Berisha këshillon Saliun: “Mos i kruaj brirët me Bechtel-in!”

24 Korrik 2022, 14:43Blog Nga Lorenc Vangjeli

Berisha këshillon Saliun: “Mos i kruaj brirët me

Krenar. Sfidues. I pushtetshëm. Gjysëm i përulur në tavolinën e Kuvendit, Sali Berisha nuk kishte qenë kurrë më lart se gishti i tij kërcënues që i drejtonte pakicës socialiste poshtë tij. Në krah të tyre, demokratët e shumicës, që edhe pse nuk kuptonin se për cfarë bëhej fjalë, ishin të ekzaltuar nga tonet triumfaliste të kreut të tyre. “Mos i kruani brirët me Bechtel-in!”, paralajmëronte ish-kryeministri që atëherë kishte për kufi të ambicjeve të tij, vetëm kufirin shtetëror të vendit.

Reflektivë dhe mohues si të gjitha opozitat shqiptare, të projektuar të shihnin vetëm zi aty ku qeveria i betohej të bardhës, socialistët nuk e gjenin dot se cili ishte kumti i fshehtë i atyre fjalëve. Për ta ishte një betejë kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të parave publike, njëlloj sic mendonin edhe burokratët e KLSH-së dhe akuza publike. Të parët që kishin zbuluar se procedurat e tenderimit dhe cmimet e faturuara ishin të gabuara dhe e dyta, që e donte fajtor Lulzim Bashën, atë kohë ministër transporti.

Në një vend si Shqipëria ku ngjarjet janë një dramë e përhershme të cilës i ndryshojnë aktet, por jo aktorët, vijimi i historisë ishte parashkruar si hesap takati më shumë sesa cështje fati. Ish-ministri i Berishës, që Saliu njëherë e bëri pasardhës të vetes në parti dhe pastaj u bë vetë pasardhësi i tij, i akuzuar për procedurën e tenderit të rrugës së Kombit, as nuk mbërriti në gjyq për shkak të procedurave. Herë duke u mbrojtur se ajo ishte punë e Saliut dhe herë duke u mburrur se ishte arkitekt i rrugës, me shumë gjasa as Lulzim Basha nuk e kuptonte se cdo të thoshte të ruante brirët e tij nga e kruajtura e gabuar. Kompania e madhe amerikane që më pas do të ndërtonte edhe segmentin tjetër që lidhte dy gjysmat e kombit shqiptar, shkonte vërtet shumë përtej asaj që mund të mendonin ca pak socialistë naivë e të ndershëm në atë kohë apo edhe burokratët e KLSH-së dhe prokurorët e akuzës publike të së njëjtës kohë.

Paralajmërimi i dikurshëm i Berishës ishte monumental. Një aksiomë aq e vërtetë sa edhe vetë Berisha, pikërisht me kumtin e fshehtë të asaj fraze do të donte të shpjegonte dhe përmbysjen spektakolare që i bëri fati në harkun e pak viteve: nga zeniti i politikës në zallishtet më të humbura të saj. Nga kreu i një partie që dukej se ishte e destinuar të rrinte pafundësisht gjatë në pushtet, në një parti që është totalisht nën pushtetin e pasigurisë së të nesërmes.

Në të gjitha rrethanat, qoftë dhe për koincidencë edhe pse nuk është aspak e tillë, në atë kohë, Shqipëria morri njëra pas tjetrës tre lajme të shkëlqyer: ardhja e presidentit Xhorxh Bush në Tiranë që rikonfirmoi aleancën strategjike të vendit me SHBA-në dhe mbi të gjitha, Pavarësinë e Kosovës dhe garancitë për hyrjen nën ombrellën e NATO-s. Nëse suksesi në polikë, ka ekuivalent në para, paratë e shpenzuara për llogari të Bechtel-it në këmbim të Rrugës së Kombit, janë absolutisht paratë më mirë të shpenzuara ndonjëherë nga vetë shqiptarët. Dhe këtë, është mirë ta kuptojnë edhe ata socialistët e djeshëm naivë, që besonin ndershmërisht se Bechtel-i i kishte dhënë rryshfet Berishës për të fituar të drejtën e ndërtimit të rrugës. Natyrisht, pa llogaritur ndonjë kostum për ish-kryeministrin dhe ndonjë kravatë turke për ish-ministrin e tij nga Enka turke që ishte nënkontraktore.

Pothuaj një dekadë e gjysëm më parë, frazën e ish-kryeministrit të atëhershëm, më pak nga të gjithë e ka kuptuar kryetari i sotëm i PD-së. Me një betejë të hapur prej më shumë se një viti me Departamentin Amerikan të Shtetit pas shpalljes së tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon të kruajë brirët e karrierës së tij 30 vjecare pikërisht aty ku nuk duhet. Njëlloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura që e ndjek, i kanë shtuar edhe britanikët armiqësisë me amerikanët. Madje britanikwt janw edhe me drastikw ndaj Berishws. Nwse amerikanwt sanksionuan “pensionistin” Berisha, ata shpallwn Non Grata kryetarin e PD-sw Berisha, qw wshtw njw akt shumw mw politik.

Yshtja për të sulmuar anglo-amerikanët me gjuhën komuniste të Hoxhës i bën ata qesharakë në thelb përballë vetes, por një problem real për shoqërinë perëndimore shqiptare. Një problem shumëplanësh. Duke nisur nga më i dukshmi: Përballë salinjve në hall, edhe nën peshën e tre mandateve të njëpasnjëshëm qeverisës, Edi Rama ngjan me një adoleshent të pafajshëm. Përballë njërit si armik i Perëndimit në Tiranë, tjetri ngjan si zgjedhja e vetme nga Tirana për Perëndimin. Njëri me teritalin kinez të Enver Hoxhës, tjetrit ekstavagant me xhinse të grisura dhe atlete; në këto rrethana, shqiptarët kanë pak për të zgjedhur.

Në PD alternativat nuk janë më të mira. Ose të djegin veten për hallin e Doktorit, ose ta lejonë Doktorin që të bëjë betejën e jetës: të mundë egoizmin proverbial të Sali Berishës dhe të tërhiqet së paku nga podiumi.

I mposhtur, i sfiduar, i zhveshur nga pushteti real, Sali Berisha, kryetar i PD-së së sotme, duhet të dëgjojë këshillën e ish-kryeministrit të fundit të PD-së se djeshme: Mos i kruaj brirët…! Sepse si në lojën e famshme italiane të fatit, Gratta e Vinci, e kruara e gabuar, garanton vetëm humbje pa dinjitet. Dhe në këtë botë që nuk udhëhiqet gjithmonë me domosdo nga e mira, vetëm e liga nuk ka kurrë fund!

14 Komente

  1. p
    pjeter

    Sipas Vangjelit,mikut te doktorrit Kardiolog te arrestuar per korrupsion aktiv,ngjarje qe Vangjeli e pershkroi pak a shume me te njejten konsiderate qe po tregon per "afarizmin korruptiv" e rruges se kombit.Vangjeli besoj se qellimisht harron ti faktoje ato qe shkruan,i mjaftojne konkluzione te pergjitheshme,hamendesime,opinione personale te pa bazuar ne fakte,me qellim per te orientuar opinionin publik,qe sipas tij ka korrupsion e korripsion,ne kete rast na i ben te kuptojme qe eshte korrupsion i pranushem, "para te shpenzuara mire", sipas Vangjelit.Ne qofte se ka ndonje vertetesi ato qe shkruan Vangjeli,a nuk do te ishte me mire qe ato shpenzime me "perfitime te dyfishta kombetare" te ishin publike? Ku eshte problemi? Sepse sipas Vangjelit,Bechtel na del qevec shoqeri e fuqishme ndertimi ,del edhe e paguar nen dore,e thene ndryshe e "korruptuar",Apo na del qe pervec Bechtel,na shtohet ndonje ndarje tjeter te 1.5 mld eurove?si psh si eshte e zakonit shqiptar,nje pjese per ustain e nje pjese per again???!!!Personalisht mendoj qe rruga e kombit duhet te jete objekt i nje hetimi e thelle nga SPAK.Kurse reagimet e Saliut per "non gratat" anglo - amerkane, duhen injoruar komplet,sepse kercenimet e tij per destabilitet rajonal me nje tufe gomeresh "pistolere" nuk perbejne ndonje shqetesim serioz as per amerikanet as per anglezet,prandaj nuk eshte kaq e nevojshme gjithe kjo vemendje,e gjithe keto kombinacione te koklavitura te mendimeve te Vangjelit.Saliu ka abuzuar familjarisht,njerzit e tij ne pd kane abuzuar,kane kontribuar ne rritjen e borxhit te shqipareve duke abuzuar ne dem te shqiptareve,duke vjedhur e grabitur ata,kete e dine shqiptaret,amerikanet,e anglezet,e me qe sponsori kryesor i SPAK eshte USA,BECHTEL o jo BECHTEL,duhet hetuar ku shkuan gjithe ai mullar me para qe ja faturojne rruges se kombit.

    1. P
      Pjetri i madh fare

      Pjeter, mir e ke ti, po lorenci po na thot se bekteli ka qen lobist per Shqiperine. Dhe qe Saliu qe thoshte ateher mos me u krujt me bektelin qe eshte amerikan, sot duhet ti thot vetes qe mos kruhet me amerikanet e angelezet se do te haj koken e vet. Pse skupto mo burr. Shqip e ke. Kshu e ka politka.

      1. p
        pjeter

        Po ku e di Lorenci se ka lobu a jo Bechtel mor aman!!!! Per mua ,eshte abuzuar,e vazhdon te abuzohet me ket historine e lobimit,thjesht kan vjedh pa mase,duke perfitu edhe Bechtel nga zelli zhvates i Tufes se Saliut. Per mendimin tim,Vangjeli,per te evidentuar kontraditat e Sali efendiut e nisi me "para te shpenzuara mire" dhe e perfundoi me "grata vinci" italiane,analista patatinash.

    2. Y
      Ylber

      Saliu ka ik me kohe ???? dhe as nuk i ka mbetur nje fije tru nkok … gjynah por hajt ska gje se po gezon “gradat” e dhena ahahah

      1. G
        Gloria

        Po te kishte qene i zgjuar saliu sdo ishte ktu ku esht sot… duke marr cdo dit te tilla “cmime” .turp per me qe kemi pasur dike si ai ne krye tvendit

        1. L
          Lasgush

          Po ku ze mend saliu o lenci sdi ai snjeh limite vazhdon dhe akuzon nderkombetaret

          1. B
            Besi

            Po vetem veten ka keshilluar ai ska marr ndenjeher mendim nga te tjeret

            1. a
              aris

              berishes mir ja bejn qe i fusin ate nongraten se vetem te keqija ka bo

              1. b
                bora

                Tani e tutje nuk do quhet me Sali Berisha por Sali Non Grata. Kriminel i qelbur

                1. A
                  Alban

                  Sali kriminelit socti vije dita shume shpejt dhe te gjithe ata qe ka ai nga pas

                  1. T
                    Tiku

                    Mos fol per saliun o pall se do t vrasi

                    1. D
                      Dakord

                      Do e vrasi???? Po kush e pjerdh me saliun o zoteri!!!???!! Ka filluar te behet meme dhe sa me shume ta zgjase me kete "revolucionin" aq me shpejt do katandiset te zevendesoje lul bashen te memet. Ka lindur shpellar dhe do vdese si klloun

                    2. S
                      Spak

                      Lenci kerkon rehabilitimin pas vajtjes ne llumin e gazetarise Shqiptare Ylli Rakipi! Gazetar Lenci bente pyetje Z. qe kerkonte nga Rama, Falje!

                      1. F
                        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                        Të gjithë janë agresiv, sensible, hakmarrës, të pabesë, por ja që përballja nga disa herë është e vetmja alternative.

                        Lini një Përgjigje