Seriali Vendetta nis kështu...

18 Korrik 2022, 21:00Blog TEMA

Seriali Vendetta nis kështu...

Nga Anila Hoxha

Dite e diel, rruget jane pothuajse te boshatisura. Ne ndonje kthese pothuajse hajdutshe tek tuk ndonje patrulle policie qe pret ndonje shofer te pakujdesshem. Jane per tu adhuruar per forcen me te cilen nuk tolerojne askend.

Tamam polici filmash, prokurori filmash dhe gjykata filmash.Me dore te hekurt. Personazhet jane te zgjedhur me kujdes nga rregjisori, karakteri i tyre u ka dale ne fytyre si tek vepra "Portreti i Dorian Greit"

Ka shkuar ora 2 e mbasdites, ne aksin nacional, ne nje nga rruget me te frekentuara, nje makine me tre te rinj udheton drejt Fushekuqes.

Tmerresisht vape. Ata po lene pas kraheve kryeqytetin shqiptar per tu kthyer secili ne shtepine e tij. Te shpenguar. Mbas tyre, nje makine tjeter i ndjek ne distance. Per ata qe gjenden ne automjetin e dyte, qe eshte i vjedhur dhe me targa te vjedhura, as dronet as patrullat nuk i verejten. Armet ua ftohin disi duart . Gjithsesi jane profesioniste te dhunes. Por ata jane te padukshem mbase sepse rregjisori eshte ne krahun e tyre.

Ne kete aks ku shpesh vriten njerez , largohen grabites bankash policia nuk eshte askund. E ka mbyllur me sukses javen duke arrestuar qytetare qe vendosin pa leje pllakat e shtepise, qytetare qe nuk paguajne faturat, te dehur qe ngasin makinen, drogaxhinj te vegjel me doza droge qesharake.

Policia eshte lodhur edhe nga vapa, misioni eshte permbushur ndaj ketyre kundravajtesve te vegjel qe perfundimisht e kane frike ligjin. Gjithsesi qytetaret mezi u edukuan dhe duhet thene qe policia eshte lodhur prej tyre.

Ne makinen e pare ata tre te shpenguarit, nuk jane emra dosido ndonese mosha mesatare e tyre eshte 30 vjec. Njeri eshte hetuar per vrasjen e nje polici, por hetimet u pushuan ndaj tij. Pastaj u hetua per vrasjen e nje ish polici , i cili kishte akuzuar ne te gjalle koleget se nuk vepruan kur e kishin ndjekur. Gjithsesi spati prova dhe dosjet u mbyllen. Polici e devotshme dhe gjykata te devotshme.

Tjetri kishte patur rekorde, por mjafton te qendronte ne krah te te parit dhe mjaftonte.

Ata qe gjenden ne makinen e dyte , jane te perpikte . Sapo viktimat mberrijne mbi ure, ata nxjerrin kallashet dhe i zbrazin , aq sa duart ju nxehen . Por nuk ndalojne. Njeri nga shenjestrat zvarritet dhe perpiqet te shpetoje.

Por jo , ata te makines se dyte jane te vendosur, i qepen pas , e qellojne dhe ate derisa ai jep shpirt duke e leshuar koken mbi asfaltin e nxehte. Dy shoket e tij nderkohe vec plumbave kalojne dhe nje vdekje e dyte. Ata karbonizohen mbasi automjeti shperthen ne flake

Qytetaret terrorizohen. kushdo mund te kishte qene aty dhe plumbat sdo ta kishin falur. Po rregjisori nuk ka ne kuader qytetaret e tjere, ai ndjek makinen e dyte te vrasesve qe i vune flaken mjetit vetem mbasi aty lane edhe armet e krimit.

Vrasesit ikin se kane pune te tjera, kete e mbyllen ashtu sic duhej me tre te vrare. Gjithsesi jane vrasje te kushtueshme. Ne burgje nis e flitet me nje informacon per tu patur zili, qarkullojne emra kapobandash. Ne media po ashtu pershkruhen detaje predhash e gjurmesh

Pastaj filmi dihet si vazhdon. Teksa policia nis shoqerimet, tregon forcen dhe prezencen me mbledhje, urdhera , udhezime , pala qe ju vrane tre njerez nuk ka kohe per te vajtuar. Nis dhe mbledh informacione. I duhen vrases , profesioniste, qites te pagabueshem dhe gojekycur.

7 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    This is Albanistan, turkish telesehir continue...... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arian

      Ik moj shurrë u bëtë të gjitha ju kompetente

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa-Hale Breshkani

        Anila Hoxha duhesh te kesh qene shume e zonja ne letersi e sidomos ne hartimet me shkrim. Nuk e kuptoj c' te re po na sjell se te gjithe e dim se c'ndodhi, eshte shkruar gjer e gjat ne te gjitha mediat, tre hale, kriminel u s'pastruan nga kriminel te tjer...Fatkeqesisht ky eshte fundi i atyre qe merren me pune te "pastra" prandaj dhe e hajn koken e njeri tjetri, ky eshte fati i tyre, kjo eshte pjese e profesionit te zgjedhur nga ata vet... Nqs t'i e ke thumbimin ndaj policise, pa u perpjekur per t'i dale ne mbrojtje, se sic thon "c'do pyll i ka derrat", ju jeni te paret qe u kunderviheni policise per "dunen" e perdorur kur ata bejn punen e tyre, ju jeni ata qe duke paguar punonjes te korruptuar te Prokurorise siguroni materiale dhe i publikoni neper gazeta e televizione duke dekonspiruar c'do hetim... Prandaj leri keto p

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lenci bira

          Gjini i portokallis me bukuroshen xhensila myrtezain duhen pyetur se ne bubq shume makina po digjen nga kriminelet Besoj se gjini si nje ortak tjeter i portokallis ilir mete hajdutin kane dijeni Naten

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            Sipas teje nuk duhet te denoje policia shkelsit e Ligjit? Sipas teje duhet te "rregulloje" situaten me mafian dhe pastaj te merret me drogaxhinjte e vegjel, shoferet e dehur, etj. Hajde gazetare hajde! Moj vajze bej vetem nje llogari te thjeshte: sa te pafajshem vdesin rrugeve te Shqiperise dhe sa horra vriten nga mafia ne nje vit? Viktimat e pafajshme e kalojne qindshen - vrasjet mafioze numerohen me gishtat e nje dore. Policia ka shume gjynahe, ashtu si ne te gjithe, por ti zonje e nderuar nuk ke qullosur gje kesaj here.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Kjo eshte Shqiperia e Doktor Sali Mortjes, Perbindeshit te Vicidolit, dhenderrit re Serbise dhe bashkepunetorit te ngushte te Milloshevicit dhe Putinit.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rorirota

                Do të doja të lexoja ndryshe analizën, por si duket Anila je në konkurencë me atë Lalën që bën investiguesen. Unë udhëtova gjithë Europën për të ardhur në Shqipëri, e askund s’pashë policë, vetëm në Mal të Zi ishin ca në krye të detyrës. Hymë në Shqipëri, mjaft korrekt në kufi, s’kishte policë të fshehur gjëkundi, arrita në Golem në 12.30 të natës, nuk po besoja që pas 3 ditësh, gjithshka kishte shkuar sipas planit. Kishte nga ata që parakalonin pa u menduar dy herë për rreziqet, por më shumë në Ballkan. Të vjen keq për jetët e humbura, por ti nuk mund të akuzosh pa dalë rezultati i hetimit. Kjo që ju bëni si gazetarë, është i papranueshëm, më vjen keq se kisha mendim tjetër për ju☹️

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje