
Nga Kreshnik Spahiu
A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanët, suedezët, anglezët, francezët, kroatët, kinezët, japonezët apo indianët?
Përpara se të jepni një përgjigje duhet të keni eksperienca jetësore apo profesionale me njerëz të kombësive të ndryshme që ti krahasoni.
Nga filmat apo media nuk mund të zbuloni nivelin e besës të një kombi.
Referuar qindra e qindra çështjesh juridike që kam asistuar në 30 vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë, mund t’ju them se shumë të huaj nuk janë më pak korrekt se shqiptarët në fjalën e dhënë në:
- biznes
- shoqëri
- dashuri
- marrëdhënie pune
- besnikëri bashkëshortore
- ruajtje sekreti apo informacioni
-marrëveshje apo çdo marrëdhënie tjetër
Aq e çuditshme është keqpërdorimi që Ne si shqiptarë i kemi bërë konceptit BESË, sa rrënja e saj gjendet në dhjetëra emra njerëzish:
Besa
Besmira
Besjana
Besart
Besmir
Besnik
Sipas Krist Maloki publicist shqiptar dhe pedagog në Austri në vitet 30, BESA së bashku me nderin dhe burrninë përbëjnë bazat e Kanunit në rrafshin e së drejtës zakonore. Sipas tij, kjo rrjedh prej emnit fisnor "Bessa", një fis trakas me banim në qendër te gadishullit.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: 'Në fillim ishte fjala'.
Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vetë fjala.
Na ishte një herë fjala, por kur doli shkresa iku besa.
Kapitalizmi ka në bazë kontratën.
Problemi është që ne shqiptarët kemi mbetur ende te fjala si disa shekuj më parë, dhe ende në jetën tonë nuk po përditësohet kontrata apo marrëveshja me të drejta dhe detyrime.
Në shekullin e ri, gjeneratat e reja kanë degraduar dhe denigruar konceptin e Besës si kontratë me zhargonet:
“Ti kom lekët”
“E kena pazarin”
“Kena dhonë dorën njiherë”
“Ta kam dhonë fjalën”
“Ta jap fjalën e burrit”
E gjitha kjo është shndërruar në mënyrë sjellje dhe stil jete të asaj pjese jo korrekte, mashtruese dhe të pabesë të shoqërisë.
Dikur lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin, autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë; përkatësisht në besë. Besa ishte testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike.
A ka qenë vërtetë Besa një virtyt moral i shqiptarëve apo thjesht një legjendë e pavërtetë?
Ajo çka mund të themi me bindje është që kjo BESA e sotme nuk është as reale dhe as e veçantë.
Shqiptarët e post-komunizmit dhe brezat e sistemit tranzitor nuk janë më shumë të besës se kombet e tjera.
E gjitha kjo nuk është perceptim por statistikë.
Referuar proceseve juridike dhe gjyqësore, shqiptarët sot thyejnë rekorde të:
- konflikteve të pronësisë brenda fisit
- vrasjeve brenda familjes
- divorceve për shkak tradhëtisë
- mospërmushjes së marrëdhënieve kontraktore
- moskthim borxhi
- mashtrime etj etj etj
Fjala e dhënë për shqiptarët nuk është më Besa e dikurshme.
Më vjen keq që nuk kam jetuar dot kurrë në Shqipërinë e shqiptarëve, ku jeta e tyre kishte në themel BESËN.
Ndoshta dikur mund të kemi pasur besë më shumë se gjermanët, austriakët, anglezët, suedezët apo kinezët, por sot nuk kemi asgjë më shumë.
Nga besa e tyre ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë.
Gruan, shokun apo mikun e tradhtojnë pa problem. Ndërsa Kryetarin e partisë jo.
Besa-Besë me partinë deri në vdekje!
Te jeshe politi(kurv) dhe te flasesh per Bese !!eshte ???????????ka kurajo jep edhe leksione!!!!!!!!!!
Asnje i huaj nukeshte korrekt - Te hujate edhe kur jane kompani serioze prape nuk jane korrekte ne maredhnie me te tjeret , ato po t gjeten rastin ta futen, te vjedhin dhe te grijne --Sic na vodhi pershembull kompania kanadeze ne Ballsh ,me emrin "Bankers Petroleum" qe ishte hajdute e papare , apo kompania amerikane 'Bechtel" qe na vodhi tek ruga e Kombit , dhe te gjitha kompanite e huaja ne Shqiperi nuk kane aspam korrekt dhe po ashtu jane edhe individet e tyre, te gjithe hajduter ..... Shqiptaret te pakten kane nje fare korrektese ne maredhnie mete huajte , ndersa te huajte jan te gjithe pa perjashtim te pabese ,
Medemek kendej nga shqiperia e sidomos nga vlora ku te gjithe jemi.korrekte policia e gjykatat jane bosh e pa pune
Kur nuk mbajne fjalen turqit perdorin shprehjen “arnaut besa” dmth pabesi, mashtrim.
Shume mire e kane "arnautet" perse duhet te mbahet....besa...me turqit....te cilet i ....pushtuan....i vrane...i perdhunuan...dhe fund u bene pjese e poshtersise te coptimit te tokave te "arnautit"......ttepabesit duhet ti pergjigjesh me pabesi....me te njejten "monedhe" kjo vlen edhe per skuthat e pabese te Athines...jane po i njejti shkerdhatllik si vellezerit e tyre turqit.....o turku ngs Athina....
Kur u shpik një armë, lindi nevoja për të kundërtën e saj, për tu mbrojtur. Kur ishin shigjetat, u shpik parzmorja, lindi tanku, bëri të mundur antitank, avioni bëri të mundur shpikjen e raketës, gazi helmues-kundër gazin.......... . Kështu që dhe Besa u bë e nevojshme ndaj pabesisë.......... Atje ku ka pabesi, atje jepet edhe besa....... Prandaj dhe të huajt çuditeni nga nocioni BESË. ..... . Përse duhet kjo ? , pyesin. Mjafton të jesh besnik, i çiltër, mikpritës, korrekt me atë që thua. ...... . Edhe shumë krahina në Shqipëri nuk e njohin nocionin besë dhe e quajnë për ofendim tu thuash, jepe besën...... . Pse u duket se je mosbesues ndaj tyre...... . Dhe pikërisht në këto krahina edhe tradhtia është më e pakët se në ato ku aplikohet, apo është aplikuar besa...... Atje ku jepet besa, të kesh frikë se mund të vritesh pas shpine.... . Atje ku jepet besa, burrëria ka marë fund, pavarësisht se këta hiqen si burra zamani. Faktikisht nga ato zona kanë dalë tradhtarët më të mëdhenj të kombit, që e kanë shitur atë, te çdo pushtues i radhës....... .
e sakte. besa eshte bere institucion atje ku ajo ka munguar ose pabesia ka qene me e pranishme.
Mal cori ke bere nje koment brilant. Besa jepej vetem te ata qe ishin ne gjak. Jepej besa qe te jap leje 2 ore te shkosh ne treg per furnizime. Vetem ata mbi drin e kane. Pjesa tjeter e shqiperise as qe e ka ne fjalor kete fjale
Ta ktheshe besen ne nje institucion do te thote se ke pasur nje problem shume te madh me pabesine dhe kerkon ta zgjidhesh sforcerisht e me detyrim! E si mund te ishte shpellari/kafsha e beses?
1 cop muti jane
Atje ku kerkohet bese,mbreteron pabesia.Venia e emrave me rrenjen besa,eshte shprehje e deshires per te pasur bese.Por...besa mungon.Psh,Kane bese trapajanet,mirditoret?jo
Si popull pa shtet të vetin dhe gjithnjë nën thundrën e huaj, shqiptarët u detyruan t'i rregullojnë marrëdhëniet në shoqëri sipas nevojave dhe kushteve vendore. Kështu lindi e drejta zakonore e pashkruar. Besa kishte forma të ndryshme por në thelbin e saj ishte fjala e dhënë që është njëvlerësi (ekuivalenti) i kontratës së sotme. Sot njerëzit martohen me kontratë në bashki ose në kishë, shitblerjet, punësimi, etj. bëhen me kontratë. Nëse i shikojmë shqiptarët sot kemi një situatë të shkërmoqjes së moralit dhe si pasojë njerëzit nuk mbajnë premtimet. Në këtë "sport" shqiptarët janë shumë më të dobët se popujt tjerë!
Fjala Besa eshte nje fjale qe e kane futur ne perdorim kulturor vete shqiptaret. Eshte nje e thene e vjeter: miqesia e vertete eshte e formuar ne marredheniet e nje pafundesie respekti reciprok, por ajo ka nevoje per fisnikerine e dy paleve. Ne jemi nje popull ku shumica me e madhe e Shqiptarve nuk jane te vetedijshem ,te shkolluar dhe te formuar nga familja dhe vetvetja ne nje shkalle te duhur ne nivelin qe kerkon marredhenia shoqerore kudo ne Shqiperi edhe jashte saj. Fjala me origjine te vjeter shqiptare besa e shqiptarve eshte e lidhur me kanunin e leke dukagjinit por edhe mafia Italiane e ndalon cdo gje imorale qe ndodh tek cdo njeri qe eshte pjesmarres i saj. Kultura dhe formimi i njeriut i ka ne vetvete elementet qe kerkon miresjelja fjala e mesiperme bese nuk perdoret si nje argument per te zgjidhur kuptimin alegorik si fjala ne bibel apo teori te tjera qe ka pershtjelluar autori per te bere nje artikull te kote qe nuk i vlen askujt per tu pasuruar me dije. Dija vjen nga deshira personale per te njohur cdo gje, ate cilesi mund ta fitoje cdo qytetar. Faik Konica shprehesh kush nuk e kupton perparimin e merr kufirin e mendjes se tij per kufirin e botes.
Sali rrempalla eshte nga veriu osé me mire nga vendi i beses dhe i kanunit. Por a ka bese Sali Rame rrempalla ne ditet e sotme,bah ,i ka te gjitha genjeshtar,mashtrues,hajdut,intrigant,vrases,
Vete partite kane ne baze poli etiken (shume moralin). Pyetje : Po besa dhe besimi shpirteror a kane lidhje midis tyre ?
Te huajt nuk habiten aspak nga fjala bese. Le t i leme keto budallalleqe qe tregojne vetem injorance. E kane ate me te lashte se ne si baze per çdo traktat a ujdi private a publike. Per latinet eshte fjala Fede. Nga vjen dhe termi fedel, (besnik) federate, (beselidhje) fedifrago (beseprere) fiducia, fiducioso, federal etj. Edhe fjala fejese nga kjo rrenje vje. Ne te drejten e lashte romake ekzistonin ligje te ndryshme percaktonin marrdheniet e Republikes Rimaje me nje qytet a popullsi tjeter. Si Foedus Cassianum apo Foedus Latino Fides ishte ne Romen e lashte hyjnia e Beses dhe besnikerise. Fides ishte gjithashtu dhe nje nga 5 vlerat qe perbenin te drejten zakonore romake, Mos maiorum: bashke me virtus, pietas, maiestas, gravitas ose Virtyt, perkushtim, madheshti dhe hiherendesen apo seriozitetin. Po Kreshnik Spahiu ndonese i diplomuar per juridik e ish gjykates nuk ia ka fort haberin Ajo etimologjia e fjales bese pastaj nga nje fis trakas qe s ka lene asnje gjurme ne histori kufij, personazhe, qytete, ngjarje etj, eshte krejt qesharake. Ne shqiparet jemi si te tjeret. As me te mire, as me te keqinj. Varet nga edukimi dhe formimi i secilit Po
Kuptimin e BESE-s do mundohem ta coj derin ne fund .Kur i huaji te thote se do te mbroj per dicka kurre nuk mund ta besosh deri ne fund , sa te dale nga dera do tja kete thene dikujt tjeter menjehere fjalen qe ty te premtoi se nuk do tja thote njeriu .Nuk di ndonje vend tjeter qe te mbroje mikun kur eshte ne Besen e tij , brenda shtepise se tij si Shqiptari , qe eshte i gatshem te jape edhe jeten per shokun apo mikun e tij .Ne mendojme me shume per tjetrin qe te mos turperohemi se sa per veten tone . Asnje i huaj nuk do ta ruante kilen e mishit per mysafirin ,mikun apo le me pastaj te huajin si shqptaret .
Asnjë i huaj nuk e respekton BESEN, ata punojnë ne shkrime - dokumente të firmosura. Shqiptaret në mungesë të pushtetit të tyre dhe analfabetizmit për shumë shekuj përdorën fjalën dhënë dhe e ka mbajte me nder dhe dinjitet. Besa shqiptare ishte e virtyt i çmuar dhe i respektuar nga gjithë popujt tjerë. Ajo kohë ka kaluar dhe tash institucionet e drejtësisë nuk e njohin. Megjithatë atë edhe tash kemi raste kur fjala e dhënë - besa funksion dhe është nder për të gjithë ata që e mbajnë.