Pothuaj 1/3 e shqiptarëve nuk preferojnë as Ramën, as Berishën, e as Metën

30 Korrik 2022, 11:09Blog Nga Eduard Zaloshnja

Pothuaj 1/3 e shqiptarëve nuk preferojnë as Ramën, as

Nga një sondazh elektronik me 1938 të anketuar, qëe zhvillova në 24 orët e fundit, rezultoi se pothuaj 1/3 e shqiptarëve (31.7%) nuk pëlqejnë as Ramën, as Berishën, e as Metën. Ndërsa ndër të tre, 38.6% preferojnë Ramën, 25.5% Berishën, dhe 4.3% Metën (shihni Tabelën 1).

Nga të dhënat demografike dhe elektorale tëtë anketuarve, si dhe nga preferencat e tyre ndaj politikanëve, mund të bëhet ky ekstrapolim i përafërt:

Rreth 810 mijë banorë të rritur janë simpatizantë të Ramës, rreth 535 mijë të Berishës, rreth 90 mijë të Metës, dhe 665 mijë të asnjërit.

Meta rezulton të ketë suficit në përkrahje te grupmosha 18-34 vjeç, ndërkohë që ka deficit te grupmosha 50-64 vjeç (krahasuar me shpërndarjen moshore të popullsisë së rritur). Ndërsa Rama e Berisha kanë shpëndarje moshore të përkrahësve të tyre të ngjashme me të popullsisë së rritur (shihni Tabelën 2).

Siç pritej, shumica dërrmuese e simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë votuan vjet për partitë respektive (shihni Tabelën 3).


SHËNIM STATISTIKOR: NË NJË SONDAZH ELEKTRONIK NUK ËSHTË E MUNDUR TË MATEN NË MËNYRË RIGOROZE MARZHET E GABIMIT STATISTIKOR PËR SECILIN REZULTAT. SIDOQOFTË, MUND TË PËRCAKTOHET ME PËRAFËRSI MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT NË PËRGJITHËSI, QË NË SONDAZHIN AKTUAL NUK E KALON PLUS/MINUS 3%

 

 

6 Komente

  1. R
    Realisti

    Edhe pse non grata, akoma ka " demokrate" qe besojne rrumpallen mendore te vdekurit.

    1. T
      Tosi

      Kjo 1/3 që nuk do as Ramën, as Berishën dhe as Metën me sa duket ka për zemër Lal Bojaxhi rrugaçin!

    2. C
      Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv

      KY JA FUT KOT. ESHTE DEMODE. KAL GERDALLE NJEJTE SI BERISHA E RAMA. MOS E MERNI SERIOZISHT ZALOSHNJEN NGA SKRAPARI ME NEN BERATASE.

      1. V
        Vin

        2/3 sduan tja din per kta po skan alternative.

        1. F
          Falje per fjalorin

          Nuk e kam idene oir besoj se paguhesh mire. Populli normal nuk ka problem Statistiken e nje sharlatani si ti...qe sigurisht paguhesh kur shkruan. Shqiperia vendosi me 25 prill ..Te keqen me te vogel. Mos u trash aq shume.

          1. D
            Degelisi

            1/3 apo 30% jane berthama e cdo parti politike, dhe votojne me fanatizem

            Lini një Përgjigje