
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën e tyre që e coi Ilir Metën në presidencë, përvec vetë Ramës, i cili në atë akt politik të pesë vjetëve më parë, dëshmoi se në politikë, i njëjti gur mund të vrasë shumë më shumë se një zog të vetëm.
Të parët lexuan dhe u bënë rob të taktikës, i dyti, kreu i tyre, llogariste strategji tjetër. Pothuaj të gjithë ata që votuan dy herë rresht vullnetin e Ramës për të shkarkuar Metën në Kuvend, nuk patën asnjë ide që kreu i tyre që u kërkoi votën, në thelb priste krejt tjetër gjë si rezultat të votës. Kush i dha votën për në presidencë Metës, nuk e mendonte dot as në ankthet e tij më të errëta se celësi që u hapi dyert e pushtetit në 2013-ën, do të shndërrohej në drynin që donte t’i kycte në opozitë.
Ata edhe sot i kujtojnë Metës dekretet e kthyera, betejat epike më Ramën, mosvotimin e ministrave, “popullin e dy marsit”, sherret për gjykatësit e lartë të vendit e deri edhe raketat në Malin me Gropa, kurse i dyti, Rama, kujton se në atë mënyrë, po prodhonte armikun e tij perfekt. Pikërisht atë që i duhej! Dhe këtu nuk ka asnjë paradoks, por vetëm llogari të ndryshme, në nivele të ndryshme.
Ndërkohë që komisionet hetimore rrëmonin ngërcet kushtetues për të larguar Metën nga presidenca, Edi Rama ishte njeriu i vetëm në Tiranë që nuk e donte largimin e Ilir Metës nga zyra. Kryeministri e donte kundërshtarin e tij brenda gardhit të presidencës sepse aty, i fshehur nën kostumin presidencial, si në një këmishë force qepur me porosi, i ngushtuar nga gardhi i institucionit dhe kompetencat e tij dhe madje, edhe nga “pafajësia” e protokollit, Meta ishte i burgosuri i luksit që edhe kur bërtiste, e bënte për të lajmëruar nevojën që kishte për celësin që do t’i hapte derën qelisë. Presidenca i jepte Metës eskortën që e shoqëronte, por e linte pa mbrojtje në lojën e madhe të thelbit të pushtetit.
Kush kujton tonet, polemikat dhe retorikën e egër të asaj kohe, pavarësisht se ngjan kundërthënëse me mendimin, mund të gjejë një arsye më tepër për t’i dhënë të drejtë Metës vetë, por edhe Berishës kur thonë: Edi Rama nuk mundet me votë.
Por jo për shkaqet që ata shpjegojnë: manipulim votash, vjedhje rezultati, përdorim bandash apo të resurseve të shtetit, por sepse kjo është prova direkte e pafuqisë së tyre. Ajo që vërteton një të vërtetë të thjeshtë: Nuk e mundin dot sepse është më i zoti se ta! Loja me kontestimin e presidencës së Metës, ku lëvizjet ishin krejt të ndryshme nga qëllimi, kur fjalët ishin në kontrast me veprimin dhe inisiativat nuk kishin të bënin fare me rezultatin e pritshëm, është vetëm një nga provat e panumërta që vërtetojnë këtë pohim të trishtuar, por të vërtetë të Metës dhe Doktorit.
Më pas loja ndërlikohet. Diku nga fundi i dimrit të vitit zgjedhor 2021, sondazhet nisën të dëshmonin një ngushtim të rezultatit mes maxhorancës dhe opozitës. Dy mandate për Ramën dhe dy mandatat e njëpasnjëshme të krizave, njëherë tërmeti dhe njëherë pandemia, ishin një karburat gati i mjaftueshëm që mund t’i shtohej edhe traditës së ngulitur: tetë vjet në pushtet janë shumë dhe nevjitet rotacion!
Fiks atëherë Rama u dëshmua mjeshtri i vetmuar që ndryshoi fatin e betejës. Ai nisi ta trajtonte me një përkëdheli gati fyese Bashën, duke e cilësuar një djalë artist që nuk prishte punë, por që vota për të ishte paketë: “Votoni Lulin dhe merrni edhe Saliun, dhe Ilirin shtesë!”, përsëriste Rama që mbas pak muajsh u shpall sërish fitimtar nga shqiptarët që edhe nëse nuk e votonin dot atë, refuzonin të votonin njërin që ishte mbyllur në presidencë, por bërtiste sin ë luftë dhe tjetrin që bënte sikur e kishte falur kravatën, por e shtrëngonte atë sipas përmasës së fytit të tij.
Ky është sfondi që plotësoi tërësinë e pikturës që vetëm Rama kishte mundur ta shihte, jo si piktor, por si politikan. Në mbrëmjen e 24 korrikut ai bëri lëvizjen e parë, dekrete për ndryshime në qeveri, ku ai që bëri përshtypje ishte në fakt një lëvizje brenda familjes me dy nga personazhet më luajalë ndaj tij në parti dhe më të dobishëm për të në qeveri. Belinda Balluku zëvendëson Arben Ahmetajn, kurse i respektuari Zef Mazi me gjasë iku sese nuk i përkiste familjes së Ramës.
Lëvizja e dytë që nëse nuk e ka provokuar vetë, i erdhi jo nga qielli, por nga autoriteti që kontrollon dosjet. Gentiana Sula, një zonjë që shpërndan mirësi si individ, seriozitet si nëpunëse dhe këmbëngulje si e lindur në Berlin, kërkoi të verë në lëvizje Kuvendin për të krijuar mundësinë ligjore të riverifikimit të së shkuarës së personazheve të rëndësishëm politikë. Duke nisur me politikanin e lartë I. M. Ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetari i kuvendit, ish-zëvendëskryeministri, ish-ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë, deputeti në pothuaj të gjitha legjistaturat dhe kryetari i partisë më të re në vend, ka qenë edhe ish-informator i sigurimit të shtetit më shumë se 30 vjet më parë? Një tërmet dhe një skandal që në politikë do të hidhte në erë cilindo që do të kishte veshur të gjitha këto fanela politike njëherësh.
Dhe vetëm politika mund të japë celësin për të dekoduar cfarë po ndodh. Në thelb ky është një problem tashmë moral, zgjidhja e të cilit nuk mund të jetë morale. Ajo kalon në një zinxhir të tërë shkaqesh dhe pasojash, me fajtorë dhe viktima, me veprime dhe mosveprime, që janë ndoshta radiografia më e shkëlqyer e fytyrës së dështimeve për të ndërtuar një shtet të së drejtës gjatë tre dekadave të tranzicionit kaotik shqiptar.
Formalisht, nga përgjigja e pyetjes: ka qenë apo jo Ilir Meta bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, zgjidhja është direkte. Nëse nga dosjet burokratike të autoritetit vjen pohimi i saj, atëherë Ilir Meta do të duhej të largohej nga politika sepse ka shkelur kriteret e ligjit kriminal të dekriminalizimit dhe duhet të vuajë madje edhe sanksionet e tij.
Nëse përgjigja do të jetë mohuese, zhurma e krijuar, sërish do ta ketë futur Metën në një këmishë të re force që i ngjet sërish qelisë së tij presidenciale. Nga sulmues në mbrojtje llogoreje, nga akuzues në akuzator, nga pokerist i kartës morale në njeriun me moral të cënuar; kaq mjafton që gjithcka do të thotë nesër vetë Meta, të relativizohet në maksimum. Shpesh ndodh që pis mund të bëhesh për një cast, kurse për t’u pastruar mund të mos mjaftojë edhe një jetë e tërë njerëzore. Dhe pikërisht kjo po i ngjet Ilir Metës në këto orë dramatike.
Mjeshtër në lëvizje të vogla, por i gabuar i madh në lëvizjen vendimtare, luftëtar karizmatik në beteja, por humbës perfekt në paqe, politikan instiktiv si pakkush në Tiranë, por i mposhtur nga instikti i tij i pabesueshëm për t’u rrethuar nga servilë të përkryer, i udhëhequr në kohë të gabuar nga sentimenti kur duhet të dëgjonte logjikën dhe i nënshtruar pa kushte ndaj logjikës edhe atëherë kur sentimenti e urdhëronte të bënte ndryshe, ambicioz përtej durimit për të pritur dhe i paduruar edhe atëherë kur ambicjet i kishte të përmbushura, Ilir Meta është keqkuptimi më dramatik i politikës në Tiranë. Po aq sa produkt i vetes, ai është edhe rrjedhojë e ekstremeve të fatit.
Të gjitha këto kundërthënie tek ai, janë lexuar nga Edi Rama. Dhe për të kuptuar se cfarë po ndodh tani, duhet pranuar si aksiomë një e vërtetë e thjeshtë: Edi Rama rifitoi edhe njëherë atë që kishte nevojë, armikun e tij perfekt. Madje pothuaj e emëroi atë në këtë post që nuk e njeh protokolli i shtetit, njëlloj sic ka bërë me kabinetin e tij. Ky është maksimumi që mund të kërkohet në një skenë të trazuar si ajo e politikës së Tiranës; jo zgjedhja e miqve, por e armiqve. Sepse armiku i duhur është gjithmonë më i dobishëm se miku i gabuar.
Pak histori do të ketë nesër. Në të gjitha rastet, pavarësisht se cfarë thonë dosjet, do të ketë dy “ekspertiza” politike që do të përjashtojnë njëra-tjetrën. “Eshtë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, të ikë!”, do të thotë shumica socialiste. “Eshtë fallsifikim i socialistëve të Edi Ramës, do të rrijë!”, do të thotë shumica e pakicës parlamentare.
Dhe me këtë bast pa arbitër, e vetmja risi që do të ndodhë në Tiranë, do të jetë puna e shtuar e Elisa Spiropalit në Parlament. Kur mungon Rama, e mbetur e vetme përballë Berishës në parlament, ajo do të shtojë edhe Metën në menunë e replikave.
Me njërin që e ka përballë dhe me tjetrin që do ta dëgjojë me kufje kur flet jashtë. Duke i kujtuar dhe njërit dhe tjetrit skeletët e vjetër në dollap dhe duke ju rikujtuar të vetëve në tavolinë se politika nuk është art që lidhet me moshën.
Pjesa tjetër që do të vijojë është sërish histori. Duke frymëzuar gjithmonë dy-tre lëvizje përpara kundërshtarëve të tij, duke u shndërruar pikërisht në njërin nga personalitetet e shumta që ai vetë e vetë e mohon se e ka, Rama është politikani i vetëm përballë një ushtrie që në rastin më të mirë janë nëpunës të emëruar politikë dhe në rastin më të keq, gardianë të dollapëve të trashëguar nga e shkuara e Ilirit dhe Doktorit. Fiks ashtu sic i duhen Ramës për në mandatin e tij të katërt.
na grriset veshet , tambure cjapesh qe s'dolet njiher nga ai inkubator ku ju kultivuan
Gazetar Leshi ,dridhet perdrishet si Kurvat, Ske B.the ti thuash Spiunit Spiun.
Lorenc kauri eshte nje bujk qe te fyen intelektin e koqeve me menyre ne tij prej deficenti ne mbrojtje te hajdutit Rama
Ja dhe Rajmond gabeli islamiku, kaur thotë. Dmth paska të bëjë feja këtu dhe jo argumenti që parashtrohet. Punë jevgjitësh islamikë...
Iliri esht armik i popullit e para se gjithmon eshte perpjekur te na fundosi
Mbi te gjitha likja eshte armiku yne se perher ka vepruar per te keqen e shqiperise dhe prr ta demtuar vendin tone
Vetem hajduti EDI RAMA e do Shqiperine , sepse eshte mik i Vucicit dhe punon per Serbine prandaj
Edi Rama,sot per sot eshte kryeministri me i mire. Te mos ishte Rama,sot shqiperine do t'a shqyenin hienat e PD-ke e do ta benin copa copa. Mençuria e tij, zotesia e tij politike dhe puna e palodhur e tij,jemi sot te lire e te pa kercenuar siç ishte ne kohen e Sali Berishes qe te rrihte,te vriste policia e tij,njerez te hurit e te litarit aq sa te rrembenin nga shtepia e te vrisnin siç ishte rasti famkeq i Kosta Trebickes. Horrat e Saliut e rrembyen dhe e vrane Trebicken ne Leskovik, se i cenohej biri tij Shkelzeni. Prandaj Edi Rama eshte kryeministri me i mire.
1 Punon per mijera shqiptare qe humben shtepi nga termeti dhe po I sistemon. 2 Per qindra mijera emigrant qe do gezojn marreveshjen e pensioni me Italin 3 per mijera pacient qe kan sherim 100 her me te mir se ne kohen e nongrates 4 per mijera ppjesmarres komunikacioni Duke rrittur siguurine ne rruge. 5 per mijera bujq Duke 5 ffishuar bujqesin, 6... 7... ... Etj
Iliri eshte armik i yni se esht krimineli dhe hajduti me i madh ne vend, ai ska me vend ne politike
Sa mire qe ka ikur nga posti qe kishte si president se ska bere hic gje per vendin vetem per veten e vet ka menduar
Nuk e di si ka qendruar meta 5 vite pa vjedhur , po i qan zemra me sa kam pare
Iliri ashtu si berisha kane bere krimet me te medha ne kete vend dhe nuk meritojne te qendrojne me fare ne politike
Ilir sigurimsi shkeli kushtetuten duke bere fushate per partine e tij e cila eshte kthyer ne nje parti familjare
Aman ju mo sa pa lidhje flisni
Si mund tjet armik meta per ramen!?? Mvje shum cudi se nuk di ku bazoheni qe flisni kaq jerm
Aman ky Meta sdi ku eshte vete e le me te jete armik…me vjen keq qe ra kaq poshte
Shyqyr qe iku nga presidenca ky Meta iher se skishim gje ne terezii…tani le te flasin ca te doje se Rames nuk i afrohen as te maja gishtit
Lorenc, votuesi ka ndonje gje ne dore? Pershembull voten per t'u futur gishtin Berishes, Metes dhe LEGENIT? Sepse nese beson qe keta na kane ne dore, pavaresisht si votojme ne , atehere je duke na thene lamtumire.
O "Vito.....", nga qe je kaq i zgjuar te mori per nuse Hosniu. Nga fara e Hosniut polle Veren, Vera, nga fara e Mehdiut, polli Andushin, e historia vazhdon me ty "Vito mashtruesi, shoqja e Lirise, Xenit dhe Argites.
Rama ate debil se llogarit fare
Ilir meta Kriminel
Firma ndertimi Sula
po ci keni kto budalliqe qe flisni
Likja eshte super kriminel duhet te ishte ne burg me koh se e ka shperdoru detyren ne menyren me te shpifur
Aman rama se llogarit ic meten
Ky likja esht njeri i pangopur ka provuar cdo post te mundshem dhe vazhdimisht eshte i etur per te vjedhur e per te kryer krime
Likja ska goj me sha ramen dhe punen e tij se likja ka pas mundesit e veta dje i ka shperdoruar duke vjedhur e duke kry krime
po ca armiku ai ai eshte per te luajtur volejboll dhe te bej pushime ne lalz sesht per pun politike ai hajduti
ai ilir floriri eshte per tu futur ne burg sesht per ktu ai dhe te japi mend per politik kshuqe ai duhet futur ne burg sa me pare sidomos dhe me kete lajmin e fundit qe doli per liken
Iliri ky katundar i trashe dhe pa inteligjencen e nevojshme, arriti pozicionet e larta mbeshtetur nga sherbimet e fshehta. Berisha i lexuar, po i mbrujtur me cenet e nje katundari, arriti dhe ky majat e pushtetit mbeshtetur nga sherbimet e fshehta. Perzgjedhja e tyre si trashegimtare komuniste ne kohen e erret te ndryshimeve u dha mundesine dy hajdutve dhe spiunve ta benin pershesh kete vend. Zbulimi i fytures se tyre flet pozitivisht per vendin. Jo nuk ka te paprekshem, po rrufete e drejtesise po bien mbi "perendite". Politika ka mundesine te clirohet nga e keqja dhe te ndertohet sipas modelit perendimor. Eshte tamam koha per nje hap te tille. Zoti e bekofte shqiperine. ????????????????
Nje gazetar qe me jep kenaqesi kur e lexoj.
Po po Meta e ka ndrit gjithe kto vite edhe tashi i ngeli. Po ik o aman ta mari edhe salen me vete e te shkoj te vdesi me noj ven
Nuk dolet dot njiher jashte halese ku ju prodhuan
Ktu ne shqiperin nuk ka njeri qe rivalizon ramien pasi ai ka arritur shume suksese dhe besoj nuk do te ket njeri me te mire se ai
Po Likja Tani te marri florin qe na ka marr ne dhe tja mbathi per Anglia qty ky ka dhe familjen
DUKE MAR PARASYSH KETE FARS POLOTIKE SI SALI FAZLLIC KARAXHICIN ,DUKE PAR SURRATIN E LIKE FLORIRIT NUK DO SHUM PER TE KUPTUAR SE CFAR HALESH JAN SALI MILLOSHEVICIT I DOGJI SE MOS I DEL EMRI I VET PRANDAJ LEFIN SI QEN BASHKIE .
hik mer llapaqen kazani se jeni bo te padurueshem ,jeni Knceri ksaj shoqerie per 30-vjet ,bashkpunetoret e Bandes se Shkerdhatave qe shkaterruan kte vend e degjenruan gjithcka . Nuk u bet njiher Njerez e reflektoni para ksaj Shoqerie , mbi jeten e te ardhmen e te cileve shkelet me kembe duke ndertuar rrugen e pasurimit tuaj si Prostituta te Bordellos Politik- Medie - Drejtesi Treshja e se Keqes ne Shqiperi
Iliri nje spiun komunist i cili nuk besohet nga asnje shqiptar me mend ne koke
Iliri sduhet te jet fare ne politike me me keto skandale qe i dolen
Dua te theksoj se eama nuk ka kohe te merret me hajduta si ilir meta qe ja ka pire gjakun ketij populli
Rama nuk ka kohe per te pasur armiq por ai po perpiqet qe populli shqiptar te behet sa me i zhvilluar dita dites
Nje armik i cilit duhet ti hapet sa me par nje doshe kirminale per vjedhjet dhe pislliqet e bera
Meta eshte nje person i pa deshiruar pasi te gjithe e din cfare lloj pislliqesh ka bere
Per Ramen nuk ka mandat te katert per nje arsye te thjeshte - Me Ekonomi te rrenuar e Financa te falimentuara nuk e mbyll dot as mandatin e trete. Nuk jane shqiptaret te gatshem si Korofillak Loro Vangjallatusi qe te hane dhe bar mjaft qe te shohin Ramen brenda kryeministrise.
Pa ngjyrime politike, ky shkrim eshte me te vertet nje analize e perkryer politike. e lexova me endje. Nje shkrim shume i qarte, i thjeshte, i zgjuar qe me te vertete te ndihmon per te "lexuar" veprimtarine politike pro njerezore te GJIGANDIT EDI RAMA. Jo si une RRUMPALLE e vertete.
Rama po punon per popullin shqiptar dita dites nuk ka pse te merret me llafet tuaja e shpikjet
Ilir Meta ka rrjedhur ne burg eshte vendi ku ai meriton te jete
E vertet dhe askush nuk I afrohet pasi ai Po punon
Kush pjerdh per liken amon
Meta nje kriminel me shume ne politiken e vendit tone nuk ktahasihet ne asnje aspekt me ramen
Po iliri sesht me per politike i jane ulur piket. Te shkoje te merret me vrap e ndonje gje
Meta ben mir te zhduket nga politika tani qe u doli ky skandal
Kete ilir meten sdo me e pa mo njeri me sy shyqyr qe u zhduk nga pushteti
Rama si llogarit fare njerez si Meta
likja ska me ca mu marr tjeter yaahahah
Sikur mban ere kjo pune...ku ishin keto autoritete kontrolli ne 30 vjete? Te pakten ne 10 vitet e Rames?!
Nje fenomen interesant, te gjitha konet e Rames si autori i ketij shkrimi jane hedh ne sulm si asnjehere tjeter per padronin e tyre.
Lexova prononcimin e Z. Mirakaj, ish antar i autoritetit te dosjeve me titull : "shume zhurme per asgje" Aty qarte cilido qe ka pak llogjike kuptohej se autiriteti ne rastin e Z. Meta ka shkelur ligjin. A mundet te pergjigjet dikush se perse ky Autoritet i duhej te shkelte ligjin? A nuk eshte e qarte si drita e diellit se Rama ka fuqi ne cdo celule te jetes tone, duke mos pare e mos pyetur per asnje ligj? bile duke bere dhe ligje antikushtetuese qe i japin atij te drejta qe ne demokraci nuk mmund t'i kete asnje individ. Mjaf se na lodhet me zotesine e Rames. Cudi si nuk e ndjejne njerzit qe duan te ikin cdo dite nga syte kembet, cudi si nuk e kuptojne ato shqiptare qe dolen me 2 mars apo me 7 korrik, qe megjithse Z. Meta dhe Berisha kane gjithe keto damka ne kurriz. Shqiptaret ndonse mund te jene te merzitur me te drejte me Berishen dhe Meten, por kete qe po ia ben Rama keto 9 vjet nuk mund ta shihnin as ne endrat e tyre me te keqija.
Vangjel, ti shkruan shum për të thënë se po them shumë. Ty or njeri edhe pse distancën nga toka ti e ke afër me mëndjen, i bën gjërat interesante kur në të vërtetë, janë të njëjtat që thua. Nuk ke bythë, ta thuash troç se; meta për të vënë dinjitetin e tijë në vënd, duhet ti drejtohet organeve të drejtësisë me njëbdenoncim për shpifje. Ashtu sikur meta nuk ka nythë për ta bërë, se kuptohet që thellohet çështja, dhe po çoç po falin tjera, ashtu dhe ti që qëllon e puth, here meten e here ramën, por për tu dukur si asnjant, më rrallë metën. Kështu që shkrimet tuaja hynë ke tirazhi për të bërë numër në sasi se sa interes tek lexuesi. Bay bay vangjel,,,