Lufta e Irakut, Toni Bler dhe justifikimet trashanike për rrufenë britanike ndaj Berishës

23 Korrik 2022, 13:05Blog Skënder Minxhozi

Lufta e Irakut, Toni Bler dhe justifikimet trashanike për rrufenë

E gjithë Partia Demokratike që mbështet Sali Berishën, përfshirë mediat që i rrinë nga pas, janë mobilizuar këto orë që të sulmojnë, mpakin dhe të fusin në kanale konspirative vendimin zyrtar të Britanisë së Madhe për ta shpallur non grata ish-kryeministrin shqiptar.

Papritur Xhorxh Sorosi, njeriu i urryer që dikur  rrëzoi paundin britanik në bursa, na del se paska influencë të madhe edhe në Londër, papritur rishfaqen edhe gabimet e pretenduara të shërbimeve britanike në luftën e Irakut, ashtu siç shfaqet edhe fantazma e Toni Blerit, këshilltarit të Ramës, të cilit ju dëgjoka fjala edhe në qeverinë konservatore, një palë politike që në fakt nuk e sheh dot me sy ish-kreun e laburistëve. Të gjitha këto elemente në dukje pa lidhje janë vënë bashkë për të thënë se ‘anglezët po ja fusin kot me Berishën’!

Gjithçka negative dhe e gabuar në adresë të britanikëve,  shtetit dhe institucioneve të tyre, po vlen këto orë për të ndërtuar një teoremë të re justifikimi për Sali Berishën, duke e paraqitur perandorinë më  të madhe të historisë moderne, Mbretërinë e Bashkuar, si një shtet afrikan që e merr për hunde Amerika dhe që nuk di asgjë nga ato që ndodhin nëpër botë. Dhe çuditërisht të gjitha këto të vërteta i dinë vetëm një dyzinë deputetësh dhe gazetarësh në Tiranë, që kanë marrë për mision t’u thonë shqiptarëve se skedimi i Berishës nga britanikët  është një procedurë burokratike e gabuar, tendencioze dhe pa asnjë vlerë.

Në këtë shfrenim emocionesh irracionale dhe reagimesh absurde, shumëkush harron se Berisha është shpallur non grata nga Britania e Madhe, e jo nga ishujt Solomon, harron gjithashtu edhe se prej kohësh ambasadat  evropiane  në Tiranë, përveç asaj amerikane, e kanë mënjanuar zyrtarisht nga protokolli Doktorin, duke dhënë mesazhe të hapura se qeveritë e tyre nuk duan të kenë punë me kreun e ri të PD. Më në fund, të gjithë ata që bëjnë sikur shpërfillin sot vendimin e Londrës zyrtare, së  pari i bëjnë një shërbim të keq  publik imazhit të vetë Sali Berishës në opinionin publik shqiptar, e së dyti dëshmojnë edhe një herë atë që dihej botërisht pasi Berisha shkeli në zyrën e kreut të PD: që kjo parti do të  harxhonte pafund kohë, energji dhe nerva duke u marrë më fatin personal të Doktorit,  e jo me opozitën ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ajo që ka ndodhur orët e fundit me Berishën është një mesazh i qartë i Perëndimit se nuk mund të pranojnë që e vjetra të rikthehet kaq sfidueshëm në krye të një vendi që është ndër më properëndimorët në Evropën Lindore. Nuk mund të pranojnë që përpjekjet për largimin e elitës së vjetër drejtuese, të sfidohen kaq hapur nga më i vjetri i të gjithë politikanëve shqiptarë.

Rikthimi i Berishës në politikën aktive ka bllokuar procesin edhe ashtu të ndrojtur e të vështirë të ripërtëritjes së elitës politike shqiptare. Në anën tjetër, teksa shohin letrën zyrtare të Britanisë së Madhe që i thotë “ndal” Berishës, demokratët që e morën me lehtësi dhe naivitet sfidën ndaj Shteteve të Bashkuara, kanë rastin të kuptojnë se nuk mjafton një kongres në stadium dhe një dyzinë takimesh populiste nëpër Shqipëri, që të heqësh damkën amerikane nga shpina. Aq më keq kur përveç shpinës së liderit, vendos t’ja hedhësh këtë barrë edhe kurrizit të partisë, një gabim taktik që PD, e jo vetëm Berisha, do ta vuajnë së bashku edhe në të ardhmen.

Vendimi që Partia Demokratike që sot identifikohet me Berishën  ka marrë për të bashkuar fatin e saj me atë të personit që e drejton, përbën një lojë të rrezikshme bixhozi që mund të ketë kosto të pallogaritshme politike e elektorale për të gjithë opozitën shqiptare. Lajmet e fundit nga Londra provojnë se nëse deri dje demokratët vegjetonin nën lidershipin anemik të Bashës, sot ju duhet të bashkohen me kreun e ri të partisë në luftë kundër simboleve më të fuqishme të Perëndimit, Amerikës e Britanisë së Madhe. Ky është një aberracion që PD e ka të vështirë ta përtypë dhe ta justifikojë sot, kur partia ka hyrë në kurs anti-perëndimor dhe kur aleatët e djeshëm amerikanë e britanikë po konsiderohen si ca lolo që i merr për hunde një miliarder 87 vjeçar dhe një kryeministër ballkanik i një vendi që mezi shuan edhe zjarret e verës në ullishtet e Vlorës. PD vendosi të rreshtohet pas një halli personal të cilin sot kupton se e ka kthyer në hall zyrtar. Gabim trashanik dhe i pakthyeshëm.

10 Komente

  1. k
    kacaku

    Vidh andej e vidh ketej , vidh cdo gje dhe pas cdo afere koruptuese ishte Sali Berisha dhe familja dhe ja paskan fajin te tjeret Sorosi , Rama , ambasadorja amerikane , gjith ambasadoret e meparshem , tani na del dhe ish kryeministri britanik Blair......do mut Saliu ....Saliu ska faj kurre , fajin e kish Meta , Nano , Rama , Soros , Blair dhe lista vazhdon ....ik o Sali se je bere i peshtire .... Saliu kujton se shqiptaret jane ne 1991 -shin kur u dha sapun per djath ....mbarove Sali, kaq qe ....

    1. M
      Mira

      Evis Angelakis ka qene simpatizante e Tony Blair, por eshte ftohur prej tij qysh kur mori vesh se paguhej nga Edi Rama per te shpallur NONGRATA mikun e ngushte te babait te saj, Doktor Sali Mortjen e Shqiptareve. Evis Angelakis do te pajtoje nje avokat grek per te shpartalluar Edi Ramen!

    2. M
      Mal Cori

      Skender, keni mundesi ta beni me te plote tablon per demokratet , sidomos per shpuren qe i fshijne kepucet Sales..................... Pse nuk ja beni te plote analizen e rruges pa krye me Berishen........................ 1 - SHBA e shpall non grata. ...,............................. 2 - Mbreteria e Bashkuar e shpall non grata. Dallo : - Mbreteria e Bashkuar e gjitha, jo vetem Anglia. Se disa e kufizojne me Angline................................ 3 - Gjermania e ka deklaruar ( ne fakt CDU ), se nderpresim cdo marredhenie me PD nese ajo do te drejtohet nga SRB..................................... 4 - Ambasadorja e Frances para nje jave, deklaroi se : - Nuk do te ftohet ne asnje aktivitet ne ambasade apo ne France nje person i padeshiruar nga aleatet tane.................. Pra Skender, me keto argumente, duhet tu drejtoheni demokrateve: - Ku do te shkoni me Berishen. Europa dhe SHBA ja kane vene kufirin te thana........ Atehere kush mbetet...... Rusia dhe Kina....... Vazhdoni atehere...

      1. T
        Taras Bulba

        Se shpejti do te behet e gjithe Foltorja dhe PD kriminale e NON GRATA ,pastaj qari i Likes se te gjithe cecenet qe mbeshtesin kete kriminel do aderojne te LSI ,ku edhe ky shume shpejt behet Non Grata nga USA ,BM, dhe BE

        1. N
          Një qyterar

          Jam kurioz për të parë një prononcim nga ana e ish ambasadorit të Berishës në Mbretërinë e Bashkuar, zotit Mal Berisha. Zoti Mal Berisha është i natyralizuar edhe si qytetar amerikan. Do isha shumë kurioz për besnikërinë e tij ndaj politikës amerikane në radhë të parë, por edhe ndaj asaj të Mbretërisë së Bashkuar ku ka shërbyer si ambasador. Mendimet e tij do të ishin me shumë vlerë, pasi ai është mjaft kompetent në diplomaci. E gjykoj me vënd të vë në dukje, se zoti Mal Berisha, në kohën e komunizmit ka shërbyer si përgjegjës i vatrës së kulturës në Laç, një eksperiencë kjo mjaft e vyer. Por, po ashtu, nuk mund të lëmë pa vënë në dukje, se zoti Mal Berisha ka dhënë një kontribut shumë të çmuar si ish bashkëpuntor i sigurimit të shtetit dhe më pas si një bashkëpuntor mjaft serioz i SHIK. Nuk di nëse ka shërbyer edhe më pas, kur SHIK vendosi të ndryshojë emër nga SHIK në SHSH.

          1. F
            FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

            Qe Sali Ram Karaxhixh ka qene eshte e per shume kohe do ngelet simboli i se keqes per popullin shqiptar dihet por me 'ikjen' e tij nuk shpetojme deri sa te kemi Minxhozet e karagjoze vellezer te FEV ZIUT kamikaze te informacionit! Ç'far do perrallisnin e pellisnin keta mender kamikaze e zagfare sikur Berisha te ish shpallur 'Non Grata' nga Kina dhe Rusia!?

            1. Aliu

              Mos I beni ne qafe plakushit, ç'djall keni me Të ? Eshtë pak ( po fare pak ) VRASES , Eshtë pak (= ÷_÷_÷====) I KORRUPTUAR Eshtë pak ( ==========)GENJESHTAR Eshte shumë hakmares , etj .etj .

              1. Aliu

                Mos I beni ne qafe plakushit, ç'djall keni me Të ? Eshtë pak ( po fare pak ) VRASES , Eshtë pak (= ÷_÷_÷====) I KORRUPTUAR Eshtë pak ( ==========)GENJESHTAR Eshte shumë hakmares , etj .etj .

                1. R
                  Rrofte ramaa

                  Mire ju beee po si ka mundesi nuk thoni nje fjale per Ramen, per korrupsionin galopant te tij, kur mendon vetem inceneratoret me nje korrupsion prej gjysem milardi euro. Po jetojme te tashmen qe po vuajme cdo dite dhe me shume.

                  1. A
                    Adhurueset e Mëros

                    I pari pordhi Me- nderi (me Skë përpara); I dyti shfryu gazrat nga poshtë Mingjozi (me "xh" në vënd të "gj"). Na qelbe o shpellar gërhiti -Mingjozi. Sufllaqet - psherëtiu Neri I verdhë dyllë dhe pordhi përsëri një perlë LHL. Në kokë të Mëros - u mallkoi Mingjozi I traumatizuar dhe vrapoi trokthi duke I fryrë bilbilit që I kishte rënë në mbrëmje qëndrore kur ishte me shall pioneri.

                    Lini një Përgjigje