Vini re: Asnjëherë Prokurori i Shqipërisë komuniste nuk ishte ftuar në Kremlin. Madje edhe vetë Bedri Spahiu, më i besuari dhe më i rralli i llojit, nuk qëndroi shumë në atë karrige; veç sa çoi në ferr Koçi Xoxen, zëvendës- kryeministër.
Vini re: Arben Kraja, prokuror i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ftohet në Uashington në muajin e pushimeve të të gjithë botës. Zonja Liza Johnson, zëvendës- ndihmës sekretare e shtetit, vjen direkt për të takuar njerëzit e Drejtësisë në Tiranë. Është hera e parë që Prokurori i Shqipërisë ftohet në Departamentin e Shtetit.
Jemi në momentin të sjellim parasysh të dy botët. Tani bëhet pyetja: Kush do të fitojë?
1.
Do të fitojë Amerika, apo Rusia?
Kjo nuk është një dilemë në ajër. Influencat ruse, tani, janë më aktive se asnjëherë që nga vitet ’60 kur BS la vendin tonë dhe u zëvendësua nga i njëjti lloj.
Gjurmët ku shfaqen sot influencat Ruse:
Opozita e rrënuar nga brenda dhe tentativat për ta mbajtur ‘pa tru’- kjo e para. Përpjekja për kthimin e faktorëve të makinës së vjetër politike që kishin pasur lidhje të afërta me Lindjen si me llojin Millosheviç dhe Mahathir Mohamad- e dyta. Nuk është e kotë që Sali Berisha bën si ‘burrë i fortë në pleqëri’; kjo është kërkesë për jetë a vdekje, jo luks.
Parullat e hapëta nga kreu i shtetit, Meta, në favor të Rusisë përballë Amerikës: ‘Raketa ka edhe Rusia, jo vetëm Amerika’- e treta.
Thirrja ‘Shqipëria në rrezik’, i konvenon një plani rus për ndërhyrje në vendin tonë, njësoj si të mos ishte këtu NATO, por Traktati i Varshavës.
Presidenti Biden, i SHBA, deklaroi me zë të lartë dhe jo së koti se ‘këtu jemi ne’, jo Rusia. Atëherë, kush do të fitojë? SPAK duhet të ketë përgjigjen e vet.
2.
Nëse do të fitojë korrupsioni dhe krimi, atëherë humb Amerika dhe qytetërimi Perëndimor. Korrupsioni fiton nëse nuk dënohen me ligj të korruptuarit. Pse nuk dënohen të korruptuarit e mëdhenj? Në krye të fjalës për korrupsion të madh, prej vitesh ndodhen Ilir Meta dhe Sali Berisha. Berisha është nominuar si ‘i korruptuar i madh’ nga Departamenti i Shtetit. Korrupsioni i tij ndikon fort në minimin e demokracisë dhe të shtetit të së Drejtës. Drejtësinë vazhdon ta manipulojë Berisha me njerëzit e vet që ka aty brenda.
Pa ndëshkimin e tyre nuk mund të ketë Drejtësi të besueshme në vend. Peshorja e Drejtësisë deri më sot akoma i drejton shigjetat te ‘Padrejtësia’. Ndërsa fajtorët e vegjël e mesatarë dënohen, të mëdhenjtë dalin në mitingje dhe i japin forcë Rusisë. Një raport i shpikur nga Dick Marty mban në burg liderët e UÇK; ndërsa një raport i Gery Kokalarit nuk dëgjohet nga SPAK(!). Duket në dritë të diellit se çfarë fshihet. As zëri i një shumice absolute njerëzore nuk dëgjohet. Pas katër ditësh presidenti Meta del nga zyra dhe është betuar se ‘sa të dalë e mjerë kush i del përpara!’. Presidenti shpall luftë…, në emër të kujt?
Kush heziton? SPAK ka merakun se liderët i lëndon ligji?… ‘Nëse i vret e Drejta, le të vdesin!’, shkruan Emmanuel Kant.
3.
Ku është lidhja e SPAK me vijën ndarëse Rusi- Amerikë?
Kjo është një vijë që e kemi provuar në historinë tonë.
Herët, kur Prokurori i Përgjithshëm Bedri Spahiu tha se ishte ‘një njollë e zezë’, fitoi Rusia, dmth., BS, ose më mirë të themi: fitoi KGB. Ishin vitet ’50 të shekullit të kaluar. CIA dhe FBI nga Shtetet e Bashkuara tentuan që në vendin tonë të vendosej Demokracia, dhe dërguan luftëtarë…, por qe e pamundur. Fitoi KGB. Po të kishte fituar CIA që atëherë, sot do të ishim ‘Europë’ dhe ‘Perëndim’, Drejtësia do të ishte vendosur.
A është e qartë? Kjo është shumë e thjeshtë për SPAK: Është koha të marrim atë fitore të humbur. Ligji dhe Drejtësia e bëjnë, ose s’e bëjnë.
Kjo kërkohet tani nga SPAK, i kërkohet veç një fjalë e thjeshtë: Kush do të fitojë?
Frrrrok mos u bej nihilist. Ne ‘60 nuk na la Rusia por Enveri e la Rusine. Njihani si merite edhe pse beni sikur nuk e dini. Ketu edhe eshte arsyeja qe Perendimi nuk na shikonte si pjese e Lindjes. Ato njerez qe dergoi CIA apo FBI ishin mbeturinat e kolaboracionisteve ndihmesve besnik te nazizmit dhe fashizmit prandaj i hodhen si desante apo diversante kundra vendit tone dhe sic e di une dhe ti akoma me mire te gjithe deshtuan me turp. Te tjerat ne shkrim qendrojne.
Majakovskit: Besoj se Frroku flet ne menyre simbolike pamvaresisht se mund te lidhet me nje histori ne kohen e Bedri Spahiut.Ne te gjithe po e kuptojme pamvarsisht se nuk duhet zgjuarsi e vecante se ndihet nje ngerc ne drejtesi.Mund te fshihet drejtesia dhe politika mbrapa nje frike te ''restences popullore''???? Do ngrihen tropojanet apo elemente kryesore te drejtesise jane komshinj me Berishen??.Ne intervisten qe Ramiz Alia ka dhene per Fevziun thoshte se kur nuk fitova une ne zgjedhje ndodhen dy vrasje ndersa kur humbi Berisha u vrane 2000 njerez,.Fevziu i kalon keto dhe ben sikur nuk i kupton. PO qe se duan te vriten per Berishen le te vriten, por te vraret nga Berisha nuk numurohen. Sa ka vrare Berisha ne gerdec,me luften civile esa te tjere kokrra kokrra??.Ky mosndeshkim dhe jo vetem por detyrim te degjojme kudo klithmat e tij eshte e padurueshme.Te pakten ta mbylli ate shpelle te erret.

Dihet,do fitoi Saliu. Ai ka njerzit e tij brenda SPAK-ut dhe nuk do gjykohet kurre,eshte i pagjykueshem. Saliu sot, me ane te SPAK-ut, ka vene perpara Ameriken dhe Evropen,e jo më Ramën apo ndonjë çapaçul tjetër. Agjenturën e brendshëme që ka Saliu është më e fortë se CIA dhe FBI amerikane dhe pikë. Ai do mbretëroj. Bravo i qoft.
Kam fryke se do na rrembejne amerikanet kete shokun Frroki, kemi, s'kemi qeverri pak rendesi ka.
Ky dhe Tak Ngjela kane rrjedh ,me keto analiza bajate qe bejne.
Hahahaha katunaro,nuk te shkojne analizat politike,vazhdo me studimin e perjetshem kush ka arome me te mire bajga e lopes apo e kalit dhe je taman ne fushen tende te kopetences
Frroki Ngjela dhe Tak Çupi në duetin rapsodik : " kur jena bashkë ne të dy ".
Bravo Z. Çupi! Jeni shumë realist, patriot dhe i guximshëm.
Cfar flitet akoma nga ky popull. (Kolaboracionalist te fashizmit e nazizmit). A jeni ne vete, po USA sot cfar, beri. U dha liri shqiptarve kudo qe jane Kosove ,Maqedoni, Mal I Zi dhe Shqiperi. Cfar u premtoi fashizmi dhe nazizmi, liri , pavaresi dhe Bashkim Kombetar, qe e realizoi per 5 vjet. Ishin vet shqiptaret e Shqiperis me ne krye komunistet partizan qe up besuan atdheun e tyre serbeve, ruseve dhe hodhen syte per lemoshe nga kinezet( Duke masakruar kundershtaret politik) dhe Duke futur popudhin ne vdhavrasje, nen petkun e clirimit. Nga kush nga at qe premtuan per bashkimin e trojeve etnike, qe e realizuan per 5 vjet. Ka ardhur kohe te pranohet cfar ben partizanet ketej dhe matane kufirt, vrane dhe masakruan vedhezerit e tyre. Per te ardhur ne pushtet ne siglen e clirimit. Asnjeher nuk eshte vone te kerkohet falje, hapni site dhe shkoni cberi Gjermania ndaj popudhit Izraelit. Ne fund pagoi cdo gje dhe kerkuan falje si komb Po ne cfar bejme, mburemi me LNClirimtare dhe sot. Imagjinoni po te mos kishte ndodhur ajo qe ndodhi gjat luftes. Po te ishin bere zgjedhje te ndershme te te gjtha focave politike. Ate qe kerkuan qe ne fidhim amerikanet dhe anglezet(qe ndihmuan ne fidhim partizanet, dhe u bene pishman shume shpejt,dhe pranuan gabimet e tyre, kerkuan falje). Sot nuk do Ishim ne kete gjendje, me maskarenj politikane, me popudh te varfer ne ekonomi ne shpirt ne fe ne moral e cdo gje tjeter. Nje fjale e urte thot, FUKARADHEK MASKARADHEK Asnjehere nuk eshte vone. Krenohemi per shume gjera(bese, tolerance, mikpritje) . A thuaj I kemi akoma. Ti vem gishtin kokes,perendimi ku duam te integrohemi, do regudh dhe Shtet ligjor. Ti shtrohemi punes, mos ta kerkojme fajin tek bota por tek vetja. Te marim shembudh nga izraelitet e nisen nga zero dhe ja ku jane.
O Fitm, qe te fitoshe vertete beji thirrje njerzeve te tu qe te peshtyje Sheqeren qe beri Sali Berishen; atehere une do te besoj per ato qe thua ose do bie dakort, por ju dhe ata qe bashkepunuan me nazi-fashizmin sot si pjelle e tyre jane me kriminele, me llafazane, me hajdut dhe me te pa shpirt. Kaq kisha une per dhe ata qe mendojne e veprojne si ti. Ne do mburremi me ate qe kemi bere mire dhe do shajme ate qe kemi bere keq, por mutin po ta leshe ze cipe si zuri gjate 45 vjeteve dhe tani qe u gacmua dhe zbulua , hajde merri ere dhe duroje. Guri duhet te qendroje ne vend te vete. Toleranca karshi mekatareve eshte nenshtrim dhe kthim mbrapa. Jane bijte e bashkepuntoreve te nazi-fashizmit sot qe ne emer te lirise=çthurje e bene Shqiperine copa dhe e masakruan.
Cfar flitet akoma nga ky popull. (Kolaboracionalist te fashizmit e nazizmit). A jeni ne vete, po USA sot cfar, beri. U dha liri shqiptarve kudo qe jane Kosove ,Maqedoni, Mal I Zi dhe Shqiperi. Cfar u premtoi fashizmi dhe nazizmi, liri , pavaresi dhe Bashkim Kombetar, qe e realizoi per 5 vjet. Ishin vet shqiptaret e Shqiperis me ne krye komunistet partizan qe up besuan atdheun e tyre serbeve, ruseve dhe hodhen syte per lemoshe nga kinezet( Duke masakruar kundershtaret politik) dhe Duke futur popudhin ne vdhavrasje, nen petkun e clirimit. Nga kush nga at qe premtuan per bashkimin e trojeve etnike, qe e realizuan per 5 vjet. Ka ardhur kohe te pranohet cfar ben partizanet ketej dhe matane kufirt, vrane dhe masakruan vedhezerit e tyre. Per te ardhur ne pushtet ne siglen e clirimit. Asnjeher nuk eshte vone te kerkohet falje, hapni site dhe shkoni cberi Gjermania ndaj popudhit Izraelit. Ne fund pagoi cdo gje dhe kerkuan falje si komb Po ne cfar bejme, mburemi me LNClirimtare dhe sot. Imagjinoni po te mos kishte ndodhur ajo qe ndodhi gjat luftes. Po te ishin bere zgjedhje te ndershme te te gjtha focave politike. Ate qe kerkuan qe ne fidhim amerikanet dhe anglezet(qe ndihmuan ne fidhim partizanet, dhe u bene pishman shume shpejt,dhe pranuan gabimet e tyre, kerkuan falje). Sot nuk do Ishim ne kete gjendje, me maskarenj politikane, me popudh te varfer ne ekonomi ne shpirt ne fe ne moral e cdo gje tjeter. Nje fjale e urte thot, FUKARADHEK MASKARADHEK Asnjehere nuk eshte vone. Krenohemi per shume gjera(bese, tolerance, mikpritje) . A thuaj I kemi akoma. Ti vem gishtin kokes,perendimi ku duam te integrohemi, do regudh dhe Shtet ligjor. Ti shtrohemi punes, mos ta kerkojme fajin tek bota por tek vetja. Te marim shembudh nga izraelitet e nisen nga zero dhe ja ku jane.
Ti Fitim Sejdiu je nje koqe i vertete. Nuk po zgjatem shume por vetem po te kujtoj se LNC ishte lufte kunder fashizmit. Pra ajo ishte ne aleance me luften e Anglise dhe Amerikes...Te jesh ne Angli dhe te flasesh pro fashizmit jo vetem je koqe por je dhe i pabese....
dikur frrok cupi ka thene: -ne idealistet e dhjetorit besuam tek e ardhmja, por ne e shperfillem faktin qe kishim kaq shume katunare....boboooooo sa shume !!-.....ky koment vlen per ty o katunari...dakort ?!
Kam frike shume se ne Shqiperi qe te beshesh "faktor" duhet ose te vjedhesh,ose te vrasesh dhe kjo frike nuk me del sepse eshte e provuar tashme me qindra vjet ne kete vend.Ne kete gjykim vetvetiu shkohet ne drejtimin e turmave nga te damkosurit, hajdutet apo kriminelet.Me thoni ne kam gabim...
Majakovski, ri tek vjershat komuniste, mos shko me thelle! Si ta mer rradakja jote se Rusia ne 1953 ne Hungari dhe 1980 ne Cekosllovaki beri kerdine dhe 1960 cuditerishte toleroi Shqiperine?!
Katundar perdore me mire pseudonimin Zv/qytetar. Kjo pasi te gjithe njerezit ne fshat quhen qytetar te Republikes. Kujdes me vleresime te pergjithshme dhe krahasimet! Qytetaret shqiptar nuk jane me idiot apo zv. qytetar. Kudo qe jane!
Nu ke faj se analiza eshte bere per qytetar dhe jo per katunar.
"Merua gjeti një Llullë" libri I fundit - ribotim I Themës.
Berat! Ashimi me shoke, per4fshire edhe ty eshte fitimtar! dhe ti e di...qe " Fitimtaret nuk Gjykohen" . Kete e dine edhe Deputetet e PD. Mos i fyej ata sikur jane mendjelehte dhe anatçi te dites. PD do te ngrihet larte duke pas parasysh kete aforizem plus sigurishte edhe ..... shkrimin tend. Por jo domosdoshmerishte!
Mos u lodhni kot …. sa te jete ne krye te SPAK-ut Arben Kraja nuk do ti hyje gjemb ne kembe as Sali Berishes e as Ilir Floririt.
Fuck Arben Kraja....bastard
Frroku është gazetar klasi, po në punë të historisë qëndron në krahune kolaboracionistëve. Ju kujtohet kur shkroi se Vasil Laçi shkeli mikpritjen shqiptare kur qëlloi Viktor Emanuelin? Edhe në këtë shkrim na thotë se SHBA dhe Perëndimi u përpoqën të vendosnin demokracinë me diversantë. Diversantët ishin nga skota e kolaboracionistëve të fashizmit e nazizmit dhe, të ktheje pushtetin e tyre, do të thoshte terrorin në Shqipëri. Pra, i dashur Frrok, që të lexoj me kënaqësi, në këtë pikë je shumë i gabuar. Më duket si mendësi e fshatarëve të Veriut që shkuan pas bajraktarëve dhe u kthyen pushkën partizanëve.