
Andi Bushati u nis për të na mbrojtur dhe përfundoi duke i përdorur për gazetarët e Kosovës argumentet që i ka përdorur burri i Vjosa Osmanit, shefi i stafit të Albin Kurtit dhe deputetja Fitore Pacolli. Kur kemi miq si Andi, armiqtë nuk na duhen. Kjo është përgjigjja ime për të.
Nga Berat Buzhala
Disa fansa të Albin Kurtit nga sfera e mediave dhe shoqërisë civile, më i njohuri prej tyre Andi Bushati, qeverisjeve të kaluara të Kosovës, u referohen si “regjimi i kaluar”.
Sipas fjalorëve kredibilë ndërkombëtarë, fjala regjim nënkupton një lloj të qeverisjes autoritare, ku shefi i shtetit ose shefat e shtetit qeverisin me urdhër nga lart poshtë. Në të kaluarën, ne në Kosovë regjim, me të drejtë, e quanim regjimin e Milloshevicit, kurse ata që bashkëpunonin me atë regjim quheshin bashkëpunëtorë të regjimit. Disa prej tyre edhe janë vrarë.
Andi ndoshta nuk e ka në mendje këtë referencë, por duke e përdorur këtë mbiemër, ai synon t’i diskualifikojë të gjithë ata njerëz që në të kaluarën 20 e kusur vjeçare, në çfarëdo forme, kanë bashkëpunuar me qeveritë.
Që i bie, kemi bashkëpunuar me regjimin e Bajram Rexhepit dhe Ibrahim Rugovës prej vitit 2001-2004, me regjimin e Ramush Haradinajt dhe Ibrahim Rugovës në vitin 2005, pastaj me regjimin e Bajram Kosumit dhe Ibrahim Rugovës prej vitit 2005-2006, për të vazhduar më pas edhe me regjimin e Agim Çekut dhe Fatmir Sejdiut nga viti 2006 në vitin 2007.
Më pas me regjimin më të egër të të gjitha kohërave - atë të Hashim Thaçit dhe Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës, prej vitit 2008 deri në vitin 2014, për të vazhduar me regjimin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nga viti 2014 deri në vitin 2017, me regjimin e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit nga viti 2017 deri në vitin 2019, i cili u pasua shkurtimisht nga një fije shprese në fillim të vitit 2020, kur e patëm fatin që të na prekte dora e a.s. Kurtit, që tradhtisht u rrëzua nga më i egri i të gjitha kohëve, Avdullah Hoti.
Huh.
Nuk më mjafton vetëm një dënim më vdekje. Kam bashkëpunuar me të gjithë këta. Të gjithë i kam intervistuar. Me të gjithë kam pirë kafe. Shto këtu faktin që edhe kam qenë deputet i regjimit për 4 vjet. Kjo veç e rëndon gjyqin kundër meje, anipse disa prej këtyre burrave dhe grave që i përmenda kanë ndikuar direkt që Kosova të çlirohej nga Serbia dhe që vendi ynë të bëhej shtet i pavarur.
Për fatin tonë të mirë, Andi, në kolumnen e shkruar lidhur me zhvillimet në fushën e mediave në Kosovë, i bën thirrje Kurtit dhe LVV-së që megjithatë të mos i ndëshkojë mediat, pa marrë parasysh se shumë prej tyre, pra shumë prej nesh, bashkëpunuam me regjimin, dhe pa marrë parasysh se shumë prej tyre, shumë prej nesh, kemi marrë kontrata publike nga qeverisjet e kaluara.
Bushati në atë shkrim lë të kuptojë që sulmet që po i bëhen kësaj qeverisjeje, burimin e kanë te korrupsioni. Kjo qeveri po sulmohet, sipas Andit, sepse i ka mbyllur rrugët e korrupsionit. Por, sugjerimi i Andit është që qeveria t’i tolerojë këto kritika. Të mos i ushqejë me tendera dhe me financa publike, por as mos t’i sulmojë.
Me miq si Andi, ne nuk kemi nevojë për armiq. Niveli i argumentimit të tij ishte i ngjashëm me atë të faqes “me kryeministrin”, që drejtohet nga vëllai i Fitore Pacollit, përveçse Andi kërkon që të mos ndëshkohemi, anipse jemi bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar.
Gabimet e Andit janë në disa rrafshe, që të mos themi në të gjitha rrafshet.
Për shembull, e ka krejtësisht gabim kur flet për qeverisjen e Kurtit si për një qeverisje të ardhur nga qielli, e nuk e ka idenë që kuadrot kryesore të saj janë ish-kuadro të qeverive të kaluara, të regjimit. Kurti e ka falur dhe amnistuar çdo hajn të ‘regjimit’ të kaluar, për aq kohë sa ai hajn i është nënshtruar Kurtit.
Gjysma e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e shumicës, janë kuadro të ‘regjimit’. Dallimi i vetëm këtu është që në radhët e kësaj qeverie në fakt ka edhe kuadro të atij që realisht ishte regjim, atij të Jugosllavisë. Simpatia ndaj pinjollëve të atij sistemi është e pamohueshme.
Ligjërata e Bushatit që me Kurtin po përparon Kosova në fushën e mediave, po përparon në demokraci, është një non-sense i padëgjuar më parë. Kurti dhe njerëzit e tij për çdo dështim thonë që “nuk mundemi kaq shpejt ta përmirësojmë gjendjen sepse është shkatërruar që 20 vjet”, prandaj, si qenka e menduar që për 15 muaj ata ta përmirësojnë gjendjen në media?
Mos rastësisht kishte gazetarë të arrestuar dhe ai i liroi ata sapo erdhi në pushtet? Mos rastësisht kishte media të mbyllura dhe ai i hapi ato, sapo e mori pushtetin? Mos rastësisht kishte media që dëshironin të hapeshin, por nuk po lejoheshin derisa erdhi Kurti në pushtet?
Ku qenka bërë përparimi?
Për dallim nga Shqipëria, ku shumica e mediave të mëdha – jo Lapsi i Bushatit – janë të kapura nga qeveritë, jo veç nga kjo e Ramës, në Kosovë historikisht gjendja ka qenë shumë më ndryshe.
Rezistenca e mediave dhe shoqërisë civile ka qenë mbresëlënëse edhe kur pushtetin e kishte Thaçi, edhe kur e kishte Haradinaj, e edhe kur e kishte Mustafa. Beteja e mediave me Thaçin, kur ky i fundit kishte dalë me idenë për korrigjimin e kufijve, ka qenë unike për këtë pjesë të Evropës.
Në mediat e Kosovës është shkruar dhe është kritikuar secili oligark, me emër dhe mbiemër. Në mediat e Kosovës kurrë askush nuk ka pasur imunitet të plotë. Në zgjedhjet e fundit, as Bekim Jashari.
Si është e mundur që Kosova të sundohej nga një regjim që i toleron këto gjëra? Si është e mundur që regjimi për këto 20 e kusur vjet nuk e arrestoi asnjë gazetar? Është banale, është idiotike, të thuhet që me ardhjen e Kurtit po lulëzon liria e mediave.
Raportet të cilat i lexon Bushati nuk e tangojnë vetëm qeverinë Kurti, sepse ato raporte ende nuk kanë ardhur. Mirëpo klima që e ka krijuar qeveria Kurti ndaj mediave, është armiqësore.
Gjuha që përdoret kundër mediave, nga shefi i stafit të Kurtit, nga burri i Presidentes, nga këshilltarët e Kurtit, nga fallangat e Kurtit online, i takojnë logjikës së argumentimit të Bushatit, përveçse Bushati është më i mëshirshëm - kërkon që të mos dënohemi, por të falemi.
Andi Bushati duhet ta dijë që Albin Kurti e ka gjithë pushtetin e mundshëm që mund ta ëndërrojë një politikan. Ai mund të nxjerrë ligje dhe të zbatojë ligje pa e ndalur askush.
Të vetmen fushë që për momentin nuk e ka plotësisht nën kontroll, janë mediat, prandaj edhe kurrë nuk janë ndalur sulmet ndaj tyre. Ato janë etiketuar dhe sulmuar, me gjuhën e Bushatit, si media të Klanit Pronto. Janë sulmuar si media të Klanit Pronto edhe mediat dhe gazetarët që e kanë zbuluar aferën Pronto. Janë sulmuar si media të regjimit ose establishmentit prej njerëzve që i kanë takuar regjimit ose establishmentit.
Nuk kam njohuri që për kaq kohë sa Kurti është në pushtet dikush prej kolegëve të mi në Kosovë, këta që kanë media me ndikim, t’i këtë kërkuar favore kësaj qeverie. Nuk kam njohuri as që kjo qeveri të këtë provuar t’i joshë këto media me favore.
Mirëpo, kam njohuri që kjo qeveri ka disponim që ndryshimin ‘e madh’ të 14 shkurtit të vitit 2021 ta replikojë edhe te mediat, duke i zëvendësuar këto aktualet, përmes dehumanizimit të udhëheqësve të tyre, me disa të reja që janë më të buta dhe më miqësore.
Për fatin e keq të kësaj qeverie, ne do të vazhdojmë të rezistojmë, në mënyrë që ta përmbushim misionin tonë, për t’u treguar qytetarëve se kryeministri Kurti po gënjen kur po flet për zhvillim ekonomik, për t’u treguar qytetarëve se Besnik Bislimi po gënjen kur po flet për marrëveshjen për energji me Serbinë, që presidentja Osmani po gënjen kur po flet për punët e pafundme të kësaj qeverie në politikën e jashtme, që qeveria po gënjen kur po thotë që Komisioni i Venecias nuk kishte vërejtje në draft-ligjet e tyre.
Do t’i nxjerrim në dritë krejt qëndrimet e mëhershme të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit, do t’i nxjerrim në dritë aferat korruptive në ministrinë e Liburn Aliut, do t’i nxjerrim në dritë qindra-mijëra euro të bartura në kesh nga një ambasador i Kosovës në Zagreb.
Gjithashtu, disa prej nesh, nuk do të rreshtohemi prapa Ramës për ta rrëzuar Albin Kurtin. Do ta kemi kënaqësinë dhe privilegjin që të jetojmë nën një mandat të plotë të tij.
Pergjigje me te argumentuar qe i eshte dhene Bushatit nuk ka. Pas ketij shkrimi Bushati po me duket me i vogel akoma sec e kam vene re me pare. Nuk po e shoh dot Bushatin "gazzetar profesionis" Bushatin "analist! Falemnderit Berat, kur shkruan mire shkruan mire
Bravo Berati. Sot,pasi lexova shkrimin tend,me duket Andi Bushati sa nje plesht.
Bushati ideolog dhe analist i shqyer shkruan bazuar ne opinione e simpathira, jo ne fakte . Edhte nje firaun, qe ia ka marre doren ''gazetarise'' për te bere para e pasuri.
Nuk ke pse sqaron kaq gjatë Andi MEHDI BUSHATIN, o Buzhal. Thuaj vetëm që, i jati i tijë, Mehdi Bushati, gjatë REGJIMIT TË KALUAR në Shqipëri, ka qenë një nga KUADROT KRYESORE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDËSHME të rregjimit të Enver Hoxhës. Thuaj vetëm që, gjyshi i tijë, Hysni KAPO KAPO (babai i mamasë së tijë Vera Kapo), ka qenë zëvendësi i parë i Enver Hoxhës, gjatë REGJIMIT TË KALUAR, si SEKRETAR I KOMITETIT QENDROR TË PPSH SI DHE ANËTAR I BYROSË POLITIKE TË KQPPSH. Kaq besoj se mjaftojnë, por mund të shkruhet një libër për BËMAT e kësajë familje GJATË REGJIMIT TË KALUAR.
Pra me një fjalë Andushi është produkt nga SPERMA e regjimit të monizmit.
Për të qënë më i saktë, Buzhala është shumë më i mënçur se ç'e mendoni dhe dëshironi ju të jetë. Edhe ai i di mirë këto që t'i numëron, por nuk ka përse t'i zërë në gojë. Ai nuk merret me biografinë e Bushatit, nuk është edukuar në këtë linjë, ai thjesht argumenton sa i paskat dhe i njëanshëm tregohet Bushati në argumentat e tij për vlerësimin e Kurtit. Bushati e do Kurtin për atë që i duket i ngjashëm me psikologjinë e tij, jo për çfarë konkretisht Kurti bënë. Kurti edhe sikur t'a bëjë çorap Kosovën, Bushati vetëm sa do shfaqte një keqardhje formale, jo se do arrinte të shihte gabime dhe faje tek ai, këtë Bushatit nuk ja thotë kurrë shpirti jo vetëm për Kurtin por edhe për të ngjashmit e Kurtit. Ju besoj, Monda, e keni të qartë sa vëmëndje dhe rëndësi i japin unitetit komunistët, si ata të vjetrit, por edhe këta të rinjtë.
Po rahmuti mos ka qene gje ne bllok mos ka qene djali komunistit.
Saliu ka qene sekretar partie per 30 o loqe
Po "Arjan", GJIGANDI EDI RAMA, ka qene djale komunisti por GJIGANDI, nuk ja qene vet antar i PPSH, dhe aq me pak SEKRETAR I ORGANIZATES PPSH, si yte ate, KANIBALI SAHALEH RAM BERISHA.
Po "Arjan", GJIGANDI EDI RAMA, ka qene djale komunisti por GJIGANDI, nuk ja qene vet antar i PPSH, dhe aq me pak SEKRETAR I ORGANIZATES PPSH, si yte ate, KANIBALI SAHALEH RAM BERISHA.
Po he moj Monda...shkruaje ti librin qe te mesokme edhe ne se cfare ka bere gjyshi i ketij. Ti flet per regjimin komunist, por ashtu sic shkruan je me komuniste se ish komunistet. Ata ishin ne regjim diktatoriak, ti je ne regjim demokratik. Ke pare ti sot qe femija te mbaje pergjegjesi per te atin? Kryeministri i fut ne qeveri femijet e ish drejtuesve komuniste, kurse ti ben gam gam. Ky Bushati eshte njeri i lire, shkruan e flet sic mendon. Por sklleverit si ty nje vje e tille i shqeteson. Mamaja e tij, Vera, vleresohet si profesioniste, ka titull shkencor, qe nuk e ka blere te Kristali. Per te tjerat ti i di me mire.
"Daut" turkoshaku kushuriri i Andushit qe xhaxhi Enver e kushte shume xhan. Vera profedioniste!!!!!!?????. Po MALOKU MEHDI, a ishte ndopak profesionist ne debim internimet e armiqeve te vjehrrit Husni Mobarak, me fal, Kapo?
O vito mashtruesi. Po. Vera eshte profesioniste. Arkitekte. Ne komunizem dhe sot ne demokraci. Po ti merresh vetem me viton. Te ka vjedhur gje? Te ka spiunuar. Detyren ka bere. Sot te gjithe vjedhin. Mos u merr me Bushatin dhe te emen. Ata jane te zot. Dine te punojne ne ate fushe qe kane zgjedhur. Ke gje me Mehdiun. Zgjidhe me te. Te pakten ai do kuptoje se kush je. Mos u fshih pas nofkes. Po nuk ta mban. Merru me mire me nikon. He te kam rixha.
I biri spiunit,dhe nipi hysniut,nuk permend asnje here regjimin e gjyshit.... Dhe ky popull derr,shan e urren regjimin e gjyshit qe internoi popullin,dhe ka dashuri per komunistin sali dhe niprat e bijt e spiunave.
Berat Buzhala per her te pare jame dakord me ty 100%, dhe ketu do e kujtoj nje fjalim te Edi Rames kur i drejtohet sali berishes ; Mjafton ta bejme te kunderten qe thua ti dhe ska dyshim se nuk eshte mire, pra edhe une si qytetar shqiptar ju them se mjafton qe shqiptaret ta kene mik kete legenin andi bushati qe te turperohen, pra i bien sikur millosheviqi te ngrihet dhe te qane per gjithe shqiptaret qe u ka vra me dire ose urdher,dhe mjafton qe ky legeni andi bushati nuk thot asnje fjale per kshilltarin spécial per siguri kombetare serbin fazlliq te angazhuar nga idoli i tij sali berisha nje kriminel e regjim gjakpirs qe vetem legeni si andi bushati mund ta vlereson, siq vlereson shume sherbetor te millosheviqit qe sot dyshja mender presednike osmanka dhe qenefi kurrci Kane rikthyer ne pushtet, prandaj sot jam dakord me ty Berat.
Shkrim prej militanti. Albini ka bërë gabime, siç ishte formimi i Vetvendosjes në Tiranë. Apo pjesëmarrja e tij në zgjedhjet shqiptare. Megjithatë, për mua ai mbetet politikani më korrekt, më i drejtê dhe më i aftë në Kosovë. Fakti qê ai fitoi mbi 50 përqind të votave dëshmon se Albini kishte të drejtë në akuzat e tij ndaj atyre që kanë qeverisur Kosovên gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit. Qê pushteti financon mediat ky është një fakt i ditur botërisht. Dhe jo vetëm në Kosovê dhe Shqipëri, por pothuajse kudo. Me anë raklamash, tenderash, subencionesh etj etj. Dhe Kurti ua ka hequr "koromanen" nga goja afaristëve që zotërojnë mediet. Përse i duhet një biznesmeni një tv apo një gazetë?! Sigurisht për t'i berê presion qeverisë. Le të nisë një investigim nê Shqipëri dhe Kosovë se sa biznesmenë kanë në zotërim organe shtypi apo televizione? Dhe pastaj flasim për pavarësinê e tyre. Edhe në Perêndim mediat subvencionohen nga pushteti. Por ndryshe nga sa ngjan në Shqipëri dhe Kosovë, në Perêndim mediat subvencionohet rëndshêm për të "ruajtur" sistemin. Partitë që janë jashtê sistemit, si psh ato të ashtuquajtura populiste, e kanë psh shumë tê vêshtirë të prezantojnë programin ose idetë e tyre në mediat zyrtare. Trumpit psh ia mbyllën llogarinë edhe në Facebook edhe në Tuiter. Ndryshe nga sa shkruan Buzhala, gjithë nostalgjikët e Jugosllavisë kanë qënë grumbulluar pranë LDK-së së Rugovës. Isa Mustafa, drejtuesi i parapakkohshëm i LDK-së ka qënë ministër në kohën e Millosheviçit. Ndërsa Kurti në burg! Adem Demaçi, mentori i Kurtit, po ashtu 26 vjet nê burg! Kosova ka fat që ka sot kryeministër Albin Kurtin. Njëlloj si Shqipëria që qeveriset nga Rama. Por ndërsa i pari ështê i majtê nga koka te këmbêt, i dyti ështê i djathtë. Megjithatë gjynah që për një Ballkan të Hapur apo të Shpartalluar këta të dy nuk shkojnë me njëri tjetrin.
Andi dhe Buzhala,por edhe Shkullaku dhe Ylli,qe kishte marre kurbatken ne emisionin e tij,jane PROVINCIALE! Ata kurre nuk mund te civilizohen! Edhe Hysniu edhe Saliu ishin fshatare dhe te tille ngelen edhe Saliu sot! Ylli nje nga Kolonja apo aty afer ka qene i shitur dhe akoma eshte! Ajo zonja ishte instruktuar dhe paguar mire nga berishianet te vinte tek berishianet! Cfare mjerimi Sali!
Dy psikopate qe bejne dialog ne distance.
ik o i biri i shpijunit te mungon serbija ty se i neti jak jeni si babai yt
Rama me ty nuk fshin bythen se e bene pise o bubuzhel koqevarie . Je katundare i krahines multi-etnike Serbe koso o nen rrezoluten 12 44
Andi, zagar me pagesë!
Nga te paktat shkru me qe pelqej nga ty Buzhal.Bravo.
"Me miq si Bushati,nuk kanë ç'na duhen armiqtë"! Sentencë e bukur! Por e ke çue dam te ky kopili i Byrosë Politike....
Nuk eshte me vend te kapemi tek e shkuara e gjyshit apo babait te Bushatit por tek ato qe vete Bushati thote tani sepse nuk eshte adoleshent,Mua me mjafton thirrja e Bushatit qe i bente PD te linin mandatet dhe te braktisnin kuvendin.Sa per Buzhalen ,i jap plotsisht te drejte ne kundervenien me Bushatin,por nuk me tingellon mire premtimi se nuk do jene mbrapa Rames per rreximin e Kurtit.Ketu do ti thoshja Buzhalles se po ja fut kot me shume mendjelehtesi po dhe me akuze shume te pa drejte ndaj Rames per te mos thene shume e demshme per dy vendet.
Nuk eshte me vend te kapemi tek e shkuara e gjyshit apo babait te Bushatit por tek ato qe vete Bushati thote tani sepse nuk eshte adoleshent,Mua me mjafton thirrja e Bushatit qe i bente PD te linin mandatet dhe te braktisnin kuvendin.Sa per Buzhalen ,i jap plotsisht te drejte ne kundervenien me Bushatin,por nuk me tingellon mire premtimi se nuk do jene mbrapa Rames per rreximin e Kurtit.Ketu do ti thoshja Buzhalles se po ja fut kot me shume mendjelehtesi po dhe me akuze shume te pa drejte ndaj Rames per te mos thene shume e demshme per dy vendet.
Buzhalla.Ne lidhje me BUSHATIN ,te jap plotesisht te drejte.Bushatit vetem nje gje ti kujtosh: Thirrjet qe i bente PD,deputeteve,qe te digjnin mandatet dhe te largoheshin nga kuvendi.Por nje shprehje ne fund te artikullit e prish komplet balancen e llogjikes.KU E SHEH ti Buzhalla perpjekjen e Rames per te rrexuar nga froni Kurtin?;dhe se ti nuk do ishe mbrapa tij?? Cfare jane keto ''xhevahire''qe po degjojme???
Kaq shume t‘i jane terhequr veshet regjimet nder vite sa u bere veshllapush. Me veshe si keta mund t‘i besh fresk shumekujt.
Si eshte And i Buxheti e di gjithkush,Nje sharlatan se nuk e ka shoku.por se Berat Buzehalja eshte kunder tij sot,nuk e ben burre me te mire.Hapni dhe Lexoni shkrimet e tij dhe do te shihni se armiqve e kombit shqiptar dhe bashkepuntoret e UDB,jane patriote me te medhej.Per te pare realitetin me su,Buzehalese iu se Si kohe,por jo se reflektosh.Nga shqiperia non è i thone "per inat te vjerres fle me mullixhiun".Edhe Buzehalene diku e paska shkelur vjehrre ne kembe dhe ai u nxjerr te palarat,qe te tjere i kane thene me kohe ,per Al binet dhe Gerdallat.Cfare ndryshim ka Gerdalla me And in?E mori Enver Hoxha me gjithe ate qe e ka pjelle dhe te vellane ne shqiperi,i rriti,punesoi,shkolloi,ushqeu ,si dhe shume kosovare te tjere.Dhe ne vend qe ti ngrene permendore,mbase jo ne Pristina a priten,por te pakten ne shtepine e tyre,Nuk kane lene gje la thene.Ketyre ne anet tone ketej nga shqiperia u thone "bukeshkale".Sa perafron me "buzehale".Enverit,TI VINI RROTULL.nuk i afrohej dot asnje per ato qe ka bere per shqiperine dhe kosoven.Akti i fundit para vdekjes eshte fortifikimi i veriut ,sidomos ne kufi me kosoven,cahani,,malesia e hasit,depot e armatimit dhe baza ushqimore rezerva per llevizjen e ardheshme clirimtare te kosoves,kuadrot e te cilat u pergatiten ketu ,ne shqiperi.Ndersa kosovaret qe studioin ne 1992 ne keto kurre,Nuk denoncuar as ndryshimin e planin te rikpnicionin,nga drejtim kosova ne drejtimin Shqiperia e jugut,per ardhmes ne pushtet te agjentet te UDB sali ram Berisha,mjekut te Berat Buzehalese(jo Berat Buzelumit).
Si eshte And i Buxheti e di gjithkush,Nje sharlatan se nuk e ka shoku.por se Berat Buzehalja eshte kunder tij sot,nuk e ben burre me te mire.Hapni dhe Lexoni shkrimet e tij dhe do te shihni se armiqve e kombit shqiptar dhe bashkepuntoret e UDB,jane patriote me te medhej.Per te pare realitetin me su,Buzehalese iu se Si kohe,por jo se reflektosh.Nga shqiperia non è i thone "per inat te vjerres fle me mullixhiun".Edhe Buzehalene diku e paska shkelur vjehrre ne kembe dhe ai u nxjerr te palarat,qe te tjere i kane thene me kohe ,per Al binet dhe Gerdallat.Cfare ndryshim ka Gerdalla me And in?E mori Enver Hoxha me gjithe ate qe e ka pjelle dhe te vellane ne shqiperi,i rriti,punesoi,shkolloi,ushqeu ,si dhe shume kosovare te tjere.Dhe ne vend qe ti ngrene permendore,mbase jo ne Pristina a priten,por te pakten ne shtepine e tyre,Nuk kane lene gje la thene.Ketyre ne anet tone ketej nga shqiperia u thone "bukeshkale".Sa perafron me "buzehale".Enverit,TI VINI RROTULL.nuk i afrohej dot asnje per ato qe ka bere per shqiperine dhe kosoven.Akti i fundit para vdekjes eshte fortifikimi i veriut ,sidomos ne kufi me kosoven,cahani,,malesia e hasit,depot e armatimit dhe baza ushqimore rezerva per llevizjen e ardheshme clirimtare te kosoves,kuadrot e te cilat u pergatiten ketu ,ne shqiperi.Ndersa kosovaret qe studioin ne 1992 ne keto kurre,Nuk denoncuar as ndryshimin e planin te rikpnicionin,nga drejtim kosova ne drejtimin Shqiperia e jugut,per ardhmes ne pushtet te agjentet te UDB sali ram Berisha,mjekut te Berat Buzehalese(jo Berat Buzelumit).
Shprehja me e sakte per te dy eshte; MUT njeri dhe KAK tjetri.
Dy askush,qe nuk i lexon me askush,per te mbetur ne treg po perdorin ironinen.Shqiptari e tjerr per Kosoven,ndersa kosovari ben te gjithditurin per Dhqiperine.Besoj se satira eshte ne maksimum!?
Ne fakte qe te dy nje prerje te pegere jeni,pa nivel,karakter e qe shisni nene e babe per 5 leke
Ku qendron problemi « Bushati »? Bushati, eshte fjala per Andi Bushatin, kur flet dhe shenjteron Kurtin, nuk e ka drejteperdrejt me Z. Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosoves! Andi, permes shkrimit aludon Sali Berishen, ish-sherbetorin dhe mjekun e Bllokur, saktesisht mjek ne Grupin e Dyte, qe i perkiste Shokut Hysni Kapo, besnikut te partise se punes te Shqiperise! Eshte e vertete se i ati i Andit ka qene punonjes me funksione te larta dhe speciale ne MPB, kryetar dege dhe mbulonte Hotel Dajtin, qendra me e rendesishme ne ate kohe e punes operative dhe spiunazhit, ku here-here futej me detyra speciale spiunimi edhe Sali Berisha, bashkepunetor i sigurimit te shtetit! Pra Andi ka lidhje te dyfishta me Sali Berishen - mjek i gjyshit, dhe bashkepunetor i Mehdi Bushatit, dhe eshte kjo e dyta qe e ben Andin te adhuroje Sali Berishen, deri Perendi! A e keni degjuar ndonjehere Sali Berishen te zere ne goje familjen Kapo, apo Bushati!? Jo! Sigurisht qe jo! A e keni degjuar Saliun t’i thote Andit se eshte bir i nje sigurimsi? Jo! Sigurisht qe jo! A e futi Saliu be burg Mehdi Bushatin sikurse futi Luan Bobratin, kolegun e Mehdiut? Jo! Te kthehemi tek shkrimi: Bushati si servil, bythekepires dhe cinik dhe pamoral e karakter, terthorazi krahason me lirine e nedias ne Shqiperi me ate ne Kosove, perse, sepse duke ngritur lart Kurtin, ngre Saliun dhe ul Edi Ramen! Saliu Albini Iliri perbejne treshen, boshtin anti-Rame! Edhe Vetvendosja ne Tirane, nuk eshte gje tjeter, vecse nje front i katert kunder Rames! Po Kurti vet: Ky, sipas meje, eshte nje njeri i pacivilizuar, nje turk i ri i veshur me kostum! I prapambetur ne mendime dhe veprime, nje delirant pushteti, sikurse Sali Berisha! Te presim dhe te shikojme!
Qyppppp te koliba o klyshi serbogrek i malakes. Ta qift nonen nbothe kingi shqipetar Albin Kurti.
Sot e ke pelqyer.Kur mbron te pambrojtshmen nuk kaperdihesh fare.
O grekoserba jav qift nonat, grat e qikat nzuze tpidhit Mreti i Shqipetaris Albin Kurti.
Miradije a ke ndonje goce ta qime me dashuri e respekt se ti qenke pith e byth shpartalluar as kari i zezakeve nuk te ben gajle
Miradije a ke ndonje goce ta qime me dashuri e respekt se ti qenke pith e byth shpartalluar as kari i zezakeve nuk te ben gajle
Lum ti o ekspert qe e paske provuar ate k.. te zezakut. Te shijoi? Duket qe je ende ne ekstaze. Kujdes gruan.
Jepi ???? jepi se ndoshta te liron kapsi.
Andi Bushati eshte nje medioker, aspak intelektual apo dikush qe perdor analizim te thelle. Andi Bushati paguhet nga Ruset per ta bere gjithmone zi per ata qe bejne pune ne kombin shqipetar dhe ta bej fush me lule per ata qe bejne vetem fjale, por aspak pune.
KJO DIHET QE BUSHATI NE TE GJITHA RASTET MBRON KOMUNISTEN SALI KRIMINELIN SEPSE SALIU KUR MORI PD NE VITIN 1992 NUK I LUFTOJ KOMUNISTET PER KRIMET QE KISHIN BERE POR I BERI ME BIZNESE DHE ME PRONA DHE TANI JANE ME TE PASURIT MJERE POPULLI PO KETA JANE QELBESIRA.
O Berat ç’e pate fat… Andi eshte nipi i Hysniut ( e ka patur babain e nenes se tij ) dhe bir i Mehdiut nga pushtetaret me te medhenj te Shkodres ne kohen e komunizmit… dhe kjo i jep dore shume qe te kete njohuri mbi “regjimet”… biles kjo i ka dhene mundesine te mbahet si nje demokrat i kulluar i PD, meqenese dhe shefi saj erdhi po nga ngrehina komuniste, ku gjyshi Andit ishte kryeideologu i saj… ndaj Berat rri rehat e mos e rruaj nga mercenare te tille, qe here pas here kane arrit me te ullur dhe ty ne tryezen e tyre… keshtu jane keta: gelltit nje luge çorbe te prishur dhe vill gjith jeten…!!
Eshte e drejta jote,qe qendrimet dhe veprimet,te mos jene konstante,dhe per kete te falenderoj,jo se mbeshtet njerin apo tjetrin,krah te politikes,po kur analizen e ben pa ndikim,po me bindjen tende,dhe i jep gjithsecilit ate qe i takon,normalisht,per njerez normal je i mire vlersuar.Konkretisht ne debatin me Bushatin,eshte kohe e humbur,se shoku i tij,ka ardhur ne kete jete,me nje gen te deformuar.Ai e ka per gjak intrigen,pa besine,shantazhin,se duhet te kesh degjuar qe klani Kapo,mbetet nje nder klanet me mafioze te kohes,dhe qe ta zberthesh kete teze,duhet kohe.Historia e tyre fillon shpejt,qysh gjate luftes se dyte botrore,gjyshi i tij,nje nder drejtusit kryesor te rregjimit komunist,synonte gjithmone kreun e PPSH-se,po ne te njeten kohe,kishte konkurent te forte,ish kryeministrin Mehmet Shehu,per te cilin kishte nje dokument sekret qe e implikonte Mehmetin,si agjent te SH.B.A-se,me ane te atij dokumenti e zhantazhonte,qe drejtimin e partise do ta merrte ai,mbas vdekjes se Enverit,ne te kundert,dokumentin do tja jepte Enverit,po koha e desh qe ne 79-en ai vdiq.Historia vazhdon,po nje pjese te kesaj historie,e din mire dhe Saliu,prandaj percaktimi qe beje me siper,qe po te kesh Andin mik,nuk ke nevoje per armiq,eshte shume i sakte.Tung