoret. Duhet ta kemi te qarte se interesa zhvatese ne vendin tone kane vendet lindore kryesisht vendet e ballkanit, e per te mos rene pre e tyre, duhet me patjeter te orjentogemi nga fuqite demokratike. Ja pse jemi 30 vite pas,sepse nuk jemi shkeputur akoma nga mendesia orjentale. Kjo nuk do te thote qe te mos mbajme mardhenie te mira me vendet e ballkanit,por nese do bejme nje shtet dhe komb te forte, kjo vjen vetem nga b/p me shtetet evropiano perendimore dhe shba,britani. Me shtyllat kryesore te shqiptarise europa nuk i prek,por ama ligje dhe rregull duhen.

                  1. B
                    Bardhi

                    Ilir e ke qajt. Tana qeverisjet 30 vjeçare jane pune spiunesh. Te bome me dore nga Ramiz Alia.

                    1. L
                      Loku

                      Eh mor zoti Yzeiri, edhe pas mbi 30 vjetesh tranzicion thua "vjedhja e prones publike", duke anashkaluar pronen private, moskthimi i se cilës tek te zoterit e ligjshem e ka bere vendin te paqeverisshem...

                      1. L
                        Loku

                        Komenti im i sapo bere nuk del... Censori nuk e lejon, nuk i pelqen larmia e ideve

                        1. a
                          arti

                          Shkrim perfekt

                          1. X
                            Xha Gajduri

                            Veprat industriale për shkak të politikave izolacioniste falimentuan FALIMENTUAN? EH MOR CAR CARI. Paske qene edhe ti o "I ROBERUAR" informator, si shumica e katundareve.

                            1. S
                              Shaqo

                              ...nje i aferm i Ilir Yzeirit, ka qene oficer kryesor sektorin e sigurimit, doli nga sherbimi se ishte i afert i Kadri Hazbiut, keshtu mund te jete goditur pak edhe Iliri, por ngaqe s'ka haber nga keto lloj punesh, ku cdo shtet e sherbim informativ ka informatoret (spiunet) e vet, po te kishte pyetur te afermin e te kishte marre informacion, nuk do te shkruante kodra mbas bregut. Dakort qe informatoret te mos perfshihen ne politike e poste drejtuese, vetem nese kane aftesite e 007, te kalojne ne sektorin e SHIK si kuadro te afta drejtuese per sherbimin, duke kaluar shefin qe e ka rekrutuar.

                            2. Trotski

                              Duhet nderhyrje urgjente nga organet kompetente per demaskimin e te gjithe spiuneve dhe te Korruptuareve qe kane minuar Demokracine,qe kane vjedhur Pasurite Publike dhe Fondet Publike.Pasurite e Ketyre Delenxhinjeve duhet te konfiskohet dhe te krijohet nje Fondacion per te Ndihmuar Njerzit ne Nevoje.Ne rradhe te Pare duhe Hapsanosur Sali Kerma Familisht dhe Oborrtarisht,Like Hajduti-Spiuni bashke me Baxhellen dhe bashkepuntoret e tyre,:Ilir Yzeiri je nder Gazetaret me te mire dhe te patrembur.Respekte.

                              1. N
                                Një qytetar

                                Problemi kryesor i shtypit tek ne qëndron në faktin se ata që marrin penën për të shkruar nuk merren me temën për të cilën duan të flasin, por brënda të njëjtit shkrim hapen "si vaji në lakra". Të njëjtën gjë bënë ky autor në çdo shkrim të tij. Ky, me sa duket, ngaqë nuk rri dotë pa shkruar ose i duhet të shkruaj për të marrë honorarin, por sidomos nga cektësia e njohurive që ka për çdo temë që trajton, tregohet aq sipërfaqësor sa të vjen të ulërasësh. Se çfarë lidhje ka monkeypox dhe Tritan Shehu me komunitetin LGBTQ në këtë shkrim, hajde merre vesh. Nuk kam për t'ja lexuar më shkrimet këtij zotrire, ky shkruan, të paktën në fushën politike, pa më të voglën kompetencë. Sepse, nuk ka si shpjegohet, që nga gjithë ky çarçf që shkruan të mbetet në mëndje vetëm Agim Nesho dhe Tritan Shehu, dy shkaktarët kryesor të çdo katrahurë politike në këtë vënd sipas këtij autori. Nisur nga këta dy personazhe autori arrin në përfundimin se tek ne "nuk ka rëndësi sigurimi, por shteti". Lojra fjalësh nga padituria!!!

                                1. R
                                  Rrespekt

                                  Një shkrim brilant dhe shterues për të gjithë llojet e opozitarizmit Shqiptar ????????????????????????????????????

                                  1. S
                                    Shaqo

                                    ...edhe sot ka spiune (informatore), jane te ligjshem, pa ata puna e shik,shish,cia,kgb... eshte zero. Si duhet sjelle me ta, te vriten mbas dhenies se informacionit, apo te shikojne jeten e tyre? Duhet nje ligj qe ata te mos perfshihen ne politike. Ata jane nje e keqe e domosdoshme.

                                    1. Çekiçi

                                      Sali Rama mos e ze në gojë Kosoven Ne e dijmë qfar zullumi kan pas djemt e Kosoves nga ti në monizem dhe qfar terrori kan pas djemt e UÇK nga ti gjat regjimit tend në Shqiperi Merru më miqet tu serb se shqiptaret e Kosoves ndihen te ofenduar nese ti per ta shpetuar vehten merresh më shqiptaret e Kosoves Je NON GRATA nga Amerika nga Anglija dhe nga Kosova

                                      1. V
                                        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                                        Ilir, keto punet e sigurimit lerja specialisteve te flasin. Sepse specialistet e dine shume mire qe nese godet bazen e informatoreve ke goditur bazen e shtetit ( sherbimet informative ). Por Rama duke qene nje idiot i pashembullt nuk ka si ta kuptoje kete dhe juve zagareve qe ju ndersen ne media ju kthehet ne pune cdo hajvanlluk qe thote kryeministri yne LEGEN. Ushtrimi eshte i thjeshte : kerkohet te pastrohet POLITIKA dhe per te gjithe ata qe merren me politike duhen hapur dosjet, per te tjeret duhet te flasin specialistet informative, sepse do demotivoje agjenturen qe mezi krijohet. Por keshtu eshte kur flasin INJORANTET si puna jote dhe LEGENET si puna e kryeministrit.

                                        1. I
                                          Iso

                                          I lexova diku numrin e spiuneve ku vendin e pare e zinte shkodra,a e kuptoni tani qe votuesit e sali vukut jane spiunet dhe familjet e tyre sepse kopili serb eshte ai qe edhe pse i kishte te gjitha mundesite ne 92-in te hapte dosjet dhe thjeshte te dinim kush ishte bishti qenit,nuk e beri por zhduku dosjen e tij e te familjes ndersa te leren koklopes me shoke i mbajti ne tavolinen e tij dhe ua tundete sa here ishte e nevojshme per ti mbajtur nen kontroll.

                                          1. N
                                            NEB

                                            Me rreth 120 km vije kufitare nga plazhi i Rrjollit deri ne Vermosh, dhe popullsi ku nuk i lidhte asghe me komunizmin,perveç pakices jugosllave, normal qe shkodra ishte nder rrethet me te fortifikuara, me ushtare e nenpunes te tjere,bashkepuntore te sigurimit. Nuk eshte çudi qe me shume se gjysma e b/p jane ardhacake nga rrethete tjera,pa perjashtuar edhe autoktone b/p. Nuk besoj se eshte tregues se eshte popull sipjun nr i larte i bashkepuntoreve, por ka te beje me shume me gjendjen midis popullit dhe komunave shkodra e me PPSH.

                                            Lini një Përgjigje