Ilir Meta si pengmarrës i opozitës dhe i demokratëve

26 Korrik 2022, 09:06Blog Namir Lapardhaja

Ilir Meta si pengmarrës i opozitës dhe i demokratëve

Ilir Meta shpalosi “Shtëpinë e Lirisë”. Një hap i llogaritur pikërisht teksa sheh rrëshkitjen e pakthim të Sali Berishës, sidomos pas “non-gratës” britanike.


Cinizmi i Metës u duk edhe më i madh kur aludoi për drejtësi, duke thënë se “nëse amerikanët kanë fakte, le ta ekstradojnë atje”.

Pra, qartësisht, Ilir Meta, me ndihmën e pakursyer të Sali Berishës, po nis rrugëtimin për ekzekutimin e partisë më të madhe të opozitës. Ndërrimi i emrit të LSI-së është ndarja me të shkuarën si parti e majtë dhe rrugëtimi për të rrëmbyer opozitën në emër të një lëvizjeje popullore apo, siç e quan ai shpesh, “me popullin e 2 marsit”.


Por të gjithë e dinë se më 2 mars sheshin ia mbushi PD-ja dhe demokratët. E padyshim që ai ndoshta që në atë kohë ka projektuar rrëmbimin e opozitës, duke e transportuar në atë që e bëri si provë të përbashkët me Sali Berishën më 7 korrikun e këtij viti.


Ilir Meta e konsideroi partinë e tij të re si “Shtëpia e Referendumit”. Gjithçka duket se kërkon të realizohet brenda kohës që po u jep Rama atij dhe Berishës, duke vonuar çdo vendim gjykate lidhur me të drejtën e përfaqësimit zyrtar të demokratëve.

Duke e futur opozitën në çarkun e nacionalizimit, sovranizmit, e duke përfshirë në mënyrë të rrezikshme edhe Kosovën, siç vetë Meta e përmendi disa here, kjo lëvizje është ndoshta fitili i një bombe politike që kërkon të fundosë një herë e mirë shtëpinë politike të qindra-mijëra demokratëve, të cilët nuk pajtohen me talljen që i bën Berisha me refuzimin e fuqisë reale që ka në politikë SHBA-ja dhe Britania.   

Shumë kanë paralajmëruar se “patriotizimi është streha e fundit e dallkaukëve”. Berisha dhe Meta po e hapin këtë derë.


Një derë që edhe Rama e ka kaluar së fundmi me këmbënguljen e tij për amnistinë fiskale, teksa deklaroi se nuk i intereson asnjë mendim i SHBA-së dhe BE-së. Fundja, e ka këtë privilegj ta thotë, kur sheh se kundërshtarët e tij politik e konsiderojnë një hiç SHBA-në kur ajo i akuzon për minim të demokracisë dhe korrupsion domethënës.

E pastaj ka nga ata që nuk duan të kuptojnë se përse Rama lutet çdo natë që Berisha e Meta të mbajnë sa më gjatë opozitën peng...

7 Komente

  1. V
    Vlora

    Shkrim briland

    1. “Ja vdekje ja liri “

      Pse ky nxitim I tille per t’u vete shpallur kryetar a thua se do te kishte ndonje pengese perpara?! Mos valle ky akt I kryer pa u ftohur akoma karrikja e lene e presidentit do te zbythi vendimin e Amerikes per t’a shpallur non grata.Le te shpresojme.

    2. D
      Dakord

      Nuk e kuptoj dot nese ta do puna te shkruash keshtu apo je thjesht toç??? Asgje nga ato qe shkruan ti nuk eshte e vertete. Asnje dere sovranizmi apo patriotizmi nuk po hap as meta as berisha. Bisha e plagosur lufton deri ne kalorite e fundit para se te dorezohet. Kjo eshte e vetmja e vertete. Keta plehra jane terroriste dhe pike. Populli i 2 marsit eshte po ai i 7 korrikut dhe jane 5000 vete ose te semure mendore ose klane te paguara nga terroristet qe dikut hidhnin ne ere shtyllat e tensionit. Ju shkruani çfare te doni, por sa te jemi gjalle ne, brezi qe ishim te rinj ne 1992, brezi qe keta monstra i vrane endrren, keta terroriste do hasin ne murin e forte te 1 mil banoreve. Se ne do mbrojme endrren e femijeve e niperve e mbesave tane. Le te kalojne mbi trupat tane po qene te zote. Le ta provojne.

      1. L
        Lapardhaja haaa ky klluni Berrishes

        Lapardha Vodic Uznove Dyshnik Veterik o katundar ti i ke lepire bythen komunistit Berrisha a e di cfare do te thote amnisti fiskale nuk ka amnisti fiskake pasi fisku veprone kur ti ke nje biznes eshte thjeshe nje mundesi e atyre qe punojne ne te zeze o komunisto- balliste

        1. S
          Synimi I Fitores

          Kush I ndaloj Meten, Berishen, Nanon, Edin , ta ndertonin Shqiperine si Europa ne keto 30 vjet. Keta te gjithe gjoja “ ne emer te integrimit, e lejuan korrupsionin,krimin , mosndeshkimin te instalohej ne gjithe sistemin. Tani Ilir Meta , flet per “ Sovranizem” dhe pavaresi. Keto jane fjale qe shkojne ndesh me rrugetimin e Shqiperise ,drejt Europes. Kete gje e di shume mire Iliri , Monika dhe kompania private e tyre. Ata dhe kushdo pas tyre nuk e ndalin dot integrimin e Shqiperise dhe Shqiptarve. Kane nje “ aresye”, te mbrojne parate e tyre. Mendojne se do tja arrijne???. Te djathtet dhe demokratet real ne PD , e kane paguar dhe pesuar, nga keto “ bizantinizma “ dhe “ lojra “ komuniste . Por nje fitore e “ padukshme” per te djathtet shqiptare dhe e “ dukshme “ per US dhe vendet perendimore te BE eshte qartazi ne avance dhe e pakthyeshme.

          1. F
            Firmat e themeluesve të PD-së 1991

            Foli mirë kur tha nuk do bojkotojm parlamentin apo zgjedhjet e arrdhëshme.

            1. q
              qytetar

              Kush ka vene WiFi tek Spitali Psiatrik per Firmat e m.....91 PD ?!

            Lini një Përgjigje