Të ishin tubuar rrugëve me parullën: ‘Thnx Mr. Rama!’ për BE- në

22 Korrik 2022, 12:19Blog Nga Frrok Çupi

Të ishin tubuar rrugëve me parullën: ‘Thnx Mr. Rama!’

Këta po të ishin tubuar rrugëve me parullën ‘Faleminderit zoti Rama’ për afrimin e fundit me BE, do të na kishin bërë të mendohemi. Jo ne që i njohim mirë, por mendoheshin këta që po plasin rreth tyre e po thërrasin ‘mos na ikë PD!, ta bashkojmë PD…’. Po të ishin tubuar kësaj here, të paktën, do të na kishin hedhur prapë hi syve sikur ‘vdesin për Europë’. Me këtë rast do ta kishin shpërblyer ndryshe urrejtje- xhelozinë për Edi Ramën. Mirëpo nuk e bënë dhe mbetën vetëm me xhelozinë duke i marrë nga goja fjalë erotizmi.

Përtej alegorisë, vërtet PD në opozitë kësaj here kishte shansin që të dëshmonte se ka edhe një nerv të dobishëm diku në trup. Por iku kjo punë. Kjo ishte më e pamundura për PD-në. Pse:

Nuk do kryetari? Ta zëmë se kryetari do…

E pa mundur, por le të fantazojmë. Sikur kryetari i PD do të kishte lëshuar thirrjen ‘ejani të përshëndesim negociatat me BE’, aty do të kishte ndodhur revolta brenda burgut. Kryetari i PD, kur ishte president i Republikës, e ka provuar këtë mizori. Hapi lajmin se po vijnë nga Vlora ‘të më vrasin’ dhe desh të ikte. Militantët e vet e panë me një sy, kinse: ’Se mos ikën në Europë …!?’. Ditën që u çlirua presidenca, u deshën tre muaj për ta larë nga urina e militantëve. Ky ishte ’97. Tani nuk e bën më provën kryetari, se nuk ka as helikopter. Këta janë si atëherë dhe si njëri- tjetri;  kuptojnë veç dhunë, jo Europë.

Po të ndodhte që të tuboheshin pro- Europë, atëherë do të quhej ‘tradhti brenda llojit’.

Të gjithë të vetët, Sali Berishën do ta shpallnin ‘të ikur’ përfundimisht; nëse ky do të thërriste militantët për tubim pro- Europës. Kjo puna e orientimit të PD nuk është një gjë e lehtë, pozita më e fundit e saj është e vendosur kundër qytetërimit perëndimor. Çfarë është sot? A është vetëm Islamike?, a është vetëm anti- amerikane?, a është një masë pa tru që nuk e di çfarë është?… Çfarë është më e dukshme: një masë që nuk e duron progresin, as qytetin, as ligjin, as jetën e tjetrit. Tradhtarin e nuhasin menjëherë.

Po të ishin pak më të mençëm ata që bëjnë si pro- perëndimorë…

Këta që bëjnë sikur nuk e duan Berishën në PD, këta kishin shansin të ndaheshin nga zgjebja si ‘anti- perëndimorë’. Deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sinjal se janë ndryshe prej tij. Si nuk kanë as aq mend sa të kuptojnë se rrjeta për Berishën po mblidhet nëpër detet e Europës? Në PD nuk ka frymë perëndimore, paçka se lëshojnë parulla idiote të stilit ‘gjyshi im e donte Amerikën’…

Po më në fund, si mund të ishin aq naivë sa të donin Europën?

Po të dilnin në tubim për Europën, menjëherë do të ktheheshin në pikë vese dhe do të shkriheshin. Sepse kjo nuk është klima e tyre. Perëndimin e kanë armik. Njësoj sa ç’e kishin armik ushtarët e Mlladic Gjykatën Speciale. Perëndimin e shikojnë si fajkua që ka hyrë për të rrëmbyer qeniet e sëmura mes tyre. Nuk durojnë as përparimin e vendit të vet e jomë Europë, ishin mirë atje ku ishin…

… Po, vërtet, përtej alegorisë: Si nuk u mblodh PD që të manifestojë entuziazëm për Europën, për Atdheun dhe shtetin…, edhe për autorin kryesor Edi Rama?! S’e kuptoj.

6 Komente

  1. B
    Bubulina

    Frroku me penë të artë. Ju profesor jeni " fajkua". Faleminderit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Sa ne vije I ka punet ky...ne cdo regjim drejtor... Ore do beje ndonhe artikull ky per prob qe ka vendi....sistemet qe bien , korrupsioni, administrata oligarket....kto si do I zgjidhim? Kur u be drejtor me Berishen 2, ky si kishte kto shqetesime...o zot sa I peshtire

      Përgjigjjuni
      1. m
        matteo

        Moj Eni, ore Eni, nuk di ç'je, mashkull, femër, hemofrodit, po jep mendim per shkrimin, për ato qe thuhen , jo te diskutosh autorin. Se, po te ish ashtu, une do te flisja për ty, qe nuk e di ç'je. Te te them ''sa i pështirë je'', nuk e di ç'je, kush je e sa para bën. Po them qe pedeistet po ndjekin njeriun e damkosur nga Europa e Amerika. Kaq duhet te kuptosh, jo te shashë tjetrin qe jep gjykimin e tij.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fshatari

        Ja, ta them une, Sokrati, i nderuar i perhershem Frrok Chupi! Ata nuk munden te tubohen per kete hap te madh te shteit dhe te kombit tone drejt Evropes, sepse jane nje bande dhe banda zbaton vijen e sjelljes sipas thupres se dirigjent salehut, djalli me brire dhe syte e kuq nga gjaku per gjak shqiptari... Mallkuar dita, qe u lind ky monster dhe u be halë në syrin e shqiptareve!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poli

          Po PS u tubua kur u liberalizuan vizat? Kur ne hyme ne NATO? Kur u nenshkrua msa? Kur filloi TAP qe e beri Shqiperine Faktor? Joooo....po pse? Ah Qup o Qyyp....sa leka merr per nje artikull...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Non Grata

            Dakort me Ju Mero ,por nuk na the se kush militon te ajo Foltore dhe PD i pari i tyre nje kriminel e Non Grata ,i dyti nje Noka injorant druvar coban ,i treti nje Paloqe pederast ,i katerti nje byth lepises nje fare Enno ,e me rradhe nje Doda ,nje Vokshi nje Hajdari e bija e kriminelit Azem dhe e bija e …..Fatmira ,pa llogaritur ca te reja qe nuk e njohin realitetin ,e ne fund fare e mbyll nje prostitute politike dhe kurverie nje fare Grita Suma

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje