Me gjasë këtë javë do të marrë fund përpëlitja e Shqipërisë në dyert e Evropës. Një histori dramatike që mund të dëshmojë ndryshimet në vite të dorës që trokiste dhe të derës që refuzonte të hapej.
Në gjysmën e parë të viteve 90-të, Shqipëria mendohej se ishte në të njëjtin rresht në raport me Brukselin si Bullgaria dhe Rumania.
Etja shqiptare për BE-në ishte shndërruar në besim gati fetar, kurse Evropa e etur për zgjerim, ishte e gatshme të shihte dritë edhe aty ku problemet bënin hije. Por si për të verifikuar aksiomën tragjike për shqiptarët që janë armiqtë më të egër të vetë shqiptarëve, ëndrra do të bëhej shpejt makth.
Grisja e dhunshme e zgjedhjeve të 96-ës, kriza e fajdeve dhe lufta pothuaj civile e 97-ës dhe grushti grostesk i shtetit në 98-ën, e shmangën në mënyrë dramatike vendin nga “dogma” evropiane.
Aleanca natyrore e Shqipërisë me vizionin eurotlantik një vit më pas, gjatë Luftës së Kosovës solli shpresën që e grisën rishtazi në mënyrë të pabesueshme krizat ciklike të politikës lokale në vitet në vijim.
Një vend që krenohej me pluralitetin e besimeve fetare, me tolerancën ndaj mënyrës së lutjes, formës së tempujve të besimit dhe mbi të gjitha, emrit të ndryshëm që i jepej një Zoti të vetëm, vazhdoi të mbetet peng i një pluralizmi arkaik politik: nga një anë probleme inekzistente mes një besimtari musliman dhe të krishtërëve katolikë dhe ortodoksë, por sherre “ekzistenciale” mes majtëve dhe të djathtëve, në anën tjetër.
Ky kontrast fatal ndodhte në sfondin e një Evrope që po lodhej nga zgjerimi, një klubi gjysëm të vetëkënaqur që refuzonte jo gjithmonë më mirësjellje grindavecët e përhershëm dhe që në vend të vlerave që kërkonte dikur për bashkim, identifikonte cenet që kushtëzonin diferencat.
Në të gjithë këtë rrugëtim, Shqipëria ishte sa viktimë e vetes, aq edhe e ndryshimeve thelbësore që po ndodhnin në hapësirën evropiane. Prirja fatale e shqiptarit për t’ju kthyer gjithmonë modeleve të vjetra, bërja më shumë se një herë e të njëjtit gabim të vjetër, refuzimi për të nxjerrë mësime nga pësimet e dhembshme dhe synimi shpesh qesharak për të ndryshuar duke mbetur në thelb gjithmonë e njëjta gjë, është fatura lokale e një vonese tragjike në kthimin e Shqipërisë në identitetin e saj evropian.
Tre vëllezërit e mëdhenj të politikës, Berisha, Meta dhe Rama, njëlloj si muratorët që premtonin të ndërtonin Rozafën e dikurshme, ju ndodhte si mallkim që të murosnin shpresat e vendit. Të paktën kështu mendonte rregullisht njëra gjysëm e shqiptarëve, përkundër gjysmës tjetër që e shihte armikun përballë.
Nuk ka ndonjë vlerë domethënëse tentativa për të gjetur se cili mes tyre është më fajtor se tjetri dhe kush ndër ta është më i suksesshëm ndër të tre. E rëndësishme është të kuptohet që lufta për pushtet mes tyre, shpesh ka parë si sakrificë të parë, shpresën për një Shqipëri normale.
Vonesat tragjike dhe aksidentet historike, deformimet në vizion dhe prapakthimet në rrugëtim, shpesh kanë qenë rregull dhe jo përjashtim.
Edi Rama që ka përsëritur pa u lodhur në këto vite fabulën e martesës së Shqipërisë me Brukselin dhe vonesën e krushqve që janë në hallin e tyre, do të jetë kryeministri që do të celë negociatat.
Njohës i mirë i historisë dhe me një këmbë në kapitujt modernë të saj, kryeministri di mirë se Shqipëria mbërrin në këtë ditë nga disa martesa të gabuara. Duke nisur numërimin e tyre me ato të shekullit të shkuar, me jugosllavë dhe rusë, me kinezë dhe me shkusi islamike.
Vendi ka njohur dhe dy përdhunime barbare, njëri që i zgjati nja pesë shekuj nga otomanët dhe tjetri 50 vjet nga komunistët e Hoxhës së paudhë. Për tre dekada tranzicion, vetë shqiptarët që trashëguan lackën dhe plackën e atdheut, u sollën me atdheun si zotër të një malli pa zot.
Shqipëria moderne është një vend që ka sherr sa herë ka zgjedhje, ka korrupsion dhe hendek të frikshëm social në shoqëri, ka një ish-kryeministër të shpallur të padëshirueshëm nga SHBA, një tjetër ish-kryeministër që i numërojnë regullisht tualetet e shtëpisë në plazh dhe një kryeministër që në rastin më të mirë, ka pothuaj të gjitha atributet e një monarku të pashpallur; ka pasur një aradhë të pafundme me gjykatës mëkatarë që silleshin si kadinjtë e dikurshëm dhe ka kaluar nga një pushtet kriminal si ai i Hoxhës, në një pushtet që ndikohet nga kriminelët e rrugës. Kjo tablo që mund ta vizatojë cilido pesimist edhe në javën më optimiste të Shqipërisë në vite, plotësohet me ikje masive nga vendi, si në një ngut amoku që e kërkon Evropën aty ku është dhe jo këtu ku do të duhej të ishte.
Ende nuk ka një projekt të qartë se cfarë duhet bërë që të rinjtë të mos kthehen në Shqipëri vetëm për të qarë në varret e gjyshërve të tyre, por që të rrinë në Shqipëri për t’i bërë mbesat dhe nipërit e atyre gjyshërve, qytetarë krenarë të Evropës në Shqipëri.
Ka vetëm një përgjigje të përgjithshme për pyetjen që Rilindasi i dikurshëm bënte për Shqipërinë: Cdo të bëhet? Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, të parët që duhet të ndryshojmë në thelb, janë vetë shqiptarët. Shansi ekziston, dhëntë Zoti që mbron Shqipërinë, ai Zot qe flet shqip, që ky shans të mos humbë më!
Flitet që këtë javë do të merret vendimi. Do të hapen negociatat...... . Mirëpo nuk do të ndodhë. ...... . Do të merret një vendim i ndërmjetëm, as mish, as peshk...... . Vendimi final i dorëzimit të detyrave do të merret më vonë....... . Ndërsa akti i pranimit anëtarë të BE, parashikohet të ndodhë pas......... mbi 30 vjetësh.....
Mal Gor: Dhe une gabimisht mendoja per ju se nuk beni pjese ne komisinin e hapjes se negociatave per BE.
Ilir,ke nisur te shkruash ne stiin e "hartimit"..... vendos titullin dhe vijon .......... Ne paragr e katert,me te drejte permend aresyet e permbysjes se "endres" europiane te vendit ne dekaden e viteve 90'te,si dhunen dhe prishjen e zgjedhjeve te 96's,krizen e fajdeve dhe luften civile te 97's si dhe grushtin e shtetit te 98's......por harron te permendesh qe "arkitekti" i tyre ishte Sali Berisha.... dhe po ashtu ne vijim me Gerdecin apo 21 Janari me vrasjet ne bulevard,ketu "ortak" edhe me Meten ! Ne asnje rrethane,nuk mund te injorosh keto "kontribute" te Saliut dhe te vesh shenje barazimi me Ramen......... Natyrisht edhe ky i fundit me gjynahet e tij....... Mercenarizmi po behet "fryme" dhe "rryme" ne gazetarine shqiptare.... edhe ti po jep shenja qe po te merr kjo "rryme".... Lymi Tutit
Pa e zgjatur shume i vuri te tre ne rrjesht si kontribues ne rruge drejte BE dhe nuk denoi autoret qe e penguan.Ah more LORENC: Jemi vertete aq te mire ne shqiptaret qe e lame dhe po e leme Berishen dhe Meten qe eshte vertetuar se cfare i kane punuar Shqiperise :QE nga pasurite,floririndhe shpirtin e popullit, te vazhdojne te na helmojne?.Si eshte e mundur qe ne parlament vazhdojme te degjojme ulerimat e Berishes, denoncimet fallco te Kryemadhit neper portale te Berishes,kur e dime se kush eshte ajo vete, per hajdute te denuar me burg nga drejtesia dhe ata qe iken dhe nuk u perballen me drejtesine????

E drejte, mercenare dhe cinike. ....ku ku, tre vellezrit,...cinike ne kulm, barazon Ramen me ta, e nuk thote, Rama ndertonte 'Rozafen" diten e ata e prishnin naten...pra mercenarizem e nihilizem.
Fix. Ça i ka bere rama ketoj qe e rreshton me dy kriminelet me te medhej te historise se shqiperise te te gjitha koherave. Me te zinj se enveri jane qe te dy.
Po u hapen negocjatat dhe u be shteti more Vangjelis rilindjotis?
Ja po ta jap unë përgjigjen. Shqipëria do të vazhdojë të têrhiqet zvarrê edhe nja 30 vjet tê tjera. Minimumi. Se jemi popull i pazhvilluar, i paaftë të respektojë dhe të vëjë në jetë parimet e demokracisë. Kemi dhe kemi pasur këta qeveritarë se i tillë është edhe populli. I cili nuk meriton më mirë. Nuk thonë kot që: "çdo popull ka në krye qeverinë që meriton"! Demokracia ështê kulturë dhe qytetërim. Cilësi këto që shqiptarëve u kanë munguar den baba den. Vrit dhe grabit, përulju hajnit dhe të fortit - këta janë shqiptarët. Me demokraci shqiptarët nuk do të bëhen kurrë. Vetëm dajaku u vjen hakut. Duhet një dorê e fortë për ta bërë kêtê vend. Një Orban, Erdogan, apo ku ta di unë. Jo diktator si Enveri, Stalini apo Hitleri, por gjithsesi një dorê e fortë. Tani që janë shitur dhe privatizuar edhe të gjitha pasuritë kombëtare, vetëm ikja ështê shpëtim.
Po ik mo pirdhu ca po pret. Nje me pak.
Te lumte o Lenci u shite dhe ti si Ylli,And dhe Shkulak fshatari me te tjeret! Marrja pjese bashke me Z. Sude tregon se sa poshte ke rene! jeni te gjithe bajga!
Shhhhhhhht, po flet Lenci.
Or Lorenc gomari ,Berisha e mori pushtetin me nje Shqiperi te ndertuar dhe me pas e shkataroi fare ,perse fut dhe Ramen te ( kalaja Rozafes ) Rama e gjeti Shqiperine nen zero te pa ndertuar sikur edhe nje kopesht femijesh ,nje spital ku kullotnin loper e derrat ,nje shkolle nuk ndertoi ,por i beri ata me turne ,si dikur fabrikat e kombinatet ,e sa per Ramen nuk ke cfare te thuash ,ku jane bere spitale moderne ,kopshte e cerdhe moderne , shkolla super moderne ,qytete qe shifen tamam qytete ,kujto Lanen ,kujto parkun Rinia ,kujto kioskat ,kujto shuren e mutin qe dhisnin maloket ne Tirane , shif rruget qe jane bere e do vazhdojne te behen ,por vetem nga ky Rame ,qe Non Grata ,Meta ,Basha , Kokemadhi ,Grida Suma , Tabakja ,opionistet byth lepiresa Fevziu ,Bushati ,Lubonja ,Vasili ,Cani , e shume e shume kazanas vetem nxijne e hane mut ne cdo TV ,pa haruar dhe ty pa taban ,ju hani sic keni ngrene ,po ju e dini qe populli ka votuar PS dhe Ramen ne shumice
Te lumte pushka,TARAS BULBA !
Përveç Beishës, mos harroni Fatos Nanon babain e korrupsionit dhe tradhëtisë moderne.
Foli dhe Lenci me xanin si bori vapori. Shejtan budall perhere plot garuzhden.
Boshlleku i shqiptareve do mbushet me emigrante te huaj dhe ashtu si shqptaret zevendesuan bizantinet dikur qe ia mbathen prej varferisece termeteve ashtu do te zevendesohen prej te tjereve e pas 50-100 vjetesh nuk do te kete me shqiperi .
Sado te perdridhesh e rrotullohesh, o Vangjel, per vendosjen e simetrise se mbrapshtise dhe pengmarrjes se shqiptarve te pas-nentedhjetes,,,t'e them se je karagjoz me veten tate. Shumica e konsoliduar e Popullit te Majte e ka zgjidhur bukur se kujt duhet t'ia besoje rrugetimin e besueshem europianist te Kombit tone. Pala e babaleve nuk ka qene ndonjehere ,ne 32 vitet e fundit,shumice me verdiktin e shqiptarve. Gezoju Vangjel,tranzicionit rraskapites dhe kriminal i erdhi fundi.
O Lenco sofosi...këto që kanë ndodhur i dimë të gjitha, por ''Shqipëria çfarë do të bëhet?'' - nuk na i the... Po kjo punë muti kështu...këta analistët e sofosët tanë, njëri më magjar nga tjetri...Këta i bien fyellit pa vrimë fare...bëjnë muzik me kopanin e fshesës...
hahahahahahaha
LORENCIT VLLEH I DHIMBSET SHQIPERIA?! Kurre! Keta ia japin cdo gram sovranitet jo be por dhe dreqit vetem SHQIPTAREVE JO!!!! PlehrA zoti ju vrafte. Se dhe ate e kenj futur ne hall!!!!!
Nëqoftëse Lorenci na qënka vllah, ti me siguri je një bajgë që të ka lënë turku në Arbërinë e Gjergj Kastriotit.
Tani qe u been curve shkodra Brussels do ta nxjerre tortuar
@katarakti I nderuar! Nje diktator si Enveri ku ta gjente Shqiperia ne ditet e sotme. Enveri la gjurme te pashlyeshme kurrë, duke i vene te gjithe njerezit ne pune, civilizoi nje popull te tere dhe vecanerisht grate dhe vajzat, qe visheshin me tumane dhe me shami mbulonin jo vetem koken, por edhe fytyren, hoqi mushkonjen e malaries, morrat dhe pleshtat, hapi shkolla civile dhe ushtarake, i dha popullit driten elektrike me çmim simbolik, ndertoi spitale, qendra shendetesore dhe shtepi lindjeje ne çdo skaj, zhduku analfabetizmin, ndertoi qytete dhe rrugë, fabrika dhe uzina, kombinate dhe nje industri te tere bashkekohore, pajtoi gjaqet dhe zhduku gjakmarrjen, modernizoi bujqesine dhe e vellazeroi popullin, sherbimi shendetesor dhe ai aresimor ishin falas per te gjithe, ndersa nuk behej fjale per abuzime, vjedhje, ryshfete, droge, prostitucion, pasiguri, vetgjyqesi dhe fjalet korrupsion dhe koncesion ishin te panjohura... Ndersa sot?! Palopolitikanet bandite asgje efektive nuk kane bere per Shqiperine, veç sharje, baltosje, krim dhe korrupsion, vrasje dhe arratisje te popullates... Nen drejtimin e badave politike, te quajtura parti demokratike te mendimit pluralist te te ashtuquajtures "demokraci" dhe te kryetareve te tyre te etur per pushtet dhe pushtllek, para, pasuri, vila, llogari bankare, privilegje dhe aventura prej te çmendurish per 33 vjet pas ndrrimit te sistemit dhe 37 vjet pas vdekjes se "diktatorit" Enver Hoxha (i paperseritshem) vendi, fatkeqesisht, eshte shnderruar ne nje paçavure, ku lulezon pasiguria, krimi, varferia, arratia, kaosi dhe ne prag te çeljes se bisedimeve per anetaresimin e Shqiperise ne BE ne jemi aq te leqendisur, saqe nuk ka ç'na ben as Brukseli dhe as BE! Nje popull me shprese te vrare eshte i destinuar te mbetet ne ''udhekryq", ku kalojne te gjithe karvanet e botes dhe lypsarit i hedhin ndonje kothere..., e tallin, e qeshin, e shkelin me kembe, e poshterojne dhe e gjithe kjo vjen ngaqe keta 33 vitet e fundit vendi eshte qeverisur nga njerez pa moral, nga aventuriere, nga idiote, te korruptuar dhe imorale, ku kampion mbetet sali krimi, i ndjekur nga ilir kaptinmadhi, por jo Edi Rama... Siç shkruan me kujdes i nderuari Lorenc Vangjeli, ata nuk jane vellezer, ata jane ujqer dhe kane per armik kete te fundit, Edi Ramen. Ndersa dy te paret shkaterruan dhe vodhen çdo gje, Edi Rama gjeti tek aleatet, ShBA dhe BE, mbeshtetje totale per Reformen ne Drejtesi, per ndeshkimin e te pandeshkuareve...Ujqerit sabotuan Reformen ne Drejtesi, shpifen, vodhen, dogjen dhe vrane njerez...Perpjekjet e Rames i quajne "aleance me Vuçiçin"(!). Eshte mbushur vendi me ujqer... Ne lidhje me "Shqiperia, çfare do te behet" te z Lorenc Vangjeli mendoj se ardhmja ne BE mund te jete e horrave, e oligarkeve, e pehlivaneve, por me kete situate politike ne vend, me sali non grat-en dhe ilir korruptivin, me vendin pa opozite, por me bandë, populli dhe sidomos fshatari (tani i themi fermer) dhe fukarai, apo punetori i krahut, nuk ka cfare te fitojë. Popullsia po plaket dhe ne vend do te vijne kombe e raca te tjera, vendi do te kete nje popullsi heterogjene, ku shumica do te jete me ngjyre nga Afrika, Lindja e Larget dhe Azia... Vendin tone parajse, per te cilin sakrifikua te paret tane, do ta gezojne te tjeret, por jo raca e jone, qe ka mallkimin e satanait dhe u perçane ne fe dhe interesa personale, pa mundur te jetojne ne komunitet. Vetem Enver Hoxha e ruajti te paster racen tone! Mirenjohje, per aq sa beri ai Burre Shteti, derisa qe ne gjendje te bente... Me pelqejne komenetet tuaja te hereëpashershem, prandaj desha te shtoja prane jush mendimin tim. Falenderim per mirekuptimin.
Te gjithe drejtuesit ne pushtet dhe politikane keta 30 vjet duhet te shkojne para drejtesise. Ato kane duke qene te paafte, te korruptuar deri ne palce, futen korrupsionin ne cdo qelize te pushtetit. Populli u varferua keq e me keq. Ligji nuk duhet te kete meshire per njerez te pameshirshem. Dhe njerezit e drejtesise duhet te pergjigjen para ligjit deri ne sekuestrimin e parase se fundit qe i kane grabitur ketij populli. Vetem atehere mendohet se drejtesia do te shkoje ne vend.
Sic duket Lenci eshte punesuar nga Ylli! Poshtersia nuk mund te jete me e madhe se "te pa ekspozuarit"? Sic duket Lenci e gjeti nje qoshe te "ngrohte" prane zonjes "milionere"! Ku eshte Arjan Cani dhe Curri o Ylli kolonjari?
O lenci turp te kesh qe e rjeshton Ramen me krimonelin Berishe dhe hajdutin Meta.Keta te dy nuk e lane shqiperine te pranohej me pare.Po te mos kishte ardhur PS dhe Rama i cili ka merite te vecante pasi punon me dinjitet te larte jo si dy kriminelet ku e radhit ti .Me Ramen u arit pranimi i Shqiperise ne BE dhe vijimi i tij ne pushtet sjell vetem te mira per kete vend.