Në vitet 1990, gjatë presidencës së Sali Berishës, janë zhdukur 72 disqe. Në 56 prej atyre disqeve, kanë qenë emrat dhe veprimtaria e njerëzve të politikës, bashkëpunëtorë të rekrutuar të shërbimeve sekrete.
Zhdukja është zbuluar në 1997 dhe është bërë denoncim në prokurori. Personi që i ka zhdukur është arratisur në Belgjikë. Mirëpo regjistrat nuk janë zhdukur, janë aty. Emrat figurojnë në regjistra. Këto i ka thënë publikisht djali i Nafiz Bezhanit, kryetarit të Komisionit të Dosjeve që i ka dhënë çertifikatën e pastërtisë Ilir Metës.
Djali i Nafizit, rastësisht, është Viron Bezhani, kandidat për deputet i LSI-së, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për LSI, kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar.
Pa u zbardhur zyrtarisht, quhet se ne nuk e dimë a ka dosje apo ska dosje Ilir Meta. Ajo çfarë dimë sepse u deklarua, është se Sali Berisha nxorri nënkryetarin e tij për të mbrojtur Ilir Metën, duke deklaruar se regjimin na e paska kapur paniku nga rikthimi i Metës, prandaj i ka çuar letër parlamentit.
Po përveç panikut që ka kapur regjimin, e vërteta a ka ndonjë rëndësi për "misionarin e të vërtetës"? Si mendon ky, a ka qenë Meta bashkëpunëtor apo i bien në qafë kot, siç i ranë në rastin e videos së vitit 2011?
SALA I KA HEQ SA KA ARDH NE PUSHTET SE KA DHE EMRIN E VET ATY .
Kaq e veshtire eshte ta sjellin kete kete mut Bezhani me gjithe mut djal Bezhani ta tredhin dhe te hapi barkun e te rrefej gjithe bemat e plerave tridhjet vjecar
Ore Vangjo Bozhua I madh eshte ne Amerike ben poce balte.