
Nga Kimete Berisha
- Agnesën e ka gënjyer dikush, sepse ka shkruar se 'gënjeshtra e fiton vrapin, por e vërteta e mund maratonën'.
Fjalinë e ka shtruar në një pyll të dendur, shumë misterioz.
- Sonila Meço ka shkruar se sot me sabah është tokëzuar.
Mirë është m'u tokëzu, edhe lehtë është, veç i fut këmbët në dhé, dhe dheu ta nxjerr energjinë nga trupi.
- Grida D. e ka hapur Akademinë G.
Meshkujt po presin në rend t'ua mësojë Grida lokacionin e pikës G.
Grida i mëson gratë sesi të ecin rrugës me fustan.
- Një burrë është fshehur prapa çufrrave të Gërmisë, por lokacionin e ka vendosur në Alpe.
- Berisha është aktiv edhe në Insta.
T'i kthehesh Sali Berishēs është njësoj si t'i kthehesh ish-it (që t'ka lënë), pra gjithmonë gabon kur i kthehesh të kaluarës së errët.
- Pasi që nuk punojnë fshesat e lopatat e Velipojës, Edi Rama e përdorë fotoshopin për ta pastruar vetë plazhin e Velipojës.
E kish paqllais.
Edhe zallin e plazhës e kish tëhollu me fotoshop.
Me pas mundësi diqysh edhe zërin e shitësve të bostanit dhe gomarit me ua redaktu pakëz me fotoshop.
Veç zërin e majmunit e kisha lënë origjinal - pa ndërhyrje.
- Ben Blushi e sheh botën bardh e zi. Vec një herë ka parë kolor, kur u fotografua me Blendin.
- E Blendi Fevziu mbetet mbreti i shorceve me vija-vija - o është Kosova është Shqipëria.
Qe 20 vite i reklamon këmbët si Llepa Brena - askush nuk ia pranon që i ka këmbët e 'bukura'.
Nuk ta pranon ky popull, pa t'a pa flakën që po t'del n'tana anët..
- 'Ja pse e kam lëkurn e butë - sepse unë pi ujë' - thënie nga një grua e mençur, ujore.
- 'Pite midis Londrës, me petë të blera. Petët quhen 'Migjeni'. Të shkrihet në gojë' - nga amvisja krenare.
- 'Përpeq Drenice midis Durrësit' - Leonora J., e njohur për mendimet e saj të thella.
P.S.
mos fol.
e di.
jam çorodit.
qe dy ditë.
s'di pse.
m'ka prek diçka.
Jeni gjithmon mjaft rrealiste.RRespekte por vetem nje gje, ketyre taneve duhet me i fol ma shqip se nuk te kuptojne ndersa te tute ju kuptojne mjaft mire!!!
Oj Kimet-lije, a mos t’ka vdek VJEHRRA që qënke ÇORODIT tash dy ditë ? Larg qoftë tka ra në mënd me bo seks me Sali Berishën, si “ISH” që e ke pasë ? PRITE ZOT RREZIKUN ! ! !
Madhestore
Sakt! Ne shqiptaret prej Shqiperie na duhet me e lexu Kimeten me perkthyes nga shqipja ne shqip. E kam provuar kete edhe me fjalorin Shqip-Shqip ne Google por perseri kam has ne veshtiresi.
Kimete. Ste. Krahasoj. Me floririn. Se. Te humbas. Vleren
Shume te bukura i ben shkrimet oj Kimete,por me dialektin krahinor jane te veshtire per ti kuptuar.
Shume te bukura i ben shkrimet oj Kimete,por me dialektin krahinor jane te veshtire per ti kuptuar.
Si me u servilos harbuterisht. Me u duk rrebele,,qe t`u besh furca fyckave te Tiranes. Edvinit vetem se ja ke lepire.Ka kurvnilluk komformist,,por ka edhe kurvnilluk antikomformist, karagjoz.
E forte dhe shume bukur e shkruar . Te pershendes Kimete.
Kimete moj Zonje . Nje pjese ketej nuk te kuptojne ashtu sic nuk kuptojne shqip. Ata flasin gjuhen e Mamlokut. Ata duan te perdoresh gjuhen prakttike:Yxhym Mamlok! Ata mendojne se Mamlok dhe malok jane e njejta fjale. Te rroje Sali Berisha moj zonje e nderuar dhe Kurt Rrumpalla!
Zonja Kimete,ju lumtë.Shkrim shumë i bukur.Bravo.
Kimete pjeshka nga hashashi ke kaluar te kokaina tregone ritje ekonomike
Kimete me ke bo per vehte,a e ke me vete?
Je nje pene dhe mendje qe me pelqen, saktesia, epiteti i penes tende me bejne ta lexoj 2-3 hete shkrimin.... bravo
E kam komentu edhe nje here tjeter, Kimetja eshte nje mendje e bukur, qe i harxhon energjite per pis politiken. Aratisu mendje e bukur mos humb kohen tue u mar me plehnat.
Kimetja eshte intiligjente. Kimetja ka stil. Kimetja i duhet cdo redaksie. Kimetja investigon. Kimetja dihet lexuar me se shumti nese do qe dikur edhe ti te shkruash, por Kimete s, behesh dot se ka lindur.
Ja ke fut kot o zonja Kimete Berisha, """kushurira e 10_te e Sali Berishes""" hahaha..., nderkohe qe nuk di te shkruash Shqip. Ja ke fut kot o Kimete, sepse je nje remuje e vertete ne cdo fjale e cdo rresht.
Durimi -kosovar Nje shkrim fort i qwlluar. Kimete, te lutem, gdhende paksa fjaline dhe rregjo metaforat se lexuesi i sotem me shkolla te biznes- demokratise e ka te veshtire te kuptoje . Edhe keta pleqte e soc. realizmit s,te kuptojne hic e hic Ama, packa qe shkruan per qejf shpirti e ke lexuesin elitare te Shkolles se Tradites. Po me thote nje pensionist i kohes se Xhaxhit, shkrimesi si ky do te perfundonin ne Byron politike.... Veq Pollitikualet e Kosoves mos mi tremb ne Tema se hidherohet Batoni. Demek mos mu perzie ne politika te brendshme!? Shkrimi si Ky te krijojne shume lexues miq ama nuk mbetesh edhe pa "armiq" . Nese vazhdon keshtu, mund te te vejne te vejne Saqin e cenzures. Do te thone ka nje gjuhe te rende, me rrotlla, qysh thone ne Kosove.
Sakte dhe bukur; sidomos fotoshopi i Rames.